Këndi i shkrimeve të reja.

papucja

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Per nje te verber.

Nuk di pse ti prape po me ngacmon mendimet e mija, dhe kesaj rradhe aq fort sa me bere te çohem si lugat e te shkruaj keto rreshta ne kete faqe qe ti s'do ta marresh vesh kurre ndonjehere. Ti kurre nuk do me njohesh as mua. Qellonte shpesh te te shihja pas ores pese pasdite tek mbaroje pune dhe mblidheshim tek stacioni i autobuzit. Ti qe rendje sa degjoje sinjalin e semaforit duke levizur shkopin majtas e djathtas, per te mos dale nga vijat e bardha te kembesoreve, dhe une qe kur me rastiste te isha pas teje ngadalesoja hapin si per te te dhene me shume hapesire, per te te mos thyer qetesine, si per te qendruar sa me larg pamjes....keqardhese...ndosha jo...ndoshta jam e gabuar. Me pas autobuzi ndalonte gjithmone para kembeve te tua, sado i gjate te ishte vargu i njerezve mbi trotuar, ai si nje qen besnik vinte vetem prane teje; ti gjithmone ne vendin e pare dhe une, ku te me qellonte. Pas gjithe asaj morie mendimesh e copezash veshtrimesh te hedhura brenda e jashte dritares, syte me shkonin shpeshhere tek ti...Si ishte valle bota brenda teje? Mbyll syte ta imagjinoj, e zeze, e qete, e zhurmshme. Si i vizatoje fytyrat e njerezve qe te flisnin? Si e gjeje rrugen per ne shtepi, si visheshe, zhvisheshe, kush kujdesej per ty ne mbremje, kush te thoshte mirembrema, ose miremengjes. Kete nuk do ta di kurre, ashtu si ti nuk do ta dish kurre se shpesh nje vajze te ndiqte me veshtrim, shpesh me sy te njomur, jo nga keqardhja per ty....por per boten perreth. Per faktin se disa njerez lindin te palumtur, e keshtu vdesin...Jo ti...Ti kishe gjthmone nje buzeqeshje ne fytyre. Pse valle? Nga fakti qe nuk shihje? Nga c'kishe pare per here te fundit para se te mos shihje? Kete nuk do ta marr vesh kurre, ashtu si ti qe s'do ta marresh vesh kurre qe dikush, sonte ne kete ore e kete qytet po te sjell ne mendime, midis mijera shkendijash mendimesh te tjera...nuk dua te te lodh e te te mundoj...po e le me kaq. Naten e mire.
 

Guest
Re: Kendi i krijimeve te reja

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
.....disa njerez lindin te palumtur, e keshtu vdesin...Jo ti...Ti kishe gjthmone nje buzeqeshje ne fytyre. Pse valle? Nga fakti qe nuk shihje? Nga c'kishe pare per here te fundit para se te mos shihje?

[/ QUOTE ]


......mbase ishte pikerisht ajo buzeqeshje, shprehur ne fytyre, qe me ngacmoi, mendimin.
I verber!
Valle, sa ka ne kete bote njerez te tille??
Per momentin, mu ngacmua kureshtja.
Sa te tille, nuk mund te shohin, ate qe duan, ate qe prekin, ate qe ndiejne?...
Vertete e dhimbshme, e trishtueshme.
Por mbase, ketij te verbri, nuk i mungon gjithcka.
Mbase arrin te shohe ne shpirt, e te ndieje ne zemer.
Syte, nuk jane vendimtare, per gjithcka.
Madje, disa nuk dine ta shfrytezojne, mrekulline e te parit.
Te shohesh, nuk eshte rastesi.
Te mos shohesh, nje dhimbje me force te mbinatyrshme, per t´u perballuar...
Mbase ky i verber, e kishte nje force te tille.
Jeta, nuk e kish´ harruar, plotesisht.
 

