Re: Formula 1 2007
Shumi “lag” festen Ferrari!
Festat e Ferrarit per 60vjetorin e krijimit te firmes u zhvilluan ne fundjave ne pisten private ne Fiorano. Ne te moren pjese edhe shumen figura te rendesishme te se shkuares, partnere, kliente, pilote te dikurshem si dhe ata aktuale. “Per 50vjetorin zgjodhem Romen per te festuar, ndersa jubileun e 60te e festuam ne Maranelo dhe Fiorano. Pas nje 10vjecari them se vendi i duhur per festen do te ishte SHBAja”, tha preisdenti i Ferrarit Luka di Montexemolo. Te gjithe te ftuarit kishin ardhur per te festuar nje nga markat me te njohura te makinave, e cila qe nga krijimi i saj nuk i eshte ndare asnje “minute” Formula 1. Piero Ferrari, djali i themeluesit te ketij biznesi, Enzo Ferrarit, administratori i deleguar, Zhan Todt, pilotet aktuale te Formula 1, Kimi Raikonen dhe Felipe Masa, si dhe ishpilote te Ferrarit si Niki Lauda, Rene Arno, Xhodi Shekter, Zhan Alesi, Gerhard Berger, Edi Irvain dhe natyrisht edhe Mikael Shumakeri ishin protagoniste te kesaj feste. Pilotet aktuale dhe te dikurshem te F.1 dolen ne piste me makinat e Ferrarit. Kete fat e pati dhe Mikael Shumakeri te shtunen, nente muaj pas largimit te tij nga F.1. Shumakeri u rishfaq si pilot ne piste, me makinen F20045, me te cilen fitoi titullin e tij te shtate dhe te fundit. Para dhjete vitesh, kur festohej 50vjetori, Shumakeri s’kishte shume kohe qe kishte ardhur tek Ferrari dhe ne skuader pritej qe prej 18 vitesh qe te fitohej nje titull boteror. “Eshte nje feste e madhe dhe jam shume i kenaqur qe ndodhem ketu. Eshte nje ndryshim jashtezakonisht shume i madh ne krahasim me jubileun e 10 viteve me pare”, tha Shumakeri, entuziast, para kamerave. “Ne 50vjetorin e Ferrarit une isha ende pilot dhe duhet te perqendrohesha vetem tek gara. Ndersa tani eshte ndryshe. Nuk me duhet te mendoj me per Cmimin e Madh te radhes, keshtu qe mund ta shijoj me se miri me Ferrarin kete moment te bukur”, shtoi ai me tej.