Formula 1 2007

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="blue"> Alonso: Ferrari, sa e shpejte!

Mbreselenese eshte epiteti me i goditur per te dhene idene e proves se forces qe dhuroi Ferrari gjate testimeve te fundit parasezonale ne Bahrein. Konstante dhe mjaft e besueshme kur u be fjale per te kryer nje simulim gare (duke provuar edhe furnizimet e shpejta me benzine dhe goma ne bokse, sa per te mbajtur skuadren ne forme), Ferrari i ri F2007 ka qene nje vetetime e vertete edhe ne castin kur prej saj eshte kerkuar te shkoje ne limite. Keshtu, Felipe Masa ishte piloti i vetem qe zbriti nen murin 1’30", duke arritur kohen e trete me te mire absolute ne pisten e Sakhirit (Ueber 1’29"527 ne provat e lira 2005, e Alonso ne te njejtin vit 1’29"848 qe i kishte dhene pole positionin). Ndersa Kimi Raikonen kthehet ne shtepi me rekordin e xhirove te kryera gjate gjashte diteve te testimeve: 460, para Barrikelos (447), Kubikas (427), Batonit (422) dhe shokut te tij te skuadres, Mases, (410).“Kokekuqja”, e qendrueshme &amp;#64979; “Ne disa testime Ferrari nuk kishte ecur shume mire dhe kjo na kishte bere qe te shpresonim”, shpjegoi Alonso para se te rikthehej ne Europe. “Por realiteti eshte se ata jane shume te forte dhe do te kene nje avantazh te mire ne pjesen e pare te sezonit. Nje avantazh qe vjen nga eksperienca e akumuluar ne vitet e fundit me bashkepunimin me Brixhstonin dhe nga fakti qe skuadra e tyre ka ndryshuar shume pak”. Por, sipas Mases, ka nje tjeter aspekt qe nuk duhet nenvleresuar kurrsesi: “Nese krahasojme paraqitjet mes javes se kaluar dhe kesaj jave, hapi cilesor perpara ka ardhur fale paketes aerrodinamike”. Pedro De la Rosa, qe bashke me Luis Hemiltonin pati shansin te shihte nga prane rivalet ne pisten e Bahreinit, shpjegon: “Ne daljen nga kthesa Ferrari eshte e qendrueshme, e sakte, ndersa MekLareni jone eshte pak nervoze”. Nje defekt ky, qe pershkallezohet nga gomat e forta.

MekLareni, ne mbrojtje &amp;#64979; “Duhet te fillojme sezonin duke garuar ne mbrojtje”, shprehet me tej Alonso, “me synimin qe me pas te kemi mundesi te rikuperojme disavantazhin qe mund te kemi ndaj Ferrarit pas garave te para. Zonat ne te cilat mund te permiresohemi jane traksioni dhe fuqia maksimale, por une mbetem optimist, sepse sa here qe provojme dicka te re bejme nje hap cilesor perpara. Besoj se dicka mund ta fitojme edhe ne dy javet qe na ndajne tashme nga gara e pare e sezonit, ne Australi, me punen qe do te kryejme ne galerine e eres. Persa i perket Cmimit te pare te Madh, duke pare se si po shkojne edhe Renoja dhe BMV&amp;#64979;ja, nuk mund te bejme as gabimin me te vogel”. Po nese do te detyrohej te vinte bast per fituesin ne Melburn, cilin emerr do te zgjidhte Alonso? “Masa ka qene me i shpejtese Raikoneni, prandaj eshte favoriti i madh”. </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="blue"> Raikonen: Jemi gati per sfiden!

“Makina e re po shkon vertet shume mire. Te pakten, ketu ne Bahrein ka qene fantastike. Por eshte e veshtire te thuash se ne c’nivel jane rivalet, prandaj duhen pritur garat per te bere parashikime”. Kimi Raikonen ben nje bilanc pozitiv pas testimeve te kryera nga Ferrari ne Bahrein. Finlandezi dhe shoku i tij i skuadres, Felipe Masa ishin shume te shpejte dhe dhane pershtypjen se Ferrari do te jete skuadra per t’i mundur kete sezon. Por Kimi nuk preferon te beje parashikime te tilla, duke pritur me pare garen e pare te sezonit, pas dy javesh ne Melburn. “Jemi te kenaqur per menyren se si eshte sjelle makina”, shpjegoi Raikonen. “Sic kam thene edhe me pare, shpresoj qe te jete aq e shpejte sa duhet. Ne jemi optimiste, por duhet te presim garen e pare per te kuptuar se ne c’nivel jemi ne krahasim me kundershtaret. Per momentin jemi te kenaqur me ate qe ka ndodhur deri tani, por puna vazhdon me ritme te larta”. Ne pjesen e fundit te testimeve, finlandezi provoi edhe nje pakete te re aerodinamike. “Paketa e re shkoi shume mire dhe kjo na kenaq dhe me shume”, vazhdoi me tej Kimi. Objektivi i Ferrarit mbetet i pandryshuar, rikthimi i menjehershem tek fitoret e garave dhe ai i titullit, dhe Raikonen e konfirmon kete: “Me siguri do te tentojme te fitojme kampionatin dhe sa me shume gara te jete e mundur, pasi jam i bindur se kete vit kemi nivelin e duhur per te skelqyer”. </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="red"> Masa: Ferrari, mbi MekLarenin!

