Këndi i shkrimeve të reja.

ermir celanji

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

LYPSI DHE BOTA

10 leke vella,hidhma mjerimin
te pekten vetem per nje cast
se sheh qe thell me ka mbuluar
por une fort do ta mbaj per vete
askujt ne bote skam per tja ofruar


10 leke vella,ndihmome pak
kjo bote me dha jepme dhe ti
kam rrobat grisur e kepucen te care
10 leke vella se kam uri.


10 leke vella,shikome ne sy
a valle nuk sheh mjerim ne to
1o lek qe zotit borxh ja ke
se ku je ti mos harro
kam qene dhe une njehere atje


10 leke vella,kape castin
une nuk i dhashe kur isha si ti
kurseva dicka qe sme perkiste
10 leke vella se kam uri.
 

ermir celanji

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

1.PERBALL PASQYRES

ta dish moj pasqyre se c'shoh tek ti
nuk do me jepje leje ta shihja perseri
imazh jo i bukur me shfaqet perballe
e ti nuk ndal se ma treguari nuk ndal
sic nuk ndal une se kerkuari per ta pare.


ah c'shoh,ah c'shoh
shoh nje ball ende te ri
te parrudhosur ashtu si ti
shoh nje balle te perulur keq perpara kesaj bote
por qe perton te perulet para TIJ
shoh nje qenie te zjarrte ne vendime
por qe ka ende zor ti zbatoj ato.


shoh nje nene qe e kam larg
me lot ne sy,lot ne varg
qe sditen kurre me u ndal
me zemren zhytur thelle ne mall.

shoh nje toke qe po tretet
shoh nje vajze qe me harroj fytyren
shoh nje cigare qe nuk diti kurre te fiket
e nje gote qe di te rri vetem plot
shoh gjithcka pasqyre,gjithecka
por nuk shoh ose me sakt nuk dua te shoh
se per cfare i shoh
i sho dhe kaq.


2.VARKA E SHPETIMIT


me duhet nje varke e forte
qe nga lumi i botes te me nxjerr ne detin pafund
te kerkoj te me lere vetem atje
te mos kerkoj te me lere gjithekund


me duhet nje varke e forte
per te marre ne kete det nje udhetim
te lundroj ne vorbullen e jetes
te mos lundroj drejt fundit tim.


3.THIRRJA E NJE SHPIRTI

per ty i hodha ndjenjat ne leter
shpirtin e derdha mbi nje got
por nga etja e piva po vete
ishte barre qe ti se mbaje dot


nje leter me mbet pa derguar
kur gota e shpirtit u boshatis
destinacion i pa rritur ngele
nje zarf qe kurre nuk u nis


cigares kerkova tja fal brengen
por ajo ma refuzoj ate
ndjenjat ne zemer mi burgosi
te heshtura dhe pa ze


i hodha ato mbi nje kujtim
kujtimin e derdha mbi nje gote
nga etja e piva po vete
u deha, nuk ta dergova dot.

4.PLAGOSJA E NJE TOKE

nje krisme u degjua e theu heshtjen,
heshtjen qe kish kohe qe mbizoteronte
heshtjen e rende.
prej asaj krisme u shpua nje popull
qe tashme po rridhte gjak.
anije u pane mes malesh
anije u pane kudo
anije qe deti nuk ja hapi kurre zemren.
kembesor te hardallosur qe nuk dinin se ku shkonin
por ecnin e ecnin pa mbarim.
nje epok e re po vinte.
nje toke u plagos m ne shpirt.
plaga e saj do te rrjedh gjak pergjitmone.
oh sa e rende eshte kjo fjale,sa e rende.
mbi det,nen det kish njerez
dic kerkonin nuk e di!
por di qe nje komb po renohej
te pakten kete e kutova
e kuptova ate cast.
ne mendjei kam akoma syte plot lot te nenave
ne mendje i kam akoma shikimet e tyre te grira
zeri i tyre i mbytur dic me thoshte ate cast
por une renda pandalur mes turmes
paditur se cfare po fitoja
dhe cfare po humbja gjithashtu
une renda,rendapa e kthyer koken pas
renda,renda
renda per dicka te re.