05022479

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Ti nga gazi, nga mërzia
Pyet ç'është dashuria
Por ajo nuk fytyrë,
Nuk ka tingull, nuk ka ngjyrë!

Ajo s'sndihet as me fjalë,
Vjen e fshehur dhe ngadalë,
Vjen një herë'e prap s'enjeh
Brenda zemrës ti se sheh!

Po t' ish lule, fshehur barit,
Do këputesh, do të thahesh,
Po t'ish përl, fij e arit
Do rrëmbehesh, do të ndahesh;

Po t'ish zog, do të vajtonte
Brenda zemrës në kuvli,
Ta liroje, do këndonte
Larg nga ty, nga çdo njeri!

S'është lule për në fushë,
S' është përl për në gushë,
S'është as zog për në kuvli:
Ajo zemrën ka shtëpi....

Ja se ç'është dashuria!
Ësht' a s'është nuk e di,
Por un' di se lumturia:
Nuk është vetëm dashuri!

Mario
 

05022479

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Dëgjoj një zë te embël dhe të vrazhdë,
Flakë në shpirtë
Zjarr në gjak
Diellin në zemer
Hëna rreshket si femër e plagosur
Nga dashuria e tepërt
Jetoj në kllapi ëndërrën
Në gjumë kerkoj gjurmët e 'Gjumit të Madh'
Kam frikë nga zgjimi
Kam frikë nga ëndërra
Kam frikë nga frika
Kam frikë nga dashuria
Kam frikë dhe mos të kem frikë
Dua vetëm të ikë
Të iki të iki në fluturim.. flu..
Të ëndërrave të mia blu
Dua të zhytem në oqeanin tënd shpirtëror
dhe të zhytem nën dallgët e mistershme
të ëndërrave të tua
Të mbytem ëmbëlsisht
Duke shkuar drejtë fundit
Në mes tokës...detit…qiellit …
Përjetësisht.....
Në mes dritës dhe errësirës
Nën trysninë e thellësisë tënde
Dhe të fundit flluska të ajrit
Që dalin nga buzët e mija
Në fun të Oqeanit tënd Shpirtërore
Në bëlbëzitjen pa zë
Nën ujë
Nën ëndërra
Të fjalëve magjike …
Pa dëgjim…..pa dëgjim…..në amëshim………

Energi
Hej moshë e re vashë e hedhur
Derdhma forcën tënde
Në hapësirën pa fund të shpirit tim me qojë hapur
Po pres të pijë nga energjija jote
Të të shpërtheje energjinë time.
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Kendi i krijimeve te reja

<font color="brown"> And mine the greateness all shall be
All I shall fill be strongly me
With me shall I the candour take
And no sad face again shall fake
The sparkles of your hands will fade
Those hands which speak the silence made
Again the gaze of eyes shall turn
With arrows that your soul shall burn
And with myself so far shall leave
You being let alone to grieve
The dust of streets shall then be come
Bending the body with beauty none
And in wind-nights eyes shall lay upon
The pretty left the love long gone
In stories told near a fire place
Of a locked soul... in a lost grace... </font>
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Kendi i krijimeve te reja

<font color="brown"> ... Sa shume lotoi, sa shume. Sa pak e kuptuan, sa pak. Menduan se ish zhgenjyer serish, por s'ndalen te marrin vesh perse. Askush s'kish gisht ne "krim" kete here. E kish sulmuar vetja, e kish genjyer, zhgenjyer, lene ne balte, hedhur tutje dhe tashme po qeshte me sa fuqi qe kishte. "Ta hodha edhe kete here", i thosh triumfuese dhe zgerdhihej atje tutje me bulcinjte te fryre nga gazi dhe argetimin e shfrenuar te dikujt qe ka arritur kulmin e rrengut, suksesi me i madh i radhes. U ngrit e derrmuar dhe zvarre beri te ikte duke e lene veten te nderronte fytyrat e ngerdheshura mes perpelitjesh te harbuara... Avulloi mes dhembjesh... </font>
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Kendi i krijimeve te reja

