LUTJE E EMBEL
Bashke me njerken time u nisa drejt burimit
Ajo me katruve ,une nen kreshten e mendimit
Nxito -e nguca -se erdhi ora e armpushimit
Demagoget qenkan mbledhur tek podiumi i ekzekutimit
Ajo u ngrys : “S’te marr vesh mor djale
T’dhjefsha ty dhe t’gjithe ato t’perdale
Nguli syte tek ajo shitesja zuske qe ma beri me hile
Me shiti takeme kuajsh me xhufka blu ne vend te bamjeve te gjata jeshile”
Cne,o njerke e mjere,cne s’duket kurkush as ne qiell as perdhe
Mendjen ne shtepi e le?
“Jo-mohoi qete- ne shtepi kam lene nje nikoqire zuzare
Qe fshin hije milingonash dritare me dritare
Si teke,do na kete gatuar ca kanxha gaforresh per dreke
Prandaj ate fytyrecerep do e var perseri ne plep”
U hodha-Turp s’te vjen qe flet per nenen time ashtu
Ate e vrau njeri nga dashnoret e tu
Te placin syte s’e sheh sesi sillet neper kodra
Si zinkkerkues se ari ka dale nga moda
Mire bera qe ia preva epigloten ne gjume
Im ate gerhiste shume
“Mberritem tek burimi o bir i pameshire
Katruven e mbush une se ti t’mbushke mire
Ec perpara s’do vonohem erdha
Ja sa mbaroj pantomimen e pajave me ca gra perceverdha
Ja sa te dynden per t’u defryer ne dynjane time te shkerdhyer
Ja sa nje shkrepetime te behet leve ose gersheti im”
E shava “shtaze,shtaze,shtaze!
Pranoje kete unaze!”