5.UNE DHE QYTETI PA TE

cdo rruge me e gjate me duket sot
kerkon te me lodhesh qyteti im
kurre sta kisha pare fytyen keshtu
pse sot po me fal nje tjeter shikim

kerkon te dish pse dola kaq heret
psete njejten rruge e bej disa here
a ndoshta duke ma zgjatur me ngushellon
me ngushellon me metra e metra te tjere

jo qytet jo,se dua kete rruge
shume ma rendojne heshtjen hapat e tu
kam frike mos ndoshta nuk do te kete mbarim
kam frike mos ndoshta do te mbetem ketu

e degjova qytet cka me the
me pyete pse rrugen e kam marre inat
si mos ta ke,skuptoj si mendon
nga ikja e saj u mbush plot nje nate

kjo rruge ma mori cka une kisha
ma mori zemren dhe e hoqi nga ty
e coj ate diku larg,se di ku
dhe mua me la te heshtur aty

lerme mos me thuaj qe e ke barkun plot
pertype te lutem edhe dhimbjen time
merrmi lotet fshehi diku larg
fshehi diku larg te miat kujtime

mbi nje gote pijaneci hidhi ato
ti pi e ti vjell ne nje tjeter vend
pran nje banjoje te piste a ndonje gazani plerash
pran nje vendi me ere shume te rene

nga era askush te mos guxoj ti afrohet
askush te mos mundohet ti marre
coji shume lart ku mos te kete ajer
o hidhi brenda ne ndonje varre

jo qytet jo,se dua kete rruge
largome nga heshtja e syve te tu
kam frike mos ndoshta nuk do te kete mbarim
kam frike mos ndoshta do te mbetem ketu.

6.FLAMUR

flamur,flamur
liri qe pi gjak
liber i shkruajtur me lot
ne cdo zemer e ndezura flak

shume here je grisur
po aq arnuar
je shkelur mbi gjokse burrash
por gjithmone je cuar

flamur,arma e pare e nje populli
ngjyre e trimerise se tij
kurre ste ndryshoj dot epoka
i vjeter sa im ate,e sa une i ri

flamur,flamur

kufijte per ty
gjaku per ty
loti per ty
boja per ty
zemra per ty

ndesa ti per ne mjafton ashtu i vetem quajtur
flamur.
 

ermir celanji

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

PERULJA E NJE BALLI

NJE KLITHME E CAU QELLIN
E UJI MU HODH VRULLSHEM NE FYTYRE
GJUMIN MA SHPORRI DIKU LARG
E RA PLOT HESHTJE MBI GJYMTYRE.

NJE BALL U SHKEPUT E U UL
NUK DO TE NGRIHET ME
NUK DO TE SHOH ZHDUKJEN E NATES
NUK DO TE SHOH ME ASGJE.

PREJ KETI BALLI U CA TOKA
DHE DJELLI SHPEJT KERKOJ TE LIND
NJE QENIE E SHAU,NDOSHTA I RA
NJE QENIE TJETER PREJ TIJ U BIND.

KJO BOT E VUAJTUR DESHMOJ PER TE
PER TE DESHMOVA EDHE UNE
PRITA I HESHTUR DJELLIN TE LIND
E U KEPUTA E RASH NE GJUME.


8.UNE DHE ZEMRA

ah moj zemer
ti je zgjidhja per gjithecka
ti vuan per gjithecka
ti e qan realitetin dhe zhytesh mes loteve te tu bashke me te
ndersa une ashtu paditur qesh
qesh me te madhe per brengen tende
pi per te
kendoj per te
kercej pe te
nuk di ckerkoj
ti do dicka tjeter per veten
une dica tjeter per ty
ah moj zemer
sikur te ishim te dy ne nje mendje
sikur te isha edhe une ne nje mendje me ty
shume gjera do te benim bashke
do te canim malet
e do te digjnim detin
do te kapercenim ate qe te gjithe
ose gati te gjithe u ndalen
sdo te kish penges per ne
nejse,nejse
do te mundohem te te kuptoj
zemer
ushtar ne kerkim te nje oficeri.

