Këndi i shkrimeve të reja.

XHUDI

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Flm Nira... I'd wish though that you looked at what is missing...It'd help me improve my prose...
Interesting point of view in that writing of urs. I loved angels fishing for their wing feathers...

Une dhe Une

Gishterinj lozonjare ne barkun e dheut,

dhe velloja jote e nuserise perdhosur ne zhurmen e trafikut...

Lulet e portokallit ndotshem bien...

Te veshtroj,

ashtu sic veshtrohen lumenjte qe rrjedhin

dhe shiu kur bie i qete:

ti altaresh te bardhe ecen,

e sigurt...

vete...

E shoh token mbi ty

dhe lojezen e trupit tim qe rreh...

Ti ecen e me hapa shtremberon

ate qe m'eshte me e shtrenjte.

Duhet te te godisja me nje veshtrim,

duhet te te hidhja perdhe,

por ti fluturzonje me iken e me shket,

ti shkon drejt aromes se re.

Jashte teje lebetitem pranimesh,

jashte teje therras e ulerij!

Ti nenshkruan te ardhmen time,

te ardhmen tende tani...

Gishterinj lozin me barkun e dheut,

ti luan me shpirtin tim...

velloja jote e bardhe fshin dheun,

velloja ime nxin.

Ti uni im i jashtem qe qesh,

une uni yt pelegrin...

Ti stoike ne ecjen tende

une stoike ne ulerime.

___________________

Te gjitha te drejtat jane te autorit AD
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

ç'mu rëndua koka e mu bë sa një thes,
kujt t'i hedh faj,hajt të gjorit përkres,
hoqa të parin e vura një të dytë,
pa hoqa e vura dhe shumë të tjerë,
po s'mërgohej mendja nga"çna zuri zvetnim i mjerë"

dhe ngrerë,teksa një të shkretë po ndizja,
seç më ra ndër zemër dëshirë dëshirëmbetësja,
që përkkresat vërtet me faje të ishin
e në vete njeri të mund të sillnin.
 

ervin

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Lagja jone ka pula shume
Thote "skafisti" i ha une
Nja dy tre pula ne dite
I shkonte "skafisti" ne thike.

Pulaxhi pulaxhi
Poshte kotecit kur me rri
Ish "skafisti" kembelopata
Qe i ndjek pulat nga mbrapa.

Qerime moj Qerime
Pulat nuk ti vodhem ne
Ish "skafisti me ushtri
Qe ti beri baterdi.
 

ervin

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Kete ja kam kushtuar vetes /pf/images/graemlins/smile.gif

Une skafisti djale trim
ndeza skafin me nxitim
hipa kurdet nje nga nje
vura rregull pa bere ze.

Nisa rrugen neper det
pi hashash qete qete
prozhektorin ne nje dore
dhe nje kembe mbi motor.

Ketu afer kam nje bjonde
qe i ka floket me onde
ajo po ma ben me sy
por une nuk dua tja di.

Vazhdoj rrugen qete-qete
edhe pse ka 7 balle det
jam tip qe s'e ruaj fare
nuk mbaj asnje komerdare.

Ja u duk dhe bregu tjeter
sot kam lene edhe mjeker
i zbres njerezit me nxitim
e kthej skafin me rembim.

Ja u ndezen dhe motoret
pak me tutje prozhektoret
jane policet italiane
qe kane rrethuar "vellane".

Por une jam djale i zgjuar
dhe nuk rri pa manovruar
ja ku bej ca manovrime
edhe u shpetoj per nje qime.

Ja hodha dhe kete here
si gjithmone,si perhere
do t'ja hedh dhe heres tjeter
se une jam skile vjeter. /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Jonian

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

...Fike driten dhe leri endrrat te digjen ne qerpike. Hi i djegshem nder iriset e syve, dhe ate qe kaq kohe kerkoj te shoh,lere te nenshtroje shikimin. Mbylli dritaret qe te hap syte. Pamja varet nga shikim im. Ajo s'ekziston pa te... E pafuqishme te me imponoje dobesite e mia. Leri syte te shthuren ne realitet. T'i mberthejne heret qe ulen veshtrimin ne keto kate.

