Formula 1 2007

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Kondra garen e pare nuk e shenova se eshte bere /pf/images/graemlins/shrug.gif un kujtoj cfar garash kane ngelur /pf/images/graemlins/idea.gif /pf/images/graemlins/wave.gif
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="red"> Xhordan: Ferrari, mos e ndrysho Kimin

Ferrari duhet ta lejoje Kimi Raikonenin te jete vetvetja megjithe “aventurat” e tij te ralla me alkoolin, sipas ish pronarit te skuadres me te njejtin emer ne F.1, Edi Xhordan. Ylli finlandez dihet se ka qejf te ktheje nje ose dy gota vodke dhe festime e tij te shpeshta ne publik kane zene shpesh faqjet e para te gazetave, duke sjelle edhe ankesa nga punedhenesit e tij. Por Xhordan e ka keshilluar Ferrarin te mos perpiqet ta ndryshoje stilin e jetes se Kimit, duke pretenduar se ai nuk ka asnje influence ne formen e tij te pilotimit ne piste. “Dihet nga te gjithe se Kimit i pelqen te pije ndonje gote, madje ai mund te konsumoje sasi te medha alkooli, por Kimi thjesht po ndjek nje tradite te patrioteve te tij”, tha Xhordan ne nje interviste per revisten “The People”. “Irlandezet pijne shume kriklla birre “Guinness”, por finlandezet e bejne nje gje te tille me sasi te medha vodke. Ai eshte kapur thuajse tape ne disa raste, por kjo mund te pritej. Kimi eshte 27 vjec, thuajse sa femijet e mi dhe une e di se cfare kenaqesie eshte per ta nje nate me miqte. Por pse nuk duhet te pijne? Nese kjo nuk ndodh gjate nje fundjave gare apo gjate testimeve, mendoj se Kimi ka te drejte te pije sa te doje. Edhe finlandezeve te tjere Keke Rosberg dhe Mika Hakinen u pelqente te pinin alkool dhe duhan “me dyer te mbyllura”, por ata nuk paten asnje pasoje nga kjo, duke u shpallur te dy kampione bote ne Formula 1". Xhordan beson se perpjekjet per te ndryshuar stilin e jeteses se Kimit, duke e kthyer ate ne nje punonjes model korporate, do te rezultonin teresisht te deshtuara. “Nese tenton ta ndryshosh dike, atehere ai nuk do te jape kurre maksimumin”, vazhdoi irlandezi. “Kur nenshkruan me nje pilot te talentuar si Kimi, duhet te pranosh menyren se si e shijon ai jeten. Kur njerezit jane perpjekur t’i kthejne fenomenet ne punonjes normale korporatash ata kane deshtuar gjithnje”. </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

3-4.jpg
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="red"> Raikonen, “pluhur” rivalëve në Sepang