7.ENDJA E SHQIPTARIT


e kaluar e bukur mbete atdhe
toke e shtrenjte paske qene
fytyren tende e kam harruar
por zemren tek ti e kam lene

kaluan vite pa te pare
tashme u regja ne mergim
me je mbledhur mbi nje kujtim te lashte
pjes e plagosur e shpirtit tim

zemres mundohem ti flas me lot
e qenien e zgjoj me mjerim
i rraskapitur rrugicave te europes
endem pandalur per shpetim

humb mes popujve te semure
por mes tyre ti nuk je
e kaluar e bukur paske qene
toke e shtrrenjte mbete atdhe


NJE DHURAT PREJ DJALLIT

me dhimbje leviz buzet
dhe peshperis falen drejtesi
ate jale qe ka kohe
qe eshte emri i dickaje qe nuk ekziston
ka kohe qe ka humbur thelle ne pusetat e arsyes
ate fjale mbi te cilen abuzohet aq shume
zhdukja eshte abuzimi me i rende

kjo eshte drejtesia qe ju bot
qe ju bote me ofruat
eshte thjesht dicka
qe une smunda ta pertyp
nje dhurate prej djallit.

10.ATDHEU DHE UNE

tek eci ne rruge ne mendjen time vjen ti
ti qe ne zemen time ke ndezur shume flak
eci por ti po mbytesh ne shi
po mbytesh ne shi po mbytesh ne gjak

je thelle i zhytur ne mjerim
je fort i lodhur i rraskapitur
hedh syte drejt meje per shpetim
e gjen dy sy krejt te habitur

cmund te bej une per ty
une jam i dobet megjithese te dua
nuk sheh qe lot kam ne sy
e zemren plag nga hallet e tua

une eci,bashke me mua ecen dhe ti
ti qe ne zemren time po ndez shume flak
gjat ecjes te dy po lagemi ne shi
gjat ecjes te dy po mbytemi ne gjak.
 

ermir celanji

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

PSE HESHTA

pse heshta!?
perball kesaj bote te piste
pse heshta!?
mos ndoshta kjo bote me kish dhene shume
dhe une perserita fjalet e saj
e dija qe ne mendjen time per te u shkruajten shume rreshta
rreshta qe me mbajne ende ne gjume
une mendoja mos zgjohesha pastaj.

si s'fola!?
sii s'fola!?
kjo bote e vrare kish nevoje te degjoje
si s'fola!?
por u burgosa me fjalet thell ne ndergjegjen time
dhe prej ketij burgu do nuk dola
pse s'dola!?

mos ndoshta doja te thoja
dicka qe une se kam pasur kurre
por me vone do ta kem
do ta kem,ah sikur
nuk dua te them.
 

mostro

Putraku
Re: Kendi i krijimeve te reja

Sa e erresoni boten ju morrisonat.pranej jena akoma pa drita..

FLuturova nen driten e poçit te dhomes time
dhe si per çudi drita u fik
ndjeva te ftoftin tek me rrethonte gjunjet
morrisono nize driten /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

ermir celanji

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

o puto a vall ti ke pare ndonjehere drita ne kete bote,ne kete bote ekziston vetem nje kandil mesa kam pare nga shkrimet e tua ti ske mundur ta shohesh,bota eshte e erret,une skam si e bej ate me drita.
 

renata

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

E ndjek rrugeve dhe ajo nuk e kupton,qe me ka pas.Kthen koken,une e pershendes,ajo buzeqesh hidhur,e vazhdon ecjen kuturu.Ne vendqendrimet e autobuzave pushoj mbi supet e saj.Koken e mban te leshuar menjane.Duket e lodhur,me floke te shpupurisur,syte e lodhur por me ate buzeqeshjen e saj si rizim helmi,sikur kerkon te me sfidoje.Eshte nje qenie kaq e brishte...,por ajo buzeqeshje me tremb.E ka te vulosur ne fytyre,si mburoje.Une i peshperis ne vesh kujtime te se shkuares,e torturoj,por ajo serish me buzeqesh,si per inat...E cuditshme,vazhdon te qendroje me koken menjane pa u rrezuar.Nje mbremje ne ecjen e saj u pengua ne nje te care te trotuarit e ra perdhe.Thashe u thye,por per cudine time u ngrit ne kembe e vazhdoi ecjen duke nxituar...
Une i rri si shpend i zi mbi sup...
Ajo me ka vene re,por me injoron,vazhdon ta mbaje koken leshuar...
Une do ta ndjek kudo,kur te rrezohet,te ngrihet,jam e SHKUARA E SAJ E HIDHUR.
Ajo me sfidon me buzeqeshjen e saj...me ate buzeqeshje te helmet...Zot,eshte me e hidhur se une!
 

