Këndi i shkrimeve të reja.

Dajaku

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Ema se mos na e ben dhe me turp pastaj ate te shkrete?!
Se u dogjem te tere ketu. :smash: :smash:
 

Ema

Goddes
Re: Kendi i krijimeve te reja

/pf/images/graemlins/smile.gif
Adria alamet poezish /pf/images/graemlins/smile.gif !
 

ADRIA

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

EMA SHUME FALEMINDERIT MOJ E TALENTUAR PER LETERSI! EDHE TI SI SHPIRT I KE ATO KRIJIMET E TUA QE KAM LEXUAR DERI TANI! Ja edhe nje tejeter per "PUTHJEN"

Te Puth!

Te puth me lengun e buzkave,
te puth me driten e syçkave,
te puth me mprehtesine e vesheve,
te puth me embelsine e faqkave,
te puth me afshin e gushkes,
te puth me buzeqeshjen e fytyrkes,
te puth me zjarrin e zemres,
te puth me malin e ndjenjes,
te puth me shpresen e shpirtit,
te puth me fatin e lotit...
Te puth, te puth kaq fort,
te puth ku te duash ti
dhe me frymen time te ngrohte,
une e ndez puthjen tende dashuri!

ADRIA © (Dhjetor 2002)
 

LosT^text

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Kremtim


E lemuar si shkretetire e rrafshet,
E diellte tamam si shkretetira,
Me nja dy duna ankthi ne horizont,
Eshte kjo ane e shpirtit tim sot.


E une per kete do pij,
Tavolinen e diellit do e kremtoj me kete rast
Dhe devene e udhetimit do e le te prese atje ne cep,
Gjersa dhe une te kthehem I diellte
E mbi mua hije te leshoje
Tavolina e diellit,
Me goten time bosh
Dhe gotat e miqve te mi plot
Me mallin tim.
 

ADRIA

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

JA EDHE 2 POEZI TE TJERA, TE VOGLA DASHURIE! KETO JANE 2 NGA POEZITE E MIA ME TE PREFERUARA QE KAM SHKRUAR KETE DIMER NE FUND TE 2002-IT, PER TE DASHURIN TIM QE E DUA E ME DO FORT FORT, FORT! CIAO BABY!


Ne Pyll...

Si çakall i marre
ne pyll dua te vrapoj,
pasionin e pare
bashke me ty ta perqafoj...

Mes trungjeve te pemes
te fshihem nen ca gjethe,
me hirin e Helenes
dua te gjej Trojen time...

Pemet e larta me te njejten fytyre
fllade te keshojne mbi mua,
rreshira qe rreshqet si yndyre
mbi drurin e tyre te shkruaje Te Dua!

Atje ne peme, atje ta shkruaj,
gjithe pyllit pastaj t'ia oshetij:
"Te dua zemer e per ty sot po vuaj,
sepse ti me mungon si shiu ne shkretetire..."

Dite e Re...

Kjo dite e re
buzet m'i puthi,
"Miremengjes!" - me tha.
Dielli i buzeqeshur,
rete si shtellunga
kaptivuan qiellin...
Debora u shkerrmoq
tek njerezit hidhnin hapa,...
makinat zvarre - zvarre
mblidhnin me vete pislleqe...
...Eshte Dhjetor
kete te Enjte pas Krishlindjes
dhe kjo bote e lodhur
shkemben urime e dhurata,...
...Ne kete dite te re
kur une marr fryme
perseri
teksa mendoj per ty!

ADRIA :cool:
 

Dajaku

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Zemren me sy e dashura m'a ndez
zemra si qiri me flake rrone e vdes
tek flake e bukur zemra flutur turret
kurbane e tera digjet pa kujdes.

/pf/images/graemlins/wink.gif
 

fallen angel

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

/pf/images/graemlins/laugh.gif

djalli e marrte shkollen
dhe ate qe e shpiku
per faj te saj she mua
nje cope zemer me iku

me mire sic ish perpara
pa shkolle pa dituri
punohej neper ara
ama ne mbremje dashuri

ndarje po nuk kish
vec kur dilej per kismet
por vater lumturish
mbetej toke e vet

keshtu me ndodhi mua
qe "dola per kismet"
dhe zemren qe une doja
e lashe ne nje qytet

me pas me mijera here
une veten e mallkova
si ne nje dite vere
kur zemren se degjova

por tani jam i qete
e veten me s'mallkoj
e ne cdo rrahje zemre
ty shpirt une te kujtoj! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

ADRIA

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Vajza Karshi Botes... (me pelqen shume kjo poezi po juve?!)

