Re: Kendi i krijimeve te reja
Per nje te verber.
Nuk di pse ti prape po me ngacmon mendimet e mija, dhe kesaj rradhe aq fort sa me bere te çohem si lugat e te shkruaj keto rreshta ne kete faqe qe ti s'do ta marresh vesh kurre ndonjehere. Ti kurre nuk do me njohesh as mua. Qellonte shpesh te te shihja pas ores pese pasdite tek mbaroje pune dhe mblidheshim tek stacioni i autobuzit. Ti qe rendje sa degjoje sinjalin e semaforit duke levizur shkopin majtas e djathtas, per te mos dale nga vijat e bardha te kembesoreve, dhe une qe kur me rastiste te isha pas teje ngadalesoja hapin si per te te dhene me shume hapesire, per te te mos thyer qetesine, si per te qendruar sa me larg pamjes....keqardhese...ndosha jo...ndoshta jam e gabuar. Me pas autobuzi ndalonte gjithmone para kembeve te tua, sado i gjate te ishte vargu i njerezve mbi trotuar, ai si nje qen besnik vinte vetem prane teje; ti gjithmone ne vendin e pare dhe une, ku te me qellonte. Pas gjithe asaj morie mendimesh e copezash veshtrimesh te hedhura brenda e jashte dritares, syte me shkonin shpeshhere tek ti...Si ishte valle bota brenda teje? Mbyll syte ta imagjinoj, e zeze, e qete, e zhurmshme. Si i vizatoje fytyrat e njerezve qe te flisnin? Si e gjeje rrugen per ne shtepi, si visheshe, zhvisheshe, kush kujdesej per ty ne mbremje, kush te thoshte mirembrema, ose miremengjes. Kete nuk do ta di kurre, ashtu si ti nuk do ta dish kurre se shpesh nje vajze te ndiqte me veshtrim, shpesh me sy te njomur, jo nga keqardhja per ty....por per boten perreth. Per faktin se disa njerez lindin te palumtur, e keshtu vdesin...Jo ti...Ti kishe gjthmone nje buzeqeshje ne fytyre. Pse valle? Nga fakti qe nuk shihje? Nga c'kishe pare per here te fundit para se te mos shihje? Kete nuk do ta marr vesh kurre, ashtu si ti qe s'do ta marresh vesh kurre qe dikush, sonte ne kete ore e kete qytet po te sjell ne mendime, midis mijera shkendijash mendimesh te tjera...nuk dua te te lodh e te te mundoj...po e le me kaq. Naten e mire.