Re: INTER-land
Mire une u zgjova, po ju qenkeni akoma ne gjume :lol: Ultras te poshter /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
Vazhdoi normalisht stervitja ne Riscone di Brunico per zikaltrit, ne diten e parafundit te ritiro-s. Nderkohe qe ne qendren stervitore ne Appiano Gentile u kthyen sot hollandezi Van der Meyde dhe kampioni i Europes Karagounis. Ata zhvilluan nje stervitje te lehte.
Danezi Thomas Helveg, ne perfundim te kontrates me zikaltrit, arriti nje marreveshje me skuadren angleze te sapokthyer ne Premier League, Norwich, per te cilen do te luaje dy sezonet e ardhshme.
Te dielen luhet finalja e shumepritur e Kupes se Amerikes, mes Argjentines se Javier Zanetti & Kily Gonzalez dhe Brazilit te golashenuesit me te mire te turneut Adriano-s. Per sa u perket lojerave olimipike qe do te zhvillohen ne Athine gjate muajit gusht, nga kombetarja argjentinase u grumbulluan dy lojtare zikalter, i sapobleri Burdisso dhe Kily Gonzalez. Keta dy lojtare do te mungojne ne turin paraeliminator te Champions League, ne te cilin zikaltrit do te marrin pjese (shorti hidhet me date 30 korrik).
Neser, pas zhvillimit te stervitjes se fundit ne Riscone di Brunico, skuadra e udhehequr nga Mancini do t'i drejtohet Trento-s, ne stadiumin e te cilit do te luaje edhe miqesoren e fundit, ne oren 21 perballe Cosco Shanghai. Te gjithe biletat per kete ndeshje jane shitur.
Te dielen, me date 25 korrik, nje grup prej 18 lojtaresh do te udhetojne drejt Japonise, ku qe nga data 27 do te zhvillojne nje turne miqesor shume fitimprures. Lojtaret qe do te luajne ne turneun e Saitama-s jane:
Francesco Toldo; Daniele Adani; Francesco Coco; Javier Francisco Farinos; Fabio Cannavaro; Giorgos Karagounis; Lambros Choutos;
Sabri Lamouchi; Alvaro Recoba; rumuni 21 vjecar Ianis Alin Zicu,
si edhe lojtaret e Primavera-s se INTER-it: Riccardo Meggiorini; Giacomo Bindi;
Hernan Paolo Dellafiore; Nicolas Giani;
Flavio Visconti; Matteo Lombardo; Dino Marino;
P. Costanzo.
Lojtaret e tjere do te marrin pjese ne trofeun Tim, i cili do te zhvillohet po me date 27, ne "Giuseppe Meazza" te Milano-s.