Re: INTER-land
Per sa i perket fjales "Bbilan" eshte thjeshte nje shaka, s'ka te beje aspak me seriozitetin tim, Juventini. Sigurisht eshte nje trofe i pavlere, thjesht testues per tre ekipet, por me aq sa pashe dhe duke sjelle ndermend lojtaret qe ka Juventus, nuk me duket ne nivelin e dy ekipeve milaneze. Absolutisht nuk e perjashtova nga lufta per scudetto, INTER, Milan, Juventus, Roma do te jene te katerta pretendente pa dyshim, une thjesht dhashe nje mendim personal per ekipin tend. Gjithsesi merkatoja eshte e hapur dhe keni kohe per t'u perforcuar... Urime per Emerson meqe ra fjala /pf/images/graemlins/smile.gif Shpresoj te me kesh kuptuar drejt. Kete vit kemi vertete besim se do arrijme te fitojme dhe t'i hedhim perfundimisht poshte zerat e lartpermendur.
INTER eshte per te dytin vit rradhazi fitues i trofeut TIM. Pas fitores 1-0 perballe Juventus-it me gol te Oba Oba Martins, zikaltrit e mbyllen 45-minuteshin e rregullt perballe Milan-it ne barazim 0-0. Ne goditjet e 11 metershave, te pesta penalltite u ekzekutuan nga lojtare te Primavera-s, te gjithe te suksesshem (Germinale, Semenzato, Fautario, Momente, Laridi). Per kuqezinjte gaboi vetem Dhorasoo, penalltia e te cilit u prit mjeshterisht nga portieri i trete zikalter, Alex Cordaz (shenuan Crespo, Pirlo, Brocchi, Costacurta). Ja formacioni i zikalterve ne mini-sfiden e dyte, me shume zevendesime te bera nga Mancio: Fontana (25' Cordaz), Cordoba (43' Semenzato), Burdisso (34' Materazzi), Sorondo, Pasquale, Van der Meyde (28' Momentè), Stankovic (37' Germinale), Cambiasso, Emre (11' C.Zanetti), Ventola (44' Laridi), Martins (37' Fautario).
Perfundimisht INTER - Milan 5-4 me penallti. Te dyja skuadrat marrin nga 1 pike per barazimin, zikaltrit edhe nje tjeter plus, fale fitores. Renditja: INTER 5 pike, Milan 4, Juventus 0 . Lojtari me i mire i ketij turneu u shpall Obafemi Martins, ne baze te votimeve te teleshikuesve. Kapiteni provizor Ivan Ramiro Cordoba ngre trofeun, i cili kurorezon nje paraqitje te shkelqyer te te gjithe skuadres, me disa mungesa te rendesishme. Mancini i aktivizoi te gjithe lojtaret qe kishte ne dispozicion, ashtu sic u kishte premtuar atyre, duke rrezikuar disi me te rinjte, te cilet e shperblyen me se miri.
Me date 30 korrik do te hidhet shorti i Turit te trete paraeliminator te Champions League, ku do te merret vesh kundershtari i ekipit te Mancio-s.
Ne stadiumin "San Nicola" te Bari-t, me date 3 gusht do te organizohet edicioni i 8-te i trofeut "Birra Moretti", ku perballe njera-tjetres, me te njejten formule si turneu i sotem, do te jene INTER, Juventus e Palermo. Ne kete turne, do te kemi mundesine te shohim edhe lojtaret e tjere te zikalterve, me ne krye te sapoardhurin Edgar Davids, i cili tashme ndodhet ne Milano dhe do te filloje te stervitet me shoket e rinj.