Një tjetër shenjë që flet për suksesin e Ferrarit në Formula 1: Kimi Raikonen, dje në testet në Malajzi ishte një gjysmë sekonde më i shpejtë se pasuesi i tij, duke kaluar kështu edhe potencialin e llogaritur nga F2007. Punën e programit të ngarkuar të ditëve të fundit ai e përshkroi me fjalë mjaft të mira. “Këtu provuam disa pjesë të reja, konkretisht pjesë aerodinamike dhe po vazhdojmë përgatitjet për garën. Deri atëherë do të provojomë gjëra të ndryshme, për të parë se si funksionojnë gomat. Deri tani çdo gjë ka shkuar mirë. Janë dhe dy javë deri në fillimin e garës, kështu që ka kohë për të ndryshuar edhe disa gjëra”, bëri të ditur Raikonen. Sipas tij, F2007 është në formë shumë të mirë, ashtu si në garën e fundit, megjithatë, asnjëherë nuk i dihet. “Si skuadër ne nuk patëm fat në Australi. Gjithçka mund të ndodhë”, tha ai duke pasur parasysh defektin teknik të Felipe Masës në kualifikuese. Por, pikërisht braziliani në fjalë është kundështari kryesor i finlandezit për garën e radhës. “Ai dëshiron të jetë i fortë si gjithmonë, dhe kjo është mëse normale”, tha Masa më tej. Vapa ekstreme në Malajzi, ku gjatë ditës së djeshme temperaturat kanë qenë mbi 30 gradë celcius, nuk i bëjnë përshtypje “Njeriut të Akullt”. Ndonëse ai bën të dtur se do të donte më shumë që gara të zhvillohej në tempertura më të normalizuara. “Është tmerrësisht vapë këtu. Jo vetëm për ne pilotët, por edhe për njerëzit që punojnë për ne. Këtu është më e vështirë se kudo tjetër për të punuar”, tha ai. Për më tepër, stafi i Ferrarit duhet të jetë sa më i përqendruar për të punuar për defektin në motorin e makinës së Masës në Australi. “Ne patëm një bllokim të ujit, për këtë arsye motori u nxeh shumë dhe kështu na duhej që ta ftohnim rreth fundit të garës. Të shpresojmë se me kaq ka marrë fund tersi ynë. E kemi provuar disa herë të tjera motorin, gjërat janë në rregull. Të premten ose të shtunën do të merret vendimi përfundimtar nëse ai duhet të ndërrohet apo jo”, përfundoi piloti finlandez i Ferrarit. </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="blue"> Masa: Malajzia do te jete e jona!
Kimi: “Zemreku” nuk do te pushoje!
Ekleston: Yje si Sena dhe Shumi mund te krijohen edhe ditet e sotme!
Masa: Nuk do te fleme mbi dafina!
</font>
 

tola77

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

kush fitoi /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/rockband.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Hamilton dhe Alonso jane fitues apsolut Ferrari eshte shume mbrapa,po ate shenjen(logon) qe ka ferrari si barcode cfare eshte?duke pare nga bluzen te McLaren ishin nja 8-9 reklama tek ferrari 1-2 vetem kush e di nga financohet?
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Neser fito Hamilton dhe ne vend te dyte Masa i treti Hiedfild dhe i katerti Alonso ose Raikonen
 

Bruno

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Shpresoj Kimi Raikonen Te Vazhdoje Formen e Mire Ne Forumula 1 Edhe Pse Jo Te Shpallet Kampion Bote Ne F1
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

E bukur ajo qe ke shkruar me refugjatin bruno.
Raikonen nuk besoj te fitoj ndonje gare jo me titullin kampion jane te masa,hamilton,alonso qe mbase nuk kane eksperiencen e tij por jane te etur per te fituar shiko hamilton se cbene
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<span style="color: #FF0000">1 Fernando Alonso 22
1= Kimi Räikkönen 22
1= Lewis Hamilton 22
4 Felipe Massa 17
5 Nick Heidfeld 15
6 Giancarlo Fisichella 8
7 Jarno Trulli 4
8 Robert Kubica 3
9 Nico Rosberg 2
10 Heikki Kovalainen 1
10= Ralf Schumacher 1
</span>

<span style="color: #3366FF">1 McLaren-Mercedes 44
2 Ferrari 39
3 BMW 18
4 Renault 9
5 Toyota 5
6 Williams-Toyota 2
7 Red Bull-Renault 0
7= Honda 0
7= Super Aguri-Honda 0
7= STR-Ferrari 0
7= Spyker-Ferrari 0
</span>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Pas 20 diteve ne Spanje

untitled.jpg


normal_doga1198.jpg


<span style="color: #3366FF">13/05/2007 Spain Barcelona
27/05/2007 Monaco Monaco
10/06/2007 Canada Montréal
17/06/2007 USA Indianapolis
01/07/2007 France Magny-Cours
08/07/2007 Great-Britain Silverstone
22/07/2007 Germany Nurburgring
05/08/2007 Hungary Hungaroring
26/08/2007 Turkey Istanbul
09/09/2007 Italy Monza
16/09/2007 Belgium Spa-Francorchamps
30/09/2007 Japan Fuji speedway
07/10/2007 China Shanghai
21/10/2007 Brazil Interlagos
</span>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<span style="color: #FF0000">“Hemilton, me i miri pas Shumit”!