<font color="brown">Primë ti shpirt ne labirintet qe s’mbarojne kurrë. I pamatë në atë që s’njohim, sa rrugë të ngushta drejt të fshehtave që mbart. Merrmë për dore mos pengohem mureve që ngrihen pa u parë dhe ngushëllomë se një ditë do zgjatem aq sa të shoh përtej tyre, për të hapur një dritare që do të ajrosë rrugët e tua të frymëmarrjes. Kam numëruar shumë nga drejtëzat e tua paralele që s’kanë pika prerjeje…edhe ti me rregullin e së pafundmes. Të kam përkundur kaq shumë në djepet e momenteve, mëkuar me grimcat e t[ jetuarit. U rrite dhe gjithnje shkove, ndërsa unë i dhashë dritë një embrioni tjetër që sërish vetëm do më lerë. Qenia ime burimi i vazhdimësisë tënde… deri kur muret e tua do të lënë hapësirë për dritaren time… </font>
 

Princesha

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Te qaj apo te qesh
sa trishtim...
papritur damaret e jetes keputen
ato qe i shperndajn ushqim trupit
gjithcka dukej sikur shkelqente
apo ishte shkelqim verbues?
Sa shqetesim me ndjell kjo ndjesi
nje lemsh mu mblodh ne fyt
sa fatkeqe u tregua jeta me të...

dedikuar dikujt qe i dha fund jetes...
 

Guest
Re: Kendi i krijimeve te reja


Gjithcka jeton...

Nuk thahen fjalet
ne gjuhen e lagesht
dhe nese nga etja
nje buze eshte thare.
Nuk cahen rruget
nga hapa te rende
dhe nese levizin
mijra kalimtare.
Nuk thyhet koha
as nuk paloset
si nje kujtim
ne xhep harruar...
Asgje nuk thyhet
dhe plasaritet
nese rreh puls
i dashuruar...



 

tola77

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

15-Nusja ‘’JETE ‘’me duvak

jeta na shfaqet si nuse e vjeter
mbuluar me duvak
keshtu na fsheh bukurite dhe ligesite
kurse ne na duhet te zbulojme nusen ‘’JETE’’
une kam frike
nusja ime si do te jete
por me duhet ta zbuloj
nuk mundem te bej dashuri
me nuse me duvak
 

tola77

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

-nata

nata tret dhimbjen
mbeshtet heshtjen
fsheh turpesine
mbyll syte e liga
te perkund per te enderuar.
Endrat jane te bukura
Jane privilegj i nates
 

tola77

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

-Kur ritemi.

Ai e pyeti
-kur do te rritesh ti?
-neser, - u pergjigj ajo
kaloi nje dite,e te tjera me radhe
ai perseri e pyeti
dhe ajo perseri neser tha
- Vertet,kur ritemi?.pyeta dike
- Kur ke pergjegjesi per jeten.
Keshtu mu pergjigj.
Une dhe ata te dy rame ne mendime.
 

tola77

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

jeta eshte e bukur,e embel
por askush nuk e jeton ate
dikush lutet, per te pasur me shume
nje tjeter shfryn,se i ka te gjitha
njeri do te ngjitet e tjetri zbret
maja eshte e vogel dhe vetem nje pret
po sa maja ka e sa njerez mbi ’to
Njeriu sduhet te enderoje
As mbi dafina te mos flere
Duhet te ece, te luftoje
Jeta eshte lufta me gjakkerkuese
Jeta eshte kucedra qe kerkon shpirtera
Ajo xhelate qe nuk fal.
Jeta, o zot sa e genjeshtert
Genjeshtra e pare jemi ne.
Jeta, per te punojme ,luftojme, biremi
Per jeten zgjohemi dhe fleme
Lodhemi, lumturohemi
Per jeten thurim plane, enderra
Kur merzitemi nga jeta
Nje enderr te bukur
Kujtohet e na jep
Kur e besojme e gezojme
Me kamxhikun e e hekurt na rreh
E moj jete
Trillet e tua jetojme cdo dite
Kur te gjitha i kemi kaluar
Kur nuk dime ckemi fituar dhe humbur
Kur femijeria,iku rinia gjithashtu
Kur vitet jane rrokullisur
Jetes hesap i kerkojme
Ajo iken e na le vetem.
Atehere pa jete askush nuk e di c’ben
Pra ne kem i mbaruar
 

