Re: INTER-land
INTER vazhdon te beje hapa perpara ne kete fillim sezoni. Megjithese nje ndeshje miqesore, jo me shume rendesi, zikaltrit treguan se ndodhen ne forme te mire duke zhvilluar nje loje te bukur e krijuar disa raste per shenim, ne kuader te pergatitjes sa me te mire per ndeshjet e turit te trete paraeliminator te Champions League, perballe zvicerianeve te Basel.
Fitorja e rradhes ka ardhur perballe Bolton Wanderers ne "Reebok Stadium", me rrezultatin 0-1. Anglezet ndodhen me perpara me pergatitjen per sezonin e ri, pasi 15 dite me vone ata do te fillojne kampionatin e tyre.
Pjesa e pare perfundoi pa gola. Me fillimin e pjeses se dyte, e sidomod me hyrjen e Adriano-s, zikaltrit arrijne te kalojne ne avantazh. Eshte pikerisht braziliani, i cili ne minuten e 65-te pas nje pasimi perfekt te Recoba-s, shenoi me te majten e tij te forte, 0-1. "L'IMPERATORE" sic thirret ndryshe 22 vjecari, pati edhe raste te tjera, por sic u shpreh edhe vete ai ne fund te ndeshjes, ishte e veshtire t'i shenoje portierit te anglezeve, e mbi te gjitha, nuk qe e lehte te ambietohej me skuadren, pasi "bomberi" i ishte bashkuar grupit vetem te shtunen, pas disa diteve pushim pas fitimit te Kupes se Amerikes me Brazilin e tij.
Per t'u theksuar debutimi i Edgar Davids me fanellen zikalter, hollandezi zhvilloi nje loje te mire gjate 30 minutave te fundit qe u aktivizua.
Ja formacioni i zikalterve, se bashku me zevendesimet perkatese:
Toldo (84' Fontana), J. Zanetti (68' Coco), Cordoba (68' Sorondo), Materazzi, Favalli (60' Pasquale); Van der Meyde (60' Davids), Cambiasso
(76' Lamouchi), Stankovic (46' Adriano), Veron (76' Farinos), Recoba (76' Zicu), Ventola.
I vetmi aspekt negativ i kesaj transferte ishte demtimi i Oba Oba Martins ne stervitjen e djeshme. Neser nigeriani do te vizitohet nga mjeket zikalter dhe do te sqarohet gjithcka.
Skuadra do te mberrije ne Milano qe sonte dhe neser do te rifilloje stervitjen normalisht ne Appiano Gentile, per te pergatitur sa me mire sfidat e trofeut "Birra Moretti", i cili do te zhvillohet te marten ne stadiumin "San Nicola" te Bari-t, perballe Juventus-it dhe Palermo-s.
_____________________________________________________________
11 lojtaret qe nisen ndeshjen perballe anglezeve:
Hollandezi Edgar Davids ne ndeshjen e tij te pare me zikaltrit:
Autori i golit te fitores perballe Bolton-it, "L'IMPERATORE" ADRIANO: