Formula 1 2007

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="blue"> Kimi: S'dua t'ia di per Alonson!

Kimi Raikonen nuk eshte aspak i shqetesuar nga shpejtesia e treguar kohet e fundit nga Fernando Alonso, pasardhesi i tij te MekLareni, ne testimet ne Valencia. Alonso, i cili iu bashkua MekLarenit nga Renoja ne fund te sezonit te kaluar, ka dhene kohet me te shpejta ne dy ditet e para te testimeve ne pisten spanjolle, me nje sekonde diference. Por rivalet e dy here kampionit te botes arriten t;i afroheshin pak atij ne diten e dyte, kur Raikoneni perfundoi vetem 0"287 pas vendit te pare te Fernandos. Por dhe pse eshte thyer nga njeriu, i cili per shume specialiste mund te fitoje titullin e tij te trete boteror ne po kaq sezone kete vit, Raikonen nuk eshte shume i shqetesuar, duke thene se eshte ende shume heret per te thene se cili nga pilotet do te triumfoje kete sezon. "Nuk kam pare fare se cfare kane bere te tjeret, aq sa nuk e di as se cilet ekipe po testojne bashke me ne", u shpreh finlandezi i Ferrarit per revisten "Autosport". "Une merrem vetem me punen time. Pasi te kemi kryer disa seanca testimesh do te shohim se ku jemi, por per mua eshte ende shume heret per ta bere kete. Pastaj, kam pershtypjen se kohet e tanishme nuk jane kohet qe do te shohim gjate sezonit". Raikonen foli edhe per modelin e ri te Ferrarit, F2007, te cilin ai e provoi per here te pare kete jave. "Makina e re eshte shume e mire", vazhdoi Kimi. "E di qe kam vetem dy dite qe e provoj, por qe tani e kam kuptuar se ka shume potencial, prandaj jam optimist". </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="brown"> Renoja? Kenaqesi, rezultat, sfide!

Bob Bel, drejtori teknik ne sektorin e shasise tek Renoja beson se skuadra e tij do te prezantohet shume mir?_he ne sezonin e ri. Fitues te titullit te piloteve dhe konstruktoreve ne sezonin e fundit, skuadra franceze duhet t’i provoje te gjitheve qe ajo do te vazhdoje te jete pretendente edhe pse pa Alonson ne timon.



? Si do ta pershkruanit ne tre fjale makinen e re te Renose R27?

? Kenaqesi, rezultat, sfide.

? Sipas mendimit tuaj, cila do te jete “arma me e forte” e Renose ne sezonin e ri?

? Ne jemi ne kulmin e rezultateve tona. Ne e dime se cfare kerkohet ne luften per titull, sepse ne dy vitet e fundit i’a kemi dale mbane me sukses. Ne jemi skuadra qe synojne te gjithe te na mposhtin dhe nga ana tjeter, ndihemi te pergatitur mire.

? Nese do t’ju lejohej te zgjidhnit kundershtarin kryesor per sezonin e ri, cili do te ishte ai?

? Eshte gjithnje nje ndjesi fantastike te jesh kunder seciles skuadre, e cila vleresohet si nje nder me te mirat. Por, kam pershtypjen se nje duel mes Renose kunder Ferrarit apo MekLaren Mercedes ka nje rendesi me te vecante. Dhe nese mua do te me duhej te zgjidhja njeren prej tyre, atehere vendos per Meklaren Mercedes. Sepse atehere ne do te mund t’i tregojme Fernandos se transferimi tek MekLaren ishte nje gabim. Megjithate, eshte gjithnje e kendshme te mposhtesh stafin e Uoking.

? Po skuadra e surprizave te ketij viti, cila do te jete?

? Honda, BMV dhe Super Aguri. Dhe kjo nuk eshte shaka.

? Cilat jane veshtiresite me te medha ne ndertimin e shasise te ketij viti, tek ndryshimi i gomave, apo tek fakti se permiresimet duhet te behen edhe pse nuk jane ndryshuar rregullat aerodinamike?

? Ne fakt, percaktimi i gomave te Brixhston nuk kerkoi shume pune nga ana jone. Ndersa stabiliteti i rregullores se aerodinamikes ben qe te pakesohen mundesite per te bere permiresime, kaq eshte e gjitha. Nje tjeter arritje, per te cilen duhet te jemi te gjithe krenare, eshte fakti qe ne i kishim gati te dyja shasite e reja R27 ne xhirot e para ne Jerez, ne 16 janar.

? Cilat elemente mekanike te R27?tes ju bejne te ndiheni me krenar?

? Gjithcka. Kjo makina eshte nje perpikmeri ekzakte mes mekanikes dhe elektronikes. Mendoj se kemi punuar shume mire dhe i’a kemi dale mbane qe te jemi 0,3 sekonda me te shpejte per cdo xhiro.

? Atehere, cfare prisni ju nga ky sezon?

? Ka dy gjera: ne radhe te pare une uroj per veten tone dhe per te gjithe tifozet nje kampionat te forte dhe nje sezon sa me interesant. Ne radhe te dyte, une dua qe Renoja te qendroje perseri ne krye te renditjes. Jam mese i sigurt se ky sezon do te jete teper i forte. Me e rendesishmja eshte qe ne te punojme sa me mire dhe ne fund te mos i faturojme vetes ndonje pakujdesi te rastit </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="brown"> Hed guxon: Bast per MekLarenin!

Nje nga figurat me te njohura te skuadres se Uilliams, Patrik Hed eshte i bindur se MekLaren Mercedes, me makinen e saj te re MP4?22 dhe me dy here kampionin ne timonin e saj, do te beje nje hap te madh para duke fituar edhe titullin ne fund te sezonit.

“MekLaren Mercedes eshte pergatitur shume mire. Ajo eshte nje skuader e forte dhe jam i sigurt se gjate ketyre viteve ata kane mesuar shume gjera ne ceshtjen e qendrueshmerise”, tha Hed.