tola77

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

emigrant. Fjale gur e rende
pastruse,fyerje per nje bukuroshe
sherbetore, endrra te thyera per nje 20 vjecare
keto jane dhuratat qe te jep emigrazioni
shpresa te vyshkura, fjale perbuzese
bukuri te papara qe te fyejne shpirtin
indiference per intelektualin
perbuzje per politikanin
ndarje per te dashuruarin
buqete dhimbje per njerzit
 

maty

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Enderr Reale!!!!



Isha e trembur nga erresira,
kur gjithcka me dukeshe kot
edhe ndenjat nuk i ndieja me.
Vetem shpirti me lotonte&amp;#8230;&amp;#8230;&amp;#8230;
enderroja te shikoja driten,
ate drite qe kisha humbur
dhe qe nuk e gjeja me &amp;#8230;.
Une kerkoja akoma dashurine
qe nje femije pret nga c&amp;#8217;dokush
&amp;#8230;.ishte nje deshire e pa fund,
une kerkoja ty i dashur engjell
&amp;#8230;.kur papritur ti u afrove afer meje&amp;#8230;syte e embel ,
ku shenjat e syrit pak te fshehur me tregonin
ate c&amp;#8217;fare une kerkoja po atehere une nuk arija ta kuptoja.
Te kerkoja ne ersire dhe te gjeja ne mes te drites
ne mes te mendimeve te mia &amp;#8230;te shikoja ne ender
ku ti me zerin tend te embel me peshperit &amp;#8220;durim&amp;#8221;
dhe driten hap per mua, ne zemren time&amp;#8230;.
Dhe sa here zgjohem pas takimit tend ndihem te rifilloj&amp;#8230;.
Un e di qe ti je prane meje ne te njejtin vend un te kerkoj
sa here kerkoj driten qe me zgjon nga erresira e shpirtit tim
&amp;#8230;atje ku nje porte mbyllet
dhe nje tjeter serisht hapet&amp;#8230;.
atje ku lotet pikojn, dhe lene
nje shenje e modifikojn mendimin
tim ndaj botes&amp;#8230;
.Ti i dashur..
ti gjithmon, ti je prane meje,
me kupton ,me degjon, edhe
kur nuk kam deshire te flas .
Dhe je i vetmi qe me te vertete
me dashuron une kete e di &amp;#8230;&amp;#8230;E
di edhe se ti shfaqesh vetem
ne enderat e mia&amp;#8230;.dhe vetem atehere un ndaj teje kerkoj presencen reale , embelsine,
se te asnjeri dot nuk gjej!!!!!!
 

Guest
Krijimet tona!

Pa fjale

Endra perzihet
shpesh me ajrin,
ndaj si pa dashje,
e thithim...
Fjalet perzihen
shpesh me pamjen,
ndaj shpesh
heshtim dhe rrime
sodisim...
Ende s´isha zgjuar,
per t´i buzeqeshur
mengjesit te shkujdesur...
Nuk mund te zgjohesh,
kur ende s´ke fjetur...

 

Guest
Re: Krijimet tona!

Nate e eger

Egersimi nuk zbutet
prej perkedheljes,
sepse ka lindur i eger.
Ndonjehere je i tille
dhe pse i qeshur
ke lindur...
i eger, madje i uritur...
Pasqyre e nje nate te lagesht,
ku çdo mornice e trupit
egersohet...
Te eger s´kemi lindur,
por njeriu gjate jetes
tjetersohet...


/pf/images/graemlins/devil.gif
 
Top