Gjeje titullin dhe autorin

eM

Paper Moon
Re: Gjeje titullin dhe autorin

nje duartrokitje per Darien!

megjithate po e le prap Kodelen ne kerkim! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Diddy19

Su@mi
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Fillimisht postuar nga Kordelja:
Moj, mos jemi ne Kilimanxharo gje apo jemi tek Martin Eden

Kordele!!ç hyn Martin Ideni ketu moj??Tek "M.Iden",me sa mbaj mend une s flitet fare per kafshe.Ndoshta e ngaterron Xhek Londonin si autor sepse edhe ai ka shkruar shume pjese ku flet per ujqerit.
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Fillimisht postuar nga Paper MooN:
[qb]...autori flet ne gjuhen e dashurise![/qb]
Kordelja,

E ka fjalën për frëngjisht kjo - gjuha e dashurisë me demek /pf/images/graemlins/tongue.gif - po nuk e fola unë, si mund të jetë gjuha e dashurisë?! - hë, jam i çik mendjemadh apo jo? - si s'më ka vënë njeri andej nga lista e mendjemëdhenjve të forumit - apo mbase më kanë vënë dhe nuk e di unë

Po vazhdoj me ca vargje që besoj do gjehen shpejt. Jamë mëse i sigurtë që nuk i kam përkthyer aq mirë sa ai që i përktheu shqip herën e parë - megjithatë s'duhet të jetë shumë e vështirë...
Shumë e re është dashuria të dijë ç'është ndërgjegjia
Po kush nuk e di që ndërgjegjia lind prej dashurisë?
...
Mungesë të ndërgjegjes mos ma quani që i thërras asaj
"Shpirt", kur për dashurinë e saj ngrihem e bie.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Darien, qe une e kam lexuar ate liber as qe e diskutoj fare, perseri ne femijeri, me duket se eshte nje liber me vellim te vogel por kam qysh dje qe rremoj e nuk e gjej....
Mendjemadh s'te ka thene njeri...nejse...

Vjersha nuk para lexoj keshtuqe te me falni nese nuk pergjigjem per to shpesh, personalisht me pelqen proza me shume se cdo gje tjeter.

P.s.Kush e kish shkrujt si perfundim ate te eM??
 

eM

Paper Moon
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Kordele nuk eshte me vellim te vogel biles ka 2 vellime! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

eM

Paper Moon
Re: Gjeje titullin dhe autorin

i Hygose eshte!

he moj shtyrdhe! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

/pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif

P.s.Po me vje turp tashi, ika me u mcef. :confused:
 

eM

Paper Moon
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Nje duartrokitje per Kodelen! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Kordelja turp tashi se e ngaterroi me Xhek London-in, shume turp, fatkeqesisht duhet te pohoj qe keta libra i kam lexuar ne femijeri te gjithe, me pas kam lexuar autoret qe ishin paragjykuar deri ne ate moment, tani lexoj bashkekohoret dhe e kam hum fillin... /pf/images/graemlins/frown.gif :confused:
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Përkthimi anglisht në fakt, tingëllon shumë si Xhek London, nuk ke faj që u ngatërrove. Hygoi e ndryshon disi stilin nga libri në libër, dhe tek ky libër ka atë ritmin e Londonit. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

eM

Paper Moon
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Duke qene se Darien nuk e gjeti pjesen per te me pyetur kam gjetur une nje tjeter:

Nen qeprat e grazhdes kishte qendruar nje gushekuq i vogel sa nje gisht. Guhsa e tij me pupla te shndritshme sikur pasquronte qiellin e lindjes, qe qe veshur me re e qe dielli po i perskuqte. Matane grazhdares, ne are, qipite e mistrit qene veshur me nje bryme te holle.

. . .

Perrala! Perralla, Alush, degjone mua ti! Ke ti sa te rosh nje mije vjet, po thuaj qe s'ngopet njeriu me pasuri. Mua, te them te drejten, me pelqen te rroj. Sidomos tani qe bota po perzihet keq. Ka nisur lufta, Italia i ra Abibinise, prit kur te marre zjarri ne te kater anet si ne Luften e Pare. C'do te behet pastaj?! Do te jemi a s'do te jemi, do te rrojme a do te vritemi, nje dreq e di. Lexoj libra. . . ti ke hequr dore, por une lexoj, se dua te di se c'do te behet, si jane punet, si do te jene. Mua me ngjeth logjika e disa librave qe lexoj. Bota do te ndryshoje, thone ata, pushtetin do ta marre vegjelia, ja, punetoret, bujqerit, keta mizerie qe i kemi sot nen kembe. Alush, mua me ka zene frika, te them te drejten. . . Po ja, e shikon? Prape me hallet dhe me telashet ne. Sillna te pime dicka! Dreqi e di c'do te behet. Per njeriun s'ka te ardhme, ka te tashme. Je sot, gezo sot, neser s'dihet, je a s'je.
Liber shume i bukur! /pf/images/graemlins/smile.gif
fillova ta lexoj prap tani!

eM
 

eM

Paper Moon
Re: Gjeje titullin dhe autorin

Duke qene se une se kisha mendjen tani vura re se Darien ka postuar disa rjeshta per tu gjetur. Po i sjell dhe nje here. Te gjejme keto pastaj meremi me ato qe solla une me siper. /pf/images/graemlins/smile.gif

Shumë e re është dashuria të dijë ç'është ndërgjegjia
Po kush nuk e di që ndërgjegjia lind prej dashurisë?
...
Mungesë të ndërgjegjes mos ma quani që i thërras asaj
"Shpirt", kur për dashurinë e saj ngrihem e bie.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Gjeje titullin dhe autorin

No want of consience hold it that I call
Her love for whose dear love I rise and fall.

Ska brerje ndergjegje te mbaje ate qe i them
Dashuri per dashurine e te ciles bie dhe ngrihem. (cohem dhe ulem- por zanatcinjte thone nuk eshte metafore)
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

saktë Diabolis - ja dhe vargjet anglisht, dy vargjet e para dhe dy të fundit të sonetit 151:
Love is too young to know what conscience is,
Yet who knows not conscience is born of love?
...
No want of conscience hold it that I call,
Her love, for whose dear love I rise and fall.
Click here for Shakespeare's Sonnets
 

Darien

Primus registratum
Re: Gjeje titullin dhe autorin

renditja:
Kordelja 7
erulja 5
Diabolis Dassaretis 5

paragrafi i ri vijon - edhe ky libër është përkthyer në shqip

Çdo fëmijë preket kështu kur trajtohet padrejtësisht për herën e parë. Drejtësia është gjithë çka mendon se i takon kur vjen tek ti për të qenë yti. Pasi je treguar i padrejtë do të të dojë përsëri, po nuk do të jetë më kurrë i njëjti vogëlush. Askush nuk e harron padrejtësinë e parë, askush përveç P. Ai e takonte shpesh, po gjithmonë e harronte. Ndoshta për këtë ishte vërtet ndryshe nga gjithë të tjerët.
 
Top