INTER-land

inter_forever

Primus registratum
Re: INTER-land

Lajm i hidhur per ADRIANON . Gjate nates vdes babai i tij .Ishte 44 vjec.
ADRIANO eshte nisur per ne Brazil .Dirigjenca e Interit dhe gjithe ekipi jane prane ADRIANOS ne keto momente dhimbje.
Mendohet qe per ndeshjen e pare me Basilean , ADRIANO do jete me ekipin.
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

INTER humbet te dyja sfidat prej 45 minutash ne edicionin e 8-te te Trofeut "Birra Moretti", zhvilluar mbreme ne "San Nicola" te Bari-t. Ne fakt, pas humbjes 0-1 me Juventus-in "e dhunshem", erdhi edhe ajo 1-2 me Palermo-n. Golin e vetem per zikaltrit e shenoi Nicola Ventola ne minuten e 46-te te sfides se dyte. Me pas, bardhezinjte munden skuadren e Guidolin 2-1 me shot-out, pas barazimit pa gola gjate kohes se rregullt. Ashtu sic u shpreh edhe Mancini, askujt nuk i pelqen te humbase, por ne kete pike te sezonit eshte normale nje renie e tille fizike. Keto ndeshje sherbejne vetem per te pergatitur sa me mire ndeshjen shume te rendesishme te javes se ardhshme te turit te trete paraeliminator te Champions League, perballe zvicerianeve te Basel. Ne fushe u pane gjera te mira dhe gjera jo te kendshme, te cilat Mancio shpreson t'i rregulloje perpara sfides decizive.
Pas perfundimit te ketij turneu miqesor, zikaltrit u lane te lire per dy dite, ne te cilat nuk do te zhvillojne stervitje. Grupi do te bashkohet serish te premten, ne qendren stervitore "Angelo Moratti" ne Appiano Gentile per te rifilluar stervitjen normalisht.

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne familjen e "bomberit" interist, Adriano. Ne Rio de Janeiro, pas nje semundjeje te papritur, humbi jeten i ati i lojtarit, 44 vjecari Almir Leite Ribeiro. I shoqeruar nga nje drejtues zikalter dhe nga prokuratori i tij Gilmar Rinaldi, Adriano do te niset drejt Brazil-it. Nje goditje e rende kjo per sulmuesin e INTER-it. Na vjen vertete shume keq per Adriano-n, te cilit i ndodhi dicka kaq e rende, e pikerisht ne kete moment delikat te fillim-sezonit /pf/images/graemlins/frown.gif Shpresojme ta marri veten per ndeshjen e javes se ardhshme.
 

inter_forever

Primus registratum
Re: INTER-land

Probleme ne sulmin Interist !!!!
Pas demtimit absurd te MARTINS (ku nje top i gjuajtur nga VERON , e goditi ne gju), i cili ishte me ne forem nga te gjithe .Duhet nje muaj te sherohet , pra ne 2 ndeshjet me BASILEAN nuk loz dot.

VIERI eshte akoma i demtuar .

ADRIANOS i ndodhi kjo fatkeqesi . Varet ca gjendje do jete sepse lodhja nga rruga e gjate , por edhe momenti i veshtire qe po kalon pas vdekjes se babait , kam frike se do ndikoje ne lojen e tij.