Ferrari eshte me e avantazhuar se rivalja e saj kryesore e titullit boteror, MekLareni, te pakten keshtu pretendon Felipe Masa. Masa dhe Ferrari kane dominuar testimet e fundit parasezonale ne pisten e Bahreinit, duke dhene kohen me te mire te marten e te merkuren. Madje braziliani ia rriti edhe me shume moralin Ferrarit, kur theu rekordin e pistes ne diten e fundit ne testimeve. Ndersa kampioni i botes, Fernando Alonso me MekLarenin u rendit i treti, gjashte te dhjetat e sekondes pas pilotit te “Kokekuqes”. “Me siguri ne kete cast ne jemi me mire se MekLareni”, u shpreh Masa kur u pyet per nivelin e skuadrave ne krahasim me njera&amp;#64979;tjetren. “Eshte e veshtire te flasesh per formen e rivaleve, por ne kete cast ne dukemi mjaft te forte me paketen tone. Shpresojme vetem qe kjo situate te mos ndryshoje. Ne kemi hedhur nje hap te rendesishem perpara persa i perket konfigurimit dhe aerodinamikes. Mendoj se nese e krahasojme nivelin tone aktual me ate te dites se pate te testimeve ne Bahrein atehere them se jemi permiresuar ndjeshem ne makinen tone, sidomos me paketen e re aerodinamike, e cila besojme se punon shume me mire me gomat. Me duhet te them se jam vertet shume i kenaqur e optimist si dhe mezi po e pres garen e pare te sezonit”. Por, optimist apo jo, piloti i Ferrarit refuzoi te jepte nje parashikim nese do te ishte ai qe do ta fitonte titullin boteror te ketij viti. “Une nuk jam nga ata pilote qe thone: “Une do ta fitoj patjeter titullin”. Nuk do ta degjoni kurre nga une dicka te tille. Perkundrazi, une do te vazhdoj te punoj ne menyre te palodhur, sick kam bere deri tani,e me pas te shohim”, vazhdoi me tej Masa. “Fitorja e kampionatit nuk i shkon patjeter pilotit qe eshte me i shpejti, apo me i forti, por pilotit qe bashkon gjithcka: fatin, vazhdueshmerine si dhe shpejtesine, sigurisht. Une do te perpiqem t’i bashkoj te gjithe keta detaje, dhe nese do ta beja kete do te isha njeriu me i lumtur ne bote. Sidoqofte, pres qe te hedh nje tjeter hap perpara ndaj paraqitjeve te mira te fazes se dyte te sezonit 2006, prandaj kam bindjen se ky sezon do te me dhuroje mua dhe skuadres kenaqesi”. </font>
 

tola77

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

pa filluar akoma doli fitimtar ferrari /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="blue"> Alonso: Ne "valle" per titullin!

Duke e pershkruar veten si "nje njeri teresisht te ri" pas kalimit te MekLareni, pjesa tjeter e piloteve te Formula 1 duhet te jete e frikesuar nga Fernando Alonso kete sezon. Alonso do te zbrese me ne fund ne piste per skuadren per te cilen firmosi qe ne dhjetor 2005 ne garen e pare te sezonit, ne 18 mars ne Australi. Pasi deshmoi MekLarenin te zhgenjente gjate sezonit 2006, duke kaluar vitin e pare pa asnje fitore ne nje dekade, nga ana siperfaqesore vendimi i Alonsos per te shkuar tek ekipi i Ron Denisit u duk i gabuar. Por ne viziten e tij te pare ne fabriken e MekLarenit, Alonso kuptoi se ambiciet dhe vendosmeria e skuadres perputheshin plotesisht me te tijat. Nese testimet dimerore mund te merren per baze, teksa dy here kampioni i botes ne fuqi ka qene ne menyre konstante ne kreun e renditjes se koheve, atehere mbase MekLareni ka vertet nje shans per te fituar titullin e pare boteror qe nga viti 1999. Dhe, nese MekLareni do t'i jape fund thatesires, ky eshte viti perfekt per ta bere kete, dhe vete Alonso mendon se eshte pikerisht keshtu. "Une kam ambicie te medha, me qellimin per t'u shpallur serish kampion bote, jo thjesht une, por e gjithe skuadra", insistoi Alonso. "Ajo qe kam ndier te MekLareni eshte nje profesionalizem i madh, nje skuader shume e vendosur dhe e perqendruar te kampionati. Dhe me ardhjen e sponsoreve te rinj dhe pritshmerine qe kane ata, ne ekip ekziston nje atmosfere tjeter. E pashe kete kur shkova ne fabrike dhe u takova me te gjithe pjesetaret. Ata jane shume te emocionuar. Ata mendojne vertet se pas disa vitesh pa suksese, ky eshte viti i rikthimit per ne. Askush nuk ka dyshime per kete. Kjo ishte nje surprize e madhe per mua, megjithate eshte nje gje shume e kendshme qe ata jane optimiste, sepse kjo me shton ambiciet, aq sa ne kete cast ndihem nje njeri teresisht i ri. Me duket sikur jam kthyer ne periudhen kur, gjashte vjet me pare, debutoja ne Formula 1. Tani dua thjesht te ngjitem ne makine dhe te pilotoj sa me shume".

