Këndi i shkrimeve të reja.

joetisti_

Locus omnem
NE UDHE E SIPER...



Zjarrin i vume luleve,shkallmuam bordurat

U rrekem qe te digjnim librat dhe pikturat

Miq te rrahur me vaj e me uthull dogjen dhe feniksin

Perlane gjellen e shijshme,harruan mikpritesin

Dhe si zagare pergjuan gjahun,por ia mbathen,frikacaket

Terhoqen pergojimet e sajuara enkas per endacaket

Ne fakt une u bera ere me shpejt sesa ata

Bashke me germeret e mbremshme si pirune te ngulur ne temtha

Urdherova veten:zgjidh nje femer qe i ngjan tepke tet eme

Dill per kismet me nje traste prej beme

Si mish kerme trajtoje qylin

Hanxhiut,ne dritehije, tregoja berrylin

Te tjerat udhezime,vetja ime....
je njesh shoku !!
 

shefki

Papirus rex
Njesh je ti qe merr mundimin te lexoxh...


NGACMIM SHPIRTEROR

Lajmi fundit mori dhene
Ne qyqet erdhi nje fjale
U gajasen anekend
Thane se fjala ishte gjalle

C’ka ketu per t’u zgerdhire
Fjala do te rritet...rritet,,,
Qofte ajo krijese e mire
Bota jone do tronditet
 

shefki

Papirus rex
Pershendetje miq!

PERTEJ JOSHJES
Ketu me keni mua
Hu per te thare tutat ose gogozhel per te trembur hutat
Ketu ishin dhe ata
I shquan shtazet ne parcelen e preshve u dhane ca fshikulla te mira vesheve
Vete u mbyten ne perrua

Nejse,i lutem zoterise qe te kete miresine te shoqeroje zonjen kokebosh
Pas kercimit zgupthi mes tallazit kalterosh
Ne valle le futet dhe gogozheli kaqol qe shkermoq bonbone perbrenda plot gjol
Gabimisht dridhet dhe murgu i manastirit qe ka hequr te zite e ullirit

Ketu me keni mua por s’kercej dhe pike
Ahengun e prish ajo me belin si berxhik
Shterngon doren perzemersisht hallave hatermbetura
Pa piken e gajles na lexoka letra
Shkurtimisht na tregon se marangozi hyjnor krijoi zgerbonjen e molles
Dhe rrobaqepesi hokator hekurosi perparesen e shkolles

Por ajo me belin si berxhik cyt dyqind sy te perdredhur si kamxhik
Dhe meqe kam te tjera halle s’po hidhem ne valle
 

joetisti_

Locus omnem
-- fushë, me tulipanë --

po të ishe kek, do të haja
pepsi, do të pija
po të ishe lot, do të prekja
dritë, do të shihja
po të ishe zog, do të kapja
histori, do të tregoja
po të ishe pemë, do të shkundja
portokall, do të qëroja
po të ishe premtim, do të mbaja
këngë, do të dëgjoja
po të ishe fallad, do të thithja
dhuratë, do të pranoja


po të ishe kohë, do të prisja
libër, do të lexoja
po të ishe çështje, do të zgjidhja
thashethem, do të besoja
po të ishe mal, jo pa dëborë
fushë, me tulipanë
po do ta dish, të kam shumë
shoqe, edhe xhan
po të ishe zanë, do t’kisha ëndërr
flutur, dëshirë
po do ta dish, të kam shumë
zemër, dhe të mirë.

(poezia per Megg. Te kam shoqe !)
 

Thamina

Papirus rex
Ne qetesi te degjoj
ndersa zemra ime do donte te bertiste
te shikoj ne sy e shpirti im do donte te fluturonte tek I yti
vetem ne endrrat e mia une jam me ty
zemra ime rikthehet se rrahuri
trupi im ringjalleht deshirash
vetem aty me ty une jetoj
kur frymarrja ime eshte dashuria jote
e puthjet e tua me qojn ne parajse
sa do doja te perhumbesha ne palosjet e zemres tende
ta lija qe mos te ishte enderr
te thoja thjesht te dua
me jep doren e rri me mua
mos me vrit endrrat
merr frym me mua e pastaj do shikosh
qe kjo dashuri do marr jete vetem nese
do besosh ne te sic besoj une.
 

Dreamer

Under the Dome
Ne qetesi te degjoj
ndersa zemra ime do donte te bertiste
te shikoj ne sy e shpirti im do donte te fluturonte tek I yti
vetem ne endrrat e mia une jam me ty
zemra ime rikthehet se rrahuri
trupi im ringjalleht deshirash
vetem aty me ty une jetoj
kur frymarrja ime eshte dashuria jote
e puthjet e tua me qojn ne parajse
sa do doja te perhumbesha ne palosjet e zemres tende
ta lija qe mos te ishte enderr
te thoja thjesht te dua
me jep doren e rri me mua
mos me vrit endrrat
merr frym me mua e pastaj do shikosh
qe kjo dashuri do marr jete vetem nese
do besosh ne te sic besoj une.
Fantastike !!
 

