Re: Formula 1 2007
<font color="red"> Raikonen, “pluhur” rivalëve në Sepang
Një tjetër shenjë që flet për suksesin e Ferrarit në Formula 1: Kimi Raikonen, dje në testet në Malajzi ishte një gjysmë sekonde më i shpejtë se pasuesi i tij, duke kaluar kështu edhe potencialin e llogaritur nga F2007. Punën e programit të ngarkuar të ditëve të fundit ai e përshkroi me fjalë mjaft të mira. “Këtu provuam disa pjesë të reja, konkretisht pjesë aerodinamike dhe po vazhdojmë përgatitjet për garën. Deri atëherë do të provojomë gjëra të ndryshme, për të parë se si funksionojnë gomat. Deri tani çdo gjë ka shkuar mirë. Janë dhe dy javë deri në fillimin e garës, kështu që ka kohë për të ndryshuar edhe disa gjëra”, bëri të ditur Raikonen. Sipas tij, F2007 është në formë shumë të mirë, ashtu si në garën e fundit, megjithatë, asnjëherë nuk i dihet. “Si skuadër ne nuk patëm fat në Australi. Gjithçka mund të ndodhë”, tha ai duke pasur parasysh defektin teknik të Felipe Masës në kualifikuese. Por, pikërisht braziliani në fjalë është kundështari kryesor i finlandezit për garën e radhës. “Ai dëshiron të jetë i fortë si gjithmonë, dhe kjo është mëse normale”, tha Masa më tej. Vapa ekstreme në Malajzi, ku gjatë ditës së djeshme temperaturat kanë qenë mbi 30 gradë celcius, nuk i bëjnë përshtypje “Njeriut të Akullt”. Ndonëse ai bën të dtur se do të donte më shumë që gara të zhvillohej në tempertura më të normalizuara. “Është tmerrësisht vapë këtu. Jo vetëm për ne pilotët, por edhe për njerëzit që punojnë për ne. Këtu është më e vështirë se kudo tjetër për të punuar”, tha ai. Për më tepër, stafi i Ferrarit duhet të jetë sa më i përqendruar për të punuar për defektin në motorin e makinës së Masës në Australi. “Ne patëm një bllokim të ujit, për këtë arsye motori u nxeh shumë dhe kështu na duhej që ta ftohnim rreth fundit të garës. Të shpresojmë se me kaq ka marrë fund tersi ynë. E kemi provuar disa herë të tjera motorin, gjërat janë në rregull. Të premten ose të shtunën do të merret vendimi përfundimtar nëse ai duhet të ndërrohet apo jo”, përfundoi piloti finlandez i Ferrarit. </font>