Sipas Hedit, MekLaren Mercedesit, pasiguria qe ka treguar i ka kushtuar titullin, ne sezonin e vitit 2005 dhe vjet, kur ajo perfundoi pas Renose dhe Ferrari. “Per kete arsye ata duhet te permiresohen tani. Ne kete skuader ndodhet nje staf i mire dhe une jam i sigurt se do t’ia dalin mbane. Alonso eshte nje pilot i kompletuar si ne sjelljen e tij brenda makines ashtu edhe jashte saj”, eshte shprehur Hed me tej. Pas ndryshimeve te medha ne stafin e Ferrarit dhe pas largimit te Alonsos nga Renoja, Hed eshte i mendimit se skuadrat qe kane dominuar ne Formula 1 keto vitet e fundit, kete sezon do te kene me shume probleme. “Ferrari tani ka nje strukture te re, eshte teper e forte ne sektorin e teknikes dhe kohet e arritura ne xhirot e para jane premtuese. Por, a do te mjaftojne te gjitha keto per fitoren e titullit, kete do ta shohim. Renoja, nga ana tjeter, ka qene teper e forte ne dy vitet e fundit. Por, pikepyetja me e madhe tani qendron tek rezultatet qe do te jape cifti i piloteve pa kampionin Alonso. Nese Renoja rishikon rezultatet e Xhankarlo Fizikeles ne sezonet e kaluara, atehere nuk duhet te mbaje shume shpresa tek ai. Megjithate, une mendoj se Xhankarlo e di se duhet te permiresohet nese deshiron qe te qendroje ne Formula 1 edhe pas vitit 2007. Prandaj ai do te jape maksimumin e tij”, shtoi Hed. Edhe pse numri 2 Renose, Heiki Kovalainen per Hed eshte njepilot me potencial, finlandezi nuk do te jete nje pretendent per titullin. “Nga ato qe kam pare deri tani, ai eshte nje pilot i kompletuar dhe i afte. Por te jesh i suksesshem ne prova nuk do te thote te jesh i tille edhe ne gare. Renoja duket si nje skuader e forte, por do ta kete shume te veshtire te fitoje titullin ne vitin e saj te pare pa Alonson”, perfundoi Hedi. </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Vazhdojne testet e piloteve ne Valencia.
Edhe 40 dite nga fillimi i kampionatit.

diapo_149.jpg


diapo_123.jpg


diapo_138.jpg


diapo_165.jpg


diapo_129.jpg


diapo_157.jpg


diapo_191.jpg


Kimi.jpg
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="red"> Shumi: Kimi ishte zgjedhja e duhur

Majkëll Shumaker, ish piloti i Ferrarit, ka deklaruar dje se roli i tij i ri në skuderinë nga Maranelo është ende disi i paqartë. Gjermani 38 vjeçar flitet se do të ketë një pagë prej 6 milionë dollarësh në vit për rolin e ri që ka për sezonin 2007. Sipas disa zërave, ai do të ketë një rol asistenti apo këshilltari për Zhan Todtin, i cili është aktualisht drejtori i përgjithshëm në skuderinë Ferrari. Shtatë herë kampioni i botës në Formulën 1 ka qenë këtë javë për një vizitë në Dubai. Atje ai ka deklaruar: "Ende nuk është shumë e qartë se cili do të jetë roli im në skuderinë Ferrari, thjesht për faktin se unë nuk e kam vendosur akoma. Ata më kanë kërkuar që sa herë të kem dëshirë, të impenjohem ta bëj këtë detyrë." Shumakeri ka qenë gjithashtu edhe i pranishëm në darkën që u organizua për prezantimin e makinës së re Ferrari F2007. Ai ka vënë re pilotët aktualë që ka skuderia italiane. Me superlativa, Majkëlli foli për pasardhësin e tij, Kimi Raikonen. Ky i fundit është kritikuar shumë për rolin si pasardhësi i Shumakerit te Ferrari. "Mund të them se janë shumë të paktë pilotët që marrin pjesë akoma në Formulën 1 dhe janë të një niveli shumë të lartë. Me Kimin mund të them se kemi bërë zgjedhjen e duhur, pra jemi të kënaqur që e kemi në skuadrën tonë," - ka përfunduar Majkëll Shumaker. </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="red"> Shumi: S'jam penduar per terheqjen!

"Vendimi qe mora ishte i menduar mire, por me duhet te pranoj se do te jete pak e cuditshme ta shoh garen e Australise nga televizori"

Mikael Shumakeri nuk eshte penduar aspak per vendimin per t'u terhequr nga Formula 1, dhe pse ai pranon se do te jete dicka paksa e cuditshme kur te shohe garen e pare te sezonit, Cmimin e Madh te Australiase, ne televizor. Gjermani, i cili hyri ne Formula 1 ne vitin 1991 dhe fitoi shtate titujt boterore ne kete sport, u terhoq ne fund te sezonit 2006. Megjithate, ai ende mbetet pjese e ekipit te Ferrarit, duke qene se ka marre rolin e "super-asistentit" te bosit te tij, Zhan Todt. "Deri tani jam ndjere shume i qetesuar, kam qene ne piste ne testimin e nje prej makinave te reja dhe nuk kam ndjere nevojen per te qene brenda kabines ne vend te ndonje piloti tjeter", u shpreh Shumi per terheqjen e tij. "Deri tani F.1 nuk me ka munguar shume, por kjo situate mund edhe te ndryshoje. Por, e pranoj se do te jete nje eksperience e re per mua qe ta shoh nje gare nga televizori. Kam pasur kohen e duhur ne dispozicion per te menduar dhe per te marre nje vendim, dhe nuk kam asnje pishman". Shumakeri ritheksoi gjithashtu besimin e tij se Ferrari ka bere zgjedhjen e duhur duke nenshkruar me Kimi Raikonenin si zevendesin e tij. "Persa i perket zevendesimit tim, mendoj se ne kete cast ka shume pak pilote ne majen absolute te Formula 1, dhe me Kimin ne besojme se kemi bere nje zgjedhje shume te mire per skuadren tone", perfundoi shtate here kampioni i botes ne deklaraten e tij. </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="blue"> Shumakeri, tashme "keshilltari mendor" i Kimit dhe Mases!