Me merr ne shenjester. Beji qerpiket shigjeta dhe qello me larghedhjen e zemres. E paekzistueshme dhe kjo pa irisin te bymehet qe te tkurre ate cka ndjen. E padukshme pa zbehtesine e veshtrimit. E pastaj... Mbylli syte per nje armepushim te vogel. Do te sjell qerpiket perballe. E per sa kohe t'i mbaj mbyllur, me ler te shpresoj tek e papritura. Atje e leshoj veshtrimin tim te ngaterrohet...

Quaje ndjenje genjeshtare, por une dua te shoh...te kem!
 

Ema

Goddes
Re: Kendi i krijimeve te reja

Fillimisht postuar nga Majmuni Hirko:
[qb] Une
mbi rrota mbi gota mbi rrota prap
ngrohte brenda e jasht, po i fohti ku eshte?
me hapat ngadal kam frik mos rendoj
ate qe kam, ketu perpara, ketu
Nata
me endra me zera me zjarr, magjike
me ura ajri qe mbajne kte peshe te rende
me shpresa te lena mbasdore me kohe
vend per ti lene deshires se ndoshta..
Nata perseri
prap un naten, naten jam mire
Kujt..
kujt luan me te bukura te embela nota
kujt parfumin qe deh mban brenda zemres
kujt nuk merzitet kur vone humbas rrugen
kujt nuk ka orar deren te me hape
Faleminderit per
besimin se ka diej qe ngrohin dhe dimrin
te qenurit ketu diteve me re
te paturit gati ilaçin per mua
te ndenjurit zgjuar te mos thenit jo.. [/qb]
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

lysien shardon

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Porte e vjeter e mendjes
kapsallit syte kur e shtyj.
Ne nate,ne dite,
Mengjezeve dhe mbremjeve,
E pergjumur
Tremb endrrat.
Celesin e vodhi koha
Neteve te gjata mergimtare,
Kercitjet e thara
Nuk zgjojne me iderat.
Vjedhesit bredhin rrugeve pa maska,
Forca dhe deshira
Rrine ngujuar
Nga gjaku.
Te thinjura,
Krejne pritjen
Nga askushet.
Prova I
launch.jpg
 

renea

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Meri Materie


Mos u zemero o qiell
Qe gjithmone te shaj,
Mos mi ngrys vetullat
E mos me vir faj.


Mos me urreni o perrenj
Te piste, te shemtuar sic jini
Nen lavde te kota injorantesh
Te dell te atrofik ju flini.

Uji s’rrjedh nder ju
E faj dot s’ju ve dot,
Ne toke muhaxhire
Ju nuk lindet sot.

Deshire hedoniste
Rrjedh vec adrenaline ,
O vise te kota te huaja
Se kam me ju merine.
 

kushtrimi

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Pershendetese

Nuk ju njoh, as me njihni
e qielli sot eshte me re.
Nuk ju ndjej, as me ndjeni
veç rrahjet e zemres i degjoj.
Mos me puthni, nuk ju puth
s'dua as qe tu shoh.
Vene kam veç syze dielli,
nga njerezit s'me brojne ato.

urrej kur s'ti shoh syte...

perse ke nevoje,
pas shkrojash te shkruara keq,
te kapesh.
gjithçka qe dua te them,
ta them ne sy.
Dhe ti mund te qash,
te qeshesh ne sy duke me pare,
sepse te urrej kur s'ti shoh syte
te urrej kur qesh pa te pare.
 

enis330

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Kjo vjershe eshte shkrujtur para shume vitesh

Jetoj nen hijen e zeze te ikjes tende,
jetojmes endrave mashtruese pa kthim,
jetoj me boren qe bie ne shpirtin tim
jetoj me lotet e thare ne trupin tim
jetoj me shpresen se do te kete nje kthim.
 