Ngelen CRUZ , i cili akoma nuk eshte ne forem te mire fizike. RECOBA qe ndoshta eshte me mire nga te tjeret , me sa e pashe ne ndeshjet miqesore.VENTOLA nuk ma mbush syrin , se humb shume raste para portes.
Ja ku dolem tek greku Coutos qe te gjithe talleshin ne fillim...prandaj duhen shume lojtare ne reparte te ndryshme se te ndodh qe 2 demtime dhe ndonje problem tjeter dhe ngelesh keq ne nje repart te fushes.
Jemi ne fillim ...mendoni se cdo ndodhi gjate kampionatit e champions ku lozet cdo 3 dite ndeshje .Ndaj them qe cdo blerje eshte me vlere , pasi ka vend per te gjithe ..
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Shpresojme qe Adriano ta kaloje kete moment shume te veshtire, dhe te jete gati perballe zvicerianeve.
Vieri eshte duke u rikuperuar, ne ndeshjen e kthimit ne Milano duhet te jete gati.
Per Oba Oba-n u konfirmua se do te duhet plot nje muaj qe te riaftesohet...
Per sa i perket Choutos, pritet te jepet hua ne nje klub tjeter, pasi ai as nuk eshte prezantuar me fanellen zikalter si te gjitha blerjet e tjera ne konferencat e shtypit, kjo do te thote se nuk do te qendroje.
Kam besim te Adriano, do ta kaloje kete moment dhe do ta udheheqi INTER-in drejt kualifikimit. Gjithashtu Recoba & Cruz pritet ta arrijne formen e tyre optimale dhe te jene me se te gatshem per javen e ardhshme.
Ore decizive edhe per brazilianin Cesar, i cili pritet t'i bashkohet Mancio-s te zikaltrit sa me shpejt.
Grupi do te grumbullohet serish neser, ne oren 18 do te rifilloje stervitjen normalisht.
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Interistet Kily Gonzalez dhe Nicolas Andres Burdisso jane nisur me kombetaren e tyre drejt Athines, ku do te perfaqesojne Argjentinen ne Lojerat Olimpike. Ndeshjen e pare e kane me 11 gusht perballe Serbise, tjetren me date 14 perballe Tunizise, dhe te fundit me date 17 perballe Australise. Menjehere pas perfundimit te ketyre ndeshjeve ata do t'i bashkohen shokeve tek INTER-i per te qene te gatshem per ndeshjen e kthimit te turit te trete paraeliminator te Champions League, me date 24 gusht ne Milano.
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Sot u mbyll afati per prezantimin e listave te lojtareve te cilet do te perfaqesojne ekipet e tyre ne ndeshjet e turit te trete paraeliminator te Champions League. INTER i dergoi UEFA-s listen e 25 lojtareve per dy sfidat perballe zvicerianeve te Basel. Sic parashikohet ne rregullore, u dergua edhe lista "B" e te rinjve (lojtaret e lindur pas 1 janarit 1983, te federuar rregullisht prej dy sezonesh sportive me zikaltrit, pasi mbushen 15 vjec). Po ne kete liste eshte edhe Obafemi Martins, lindur me 28 tetor 1984.

Ja lista e lojtareve

1 Toldo Francesco
12 Fontana Alberto
87 Bindi Giacomo
2 Cordoba Ivan Ramiro
4 Zanetti Javier
11 Mihajlovic Sinisa
13 Ferreira Josè Marcelo Zé Maria
16 Favalli Giuseppe
17 Cannavaro Fabio
23 Materazzi Marco
26 Pasquale Giovanni
5 Emre Belozoglu
6 Zanetti Cristiano
7 Van der Meyde Andy
8 Davids Edgar
14 Veron Juan Sebastian
19 Cambiasso Esteban
21 Karagounis Giorgos
25 Stankovic Dejan
9 Cruz Julio Ricardo
10 Adriano Leite Ribeiro
20 Recoba Alvaro
22 Ventola Nicola
32 Vieri Christian
83 Zicu Ianis Alin

Lista "B"

35 Impagnatiello Moreno (portier)
36 Bonfiglio Luca (portier)
37 Tornaghi Paolo (portier)
38 Dellafiore Paolo Hernan (mbrojtes)
39 Fautario Simone (mbrojtes)
40 Giani Nicolas (mbrojtes)
41 Visconti Flavio (mbrojtes)
42 Semenzato Daniele (mbrojtes)
43 Adeshokan Saidi Oluseyi (mesfushor)
44 Laribi Omar (mesfushor)
30 Martins Obafemi (sulmues)
45 Bilardo Francesco (sulmues)
46 Carboni Yrius Francesco (sulmues).
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: INTER-land

po van der meyde sikur u tha qe do ikte te ajax.

Dhe Ventola do rri ksaj rradhe? nuk e dhan gjikundi me loan prap a ta shisnin fare??

Hajde tani idru Baselit sa per nxemje dhe dum dhe CL dhe Kampionat ket vit.
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Per Van der Meyde-n nderhyri traineri Mancini, i cili kerkoi qe hollandezi te qendronte, pasi bente pjese ne planet e tija.
Ventola ka mundesi te jepet hua ne nje klub me te vogel, por duke pare keto demtime dhe probleme te papritura ne sulmin zikalter, nuk eshte cudi qe te qendroje.
Gjithsesi, keto lista jane vetem per keto 2 ndeshje perballe zvicerianeve. Me pas, ne vartesi te kualifikimit ose jo (per te cilin jam i sigurt /pf/images/graemlins/wink.gif ) ekipet do te dergojne listat e tjera per fazen me grupe te Champions League.
Kemi besim se kete vit do te fitojme.
F O R Z A - I N T E R ! ! !
 