Roli i shtate here kampionit tek Ferrari eshte ende i papercaktuar, pasi as vete ai nuk e di se cfare deshiron te beje ne kete moment

Per te ardhmen e Mikael Shumakerit tek Ferrari ka vetem heshtje nderkohe qe nuk kane kaluar vetem disa muaj qe nga momenti ne te cilin ai i dha fund karrieres se tij. Keto dite, kohen e tij te lire, shtate here kampioni ka vendosur ta kaloje duke vizituar nje turne golfi ne Dubai, natyrisht, i shoqeruar perhere nga nje numer gazetaresh te cilet e pyesnin gjithnje mbi te ardhmen e tij ne Formula 1. Shanset per rikthimin e tij si pilot jane me shume se minimale, ndonese Shumakeri eshte pare disa here duke bere xhiro ne Boterorin e kategorise Kart. Por, nga ana tjeter, Ferrari i ka ofruar atij nje mundesi tjeter, sipas te ciles ai do te kete rolin e keshilltarit, perkatesisht, te asistentit te Zhan Todtit. Ne fakt, ai ishte i pranishem ne provat e para te modelit te ri te Ferrarit, F2007, por nuk eshte permendur asnjehere roli i tij konkret tek Ferrari. Pyetjes se cilat jane shkaqet e kesaj situate, Shumakeri i eshte pergjigjur: "Eshte shume e thjeshte, une nuk dua te bej gje tjeter vec kesaj. Une jam i lumtur qe ndodhem ne nje skuader si kjo. Ata duan te me kene gjithnje aty, te shfrytezojne aftesite e mia dhe jane te kenaqur qe te merrem me cfare te dua, pra te bej gjerat qe di dhe jo ato qe nuk di. Kjo gje do te dallohet me qarte me kalimin e kohes". Mbi te gjithe, 38-vjecari duhet te kujdeset edhe per te dy pilotet e Ferrarit. Ai deklaron se eshte shume i kenaqur me zgjedhjen qe ka bere skuadra, sidomos per blerjen e Kimi Raikonenit. "Une besoj se ne merkato eshte shume i paket numri i piloteve me nivel te larte, por ne, duke blere Kimin, kemi bere zgjedhjen e duhur", tha Shumi, qe do te jete "udheheqesi mendor" si i finlandezit, ashtu edhe i ish-kolegut te tij, Felipe Masa. </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="red"> Shumi, gati për të zëvendësuar Zhan Todtin

Majkell Shumaker ka filluar të "studiojë" për drejtor teknik. Ndoshta te Ferrari ai kërkon t'i marrë vendin Zhan Todtit. Për momentin këtë gjë e ka bërë të ditur një revistë gjermane, sipas së cilës ish-piloti gjerman është duke qëndruar mjaft pranë Ferrarit dhe po merret me përgatitjen e sezonit të ri që do të fillojë më 18 mars, me garën e parë të Australisë në Melburn. Po sipas kësaj reviste, 7 herë kampioni i botës që aktualisht quhet konsulent teknik i skuderisë nga Maranelo, është i pranishëm në të gjitha mbledhjet më të rëndësishme të kësaj skuadre. "Gjatë këtij dimri, Shumakeri ka qenë në Maranelo më shumë se kur garonte me makinat e kësaj skuadre," - shkruhet në faqet e revistës "Auto moto und sport". Ish-piloti merr pjesë në mbledhjet e drejtuesve më të mëdhenj të Ferrarit që zhvillohen një herë në dy javë. Të pranishëm në këtë mbledhje janë ish-drejtori i sportit, Zhan Todt, përgjegjësi i ri teknik Mario Almondo dhe drejtori i ri i sektorit të sportit, Stefano Domenikali. Duke mos lënë pa përmendur këtu shefin e reparit të motorëve, Zhil Simon, apo përgjegjësin e projektit, Aldo Kosta. Eshtë vënë re që prej kohësh Majkëll Shumaker merr me vete në shtëpi të gjitha të dhënat dhe rezultatet që regjistrojnë makinat Ferrari në testime. Nuk duhet të harrojmë këtu se detyra e Shumit është që të ndihmojë Kimi Raikonenin për t'u ambientuar sa më shpejt me makinën Ferrari. "Roli i ri i Majkëll Shumakerit është konceptuar për të qenë si mbështetës, - ka thënë zëdhënësja për shtyp e ish-kampionit, Sabin Kehm. - Pikërisht për këtë arsye gjithçka që po ndodh, do të thotë se ai po përgatitet mirë për detyrën e re të sezonit të ri."
Ish-kampioni i botës përgatit edhe "doktoraturën"
Majkëll Shumaker mund të vazhdonte ende të garonte nëse çdo gjë do të varej nga gjendja e tij fizike. Duke parë këtë gjendje, ai mund të rikthehet që tani në gara. E gjithë çështja është nëse ai ka dëshirë për të garuar? Në moshën që është ai, duhet një përgatitje e veçantë fizike, e cila mund të konsiderohet edhe torturuese. Por në njëfarë mënyre duhet të heqë dorë edhe nga jeta private.
Struktura: Të gjitha këto të dhëna i ka dhënë dikush, i cili mund të themi se e njeh më mirë nga të gjithë Majkëll Shumakerin. Ai është doktor Johanes Peil, 54-vjeçari i specializuar në ortopedi dhe rehabilitim. Ai ka qenë një tenist i nivelit të lartë, nga viti 2000 ka ndjekur nga afër përgatitjen fizike të 7 herë kampionit të botës në Formulën 1. Peili ka ndërtuar në vitin 1990 një klinikë në Bad Nauhaim, një qytezë pranë Frankfurtit. Ka shumë mundësi që Majkëll Shumaker të jetë në qendër të një programi, i cili po krijohet për pilotët e Ferrarit.
Bashkëpunimi: "Duke u nisur nga marrëdhëniet e mira që kemi me skuderinë nga Maranelo, jemi duke krijuar një program duke u bazuar në të dhënat shkencore që na i ka vënë në dispozicion Majkëlli. Po mendojmë se ky program do të na ndihmojë të vazhdojmë të punojmë me të njëjtën mënyrë edhe me pilotët e tjerë të Ferrarit," - ka deklaruar doktor Peil. </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="blue"> Ralf: BMV dhe ne, surprizat e sezonit!

Ne provat e Formula 1 ne Barcelone ka marre pjese edhe piloti i Tojotes, Ralf Shumaker. 31 vjecari ndihet gati per finalen e madhe te provave ne Formula 1. Kete ai e ka bere te ditur ne intervisten per “Bild”.

Kane mbetur edhe 33 dite deri ne garen e Melburnit. Si mendoni se do te jete Formula 1 ne vitin e pare pas largimit te vellait tuaj.

Do te jete nje sezon i ekuilibruar. Motorret nuk lejohen te zhvillohen me shume, pervec kesaj, do te kemi ne dispozicion goma te njejta, qe do te thote se askush nuk ka me avantazhe apo disavantazhe nga perdorimi i gomave. Mendoj se ky ka per te qene sezoni me interesant i viteve te fundit.

Ju personalisht jeni ne forme te mire

Nga ana fizike po. Trajneri im i ri i fitnesit, Uve, punon shume me mua. Me tre seanca stervitore ne dite djersitem mjaftueshem per te qene ne forme. Per mua, sezoni le te nise qe neser.

Nese do te niste neser, a do te kishit shanse per te fituar

Une e di se kete vit ne jemi me mire se nje vit me pare. Natyrisht, duhet te jemi sa me te kujdesshem ne gjykimet e ketij lloji, megjithate une kam nje parandienje shume te mire persa i perket makines tone.

A do te kete fitore ne vitin tuaj te trete tek Tojota

Une do te pilotoj me qellimin per te arritur kreun e podiumit, sepse edhe une dua te fitoj dhe jo vetem nje here te vetme. Mendoj se ka ardhur koha per te fituar.

Mercedes dhe Alonso duken ne forme shume te mire.

E vertete, por MekLaren Mercedes, pergjithesisht ka qene ne forme shume te mire ne provat dimerore.

Po Ferrari pa Shumakerin e madh

Pavarisht nga ndryshimet e medha qe jane bere tek Ferrari, skuadra nuk ka ene pershtypje te keqe. Ne kete sezon pres qe edhe BMV?ja te jete ne forme te mire. Ashtu si ne, edhe ata mund te jene surpriza e sezonit. </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="red"> Alonso: Do te mbreteroj edhe ketu!

Skuadra e MekLaren Mercedes, gjate javeve te kaluara ka qene e shkelqyer ne xhirot e provave dimerore dhe per kete arsye, Fernando Alonso pret kete jave qe te pozicionohet ne vendin e pare te provave qe do te zhvillohen. Pavarsisht nga kjo, 25 vjecari, i cili per shume eksperte eshte favoriti kryesor per titullin e ketij sezoni, ka shume besim tek bashkepunimi me skuadren e re, por nuk do te tregohet shume euforik per rezultatet e arritura. Dy here kampioni nuk do qe te gaboje e te marre per baze rezultatet e provave te para. “Ne Barcelona kemi arritur kohet me te mira qe nga ora 9 deri ne 12 te. Por, po te provojme gomat e vjetra atje, atehere mund te dalim te tetet ose te nentet ne fund te proves ditore. Pra, rezultatet e provave jane nje kaos i vertete. Megjithate ne bejme shume xhiro dhe nuk kemi asnje problem te rendesishem. Mund te themi se makina ka nje besueshmeri te larte”, tha ai ne Barcelone pas provave. “Ajo qe mund ta themi me ze te larte eshte se kundershtaret tane jane shume te forte dhe ndryshimi me to eshte i vogel. Per momentin ka kater ose pese skuadra te cilat tani do te ishin ne gjendje te fitonin gara. E kam fjalen per skuadra si BMV, Reno dhe Ferrari. Ndersa Honda, per mendimin tim, eshte pak me pas”, ka thene me tej spanjolli. Vete Alonso, tek MekLaren Mercedes ndihet i privilegjuar, te pakten keshtu eshte bere e ditur nga media te ndryshme sportive gjate javes se kaluar. “Besimi im tek makina eshte i ngjashem”, eshte shprehur ai duke bere nje krahasim me makinen e Renose, me te cilen ai fitoi dy here rradhazi titullin kampion. “Ndryshimi me i madh per mua eshte puna me skuadren, por edhe kjo bazohet ne besimin reciprok. Une shpresoj qe edhe me tej gjithcka te vazhdoje po kaq mire. Eshte e veshtire t’i krahasosh skuadrat apo motivacionin. Tani, une mendoj vetem tek makina ime aktuale dhe tek mundesite e permiresimit te saj”, ka thene 25 vjecari, i cili me tej shtoi: “Nuk mendoj se do te japim 100% te potencialit tone ne Melburn, sepse na duhet ende kohe. Per shembull, gradualisht duhet te ndryshojme dicka ne ndenjesen time, me qellim qe shpatulla ime e djathte te pershtatet sa me mire. Pervec kesaj, inxhinieret e mi jane te rinj dhe makina eshte pak me ndryshe se ajo e Renose”. </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="red"> Raikonen: S'doja qe Shumi te ikte!

