Re: Kendi i krijimeve te reja
klevis2000
Muslimani krenar
Anetar/e # 2274
Shkruajtur më 19 Nëntor, 2003 13:49
--------------------------------------------------------------------------------
"Letra e Nenes"
Biri im, kjo është një letër,
nga nëna jote, një plakë e gjorë.
Mbas kohës që na largoi, si askënd tjetër,
më në fund lapsin mora në dorë!
2.
Sa herë loti rrugën ma preu,
mjegull e syve shikimin vodhi.
Diell i zjarrtë acarin theu,
zemër e nënës tutje s’të hodhi!
O biri im, shoh që je rritur,
je bërë i madh, në trup e mendje…
Veç mos harro, gjykim i ndritur,
t’keqen flak nga shpirti, pa fjalë, me endje!
4.
Si të gjithë nënat, ashtu dhe unë,
shikimin tres tutje, larg, tek e ardhmja…
Kurrë mos harro, të dua shumë,
e drejta e nënës është më e madhja!
5.
Të paktën këtë letër, ti bir, lexoje,
aty, veç dhembjes, ka plot urime.
Më pas, në do, grise, coptoje,
siç ke coptuar dhe zemrën time!
6.
Para 40 vitesh, kur një doktoreshë,
për shtatzëninë më lajmëroi,
mes shoqesh u ndjeva si luaneshë,
krah’ i gëzimit botën pushtoi!
7.
Të gjitha nënat e dinë se e mira,
merr tjetër vlerë kur pret një fëmijë.
Bashkë me agimet më të bukura, më të dlira
dhe det i trazuar i shqetësimeve do të vijë!
8
Në trup të mbajta jo pak, nëntë muaj,
flija e ngrihesha me vështirësi.
Si mund të mendoja që do t’bëhesha e huaj,
kur vuajtjet më shtonin veç dashuri!?
9.
Asgjë s’ma zvogëlonte dashurinë për ty,
dita-ditës mezi prisja të të shihja.
E ku kish më të lumtur se ne të dy,
për të varrosur djallin rrëmihja, rrëmihja!…
10.
Gëzohesha tek ndjeja t’ëmblat lëvizje,
për peshën tënde, që shtohej çdo ditë.
Të ndjeja tek rriteshe dhembje pas dhembjeje,
mes momentesh të mbushura plot shpresa e frikë!
11.
Më në fund erdh’ çasti kur ankthi larg humbi,
mes dhembjesh që as lapsi, as gjuha s’mund t’i shprehë.
Mbas shumë mundimesh jeta vdekjen mundi,
dhuratën që ta jep Zoti askush s’mund ta bjerrë!…
12.
E qara jote u përzie me lotët e mi,
të shihja e s’ngopesha nga gëzimi, mrekullia…
Për vite të tëra të mbajta në gji,
të lava, të shplava me duart e mia!
Prehrin e bëra shtrat për ty, o bir,
qumështin tim ushqimin më të preferuar.
Në netët e gjata t’i ndrisje si xhevahir,
unë vigjëloja e qetë, e lumturuar!…
14.
Lodhesha aq shumë, që ti të gëzoje,
mirësitë e mësimit prisja të shijoja.
Prisja me padurim diç të më kërkoje
e me gjithë shpirt, bir, të ta dhuroja!
15.
Kaluan mjaft vite e unë me këtë gjendje,
mëndeshë e gëzuar, durimtare e mirë.
Për ty s’ndjeja lodhje, mëdyshje e hamendje,
shërbëtore e papërtuar, pa sqimë, pa smirë!…
16.
Dhe nuk të vonuan shenjat e burrërisë,
kish ardhur koha për të të martuar.
Më në fund po ndaheshe nga krahët e djalërisë,
një agim i ri të ishte afruar!
17.
Martesa s’vonoi, ky ligj i bekuar,
por, oh, që n’ditën e dasmës zemra m’u thërmua.
Lotë gëzimi me dhembje rridhnin ngatërruar,
një re e çuditshme pranë m’u afrua!…
Dhe sot, sa keq që s’je më ai që njoh,
më braktise dhe e harrove, ti bir, hakun tim.
Kalojnë vite të tëra e unë nuk të shoh,
zërin s’ta dëgjoj e kridhem në trishtim!…
19.
O bir i dashur, s’të kërkoj shumë, veç pak,
këtë sjellje nënëmira kurrë nuk e priti.
Tashmë jam e lodhur, e dobësuar, plakë,
si e mohove atë që të rriti!?
20.
Nëse një e huaj diç do të dhuronte,
do t’i ishit mirënjohës, si ti dhe fëmija.
Vallë, si mundi djali kaq shpejt të harronte,
mirësitë e nënës, nga zemërligësia!?
21.
Sa herë që zemra ime për ty mirë dëgjon,
sa shumë që gëzohet, aq shtang e hutuar.
اfarë gjynahu kam bërë që nuk më viziton,
mos vallë hakun tënd s’e kam plotësuar?!…
22.
O biri im i shtrenjtë, dua të të shoh,
në mes besimtarësh e jo me qafirët.
Më jep shpërblimin e mos më moho,
mëshira e All-llahut është për të mirët!
23.
A s’ka ardhur koha që zemra të të zbutet,
për një plakë të përvuajtur që e coptoi malli?
Zemra e njeriut si aspak nuk tutet,
kur nënën e ka flakur porsi një gur zalli!?…
24.
Jo bir, jo, s’do ankohem e lutem kundër teje,
s’do e shfaq zemërimin, do e bluaj në vetvete.
Asgjë s’ka fuqi të të ndajë prej meje,
paçka se pikëllimi po më tret ndër vete!
25.
Dyert e qiellit do të hapeshin shpejt,
s’do të kish pengesë për lutjet e mia.
All-llahu do t’i përgjigjej kësaj nëne të shkretë,
mbi ty e familjen tënde do zbriste fatkeqësia!
26.
Oh, jo, nuk do ta bëj, se ti je im bir,
ke qenë dhe do të mbetesh pranverë e jetës sime.
Ke ndritur e më ndrit porsi xhevahir,
paçka se më ke lënë mes detit plot gulçime!
27.
Kthe rrugë, biri im, thinjat po të dalin,
vitet kalojnë shpejt e do të bëhesh plak.
Me lot të mërzisë ke për ta lutur dhe ti djalin,
e vërteta është e vërtetë dhe haku është hak!
Ki frikë të madhin Zot ndaj nënës që të pret,
besimi i vërtetë di t’i mposhtë pengesat.
Pendohu tek Krijuesi, si rob i sinqertë,
e dije se tek All-llahu grumbullohen ankesat!
29.
Kushdo që bën mirë, qoftë sa një thërrmijë,
do ta shohë atë, pa më të voglin dyshim.
Por dhe dënimi shpejt do ta arrijë,
atë që bën keq e s’ngutet në pendim!…
Marre nga libri me titull "Letra e Nenes" te autorit "Behauddin Gashi"