inter_forever

Primus registratum
Re: INTER-land

Mire thote Christian !
Van der meyde kishte ndare trurin per te ik , por ardhja e Mancios ndryshoi planet.
Ventola nuk eshte per Interin , por ndoshta loz keto 2 ndeshje se eshte bere keq per sulmusa !!!!
Degjova qe Vieri mund te behet per te loz ne ndeshjen e dyte ..
Ndersa per Adrianon ...keq me vjen por nuk besoj qe do jete ne forem ne ndeshjet e tanishme , pasi eshte shokuar plotesisht...Keshtu thoshin ca shoke te kombetares braziliane...
FORCA INTER !
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Per Bobo-n po shtohen mundesite qe te luaje ne ndeshjen e kthimit. Ai po vazhdon te punoje dhe eshte duke u riaftesuar pas demtimit qe kishte pesuar ne gju. Shpresoj te Adriano, do zoti e mbledh veten dhe jep maksimumin perballe zvicerianeve, megjithese ndodhet ne nje moment shume te veshtire.

Sot grupi do te grumbullohet serish ne qendren sportive "Angelo Moratti" ne Appiano Gentile, ku ne oren 18 do te rifilloje stervitja normalisht.

Ne baze te deklaratave te dhena dje nga Jaap Stam ne prezantimin e tij me Milan-in, traineri zikalter Roberto Mancini u shpreh si me poshte:
“E’ vero che, durante la scorsa stagione, ho parlato con il calciatore di un suo eventuale trasferimento all’Inter. A prescindere da quello che poteva essere il mio futuro professionale, l’eventualità mi sembrava favorevole per quanto riguarda le contropartite tecniche che il club nerazzurro avrebbe potuto offrire alla Lazio. E di questo erano informati gli stessi dirigenti del club biancoceleste. L’argomento, comunque, alla fine era diventato soprattutto un modo per scherzare fra di noi”.

Sot ne mbremje, ne oren 19:30, rivalja e ardhshme e INTER-it, Basel, do te prese ne stadiumin e saj ekipin e Zurich per javen e 4-t te Kampionatit zvicerian. Te dyja skuadrat ndodhen ne krye te klasifikimit me 7 pike. Kjo do te jete ndeshja e fundit e zvicerianeve perpara se te perballen me zikaltrit te merkuren e ardhshme, me date 11 gusht (ora 20:45), per ndeshjen e pare te turit te trete paraeliminator te Champions League.

Pas kesaj ndeshjeje, INTER do te vazhdoje pergatitjen ne kuader te sfides se dyte. Vetem 3 dite me vone, me date 14 gusht do te zhvillohet Trofeu SKY, ne stadiumin "Arena Garibaldi - Romeo Anconetani" te Pisa-s, ku perballe ekipit te Mancio-s do te jene greket e AEK Athine.
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: INTER-land

ate Van der Meyde kot e mbajten nuk esht gje, sidomos tani qe kan marr dhe gjith kta lojtar. Kurse Ventola duhet te iki sa me shpejt :smash:

kush kan qene largimet ket ver?

Kallon, Gamarra, Brechet kush tjeter?
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Van der Meyde eshte nje lojtar i ri, vetem 24 vjecar, i dale nga shkolla e madhe e futbollit te Ajax-it. U morr vjet si nje talent dhe me nje te ardhme te madhe, pasi vete Cuper e kishte kerkuar me ngulm. Me ardhjen e Zaccheroni-t (vetem pas 6 javesh kampionat), hollandezi nuk pati shume hapesira per te luajtur, dhe shprehu hapur pakenaqesine e tij, sa qe ishte gati te shkonte edhe ne nje klub me te vogel, vetem e vetem qe te luante... Sic te thame, Mancini u kerkoi drejtuesve qe ta mbanin kete lojtar, pasi i pelqente menyra e tij e lojes dhe bente pjese ne planet e tija. Edhe vete lojtari ra dakort me trainerin dhe i pelqyen planet e tija per ndertimin e nje skuadre te forte qe zhvillon loje te bukur. Perfundimisht qendroi. Besoj se ky lojtar eshte i nevojshem, duke patur parasysh se ne krahun e djathte nuk ka shume alternativa, vec kapitenit dhe te sapoardhurit Ze' Maria.
Per sa i perket Ventola, te thame se nuk ishte ne plan per te qendruar, por duke pare keto probleme te papritura ne repartin e avancuar, edhe mund te qendroje, sidomos per keto dy ndeshje perballe Basel.