Eshte pak i zbehte, por eshte "si molla": nordiket jane te gjithe pak te zbehte nga natyra. Flet pak dhe me ze te ulet dhe, edhe ne kete rast nuk pati trauma. Trashegimtari i Shumakerit te Ferrari eshte nje djale i turpshem e i thjeshte qe, ashtu si Mikaeli, vjen nga nje familje e thjeshte (babai ishte manovrues makinash per pune te renda) dhe eshte ndalur ne kufirin e studimeve te detyrueshme. Ne karakter dhe ne pilotim i ngjan shume Roni Petersonit, ne vend te legjendave si Alan Prost apo Niki Lauda. Prandaj kur jep disa pergjigje te shkurtra, thua se nuk do te flase fare, kjo nuk vjen pasi ben llogari ne mendje, por pasi nuk di vertet cfare te shtoje. Kimi Raikonen duhet marre keshtu, me te gjitha "jo"-te dhe "nuk ka rendesi"-te e tij, me shikimet e projektyar ne zbrazetire. Por, ne llojin e vet, ai eshte i kendshem dhe simpatik, brenda dhe jashte pistave. Jashte rregullave te sportit modern, ne te cilin pilotet jane kthyer ne robote qe dine vetem te buzeqeshin dhe te japin deklarata standarte per mediat, jashte hipokrizise, sistemit. Nje pilot super i shpejte nga natyra. Dhe, sigurisht, ai eshte kandidat per nje titull boteror qe ne Maranelo duhet ta fitoje patjeter per tre arsye: bllokimin e superfuqise te te urryerit Flavio Briatore; per revanshin e titullit te humbur vjet, si dhe per te treguar se "Kokekuqja" di te fitoje edhe pa "Madherine e Tij", Shumakerin. - Raikonen, ju tani keni zene sediljen e Shumit: a keni pasur ndonjehere, perpara dites se djeshme, ndonje takim me te? - Jo, per here te fundit e kam takuar ne prezantimin e makines se re. Por atehere nuk e kisha provuar ende Ferrarin, as te vjetren as te rene. - Ju intereson te dialogoni me te? - Nese kemi ndonje gje per te diskutuar, pse jo. Nuk e di, te shohim se cfare do te ndodhe me tej... - Si do ta pershkruanit veten? - Si nje njeri qe pelqen te beje detyren e tij dhe nuk ka se si t'i pelqeje patjeter te gjitheve. - Po kur nuk garoni ne piste? - Kur nuk garoj qendroj me miqte e mi, familjen, kenaqem me shtepine time. Me pelqen gjithcka qe ka te beje me motoret dhe me pelqen te bej "snowboard" (ski me patine). - Ros Brauni fliste me shume entuziazem per ju qe ne sezonin 2003, dhe me pas erdhi edhe kontrata juaj me Skuderine e Maranelos. Qe kur keni filluar te mendoni per transferimin tek Ferrari? - Kjo nuk ka shume rendesi. Jam i kenaqur ketu ku jam, edhe sepse ata qe kane rendesi per mua, me vleresojne. - Heren e pare qe provuat nje makine Ferrari, motori u prish: cfare menduat ne ato caste? - Jane gjera qe ndodhin. Sapo zbuluam problemin, ai u zgjidh menjehere, prandaj nuk u shqetesova shume, por mos harroni se para pak kohesh Shumi festoi 6-vjetorin e thyerjes se fundit te motorit. - Disa drejtues te MekLarenit shprehen se ju, me stilin tuaj te pilotimit, jeni nje prishes makinash. - Nuk mendoj se kjo eshte e vertete dhe nuk me intereson shume se cfare thone per mua. - A ka nje peshe te rende trashegimia e Shumit? - Une do te bej maksimumin per te fituar sa me shume. Nuk ka rendesi se kus ishte para meje te Ferrari. - Italianet jane shume kerkues me pilotet e Ferrarit... - Kjo ndodh ne cdo vend te botes. - Ferrari pret menjehere nje titull boteror. - Edhe une kam vite qe e ndjek: per ta fituar duhet qe te gjithe elementet te jene ne vendin e duhur. Une dua ta fitoj per veten time dhe per skuadren. Me siguri, nuk eshte presioni nga jashte qe me shtyn te jap me shume ne piste. - A jeni habitur qe, pasi u larguat ju, MekLareni ka ndertuar nje makine kompetitive? - Ndoshta nderton nje makine te mire cdo dy vjet. Por mos harroni se MekLareni eshte nje skuader kreu prej shume vitesh ne Formula 1. - Si jane marredheniet tuaja me Alonson? - Te mira. Por nuk e njoh shume mire. Pak here kemi biseduar. - Po Shumakeri, a ju ka dhene ndonjehere keshilla per Ferrarin? - Jo. - Me veshtire te duelosh me Alonson, apo me Shumakerin? - Nuk ka rendesi ndaj kujt duelon, sepse une luftoj me te gjithe. - A do te kishit firmosur per Ferrarin nese Shumi do te kishte vazhduar karrieren e tij me kete skuader? - Po. Nuk kam qene asnjehere ne pozicionin per te vendosur se kush do te jete shoku im i skuadres. Asnje skuadre nuk i kam kerkuar kurre te vendos se perkrah cilit pilot do te garoj. - Kur firmoset me Ferrarin, a e dinit qe Shumi do te terhiqej? - Jo. - As qe Ros Brauni do te largohej nga roli i drejtorit teknik? - Jo. - A ju bezdis fakti qe, nga bokset, Mikaeli do t'ju kontrolloje nepermjet telemetrise? - Nuk ka rendesi, sepse cdokush ne skuader mund te shohe gjithcka. - Flisni shpesh me Zhan Todtin? - Po, por, sigurisht, jo cdo dite. - Sipas jush, cilat jane pikat e forta dhe pikat e dobeta te modelit te ri te Ferrarit, F2007? - Kete nuk mund ta them me siguri para se ta kem provuar ne pista te ndryshme, aq me teper qe Ferrari nuk eshte ende ne konfigurimin perfundimtar. Por, per mendimiin tim, jemi mjaft kompetitive. - A keni shume miq ne Itali? - Disa. Italia me pelqen, vija kur isha femije per te garuar ne kategorine "kart". Me pelqen qe mentaliteti eshte teresisht i ndryshem nga ai i ne finlandezeve. - Do te vazhdoni te jetoni ne Zvicer? - Kam gjashte vjet qe jetoj atje dhe ndihem mire, prandaj nuk mendoj se do ta ndryshoj vendbanimin. - Gazetat angleze ju kane pergjuar kur keni qene me miqte ne diskoteka. Nuk keni frike se kjo do te perseritet edhe ne Itali? - Mund te ndodhe, por cfare t'i bej? Cdo shtet ka gazetaret e tij skandalistike dhe pak rendesi ka nese ajo qe shkruajne eshte e verteta. Dy vjet me pare merzitesha me shume, por tani nuk dua t'ia di fare, sepse ky problem nuk do te ma ndryshoje jeten. - Vertet nuk merziteni asnjehere? - Me ka ndodhur, por jo per gjera qe kane te bejne me garat. - A i lexoni gazetat? - Nuk kam kohe, udhetoj shume. Ndonjehere futem ne internet dhe lexoj lajmet per kategorine "kart". - Ju keni qene deshimtar i Mercedesit ne fushatat e saj publicitare: a ju eshte kerkuar te beni te njejten gje edhe per FIAT-in, kompanine qe ka ne pronesi Ferrarin? - Jo. </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="blue"> Masa: Kimi s'ngjan fare me Shumin!

