Re: Kendi i krijimeve te reja
LUTJE
Do t'i lutem reve
në shpinë të më mbajnë,
mbi trupin tënd të nxehtë
si shi të më shpërndajnë.
Do t'i lutem erës
me flladin t'më përlaj,
flokët e tua të arta
t'i ledhatoj pastaj.
Do t'i lutem diellit
si rreze t'më lëshoj,
në dritaren tënde
mëngjezeve ty të zgjoj.
Do t'i lutem natës
në terr të më kthej,
në krevatin tënd
dita të më gjej.
Do t'i lutem ëndrrës
të më marrë dhe mua,
në gjumin tënd të ëmbël
të them sa fort të dua.
Gazmend Elezi
LUTJE
Do t'i lutem reve
në shpinë të më mbajnë,
mbi trupin tënd të nxehtë
si shi të më shpërndajnë.
Do t'i lutem erës
me flladin t'më përlaj,
flokët e tua të arta
t'i ledhatoj pastaj.
Do t'i lutem diellit
si rreze t'më lëshoj,
në dritaren tënde
mëngjezeve ty të zgjoj.
Do t'i lutem natës
në terr të më kthej,
në krevatin tënd
dita të më gjej.
Do t'i lutem ëndrrës
të më marrë dhe mua,
në gjumin tënd të ëmbël
të them sa fort të dua.
Gazmend Elezi