Floke bjonde derdhur si nje ujvare,
nje vajze e re kjo bukuroshe,
dy sy sa te bardhe aq edhe te kalter,
supe te holla qe pesha ende s'mbajne...

Me nje fustan te blerte dhe vjollce,
shkelqim drite mbi fytyren e saj,
ecje tronditese permbi trotuar si nje vale,
aroma lulesh pas lekures se saj si porcelan...

Kjo ishte panorama e vajzes
karshi realitetit kaq te piste,
buzeqeshja e ngrire e saj e fytyres
por sado e vockel buzeqeshja e shmangte pak xhelozine...

Xhelozine e kesaj bote te shkrete ku jetonim,
me mistere ne forma te ndryshme,
mekatare si qyqet qe mekatonin,
veçse kjo vajze s'kishte asnje mekat se ishte e hijshme...

Nderkohe qe toka rrotullohej rreth unazes se saj,
plot brenga te hidhura dhe lengime
dhe bjondja e lezetshme vazhdonte te ecte dalengadale,
si fershferime pranverore, kaq e bukur ne shpirt!

Ne mendjen e saj endrra fshehur diku atje,
shpresa te dlira, pa kufi...
tek bota numeronte gabimet nje nga nje,
se ishte bote e shkrete, intriguese, me djallezi,
........................................................ah ç'poshtersi!
Ndersa vajza...
Vajza ishte nje bukuri,
ah ç'bukuri!

ADRIA © 2002
TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA
 

ADRIA

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Syte e Saj...


Syte e saj,
sy intrigues si djalli,
sy pa faj,
sy te permbushur nga malli...

Syte e saj,
sy marramendes,
sy me vaj,
sy lotesh lebetites...

Syte e saj,
sy te dashuruar,
sy pa fjale,
ato dy sy te shkruar...

Sy lara-lara,
sy jeshile perziere me blu,
sy pak si te vrara
sepse atyre u mungon dikush...

Syte e saj
qe sot duken si rezervuar,
syte qe me lote jane lare,
ah keto sy te deshperuar...

Edhe ato po kerkojne
nje fytyre, dy faqe,
syte e saj dashurojne
nje djale qe iku marrezisht,
.........................pa paqe...

Syte e saj
qe sonte dot s'e fshehin
mallin per ate djale,
keta sy qe lote rrjedhin
........................e derdhin...

Syte e saj,
jo ato s'kane asnje çike faj,
...............................po pastaj,
...............................valle ç'ndodh pastaj?!

ADRIA :cool:
 

ADRIA

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Perkujtim per Vajzen nga Kukesi...


Nen tallazet intriguese
te zemres se tij
...atje ndodhej fshehurazi a mashtruese
nje e pavdekur dashuri!

Ishte nje dashuri
qe ai e kishte kerkuar me vite,
e kishte shtrenguar ne gji
ne vajtje dhe ikje!

Behej fjale per dashurine e pare,
dashurine pa asnje inat
te djaloshit njezetvjecar,
dashurine e sigurt, per te cilen ai kish qene krenar...

Behej fjale per nje vajze te bukur,
nje vajze me ze te holle,
qe ishte e shkathet si nje flutur,
e pamshme si nje ikone!

Kishte qene vajza e tij,
vajza e bukur nga Kukesi,
vajza qe e kishte bere per vete
....................................si me magji,
vajza me syte si rrushi!

Me te kish dale piknik
livadheve jeshile,
e kish dashur pa asnje frike
e i kish keputur kaq shume lule...

Dhe me ato lule kish thurrur dhjetera kurora
qe ne koken e saj rrinin me pas,
nje kurore me manushaqe e lulebora,
kurore qe i kishte kaq hije flokeve te saj...

Ato floke te lara si ne ar,
drite e florinjte binte mbi ate bjonde
dhe lekura qe i ndriste si kristal,
atij kjo vajze sonte po i mungonte!

Po i mungonin fjalet
qe i kishe peshperitur tek veshi pa ngurrim,
po i mungonin tingujt e zerit,
kur ajo i kishte thene e para "Te dua!"
........................i'a kishte thene pa pushim!

...6 muaj tashme kishin kaluar
dhe 6 mije here kish vdekur serish ai,
se me vajzen pas se ciles qe dashuruar,
kurre me nuk do te bente dashuri...

