Re: Gjuha: Kadare vs. Malcori
Ne kohen e Romes ishte "nobel" te ishe Romak, apo te perqafoje kulturen dhe civilizimin e larte te Romes, ashtu sic ben Iliret. Ne kohen e Turqise, ishte po kaq imperative aplikimi i kultures dhe civilizimit turk, qe ishte amerika e kohes. Ashtu sic sot per ne eshte imperative perqafimi i civilizimit amerikan dhe injorimi i cdo kulture myslimane ne shqiperi. Nothing personal, just "business".
Borgjezia, komunizmi, anti-komunizmi, kapitalizmi te tere te aplikuar nga tosket. Ishte koha e ideologjive, ndryshimeve dhe revolucioneve shoqerore te medha, ishte koha e hapjes me boten, emigrimit dhe integrimit ne bote, por ketoliket ngelen akoma ne maj te malit.
Eshte e paevitueshme ne kete debat ai qe quhet "The Clash of Civilization", qe padyshim do jete ai Gege-Toske. Kjo eshte lufte per pushtet e dominance dhe aspak per "lidhje me vetvetin" apo , lehtesine ne te shprehur. Por qe te meritosh dominancen duhet te keshe vlera per te ardhmen dhe jo tradite per te kaluaren. Amerika dhe kultura e saj sot eshte shembulli me i mire per kete.
Letrarja nuk u formua per te kenaqur pasionet dhe traditen krahinoro-fisnore te gegeve por per te kenaqur nevojen e evolimit te tyre ne komb. Asimilimi i gegeve ne komb kerkon abandonimin e tradites gjuhesore pra, dialektit. Ashtu pra sic u formua Frengjishtja, Italishtja, Anglishtja, Gjermanishtja zyrtare etj etj. Geget si edhe tosket nuk kane per ta aplikuar kurre gjuhen letrare ne maje te malit e ne mes te fisit ku jetojne, ne asnje vend te botes gjuha zyrtare nuk aplikohet ketu. Kjo nuk eshte shqetesuese.Sic thote edhe artikulli i mesiperm qe une postova per gjuhen Franceze, varianti zyrtar i saj kerkoi 200 vjet dhe shume imponim per tu aplikuar dhe pranuar nga te gjithe Francezet.
Gjuha eshte nje entitet kombetar qe duhet vene ne emer te ekzistences dhe mire-funksionimit si komb e shtet. Aq sa eshte kombi ideal po aq eshte edhe gjuha. Evolon kombi, evolon edhe gjuha. Prishet kombi prishet gjuha. "Vetveti" ne kete aspekt eshte shume i vogel, por eshte edhe nocion regresist dhe i parendesishem,sepse nocioni "vetveti" e gjen veten ne fis dhe krahine e jo ne komb. "Vetveti" nenkupton nje ekzistence te lidhur me zinxhiret e tradites, dmth te qenit ne emer te se shkuares, nderkohe qe kombi ekziston ne emer te se ardhmes.
Letersia Gege nuk zhduket nga standarti, jo vetem sepse standarti eshte gjitheperfshires ne natyre, pra evolues, i hapur per permiresime, por edhe sepse standarti ka nevoje per kete letersi si nje relike e ekzistences se shqipes. Nuk ka asnje argument mbi te gjitha qe kjo letersi do zhduket, ashtu sic nuk u zhduk letersia e greqishtes se vjeter, e latinishtes, e Anglishtes se vjeter etj etj. Qellimi i standartit nuk eshte lufta kunder letersise se lashte Gege, por As Greku nuk u zhduk, as latini nuk u zhduk, dhe as anglezi nuk u zhduk, por vetem evoluan dhe levizen me larte ne shkallen e civilizimit.
"Te ftoj me ardhe ne Europe (qe dmth me kalue ne veri te Shkumbinit) dhe meso me hulumtue ceshtjet me urti dhe jo ma Mallengjim per PPSH"
E di. Kam qene e kam pare. Kam pare dy qytetet me te medha dhe me te civilizuar, Durres e Tirane qe popullohen nga 80% toske. Qytete keto ku kultura gege sot konsiderohet si barbare, maloke, cecene, shpellare, you name it.Eca me siper dhe pashe mbeturinat e gjalla te mentalitetit mesjetar. Pashe mbeturinat e Republikes se Mirdites se Markagjonit, apo levizjes separatiste te Dom Loro Cakes. Pashe se si mijera individe ngujohen ne kulla, per hakmarrje 500 vjecare dhe se si jeta jetohet si 500 vjet me pare. Pashe se si u vodhen dhe u grabiten Kosovaret nga bandat Dibrane, Matjane, apo Pukjane, se si Shkodra furnizonte Serbine me nafte kontrabande keshtu qe ajo te lubrifikonte makinen e saj vrasese qe pas pak vitesh do na kthehej ne.
Krimi ne jug sot eshte fenomen prezent ne cdo shoqeri moderne ne bote, po pse sme thua valle, vrasja per Kanun i kujt shoqerie eshte?