"Aktualisht duket se po ecim në drejtimin e duhur, pasi kemi bërë përpara. Raikoneni është një njeri i sinqertë që sheh punën e tij"

Plot një muaj përpara fillimit të botërorit, në Melburn në 18 mars, Felipe Masa bën një analizë të punës së zhvilluar deri tani me modelin e ri të Ferrarit, F2007, dhe përfundimi i tij është mjaft pozitiv: "Ashtu si për pjesën më të madhe të skuadrave", shprehet braziliani, "makina që po përdorim do të pësojë me siguri ndryshime rrënjësore para se të rreshtohet në nisjen e Çmimit të Madh të Australisë në Albert Park. Por unë, në këtë çast, jam optimist". "Natyrisht", vazhdoi më tej Masa, "unë po përqendrohem mbi punën tonë, megjithatë hedh edhe një sy ndaj punës që po bëjnë skuadrat e tjera, dhe sipas asaj që shoh tani, duket e qartë se MekLareni do të jetë shumë kompetitive. BMV-ja duket se ka bërë përparime, teksa Renoja do ta ruajë gjithsesi ritmin tonë, dhe pse nuk e dimë ende nëse do të jetë aq e fortë sa sezonin e kaluar. Mendoj se ne dhe këto tre skuadra të tjera do të jemi ekipet e kreut të paktën në fazën e parë të sezonit. Para fillimit të testimeve dimërore shumë njerëz kanë bërë komente për makinën tonë, duke theksuar ndryshimet e shumta me modelet e skuadrave të tjera, duke pyetur nëse kishim bërë gabime. Por, për mua, nuk është shumë e rëndësishme ajo që thonë njerëzit jashtë skuadrës, gjëja më e rëndësishme janë kohët që arrijmë në pistë". Tek Ferrari ka pasur një ndryshim radikal, sepse vendin e Mikael Shumakerit e ka zënë Kimi Raikoneni. "Kimi ka një karakter dhe personalitet të ndryshëm nga ai i Shumit", thotë më tej Masa. "Ai nuk komunikon shumë dhe sheh punën e tij. Por mua më duket një njeri shumë korrekt që nuk bën lojëra të pista. Eshtë një gjë e këndshme të bashkëpunosh me të dhe jam i sigurt se nuk do të kemi asnjë lloj problemi gjatë aventurës sonë tek Ferrari". </font>

<font color="red"> 27 dite nga fillimi i formula 1 </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="blue"> Alonso: Konkurrenca me josh!

Fernando Alonso, nje sezon me pare beri buje te madhe pasi kritikoi ashper sportin e Formula 1, kur u ndeshkua pas kualifikueses se Cmimit te Madh te Italise ne Monza, per shkak se ne syte e komisareve te gares ai kishte penguar kalimin e Felipe Mases. Pak kohe me pare ai ishte ndeshkuar edhe ne Budapest nga Stjuards, per shkak te perdorimit te sistemit anti&amp;#64979;dridhje nga skuadra e Renose. Pas ketyre ngjarjeve, kampioni ndihej i revoltuar. Atehere per 25&amp;#64979;vjecarin ishte mese e qarte se Formula 1, sipas tij nuk ishte nje sport i paster. “Formula 1 eshte nje biznes dhe mode dhe gjithcka tjeter e mundur. Me sportin qe njoh une, Formula 1 nuk ka asnje lidhje. Ai qe nuk e sheh keshtu Formula 1, atehere kam pershtypjen se i mban syte e mbyllur”, tha piloti nga Ovideo ne nje interviste me revisten e lajmeve “Focus”. Duke qene se eshte dy here kampion, ai kete vit eshte “etaloni” per te gjithe pilotet e tjere, pasi piloti i rekordeve, Mikael Shumaker eshte larguar nga Formula 1.“Natyrisht qe do te jete shume e veshtire per mua, sepse te gjithe do te perpiqen te me arrijne dhe te me shtyjne drejt gabimeve. Por, une ndihem mire ne kete konkurence. me pak fjale jam i kenaqur”, ka thene ai nder te tjera. Mikael Shumaker, kohe me pare kishte deklaruar se do t’i jepte fund karrieres se tij vetem nese do te sfidohej denjesisht nga nje pilot me i ri. Por, vete Alonso nuk eshte i mendimit se ka qene pikerisht ai qe e ka detyruar Shumakerin drejt mbylljes se karrieres. “Mikaeli i dha fund sepse tani ai motivohet nga te tjera gjera, si per shembull, nga familja e tij. Pastaj, vendimin ai e kishte marre qe para se te niste sezoni”, arsyetoi piloti i MekLaren Mercedes. </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="red"> Braun s’ia mbyll deren “Kokekuqes”