Kurre me s'do ledhatonte leshrat e saj
dhe t'ja hidhte bajluket neper fytyre,
kurre me s'do perqafonte ate qafen si zane,
apo ta shihte tek krihej si zanat para ne pasqyre!

Dhe ate trup ende akoma te paformuar,
trupin delikat te kesaj 17-vjeçareje,
trupin qe ai vete e pati ç'virgjeruar,
s'do e pushtonte me ashtu si me pare!

S'do i puthte me buzet e saj te jargavanta,
apo ta guduliste pak ne kerthize,
sepse tashme kishin ardhur dite te acarta,
per djalin e vetmuar si nje qyqe e zeze!

Kishte 6 muaj qe vetem lote dilnin,
lote si diamante pasi ishin kaq te çmuar,
lotet qe pafundesisht si shi i marre binin
dhe syte e tij s'kishin qene akoma te shteruar!

Sepse kjo vajze, kjo bukuri,
tashme nje engjell ishte atje siper
dhe djalin nga parajsa e shihte me siguri,
mbase vete ajo donte te qante si keter!

6 muaj me pare ajo kishte vdekur
ne nje aksident automobilistik,
por edhe sot e kesaj dite aspak s'ishte tretur
imazhi i saj qe rruhet nen ate qiparis!

Korrba e shqiponja kishin shtegetuar
permbi varrin e saj çdo nate
dhe ato ze-çjerrat s'e kishin harruar,
bukuroshen e Kukesit te lashte!

Por sot eshte djali qe qan me shume se kushdo,
ai qe mbeti akoma mes zemres se saj,
nje zemer qe pushoi se rrahuri por ama s'ndaloi...
nuk e ndaloi zemra kurre dashurine qe ende e ka...

Dhe shume kohe do te kaloje
sa hap e mbyll syte,
mengjese te bardha e te ngrysura do te agojne,
mbase do te ikin edhe 6 vite te tjere..

Por ai kurre s'ka per ta harruar
vajzen Kukesiane adoleshente,
ky djale serish ka per te dashuruar,
por si dashuria e pare kurre me s'do te gjente!

Dhe tek i binin lotet kete nate
edhe hena i kishte varur turinjte,
qielli inatosej i ngrate
dhe mekatet i shtoheshin botes si gjarperinjte....

Por mekat ajo vajze nuk kishte,
kurre s'qe penduar ai,
sot tek ndez per te nje qiri ne kishe,
digjet me qiririn edhe shpirti i tij...

Digjen lotet mes kripes se tyre
dhe zemra perpiqet te behet e forte,
malli eshte futur drejt nje humnere,
ne humneren brenda djalit kaq thelle, por ngrohte...

Ndersa vajza, ah ajo me siguri fle,
fle atje siper rrethuar nga engjellushkat,
veshur me te bardha me siguri do te jete
dhe mbase ne koke do kete kurore me manushaqka!?

/pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif <--- Keshtu besoj ka per t'ju bere te gjitheve kjo poezi kaq prekese imja, shpresoj se ju ka pelqyer ama, apo jo?! UNE VDES NJEHERE PER KETE TREGIM NE FORME VARGU DHE FATKEQESISHT ESHTE NJE HISTORI E VERTETE PER 2 SHOKE TE MI!

ADRIA © VJESHTE 2002
TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA TE AUTORES
 

ADRIA

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

KANARINA

(Ketu nje djale e krahason vajzen e tij qe e la me nje kanarine te bukur, qe ishte larguar ashtu si kjo vajze.) Shkruar me 24 Nentor 1998.

Kanarina pa qiellin,
flatrat i rrahu fort,
si flutur e bukur
u ngjit neper bote!
Qielli e kulloi boten e pare
me rete si varka pa vela,
qemtoi ca bore
mbi zemren e vrare,
...dashuria seç mbylli
ca dyer te tjera...
Kanarina fluturoi ngadale,
...si zerin e saj e kishe zerin ti,
vallezoje me mua si e marre,
shpirtin e ngrohje me terresi!
Me lulekuqet thurrje kurore,
i pelqeje mimozat ne pranvere,
dilje bashke me mua,
luanim si femije me topa bore,
rendje porsi engjellushe ngahere!
Kanarina mbylli plaget
me zerin e embel mjalte,
e degjoja kengen e saj te larget
e nga brenda ndjehesha i zjarrte!
Pemet ndjeheshin bosh
se gjethet u kishin rene ne vjeshte,
s'kishte kanarina e as te tjere zogj
e une, une s'kisha me...
.............................dashuri ne stine!


