
faleminderit
PELLITJE
Si fillim,c’u be gomari im?
Kjo histori eshte e gjate
Prandaj po e le gomarin kudoqofte rehat
Hija e tij u vu ne kerkim
S’u duk kurkund ne asnje drejtim
Se ate nate e perpiu cdo re e cdo shtrengate
Se ate dite e fashuan ca ylbere si kurre ndonjehere
Nje gje eshte e sigurte
Deri sa te gjendet veshegjati s’do rri urte
Do thur poshtersi kodrave te blerta
Qe era tellalle t’i lajmeroje sirenat e serta
Natyrisht qe ato do bejne gosti kobesh dhe mua m’kane pritur prej shekujsh
Sa vajtojne kur citojne komplimenta meshkujsh
Mua m’detyrojne t’u bie daulleve prej sfungjeri
Mua m’detyrojne te lexoj leksikun e nje ferri
Mua m’detyrojne qe kesaj poezie t’i jap kuptim
C’u be gomari im?