Re: Gjuha: Kadare vs. Malcori
Postuar nga Atman
<ul type="square">
[*]Albinos, kur lexoj perçartjet e tua e di se çfare me kujton? Tregojne se do te benin nje fejese dhe pala e djalit shkoi tek shtepia e nuses se ardheshme. Kur do te behej prezantimi, njerzit e djalit thane: - Djalin e kemi te mire, vetem ka nje difekt; eshte pakez budalla.
- O, s'ka gje, - thane njerzit e nuses, - edhe ne çupen e kemi te mire, vetem se eshte pakez me...barre.
Edhe ti je i mire, vetem se je pakez nga te...dyja
[/list]
Atman mos me jep me shembuj se edhe une nuk kam me per te dhene te tille.
E vetmja gje qe dua te them eshte se helenet e kane pas percaktuar kufirin e tyre deri ne Shkumbin, cfare do te thote se asimilimi i shqiptareve ka qene kaq i sigurte sa harta te tilla jane nje tregues i qarte i ketij asimilimi.
Edhe shprehjet e Mc Byrek, te Martin etj, tregojne se ju urreni shqiptaret tuaj njelloj sikur ju te ishit greke.
Nje diskriminim i tille, tregon asimilimin tuaj qe nga mesjeta e deri me sot duke marre shembujt si ato te Edi Rames qe i quan shqiptaret veriore Cecene, Fatos Nano quan doktor Berishen njeri i kanuneve, Edi Rama i thote se eshte rrumpalle dhe sa te tilla te ketij lloj.
Greket kishin veti te njejta diskriminimi ndaj shqiptareve dhe nuk me duket cudi qe "Deja vu" te jete e vertete.
Ju lakmoni filozofine greke dhe nuk ka asgje te keqe ketu, mirepo ju e perjetoni kete filozofi, ju jeni brumosur ne shume gjenerata me te njejtat filozofi dhe te njejten kulture dhe "padashje" me kete lloj filozofie i kunderviheni shqiptareve tuaj, duke imaxhinuar shqiptaret tuaj sikur te ishin brenda kutise se Pandores dhe kaq duhet per te filluar etikimet, poshterimet, diskriminimet sikur ne te ishim e keqja e kesaj bote.
Ju e keni perdorur kaq mire filozofine greke ndaj shqiptareve tuaj, dhe mund ta krahasoja Greqine me Shqiperine, ku kjo e para nuk i la kurre mundesi Ilireve te jene ata qe duhet te jene, te njihen neper bote se i paepuri nuk fryhet dhe kenaqet kurre , perkundrazi, helenet na erdhen ne Durrah e Apoloni per te na treguar se si punohet e ndertohet dhe porten e poshtme te Shqiperise nuk e hapen "Cecenet" por ata qe sot na akuzojne me lloj lloj "etikash "profesionale"
te njejtat "qejfmbetje" do te shpallja edhe per katoliket shqiptare romake e per myslimanet shqiptare turq qe u bene njesh me perandorite sipas koheve qe i perkisnin.
Ne kohen e Ilireve nuk u pa kurre nje bashkim i tyre sepse ne Iliri sundonin kulturat e ndryshme te cilat ishin shume te theksuara dhe percarja ka ne mes te Ilireve ka qene pikerisht si pasoje e importimit te ketyre kulturave duke u treguar krenare se jemi romake e helene e osmane e serbe.
Jugu nuk u pa kurre te kete nje bashkepunim serioz me veriun shqiptar sepse jugu jetonte e mendonte me nje filozofi tjeterlloji ndoshta jo 100% te fqinjeve por te pakten 80%.
Filozofia greke rigjenerohet dhe asimilon vazhdimisht pa kuptuar veten e saj, dhe aty ku ndihet filozofia greke aty nuk ka me rraca te tjera por rraca te asimiluara.
Ti Atman duhet te kesh degjuar edhe per nje fjale te urte e Greqise se mundur qe pushtoi fituesin e saj te rrepte
Sot shqiptaret kane problem intervenimin e fqinjeve me tere arsenalin e tyre gjuhesor, kulturor, tradicional dhe kur fqinjet matane detit nuk hidhen per te intervenuar ne Shqiperi, shqiptaret e jugut qohen ne protesta kunder ketij asimilimi te pashembullt dhe te "padrejte" te shqiptareve.
Sapo intervenojne fqinjet matane detit, ju beheni njesh me fqinjet e poshtem dhe thoni me mire me keta se me ata te tjeret matane detit duke nxjerrur ne pah asimilimin e qarte tuajin.
Te njejtin problem kane edhe shqiptaret e romanizuar te cilet kenaqen kur mbeshtetesit e tyre vijne ne token tone me tere arsenlain e tyre kulturor, tradicional etj mirepo keta fqinje nuk i na dashkan shqiptaret e jugut sepse ata kane tjeter kulture dhe perplasja ose percarja kombetare ndodh rendshem.
Pra vini re se a bashkepunojne dot shqiptaret e helenizuar me shqiptaret e romanizuar per te mos folur per shqiptaret e osmanizuar.
Atehere Ataman shqiptaret kane nje problem shume te madh themelor kombetar per te zgjidhur.
Pra edhe dallimet racore, diskriminimet, etikimet vijne pikerisht prej ketyre njerezve te asimiluar.
Historia jone rikthehet ne menyra te ndryshme dhe ka nje ritual te cuditshem por edhe interesant per te ndjekur se perse shqiptaret nuk bejne dot Shqiperine e tyre.
Rasti me i fresket eshte Kosova dhe vini re se sa shume e duan kete pjese se Shqiperise te shkeputur padrejtesisht nga konventat evropiane.
Kryeministri bredh rrugeve te botes, anetaret e qeverise me 99% te tyre nga jugu nu luajne gishtin me te vogel per te menaxhaur nje situate si ajo e Kosoves, ku serbet tallen rendshem jo vetem me kosovaret por edhe me ne te tjeret qe i perkasim Shqiperise shtet.
Eshte turp qe keta sllave bejne zap shqiptaret dhe keta sllave nuk i kane 2000 vjet ne ate toke te cilen e zune me dhune, me pushtime, shfarosje e shkaterrime.
Deri ne Nish jane tokat shqiptare dhe kete kryeministri yne e di shume mire, mirepo ne nuk na intereson Kosova se kurre nuk kemi kultivuar dashurine per vendlindjen dhe sllavet e siperme dhe te poshtem kane te drejte te lozin te na vrasin, te dhunojne e perdhunojne, e te bejne cte duan.
Historia flet vete Atman se kush jemi dhe ne te vertete kujt i perkasim.
Te behemi sllave greke, romake, a turq shtrohet pyetja e sotshme?
Ja kalofshi mire dhe Zoti ja u befte mbare se me ju ska gje ne vije.