Guest
Re: Kendi i krijimeve te reja

Melodia e Jetes
----------------------

Jeta eshte e shkurter,
por s´eshte Poezi..
Eshte e ngjyrshme,
por s´eshte Pikture..
Jeta eshte thjesht,
Melodi,
tingujt e se ciles,
i njeh vetem Ti..

Melodi,
sepse ti degjon..
ndryshe do ish,
nje Poezi e palexuar,
e mbetur ne sirtar..
Ndryshe do ísh,
nje Pikture e plurosur,
nga askush e pare..
 

Guest
Re: Kendi i krijimeve te reja

Qellimi i Jetes
-------------------------

Qellimi im,
eshte te jetoj Jeten,
duke qene e lumtur,
qe lumturia ime,
te lumturon Ty..
Kete e shoh,
mjafton te veshtroj,
ne syte e tu...


Poste ne Ender
--------------------

Perpara se te flija,
cuditerisht ,
zemra vendosi,
te hapet...
duke kerkuar,
t´i kaloje caqet...

Por ishte,
vertete vone,
qe ndjenjat ti shihje,
kete nate..
Ti fle..
se bashku me Ty,
dhe endra e zjarrte..

Nuk dua te te zgjoj,
por vendosa,
poste te te nis...
Ndersa ti je duke fjetur,
ne ender te dalin,
fjalet e poezise....
 

Guest
Re: Kendi i krijimeve te reja

Naten e mire..
--------------------

Nuk dua,
qetesine e kesaj nate,
ta prish..
Udhetimin e vargut,
pa zhurme do ta dergoja,
te thote "naten e mire"..
Gota e zbrazur,
prej etjes se shuar,
ka fjetur..
Qerpiku i lodhur,
prej enderes se kerkuar,
pret te mbyllet ngadal..
"Naten e mir" thote,
vec keto dy fjal..

Cdo gje,
qe do te levize neser,
ka fjetur..
Gishterinjte,
hodhen dhe nje dite tjeter pas.
Per ironi te gjumit,
rri e heshtur deri vone...
E ndersa shkruaj,
zera me vijne ne vesh...
"Nuk do shkosh, te flesh??

Ika..
Naten e mire..!
nje te mbyllur sysh,
e dita e neserme,
sikur eshte gdhir...
 

Guest
Re: Kendi i krijimeve te reja

Poezia e Jetes
------------------------

Shkruaj dhe zhgarravis,
perseri shkruaj.
Jo se dua te pamunduren,
por per cfare dua te them vuaj..
Nese do te mundja te shkruaja,
njehere te vetme, ate qe do doja,
me nje Poezi do u mjaftoja,
por nje Poezi me gjatesine e nje jete,
"Jeta ime" do ta titulloja...


Nje fjale e vetme
-----------------------------

Ndonjehere nje fjale e vetme,
te le pa gjume,
Gjumi qe shpesh kujtojme,
eshte aq i gjate,
rrembehet aq lehte,
nga nje fjale e vetme,
duke u kthyer ne viktime,
te asaj fjale..
Gjumi trazohet...
Vertet ka raste te tilla,
Kur nje fjale
rrotullohet neper koke,
Derisa agohet....
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Kendi i krijimeve te reja

PERBALLJA E PAVLERE


Lavdi kerkon... Ceket gjykon (!),
qenia "Rival" te egzalton.
Ti nuk heton, nuk reflekton,
ti nje perballje deshiron.

Perse-ne s'e di, nuk e kuptoj.
Megjithate nuk kundershtoj,
s'te njoh, ndaj dhe te respektoj.