Kuqalashja

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Fillimisht postuar nga The Bull:
[qb] ...Fike driten dhe leri endrrat te digjen ne qerpike. Hi i djegshem nder iriset e syve, dhe ate qe kaq kohe kerkoj te shoh,lere te nenshtroje shikimin. Mbylli dritaret qe te hap syte. Pamja varet nga shikim im. Ajo s'ekziston pa te... E pafuqishme te me imponoje dobesite e mia. Leri syte te shthuren ne realitet. T'i mberthejne heret qe ulen veshtrimin ne keto kate.

Me merr ne shenjester. Beji qerpiket shigjeta dhe qello me larghedhjen e zemres. E paekzistueshme dhe kjo pa irisin te bymehet qe te tkurre ate cka ndjen. E padukshme pa zbehtesine e veshtrimit. E pastaj... Mbylli syte per nje armepushim te vogel. Do te sjell qerpiket perballe. E per sa kohe t'i mbaj mbyllur, me ler te shpresoj tek e papritura. Atje e leshoj veshtrimin tim te ngaterrohet...

Quaje ndjenje genjeshtare, por une dua te shoh...te kem! [/qb]
me ne fund... :wave:
 

Guest
Re: Kendi i krijimeve te reja

The same


Do t’ju tregoj ...
Rreth nje hijeje zvarritese,
...Shkujdesshem shkuli vdekjen
Prej dhomezave te pluhurosura te trupit tim.

( ...Duke humbur,...
Perbrenda mimikes gerrhitese
Se pagjumesise!)

Do t’ju flas ...
Rreth nje vajze te verber,
Cmendurisht e dashuruar pas ...
Nje kukuvajke intoksikuese.

(...Duke mbyllur ekranin miza-miza te syve;
Gjumi –
...Rreshqiste feminores pafajesise se tyre.)

***

Eca,...
Poshte loteve artificiale te Shen Merise;
(Kurre s’i besova...
Aciditetit te piklave te sajit shi!)

Humba ...te vetmin udherrefyesin tim,
Ne nje shkretetire te pabaze ... vuajtjesh,
Ku e arta ngjyre e reres,
U perngjante ...enderrimtareve flokeve te tu.

***

Rrembe... kete poezi
Dhe ...mundoju te thash lotet,
Gjenden perbrenda tij.


Ul qerpiket –
...Lehte!
Enderro !!!
...Fluturimin me krahe te hirta
Drejt te fildishtit tempull te trishtimit,
Ku nimfa te cvirgjeruara -
...Ushtrojne pushtetin e tyre,
Mbi primitivet ... mendje te njerezimit.

Hap syte !!!

Me kot,...
Perplasen te brishtet krahet e tu –
...Per t’u lartesuar prej dheut.

***

Kjo toke –
...Ka nevoje,(porsi dikur,)
Per fenomene te reja;
...Per emra te rrinj vajzash,
Per carcafe –
...Te gjakosur shtreterish,
Ku jane ngaterruar,
Nje pafundesi ... kembesh e duarsh,
Te etura –
...Per veshtrime,(...S’shohin!)
Dhe...Per buze,(...S’puthin!)

***

...Hap syte!
Mbyll syte!...
Gjithcka –
...Mbetet ...
(- E njejte!)


------------------------
(...i paregjistruar-)
 

kushtrimi

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

...
diell dua te shoh,
te ndjej rrezet e arta,
te me pervelojne.
hene dua te shoh
te ndjej te ftohtin
ndricim te pa bese,
ta perveloj.
Nates dua ti iki
me bajonet ta caj
erresiren,
si ushtare i mire.
Gjarperin dua te gjej
tia shtyp koken
si bire i eves qe jam