Largime deri tani: Okan (kaloi te Besiktas pas prishjes konsensuale te kontrates), Brechet (kaloi te Real Sociedad per rreth 2 milione euro), Helveg (perfundoi kontraten dhe u transferua te Norwich), Gamarra (ende pa skuader, u la i lire pasi perfundoi kontraten), Matias Jesus Almeyda (ende pa skuader, u la i lire pasi perfundoi kontraten), Mohamed Kallon (kaloi te Monaco per 7 milione euro).

Deri tani, ne kete merkato, duke perfshire blerjet e shitjet, INTER rezulton me nje fitim prej 2,2 milione euro. Rezultat vertete pozitiv, duke patur parasysh blerjet shume te mira qe jane bere dhe largimet e lojtareve jo edhe aq te nevojshem per ekipin, duke qene se ishin me shume "lojtare stoli".

Shpresoj t'i kesh marre pergjigjet qe kerkoje /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: INTER-land

me verte kjo merkato qqe kan bere ket vit ka qen me verte per tu cuditur, moren gjith ata talente pa paguar asnje lek, vetem per ate mbrojtsin 5 milion apo jo?
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Nicolas Andres Burdisso kushtoi 5 milione euro, Ze' Maria rreth 1,8.
Shitje: Gjithsej 9 milione (Kallon 7, Brechet 2).
Blerje: Gjithsej 6,8 milione (i shkruajta me siper /pf/images/graemlins/tongue.gif )

9 - 6,8 = 2,2 milione euro fitim gjate merkatos /pf/images/graemlins/wink.gif
Favalli, Cambiasso, Choutos, Davids e Mihajlovic kane qene ne perfundim kontrate dhe kane vendosur te vijne tek INTER-i. Veron eshte dhene hua per 1 vit nga Chelsea, duke i dhene te drejten zikalterve ta blejne vitin tjeter po te duan.
 

inter_forever

Primus registratum
Re: INTER-land

Ai Dhorasso eshte pem pa kokrra ...
Burdisso eshte fantastik .Vetem se na e futi argjentina qe na e mori per Olimpiaden e Greqise , se na duhej ne mbrojtje per keto 2 ndeshjet .
Ne trofeun TIM i beri zbor Juves , nuk la njeri te kalonte.
Pastaj Burdisso ka edhe nje kujtim te bukur , rrafi Bilanin ne Kupen Intercontinentale kur ishte me Bocen.
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Hajde se po u eliminua Argjentina heret nga Olimpiada, me kismet Burdisso do te jete i gatshem per ndeshjen e kthimit me Basel /pf/images/graemlins/tongue.gif . Ai eshte nje kujtim vertete i bukur, do ta mundi edhe kete vit /pf/images/graemlins/laugh.gif ke per ta pare...

Para pak minutash u mbyll stervitja e zikalterve. Te rrethuar nga mijera tifoze te lumtur e optimiste, ekipi i Mancio-s e mbylli seancen e sotme me nje ndeshje "ne familje". Neser paradite rifillon stervitja, konkretisht rreth ores 10.
 

Christian

Primus registratum
Re: INTER-land

Rezultati i ndeshjeve miqesore eshte ai qe ka me pak rendesi... Nuk do i fitojme te gjitha ndeshjet, ka edhe "gabime" te vogla gjate rruges /pf/images/graemlins/tongue.gif Rendesi ka fryma e re ne skuader dhe loja e bukur qe po synohet per t'u zhvilluar. Prit deri te merkuren te shohesh ndeshjen e pare zyrtare, megjithese na mungojne disa prej lojtareve thelbesore, ke per ta pare Basel-in e shkrete si do te perfundoje :lol: /pf/images/graemlins/laugh.gif

Skuadra zhvilloi rregullisht edhe sot stervitjen nen drejtimin e trainerit Mancini, i cili i ndau zikaltrit ne dy grupe. Ne oren 18 skuadra do te rifilloje punen, me seancen e dyte qe eshte programuar per diten e sotme.

Nderkohe rivalja e ardhshme e zikalterve, Basel, fitoi mbreme ne stadiumin e saj 2-1 perballe Zurich, ndeshje kjo e vlefshme per javen e 4-t te kampionatit zvicerian. Tashme ata ndodhen te vetem ne krye te klasifikimit me 10 pike. Kjo ishte ndeshja e tyre e fundit perpara se te perballen me INTER-in per sfiden e pare te turit te trete paraeliminator te Champions League, te merkuren e ardhshme, me date 11 gusht (ora 20:45).
 
Top