ADRIA :cool:
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Adria,jo pse the se eshte ngjarje e vertete dhe lidhet disi me ju,por pse e ndjeva,ia besoj asaj poezise suaj vertetesine [cilterine e shprehjes se ndjenjave]dhe lidhshmerine e ngjarjes se saj me ju.
 

ADRIA

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

SI TJETRI: SHUME FALEMINDERIT PER KOMPLIMENTAT E TUA RRETH POEZIVE TE MIA!

ADRIA :cool:
 

ADRIA

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Vargje Prekese per Atdheun Tim te Shtrenjte!

Kujtim per Jeten qe Lashe Pas...

Sa here dua te filloj nje jete te re,
t'u marr ere luleve aguliçe dhe karafila,
te shkoj larg e te nis nga e para serish,
mos e kthej koken prapa por veç te ec perpara!
Mos kem me brenga por vetem qetesi,
te marshoj ne horizontet me ere plot,
te bie edhe njehere ne dashuri
por te duket sikur eshte e para here
.......................................a do mundem dot?!
Ne oqean dua te zhytem thelle
te notoj pa frike e te arrij tjetrin breg,
amanete mos kem asnje, sekrete jo kurre,
te jem e paster dhe e lire brenda ne shpirt!
Por nje pjese e imja do te rrije ketu,
sepse ketu kam lindur, ky eshte vendi im,
jam Shqiptare, vetem ketu gjumi tamam me ze,
ne krevatin qe kam pasur qe e vogel,
........................................sepse dielli aty bie mbi agim!
...Valixhet s'i marr dot t'i mbush me plaçka
se syte tani fort mua me lotojne,
tek behem gati qielli shkelqen perjashta,
mua Qershori detin e veres me pushime
........................................mendjen e kujtojne...
Plazhin e Vlores qe pashe per here te pare,
aty ku kam mesuar notin ne detin Jon,
Joni tani me kujton anijet me njrez plot qe u larguan,
me mijera familje te tera qe me shprese gjetke migruan!
...Pastaj nga ballkoni ca vajza te reja shoh,
ato te buzeqeshura volejboll po luajne,
mes atyre vajzave nje fytyre dalloj se e njoh,
nje vajze qe e kam pasur shoqe dhe bashke dikur kemi luajtur...
...Por tani valixhet e renda mbyll
dhe bashke me to mbyllen kaq shume kujtime,
fotografite e femijerise ne nje xhep te çantes i hedh,
e shoh dhomen time per here te fundit i puth ato mure...
Mure te ftohta, nje bojeqielli te zbehte me lule ne tavan,
ato ishin bere miket e mia kaq here,
kur isha e deshperuar, e harruar dhe pa fjale,
ato u bene frymezimi im te hidhja vargje holle e lire!
Tani deren mbyll nga prapa pa pare,
shkallet e pallatit per here te fundit i zbres,
mendoj dhe vetja me duket mbase mendjemadhe apo e marre,
sepse kete Atdhe, Korçen time te Dashur s'dua ta braktis!
Braktisja sa fjale e rende permbi shpine,
"e hidhur" po me duket tek buzet time e shqiptojne,
mbase arratisje do te ishte akoma me keq si karatine,
por sido qe keto "ikje" te quhen, une e di qe nga ky vend
.........................................................do te me largojne!
Keshtu qe perjashta dal, qiellin e bukur pa asnje re veshtroj,
sonte aty ne hapesiren qiellore do te fluturoje avioni im,
por a do mundem malet e larta nga dritarja e avionit t'i shikoj,
Moraven e kreshtave ku kaq here kam shkuar me shkollen ekskursion?!
Nuk dua te ik por duhet te largohem
per nje jete me te mire me nje te ardhme me shprese,
drejt Amerikes qe Zoti thone "e ka bekuar" nga çdo qoshe!
...Para se te hyj brenda avionit ulem poshte
dhe token time Meme, me pluhur, puth...
atehere nje lot i nxehte me bie nga syri dhe tretet faqeve
pastaj me vete them: "Ndoshta do te jete me mire keshtu!"
Oreksi me pritet kur avioni ngrihet lart,
eshte e para here qe kaq tutje po fluturoj,
vendi im duket i mrekullueshem sa me s'ka qe nga larg,
une ne dore kam nje stilolapes te shkruaj tek meditoj...
Filloj te shkruaj pa vonese nje poezi
qe i'a dedikoj me pasion jetes se kaluar,
nje poezi ku flas per Shqiperine time me dashuri.
tashme e permallosur une si nje shkrimtare me eksperience
..........................................................shkruaj e shkruaj!!!