Sy ujku
Ne sy e pash bishen
dhe munda t'ia lexoj
egersine, deshperimin.
ai ndodhej ne kafaz.
(e di po te ishte i lire,
do te me shqyente)
Ne sy te pashe dhe ty,
me trembi zbrazetia,
(kot thone veshtrimi i ujkut,
t'i pret gjujet)
Syri yt me theu,
e rashe i dashuruar.
Jo ujku ti je bisha
jo ujkun ty duhet
te te mbyllnin ne kafaz.
ty bashke me veshtrimin
e keshtu sdo te vuaja.
Kushtuar vajzave me sy te bukur
 

enis330

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Fry ti ere dimrit fry,s'je aq e lige sa dhimbja e nje prindi,nuk je aq e hidhur sa loti i tij.Shkrepti o qiell nga vetetima,po prape zeri jot nuk degjohet me shume sa klithma e nje loti.Edhe qielli mund te derdhi lot nga dhimja e vetetetimes,por prape dielli do te shkelqeje.Klithma e nje loti can hapsirat qeilloredhe shkon kudo per te dhen mesazhin e saj.Nje mesazh qe flet per nje baba te shtrire ne krevatin e peshtire te nje pesioni,te cilit si ka mbetur asgje pervec frymes se shpirtit qe pak nga pak po i shterohej. Ne keto momente ai kerkonte pak ngrohtesi nga femijet e tij.Donte nje dore ti fshinte lotet e fundit.Si mund te ironizosh babain tend?Si mund te fshish pluhurin nga kepucet,dhe mos te shofesh dhimbjen qe e ke fare prane?Te mos shohesh njeriun me te dashur qe te ka sjelle ne jete, i cili po te thot lamtumire.Njeriu dhe mizoria ,paradoks i jetes vazhdon me tej, pertej kufijve njerezor.Fodulleku i njeriut e kapercen kete kufi dhe atehere ai hyn ne nje bot vetem per vete.Hermetizmi i kesaj bote e shendron ate ne nje cop te ftohte akulli,qe ruhet se mos thyhet ndonese askush s'do te ftohej ne ftohtesin e tij .
Por prindi do te flijohej per femijen e vet, edhe piken e fundit te gjakut do t'ia jepte atij.
Ju qe s'njihni dashuri prinderore ndaleni per pak ritmin tuaj mizor.Kthejini syt nga qielli dhe degjoni zerin e nje prindi, nje klithem loti qe del nga nje shpirt hyjnor
Fry ti ere e dimrit ,fry.S'je aq e lige sa dhimbja e nje prindi,nuk je aq e hidhur sa loti i tij.
 

renea

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Liqeni fle ne guret perbri
lag rrobat qe hoqem une dhe ti
krejt lakuriq mbi gjirin e tij flëmë
si petale nga gusha e nje karafili te rënë.

Djersij prane teje ne frymemarrje te shpeshta
fluturojmë mbi valë nen lekundje te lehta
te trazuar, te marre si te qeme te pirë
mes ujrave te thella u gjendem ne deshire.


Heshtje me kaplo tashme!
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Te ndez ,shkrepsja ime, te ndez kot
se kjo nuk ka rendesi dot
e punet tjera lene gjurme
ndergjegjes m'i parandjellin zhurme,
me to ,s'mund te di per dreq
a bej mire a bej keq
ndaj te ndeza dje,ndaj te ndez sot
ndaj do te te ndez sot e per mot
se eshte pune kot,o shkrepsja ime,pune kot.
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Më bëhet se
çfarë më mundon
nuk paska munduar të tjerët
ose
çfarë i ka munduar
nuk më munduaka.

Ndaj më thuaj,ose-në po e apojoj,
nga të nis kërkimin
që të mund t'i grah për dëshirim
se siç mund të kesh dhe ti mendimin
të vazhduarit nga dy të panjëjta bën prapakthim?

Të panjëjtat në të përafërta ,në të përkundërta
e në lloje të tjera i shprish,
dhe kjo nuk është thelbi i parë i çështjes
po diçka që për të më ndjerë duhet ta dish.

Krejt pa nevojë
një kohëz harxhova duke larguar gotën,
po të mos e bëja këtë
a nuk do ta kishim ndryshe botën?

Veç dhe një të ta kujtoj
shkaku largimit të gotës kam shkruar këta rreshta,
që ndoshta i lexove ti,
e po të mos i lexoje
a thua do të ishe krejt si je tani?

e kështu me radhë!.
 
Top