Re: Kendi i krijimeve te reja
Ja dhe 1 tjeter dedikuar "Luftes se Plumbave", gjendjes se Jashtezakonshme ne Shqiperi ne 1997!
Qielli buçet dhe gjumi gumezhin,
eshte nate e erret dhe hena loton,
plumbat rrembejne qiellin larg arrijne,
yjet mahnites kupoles i mungojne...
Se u vrenjten zemrat, dikush seç i qelloi,
gjaku morri dhene, e preku zemren thelle,
dashurine - urrejtja e perveloi,
bota keto te gjitha degjoi dhe vete preferoi te vdese!
...Nje kanarine zerin kthjelloi,
mengjesi i ri zbardhi si petk i rroberuar,
femijet dhe rinine kjo jete e tille i shemtoi,
endrrat i mbajti ne kafaz te pushtuar...
...Me doje ti, me prekje lotet e me ndjeje,
doren edhe botes vajtimtare i thashe "TE DUA"!
...Por ajo s'e meritonte t'i thosha keshtu,
nje thirrje ardhur nga zemra, ulerire me koke,
kjo bote ishte genjeshtarja me e madhe, çorbe kuturu,
me braktisi si balte e shkelur nga njerezit kokeforte...
...Edhe ti nuk je me i dashur o hyjni...
shkrive krejt shkrive brenda loteve te mi te brishta,
qielli rrezoi mjegull, pluhur, furtune dhe shi,
por poezia s'vdiq kurre, ende shkruhej neper rreshta!
Nje diamant shperrthen - fishekzjarr vdekjeprures,
çezma rrodhi,... pikoi gjak si edhe pakez dashuri,
u varrosen tokes te shkretat - me te bukura lulet,
dallget dhe detet u ngaterruan me kohen... çmenduri!!!
Sirena marinare floket shkuli dhe kendoi
himnin e nje dite te rrembyer, por krejt te re, lozonjare...
Nje arme u hodh tej dhe dy duar paqja seç i bashkoi,
plumbi pastaj si kafke u gropos si neper varre...
...dhe me ne fund - Fillimi i nje Shprese qe lulezoi...
ADRIA /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
Vertet shume prekese kjo apo jo kalamaja?! Une per vete kam qare pasi e lexova heren e pare fare (tek e mbarova se shkruajturi)