Dedikuar Shqiperise Sime Te Paharruar Kurre ne Mendjen dhe ne Zemren Time! E DUA SHQIPERINE!!! Eshte nje De-Ja-Vu e dites se fundit qe kalova ne Shqiperi (ne qytetin tim te Korçes), para se te vija ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne Qershor te 1997-es. 1997 - qe ishte ky edhe nje nga vitet me te veshtira qe po kalonte Shqiperia gjate "Kohes se Demokracise". Ishte nje vit Lufte ne fakt dhe kemi ikur mes asaj "Gjendjes se Jashtezakonshme", gjithe atyre te shtenave dhe armeve neper rruge. Mbaj mend qe e kam shkruar kete poeme me lote te medhenj ne sy saqe edhe fleta e bardhe u lag, si edhe me kujtimet qe pikojne nga Malli Im per Memedheun, ne veçanti per qytetin qe e kam quajtur dhe vazhdoj ta quaj Vend-Lindje, Korça pra! Me jepni mendime neqoftese ju pelqen OK?!

SI TJETRI kjo pikerisht eshte nje poeme shume e ndjere imja qe ka ardhur nga shpirti. Te pelqen?!

ADRIA :cool:
 

ADRIA

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Ti dhe Endrrat! Shkruar ne 8.15 p.m me 25 Nentor 2002 (Per te Dashurin Tim)

Sa shume endrra kam enderruar,
sa shume vargje kam shkruar,
sa shume nete kam ndenjur pa fjetur fare,
sa shume here kam pasur halle!

Sa shume qytete kam shtegetuar,
ne sa shume rruge kam vrapuar,
sa shume here jam deshperuar,
aq edhe me shume jam gezuar!

Dhe sot vazhdoj te enderroj,
kohes ec dhe mes horizontesh vrapoj
dhe se di as vete se ku po shkoj
por kam nje ide se ku ndaloj!

Atje ku jane endrrat e mia
atje me mban shtepia,
dhe s'mund ta krahasoj me asgje ne bote,
ndjenjen qe kam une sot!

Atje tek dal ne kete nate
dhe s've re kohen neper sahate
se koha eshte çka e bejme ne,
koha eshte nje iluzion ne kete dite te re...

Tek hutohem a mbase enderroj,
nje shkelqim te mrekullueshem une fantazoj,
ah ai shkelqimi i syve jeshile
qe edhe natyres pranverora t'ia kishe marre si me hile!

Te dua me shume se oqeanet me uje ne thellesi
se atje do notoj nje dite mbase kush e di!
Te dua sa thua ti, e gjen, a e di?
Te dua me shume se çdo enderr qe me realizove ti!

Te dua se ti je e vetmja enderr imja,
te dua shpirt dhe une jam tek ti jetimja...
ne rrugen me bore nga pak tek ec
une e vetme dukem por me plot shprese...

Ne zemer nje shkendije qe vetetin si akshami,
ne tru sa shume mendime ca prej Zoti e ca prej Djalli!
Ne trup me debulese ti dhe askush tjeter
ne shpirt me shume se perhere ti dashuri e vjeter!

Ti i morre sonte endrrat e mia
i hodhe andej nga e ka shtepine dashuria,
i solle tek une si me porosi,
ti je endrra me e bukur e te gjitha atyre ama
.......................................ti, vetem ti dashuri!

ADRIA /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
 

ADRIA

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

E Verteta

E verteta,...
nje absolute aritmetike
qe per secilin ndryshon...
Berthame ndjenjash
ne morine e rrugeve
qe ecim dite per dite,...
me dallge marramendese
qe valeviten pafund...
E verteta,...
nje frike e shqyer,
intrigante, çamarroke,
ne fakt nje genjeshter
qe s'u vertetua kurre!

ADRIA, TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA :cool:
 

ADRIA

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

KJO BOTE...

Kjo bote...
valle nje kafshe dinake,
valle nje intrige,
valle nje jete fluturake,
valle nje jete e lige?!

Kjo bote...
valle nje labirinth loje,
valle nje lot i harruar,
valle nje cope kohe,
valle nje qenie e deshperuar?!