Nje jete, nje dekade, ne Maranelo. Ros Braun zgjodhi te largohej nga bota e F.1, te pakten ne kete cast, por ai nuk harron epopene e tij ferrariste dhe dashurine qe ndjen per drejtuesit e skuadres. Vendimi per te bere nje vit pushim nuk eshte ne diskutim, por ish&amp;#64979;drejtori teknik i “Kokekuqjes” nuk e konsideron perfundimtr largimin e tij nga padoku. Po, sepse anglezi shprehet se kontaktet me kete bote jane reale dhe ai mund te kthehet lehtesisht ne bokse, pikerisht ne ata te Ferrarit. “Maranelo me ka dhene shume”, thote Braun, “dhe eshte e drejte qe une te diskutoj fillimisht me te. Por per t’u kthyer, kam nevoje per nje sfide te re. Nuk do te takohem me Montexemolon dhe Todtin para veres, por kthimi te Ferrari eshte nje alternative per te ardhmen”. “Nuk di as nese do t’i ndjek garat ne televizor”, vazhdon me tej ai. “Kam thjesht nevoje te jem i lire ne mendjen time”. Nje vit i dedikuar vetes dhe pasionit “peshkim”, duke hedhur pas shpine cirkusin e Formula 1, per te arsyetuar me kthjellet, pa menduar me 300 kilometra ne ore, si dekaden e fundit. </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="blue"> Alonso-MekKlaren, cfare cmendurie!

Ne skuadren e tij te re, Fernando, me 33 milion euro perfitime, eshte shnderruar ne sportistin e trete aktiv me te paguar ne bote, pas golfisteve Uds dhe Mikelson

Fernando Alonso deklaroi kalimin e tij tek MekKlareni ne fundin e vitit 2005, pak muaj pasi fitoi me Renone titullin e tij te pare boteror ne Formulen 1. Vendimi i pilotit spanjoll befasoi te gjithe boten e Formules, mbi te gjitha pasi austuriani do te niste sezonin 2006, si pilot i Renose dhe deri atehere, skuadra franceze dukej shume me e besueshme se ajo britanike. MekLareni po kalonte ne ate periudhe dite te turbullta dhe sezoni ishte i mbushur me difekte, qe e penguan te luftonte per titullin. Alonso dhe Shumaker, me Ferrarin, mbeten ne fund dy rivalet e vetem. E thene keshtu te duket shume i cuditshem vendimi i dy here kampionit te botes per te kaluar tek “shigjetat e argjendta”, por po te besh nje analize te thelle e kupton perse. Fernando kishte arsye serioze per te ndryshuar, si sportive, ashtu edhe ekonomike. Kalimi tek MekKlaren perben per spanjollin nje sfide te re ne karrieren e tij dhe eshte shoqeruar me nje bum, persa i perket rritjes se numrit te sponsorve te MekKLarenit, apo rroges vjetore te pilotit, se bashku me spektaklin, pasi pas nje sezoni jo te mire, te gjithe jane kurizoe te shohin nivelin e MekKLarenit ne kete 2007&amp;#64979;n.

As skuadrat dhe as pilotet nuk e komunikojne sasine e parave qe fitojne nga kontratat, por sipas vleresimeve te tregut dhe mediave te specializuara per Formulen 1, mesohet qe paga vjetore e Alonsos do te trefishohet, ne raport me ate qe perfitonte tek Renoja. Fernando do te fitoje ne skuadren e tij te re 23 milion euro ne vit, ndersa tek Reno kishte nje page prej 7,5 milion eurosh ne vit. Skuara franceze firmosi nje kontrate afatgjate me Alonson, atehere kur ai kishte ende shume per te treguar dhe refuzoi te permiresonte kushtet, kur Fernando u shpall per here te pare kampion bote. Ndersa tani, sipas llogarive, Alonso do te perfitoje edhe 10 milion euro te tjera nga kontratat me sponsoret. Ne total, nga marreveshja e tij e re me MekKLarenin, asturiani do te perfitoje rreth 33 milion euro ne sezon, edhe pse llogaritjet nuk jane te sakta dhe ne to nuk jane perfshire te ardhurat e tij nga disa prej sponsorve personale. Duke e vendosur kete shifer ne klasifikimin e fundit te revistes “Forbes”, per renditjen e sportisteve me te pasur, Alonso duhet te shnderrohet ne sportistin aktiv te trete me mire te paguar dhe te pestin ne pergjithesi. Vetem golfistet amerikane, Tajger Uds, me 68,5 milion euro dhe Fil Mikelson, 35,7 euro renditen perpara spanjollit si sportiste aktive. Ne renditjen e te gjithe sportisteve ne total, Alonso bie ne vendin e peste pasi e paraprin Mikael Shumaker me 44,1 milion euro dhe boksieri Muhamed Ali me 41,8 milion euro. Spanjolli, do te zbrese nga vendi i peste legjende e basketbollit, Majkell Xhordan, karriera e mrekullueshme e te cilit e lejon te perfitoje shuma kolosale edhe ne ditet e sotme, ashtu si ne rastin e Alise. Eshte e qarte qe renditja e vitit 2007 nuk mund te behet ende dhe sportiste te tjere mund te ngjiten, por ne cdo rast, eshte e sigurt qe Fernando ka “hyre” fuqishem ne listen e dhjete piloteve me mire te paguar.

Fernando ka edhe sponsore te tjere personale, por nuk dihet se sa do te jete shuma qe spanjolli do te perfitoje nga ta, pas modifikimit te marreveshjes, si pasoje e refuzimit te MekKlarenit per te lejuar pilotet qe te mbajne ne uniformen e tyre logo te ndryshme nga ato te sponsorve te skuadres. Megjithate, nga marredhenia dypaleshe, “shigjetat e argjendta” kane perfituar edhe ato pjesen e tyre te tortes. Keshtu, mberritja e Alonsos ka sjelle edhe sponsore te medhenj tek MekKlareni. Behet fjale per Banken e Santanderit dhe nje tjeter madrilene, te cilat do te paguajne nga 13 dhe 5 milion euro, perkatesisht. Vodafon vazhdon te jete sponsori kryesor, me 50 milion euro ne vit, por prej Alonsos, MekKlareni do te perfitoje te pakten 18 milion euro me shume.

