Këndi i shkrimeve të reja.

shefki

Papirus rex
EPITAF MODERN


Ketu prehet dijetari qe beri buje

Pareshtur na mbajti me muhabet

Vdiq pa buke e pa uje

Gjithe diten,gjithe naten ne internet
 

katsune

cherry blossom
EPITAF MODERN


Ketu prehet dijetari qe beri buje

Pareshtur na mbajti me muhabet

Vdiq pa buke e pa uje

Gjithe diten,gjithe naten ne internet

hahahah e lezetshme :)

gezohem qe te lexoj edhe ketu shefki. nese memorja nuk me ka lene dikur ne nje forum tjeter, shkruaje me nick "salamanda". eshte gjithnje kenaqesi te lexosh krijimet e tua.
 

shefki

Papirus rex
Te falenderoj nga zemra!
" Salamanda" me erdhi ndermend pasi pashe nje emision lajmesh ne shqip.Kisha nevoje per titra per arsye te barbarizmave te shumta. Gjyshja ime e pashkolluar s'kuptonte asgje!Nderrova kanalin televiziv dhe pashe nje salamander.Aty per aty u sigurova qe te qenit zvarranik s'ishte ide dhe aq e keqe.U pikellova,u ndjeva i pafuqishem,u merzita, dhe mbi te gjitha s'iu be vone kujt!


KAPELABERESI KAPITALIST

Ishte mjeshter i hatashem me myshterinj finoke

Per to sajonte kapela me fije,xixa,yje...

Per nder i hoqen kapelat,ulen syte pertoke

Kur te varrezat rrufeshem e cuan mbi krye
 

shefki

Papirus rex
Faleminderit....


“I RIU ME TE RINE,PLAKU ME PLEQERINE”



Xha Kasemit dhe maturant Temit s’u veme dot fre

Te dy jane marrosur pas nje majmuni vejush

Kasemi e rren me fiq bishtgjate

Temi e josh me ide porsi prush


Vendosin te flene ne nje shtrat te tre

Kasemi dhe Temi perbri majmunit vejush

Vejush i gatshem me vare

Po nuk e puthi kush...
 

joetisti_

Locus omnem
nje femer

era mengjes vjen nje femer
si lumenjte qe t'i pasqyron te syte
ne gjatesine e kembeve te saj
rreshqitas neper bote te shetit

te tregon bukur c'eshte bukur
dhe ka nje zemer te arte
nje femer vjen era dite
nje femer vjen era nate.
 

shefki

Papirus rex
ARGETIM HYJNOR



Kanarina kendoi kendshem e me ritem

Na kenaqi neve te mbledhur rreth kafazit

Meriton te ciceroje rreth botes-brohoritem

Cliroje-iu lutem bujshem matrapazit


Por matrapazi kish plane te tjera

Kanarinen kerkoi t’ua shiste perendive

Ata iu kanosen:e cofur s’ka vlera

Matrapazin caktuan Profet te Melodive
 
Top