Thamina

Papirus rex
Per njeriun me special ne kete bote!

Nje engjell eshte afer teje
qe te perkund e te rri prane
dhe a e di pse?
Ti je nje NENE e asnjegje ne kete bote seshte me e madhe se Ti.
Ti qe neteve zgjuar rrije
duke pritur...
...ate qe ne krevatin e vet sishte akoma...
e ti qe duke pritur thoje me vehte
qe ne kete bote ka shume dhimbje,mendo qe afer teje tani e pergjithmone nje engjell eshte.
Zot nese je larg apo afer
Ruaj perher femijen tim ,Vetem ti Zot e di sa nje nene don femijen e vet
Nje Nene lutet e ben gjithcka per femijen e saj
e vendi I saj eshte perher
atje ku ti do kesh perher nje mendim per te.
 

Thamina

Papirus rex
Kete nate sarrija te flija e keshtu dola per nje shetitje
...eca gjate e ne erresiren e nates qe po therriste mengjesin degjoja kafshet qe po zgjoheshin nga gjumi...
ndjeja eren e fruteve te egra...e gjelberimit te madh qe zgjon pranvera dhe era qe me perkedhelte kurrizin.
Mberrita deri te nje koder e vogel,e nje bar I gjelber mu shfaq perballe,e pak me lart saj nje keshtjelle.
Arrita te kaloj ndjenjat e gjithcka cdo veshtirsi , pertej mureve te saja derisa gjeta menyren qe te futesha Brenda saj.
Brenda pamja ishte e mbrekullueshme,ne oborrin e asaj keshtjelle lulet kishin celur edhe pse dita skishte lindur akoma...e nder dritat qe leshonin xixellonjat mu shfaq si nje ambjent magjik...
Zhurma e nje ujvare pak me tej,arrija te degjoja cdogje...deri tek perplasjet e duarve te insekteve qe kalonin ne ate oborr mahnites.
E habitur nga cka po shikoja,vazhdova te ecja te zbuloja kete vend mbrekullie natyrore,kur papritur ndalem e ndodhem e shastisur nga nje pamje e papershkrueshme ,thjesht e pabesueshme.
Mijra flutura te bardha kishin rrethuar nje peme e cila ne maje leshonte nje drite te fort por ne te njejten kohe delicate...
U afrova avash avash e pak e frikesuar,e kur u ndodha nje hap afer asaj drite,nje shtojzavalle me doli perpara e me buzqeshi...
Ne duart e saja ishin nga 5 trendafila te kuq ,e trupi I saj ishte I veshur me nje vel te bardh e plot yje...qe leshonin drite kudo...e ngela e habitur...akoma me shume kur me tha:

Pershendetje per ty njeri qe beson ne kete ndjenje dashurie
qe leshon ndjenje e passion
shikoj syt e tu e shikoj sinqeritet
te shoh zemren e shikoj shume ne te...deri tek ai qe eshte ulur aty e nuk leviz

Mirseerdhe ne kopshtin e luleve
ku shndrit dielli e lindin dashurite
ku mund te gjesh flutura qe flasin
e kembanat e largeta te vendeve te ndryshme...

Te prezantohem une jam shtojzavalle
ketu kendohet ,kercehet,
e keto kafshet me bejne shoqeri
permes diellit ,dashurise e alegrise.

Te jap kete trendafil
jane teper te bukura e leshojne nje ere te mbrekullueshme e mund ti besh buqet
merri keto te 5 qe kam mbledhur jane me te bukurat
jane lule te rritura me driten e ketyre yjeve...

Kur dikush ti dhuron
do jesh e dashuruar me te pergjithmon
nje trendafil eshte bukuria
e shpirtit dhe e ndjenjes

kurse trendafili tjeter eshte per buzeqeshjen
luminoz e te jep kenaqesin e lumturise e te ndez fytyren me kenaqesi
kurse e treta eshte:simpatia
e cila nuk mungon kurre...

e katerta eshte gezimi
nje shkelqim dielli qe nuk mungon asnjeher
e perfundimisht e 5 sinjifikon Dashurine
e ty te perket pak se ta jap me gjithe zemer.

Me kete te uroj fat
"ah per pak harrova ,jane nga 5 leke seicila"


" e une e shastisur nga e gjithe kjo ngjarje qe kisha ngelur duke e shikuar kete mbrekulli ,e sdija a isha ne enderr apo po ndodhte prej verteti...e I kisha besuar gjithckaje..."