Fernando, burse per spanjollet!

Dy here kampioni ne fuqi ne Formula 1, Fernando Alonso do te jape bursa me emrin e tij per te mbeshtetur 12 studente spanjolle per te studiuar inxhinjerine e sporteve te motoreve ne Universitetin e Oskfordit. Universiteti lajmeroi te enjten se do te krijohet nje burse e vecante me emrin e Alonsos, pasi MekLareni i kerkoi sponsorit te tij privat, bankes spanjolle “CajAstur”, te gjeje fonde per studentet spanjolle, qe ata te realizojne nje Master nje&amp;#64979;vjecar ne kete dege. Alonso, i cili ka rezidencen e tij ne Oksford, ishte ne nje konference shtypi ne Madrid per te shpallur skemen, teksa disa studente do te marrin bursen e tyre ne shtator per te vazhduar studimet. “Fernando eshte i shqetesuar se ne industrine e sporteve te motoreve ka shume pak inxhinjere spanjolle, dhe eshte nje gje emocionuese qe ai ka vendosur te investoje ne kete dege ekspertesh per Spanjen”, u shpreh Dr. Denise Morrei, dekanja e Shkolles se Teknologjise ne Universitetin e Oksfordit. “Si pilot garash, ai ka pranuar rendesine e botes inxhinjerike ne sportet e motoreve, dhe ky investim mund te kete nje efekt te menjehershem ne ekonomine spanjolle, sepse rrit aftesite e sdutenteve te saj”.

De la Roza: Sa e shpejte Ferrari!

Pedro de la Roza i vlereson rezultatet e para te MekKlarenit ne Bahrein si te mira. “Nuk jemi aspak keq. Makina eshte shume e shpejte ne kthesa dhe ka fuqine e duhur. Disa ishte teper e lodhshme, mbi te gjitha per shkak te temperaturavem, por gomat e reja reaguan me te vertete mire. Ne pergjithesi jam shume i kenaqur”. Persa i perket dominimit te Ferrarit, Pedro u tregua i sinqerte dhe nuk tentoi te fshehte asgje. “Sic u pa ne Barcelona, Ferrari duket per momentin disi me superior. Jane me te shpejte me nje ose dy te dhjetat, por duhet te shohim zhvillimet qe do te kete gjate javes se mbetur ketu”. De la Roza pati mundesine te provonte pjesen e re aerodinamike te MP4&amp;#64979;22, qe ka sjelle ndryshime te dukshme sidomos ne pjesen e pare te makines. “Me aerodinamiken kemi ndjekur linjen e te gjithe makinave te tjera dhe jemi perpjekur t’i japim makines nje ngarjese me te madhe aerodinamike. Nuk e di secilat jane te dhenat e skuadres, por ne pilotim kjo nuk ka sjelle asgje te re”, perfundoi De la Roza. </font>
 

tola77

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

thashe se ishe me ferarin /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
thashe se ishe me ferarin /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif

[/ QUOTE ]

Me ate jam moj por nuk dua te ndikoj tek tema /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Alonso: Rruga është ende e gjatë!
MekLaren-Mercedesi i bën një ofertë faraonike Ros Braunit!
Masa: “Kokëkuqja” më respekton!
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="red"> Masa, “furtune rere” ne Bahrein

Felipe Masa, edhe ne diten e dyte te provave ne Bahrein ishte me i shpejte se ndjekesit e tij, ndersa Hamilton, edhe pse pesoi defekt ne motor, qendron para Raikonenit. Ne provat dimerore ne Bahrein, Ferrari duket se nuk di te ndalet. Pas provave te dites se djehsme, Felipe Masa, i cili ne makinen e tij ka vendosur paketen e re aerodinamike, ishte po aq i shpejte sa nje dite me pare, duke arritur perseri kohen 1:30.640 minuta. Ne kushte shume te mira atmosferike, braziliani kreu 100 xhiro dhe u distancua rreth gjysme sekonde ne krahasim me ndjekesin me te afert. Ndersa provat e se martes u tronditen disi per shkak te aksidentit te rende te Heiki Kovalainenit, dita e djeshme ishte e qete. Ndonese u pane disa here flamuret e kuq gjate xhirove, ne pergjithesi provat ishin normale dhe skuadrat e perfunduan programin e tyre per kete dite. Madje edhe vete Kovalainen mori pjese prova, edhe pse me vonese. Ai kreu vetem 30 xhiro dhe u rendit i gjashti me nje diference prej 1.428 sekondash. Luis Hamilton i MekLaren Mercedes u kthye para kohe ne bokse per shkak te nje defekti hidraulik, megjithate ai siguroi vendin e dyte, duke dale para Raikonen. Skuadra e ketij te fundit, Ferrari, pati gjithashtu probleme teknike. Keshtu Masa, rreth 20 minuta para perfundimit te sezonit, e ngadalesoi shpejtesine, por nuk u duk asnje re tymi apo ndonje simptome tjeter e ngjashme me te. Me nje diference te dallueshme nga vendi i pare i renditjes se deritanishme, Xhankarlo Fizikela, Pedro de la Rosa, Heiki Kovalainen, Nik Heidfeld dhe Xhenson Baton u renditen nga pozicioni i katert ne te tetin. Ndersa ne vendin e nente u pozicionua Vitantonio Liuci, me makinen e tij Toro Roso.

Ne pjesen e mbetur te renditjes problemet nuk ishin te pakta per pilotet dhe makinat e tyre, me perjashtim te Robert Kubices, i cili i mbylli provat pa probleme. Ralf Shumaker i Tojotes kreu 85 xhiro, por ne me te miren e tij, arriti nje kohe prej 2.414 sekondash me te ngadalte se Masa. Nje dite pas demtrimit te tij ne shpine, ai u rendit i 13 ti. Ndersa Deivid Kulthard, i Red Bullit, u pozicionua ne vendin e 14 te. </font>
 
Top