Kjo bote...
valle nje diamant i çmueshem,
valle nje stine pa emer,
valle nje kalores i hijshem,
valle nje human pa zemer?!

Kjo bote...
valle nje emocion,
valle nje zemerim i madh,
valle nje pasion,
valle nje njeri i pafat?!

Kjo bote...
valle nje flutur,
valle nje dashuri,
valle te jete e bukur,
valle te tjete gjithesi?!

Kjo bote me pyetje shume
qe trurin tim po e bejne kasapa,
kjo bote me qejf e me pune,
kjo bote, ky milet, kjo dynja...
Valle te jete nje teori
qe nuk zgjidhet kurre me drejtesi?!

Kjo bote kaq katile
gjithsesi me shume mrekulli,
kjo bote me hile
qe me shume se gjithçka
ka nevoje per ngrohtesi!


ADRIA, JANAR 2003

ALL © COPYRIGHTS RESERVED
 

ADRIA

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

CUDIA E ZEMRES

Ne qofte se prej meje dicka do te kerkosh
une vetem zemren ta dish nuk ta jap kurre,
sepse e di qe ate do ta helmosh,
s'dua dhimbje - ti vuaj vete me mire...

Ne qofte se zemren tende ti do te ma jepje mua
une ate do ta kerkoja pergjithmone,
me shprese e imja do te mbeste ajo,
se une patjeter, çmendurisht dhe terresisht
.............................di ta Dashuroj!

ADRIA :cool:
 

ADRIA

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

C'eshte Njeriu?! TETOR 2002

C'eshte njeriu a e di?
Nje pallat ndjenjash, nje mrekulli!
Apo eshte viktime dhe pasoje?!
Njeriu eshte gjithçka them une se per te kemi nevoje!

Kemi nevoje per njeri-tjetrin
moter e vella, shoqe e shok,
siç i'a ka nevojen sherbetorit mbreti,
siç kemi nevoje te pijme e te hame dite per dite
........................................................plot perplot!

C'eshte njeriu si mendoni?
Nje kuti enigmatike me plot thesare!
A mos eshte ai kampioni
i çdo te mire e te keqeje neper universe?!

C'eshte njeriu kush e di
te ma thote edhe mua tani?!
Se vetja ime me duket kaq e çuditshme ndonjehere
them me vete "valle keshtu te jene te tere?!"

Me habit çdo njeri qe rruges kaloj
ca me bukurine e ca me shemtine,
ca me rrobat qe kane veshur dhe atehere kur meditojne
ca me mendjen kaq te zgjuar, ca me dashurine!

Nje vogelush me lotet e tij te brishte,
nje gjyshe qe thurr trikon me ngadale,
nje vajze adoleshente me sy te trishte,
nje burre i mesem, tullac dhe i pafjale!

Nje mesuese me nxitim tek shkallet e shkolles,
nje student i veshur si rebel me floke jeshile,
nje plake Araxhije me gersheta te holle,
nje bebe e sapolindur me nje te klithur si zile!

Keta jane njerezit pra
njerezit qe shoh dite per dite une,
me ta ngjas mbase edhe une ca
dhe njekohesisht me ta ndryshoj kaq shume!

Jemi unike e te bukur qe te gjithe mendoj,
me kaq morale por edhe teprica e gabime,
ca prej nesh te dashuruar apo "in love"
ca nga ne me inate, gjaknxehte apo me paragjykime!

Dhe perseri s'i morra vesh te tera
seç eshte njeriu pra aty e kam fjalen,
sepse NJERIU eshte kaq shume gjera,
nje pirg virtytesh dhe vesesh i paane!

Por sidoqofte njeriu eshte me cipe,
ka pasione dhe endrra perbrenda tij,
njeriu - gjeja me e komplikuar ne bote,
si edhe "gjeja me e çmuar", vertet NJE MREKULLI!!!

UNE E ADHUROJ KETE POEZI! MENDOJ ESHTE NJE NDER ME TE MIRAT QE KAM SHKRUAR, ME TE CILEN KAM HYRE EDHE NE NJE KONKURS POEZISH SHQIPTARE NE BOSTON, KU FITOVA CMIM TE TRETE. SI MENDONI JU?!

Shkruar nga ADRIA (Ada) :eek:
 

Dajaku

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

-Edituar-

Dajaku, te lutem, pa ofendime, coni PM per kesi gjerash dhe shahuni e levdohuni gjithe diten po deshet.

Te lutem Dajaku.
 
Top