E ne ate moment provova ti pergjigjesha :
Pershendetje per ty e dashur Shtojzavalle
jam e shastisur nga e gjithe kjo magji e bukuri perreth
por njeriu qe dua eshte nje njeri I shkelqyer
me nje shpirt te sinqert e nje mendje te art e gjithcka qe buron ne trup te tij eshte ndjenj qe si perulem dot

Nuk e di se si ti njeh dashurine
por ate qe ndjej e kam ne zemer,ne mendje ,ne shpirt
lulet e magjia jane ne historine tone...
e ndjenja e asaj historie eshte e pavdekshme

I mora trendafilat me qef ne fund te fundit eshte shenje respekti
kerkoj falje per cfare thash mbase sjam ne nivelin e madherise tuaj
por ne ate dashurine qe njoh une e kam provuar une
lulet e bukuria vijn nga shpirti
ndjenja po ashtu
e jeta ne te cilen jetojm eshte shume e padrejte,por dhe truri ben pjesen e tij e cila quhet llogjike
Gjithsesi magjia e universi ku jetoj une eshte Ndjenja Me Hyjnore Dashuria Pa Kushte.
E per ne humant kjo eshte pergjigja e gjithckaje ne jeten qe bejme.
E dashuria e ndjenjat tek ne nuk blihen,nuk paguhen,nuk kan cmim material.
I vetmi cmim qe njeriu paguan per dashurine eshte cmim I shtrenjt shume :cmim nga shpirti e qenja e tij humane.

e mua me pelqen te shkruaj per dashurine eterne
ke degjuar per kete dashuri ti shtojzavalle?
"ah harrova ja 25 leke mbaje nje pesshe per vete..."

Me keto fjale do doja te te shpjegoja qe nuk ka nevoje per nje rast preciz per te te bere te kuptosh se sa I rendesishem je per mua,mjafton te te kem pergjithmone ne mendjen time...dite...nate...
 
Last edited:

joetisti_

Locus omnem
komplimete Thamina, me tejshpove shijen me keto poezi. (s'i lexova komplet sepse jane shume por me kalimin e kohes do t'i lexoj, por lexova ca pjese, mrekulli)
 

shefki

Papirus rex
HOP KETU E HOP ATJE

Kjo me ndodhi mua...
Mund ‘t’i kete ndodhur edhe atij qe voli bishtajat
Asaj qe vuri thembrat nga majat
Atyre qe jane te dhene pas gjuetise se fokes
Kjo me ndodhi mua:durova turpin te ulur ne cafke te kokes

Sigurisht qe ata qe me besojne i mbyt meraku
Ndertojne nje shtepi me toptha prej varaku
Brenda merimangat shkaktojne klithje histerike
O c’sfond muzikor per shenjtoret prozaike

Qejfardhur...
Ti me ngjall neps qe perterin forcat
Ti je kullufitje qe zileps edhe dosat
Ti je i tepert ne ate mjedis
Largqofte,si une mos u kaperdis

Prapa kthehu,ne vend numero
Kjo me ndodhi mua prandaj aty qendro
Humbsh ne mendimet e mia pa rend
Qyqi une,pra,se bytha s’me ze vend
 

shefki

Papirus rex
thanks!

RIME EMOCIONALE

O coban-coban per ty kam nje lajm...
Pervishi ato menge,shtrenoje ate gjalme
Kasollen e Lleshit e moren me qira
Bashkim batakciu ndau bakllava
Pjeshket do te piqen andej nga e hena
Prit mos u lajthit:te ka vdekur nena
 

shefki

Papirus rex
FDLSKMJGCPIE

Feksi si reklame para se te flije
N’enderrat diellore levriu si hije
N’pragun pranveror t’u duk si mik pa shije
FDLSKMJGCPIE
Ky titull poezie
 

joetisti_

Locus omnem
-- femra ----

jetes i jep ngjyre
ngjyres i jep jete
te bukures i shton ritem
ritmit bukuri, i jep
jetes i jep energji
energjise i jep jete
gjakut i jep zgjuarsi
zgjuarsise gjak, i jep

erreseires i jep sy
syve drite, u jep
jetes i jep njomesi
njomesise i jep, jete.
 

Thamina

Papirus rex
Nese eshte e vertete qe gjithe hapesira e qiellit arrin te pasqyrohet ne ujin e detit
nuk eshte asigje qekur syt e tu kane reflektuar te syt e mi
jo,mos I heq tlutem
do jesh mengjesi im e darka ime
do jesh mali im e un si re do u afroja tek ty te te rrethoja e perqafoja
mund te ishe shpirti im qe ka kohe qe te kerkon
mund te ishe mallkimi im qe prej kohesh do duhej te ikja...
por di ,une e di
ja vlen per te te jetuar.
 

Thamina

Papirus rex
Mbrem kam enderruar buzeqeshjen e rralle tende ,
e Shkodren time
ishe lart ne qiellin e erret
por te binte nje drite e forte mbi trup
e nje tingull mbrekullisht ne ate qetesi nate...
....e une te therrita ne emer

Jeta Jeme.
 

Thamina

Papirus rex
Eshte e bukur nata
e nga endrrat sduhet te kemi frike
as nga realiteti
si ti e ke imagjinuar,menduar
nje bote ndryshe
ku qielli eshte I pashpjegueshem
zgjohu...zgjohu...
jeta nuk eshte nje enderr ,por eshte akoma me shume...
 
Top