Ish-ylli i MekLarenit, Xhon Uotson, beson se Luis Hemilton eshte “gjeja me e mire qe ka ndodhur ne Formula 1 qe nga koha e Mikael Shumakerit”. Hemilton ka mahnitur padokun e F.1 qe kur debutoi ne Australi, ne fillim te sezonit 2007. Debutuesi i MekLarenit fitoi vendin e trete ne ate gare dhe e shoqeroi ate me dy vende te dyta ne Malajzi dhe Bahrein. Me keto rezultate 22-vjecari eshte ngjitur ne krye te renditjes se boterorit bashke me shokun e tij te ekipit, Fernando Alonso si dhe me ferraristin Kimi Raikonen. Megjithate, i vetmi vend ku Hemilton eshte para rivaleve te tij, eshte jehona ne shtyp, qe ka qene e pabesueshme, pasi Britania e Madhe ka gjetur me ne fund heroin e saj te ri. Dhe nje nga tifozet e shume te Luisit eshte edhe ish-piloti i MekLarenit, Uotson. “Hemilton eshte gjeja me e mire qe ka ndodhur ne Formula 1 qe pas Mikael Shumakerit”, tha ai per gazeten “The People”. “Rezultatet e tij i kane mahnitur te gjithe, se bashku me menyren se si sillet ai ne piste dhe jashte saj. Ai eshte je yll i vertete”. Sidoqofte, Uotson e paralajmeroi Hemiltonin se nuk duhet te bjere ne gracken e britanikut tjeter, Xhenson Baton, duke bere nje jete prej “pleiboi”. “Nuk mendoj se ai do te marre te njejtin drejtim si Xhensoni, dhe shpresoj qe te mos ta beje kete, sepse per nga menyra se si po piloton me siguri do te fitoje titullin boteror”, vazhdoi Uotson. Dhe Uotson beson se ylli i ri i MekLarenit mund ta beje kete qe ne sezonin 2007. “Me duket e pabesueshme per ta thene, por keshtu si po piloton Luisi besoj se ai mund te sfidoje per titullin deri ne fund te sezonit”, perfundoi Xhon. “Ai ka punuar gjithe jeten per te qene kampioni i pare me ngjyre ne Formula 1 dhe jam i sigurt se shpejt do t’ia dale mbane”.
</span>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<span style="color: #CC0000">Hemilton: Ne Barcelone, fitoren!

Luis Hemilton eshte shprehur te dielen se fitorja e tij e pare ne Formula 1 nuk eshte me thjesht nje enderr, por nje objektiv i qarte per Cmimin e Madh te Spanjes, pas dy javesh ne Barcelona. Piloti 22-vjecar britanik ka kryer nje fillim sensacional te karrieres se tij, duke rishkruar librat e historise se Formula 1, pasi eshte ngjitur ne podium ne te tre garat e tij te para ne kete sport te veshtire. Por tani Hemilton beson se fitorja e tij e pare eshte shume prane, ndoshta duke u bere tramplina per arritje edhe me te medha ne vitet e ardhshme. “Une nuk enderroj te fitoj ne Spanje, tani une mendoj per te fituar atje”, u shpreh britaniku i ri ne nje interviste. “Te gjithe e kane nga nje enderr dhe, edhe pse une jam duke e jetuar endrren time, kam edhe me shume endrra dhe ambicie qe do te me shtyjne te jap maksimumin ne Formula 1 edhe ne vitet qe do te vijne”. Dhe pse vetebesimi i tij eshte rritur ne maksimum, Luis insiston se fillimi i shkelqyer i karrieres ne Formula 1 ka qene nje mahnitje edhe per ate vete. “Une jam thjesht nje njeri normal”, vazhdoi me tej Hemilton. “Jam nga nje qytet i vogel. “Seriozisht, me pelqen thesht te bej ate qe po bej aktualisht. E dua me gjithe shpirt kete sport. Kjo eshte ajo qe kam dashur te bej prej shume vitesh. Te garosh per 13 vjet dhe me ne fund te hysh ne Formula 1, te jesh me ne fund ne kete bote, eshte thjesht nje fakt sureal per mua. Prandaj per te qendruar me kembet ne toke, duhet qe here pas here t’i kujtoj vetes se ku kam lindur dhe nga kam ardhur ketu”.
</span>
 
Top