Sfida fillon, ti turfullon,
shan, hakerren e jargezon,
kujton se tremb, se frikeson
por s'e kupton sa rende gabon.

Une nis vrojtoj,
zhbiroj, studjoj,
shpejtesine dhe forcen
administroj,
vrullin here ngre,
here ngadalesoj,
dhe ne pak kohe
te shpartalloj,
te shkaterroj,
te poshteroj,
te denigroj,
degjeneroj.

Krye s'ngre dot,
ne heshtje shfryn.
Une fort godas,
ti gjak peshtyn.

Shfajsim kerkon,
shperfillje gjen.
Une ngazellej,
ti vec zhgenjen.

Une galopoj,
ti ngec, calon.
Une avancoj,
ti regreson.

Une marr, zaptoj,
ti humb, leshon.
Une trashegoj,
ti shperdoron.

Une qesh, gezoj,
ti qan, vajton.
Une lumturoj,
ti pezmaton.

Une thur, krijoj,
ti rri kundron.
Une ligjeroj,
ti belbezon.

Une dashuroj,
ti as guxon.
Une ngjiz, shumoj,
ti masturbon.

Une nxis, shkaktoj,
ti heq, peson.
Une perfaqesoj,
ti turperon.

Une siguroj,
ti heziton.
Serish fitoj,
ti vec deshton!

Une rende ndershkoj,
ti dhemb, lengon.
Une rrezatoj,
ti perendon.

Une gjalleroj,
jap jete, praroj,
rigjeneroj,
vitalizoj.
Ti qelbezon,
dekompozon...
Une frymezoj,
ti asfikson.

Une notoj,
ti thjesht pluskon.
Une rroj, jetoj,
ti vegjeton!

Ndaj pyes veten dhe medyshoj:
Vlen te vazhdoj te te sfidoj?
Se ti dhe vete tash e kupton...
Qenien "Rival" s'e meriton!
 

shqipe

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Djep, i adhuroj shkrimet e tua!!!! :wub:

kjo poezia e mesiperme eshte fantastike, s'kam pare ndonjehere kaq mjeshteri ne perdorimin e foljeve per rime!!! :thumbsup:
 

bebi

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

t'du fort.


ps: mos m'thoni q1 e kam kopju, GIURO non e vero!
 

drops^of^enigma

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

She screams out in frustration standing before a white, blank canvas.
She can imagine herself in it, yet doesn’t like the image at all.
Her fair face: as blank as her empty painting.
She reaches for the nearest paintbrush and dips it in paint, doesn’t care which color.
She passes it on the canvas once..
twice...
each stroke bursting in rage.
She longs for beauty...
for charm...
for perfection...
Each blow of her paintbrush explodes about as it crashes into the painting, sparkling paint all over. The brush falls to the floor...
she couldn’t hold it with her fatigued hand anymore.
Walks to her bedroom, sees the mirror, and there they are: blue, green, red and yellow freckles, beautifying her once unsatisfying features.
Now with a smile, she rests...
 

drops^of^enigma

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Your beauty.
It excited me,
Enticed me
It tempted,
And teased me,
It was always there.
It was everywhere.

And, now
I still cannot escape.
I still,
Constantly see the face
Of my love,
In my dreams
In my fantasies,
Even though you're gone
And I'm alone.
I wonder,
Why must this be?
Will I ever escape?
Or is madness
My destiny?
 

EverlastinG

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Ti nuk erdhe

E prita pritjen në pritje
Pritje u bëra
Gjak i pritjes rrodhi nga damarët e vuajtjes sime
Pritje e lodhur u bë dashuria yte
E etur pritja për të të pritur
Ti nuk erdhe.

Vjen e shkon hëna me diellin në pritje.
Yjet luajnë valle pritjesh
Unë i gozhduar në pritje.
Lot i pritjes duke të pritur
Ti nuk erdhe.
E unë prapë pritje

Dhe ja vjen fundi i një pritjeje
E vdekur është edhe kjo pritje
E heshtur qarja në pritje
Pres një tjetër pritje
Ti nuk vjen
Unë i fundosur në pritje.


03.05.2005
 
Top