Dora e kampionit duket te modeli i ri

Nje Alonso i lumtur dhe i rinuar mund te sjelle vetem frike per pjesen tjeter te piloteve, aq me teper qe modeli i ri i MekLarenit, MP4&amp;#64979;22, duket mjaft i shpejte. Alonso nuk ka humbur kohe per te vene vulen e tij ne skuader, duke ia bere te qarta zonat ku duhet te permiresohet makina bosit te skuadres, Ron Denis. "Une pashe se disa gjera ishin shume te komplikuara, qe mund te thjeshtoheshin", vazhdoi Alonso. "Sigurisht, te Renoja isha mesuar me nje menyre pune, ndersa te MekLareni ajo ndryshon paksa, prandaj ne hodhem te gjitha idete tona ne tavoline dhe vendosem se bashku se cila ishte rruga per t'u ndjekur. Dhe, edhe pse kemi kundershtare shume te forte, mendoj se duhet te jemi optimiste per sezonin 2007".

Hemilton, nje rival teper i rrezikshem

Nje nga ata kundershtare eshte shoku i skuadres, Luis Hemilton, 22-vjecari britanik qe do te debutoje ne Formula 1 kete sezon, pasi fitoi vjet serine GP2. Rritja e Hemiltonit ne shkallet e sporteve me motore ka pasur perkujdesjen personale te Ron Denisit, dhe teksa ka skeptike qe thone se debutimi i tij me MekLarenin ka ardhur shume shpejt, Alonso ka mbetur i mahnitur nga Luisi. "Ai eshte shume i shpejte, shume i talentuar, dhe kete vit ka nje shans fantastik per te pilotuar nje makine fituese", u shpreh Alonso. "Luisi mund ta ndihmoje shume skuadren, sepse ai vjen ne Formula 1 me shume ide te reja dhe nje mentalitet te fresket. Ndonjehere pikerisht kjo i duhet nje skuadre, te ndryshoje filozofine e saj, ose disa gjera te vogla qe nuk jane ndryshuar asnjehere nder vite. Per MekLarenin, Luis mund te jete nje frymemarrje". Por, a eshte i shqetesuar Alonso nga ideja se mund te thyhet nga nje debutues? "Synimi eshte te fitojme sa me shume pike per skuadren, por ne te njejten kohe shoku yt i skuadres eshte nje nga rivalet me te rrezikshem, sepse ka te njejten makine", tha Alonso. Me pas, duke buzeqeshur, ai perfundoi: "Megjithate, te pakten ne kete cast, nuk jam i shqetesuar prej tij". </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="red"> De la Roza: Do ta thyejme Ferrarin!

Pedro de la Roza beson se MekLareni do te luftoje me Ferrarin per titujt boterore te ketij sezoni. "Kokekuqja" ka shkelqyer gjate testimeve dimerore, dhe paraqitje te tilla kane bere qe Fernando Alonso te shprehet se Ferrari eshte nje hap mbi rivalet e saj ne kete cast. Por kolaudatori i MekLarenit, De la Roza beson se Alonso dhe Hemilton mund te luftojne ne kushte te barabarta me Ferrarin kete vit. "Jam i sigurt se MekLareni do te luftoje per fitoret", u shpreh spanjolli. "Jam i bindur se mund te thyejme kedo. Kam punuar shume mire me Fernandon dhe Luisin, thua se kishim vite qe punonim se bashku. Por ajo qe na e ngre me shume moralin eshte fakti qe besueshmeria e makines sone gjate dimrit ka qene fantastike. Kjo na ka lejuar te punojme te qete, duke permiresuar vazhdimisht makinen, prandaj mendoj se jemi gati per te nisur kete sfide emocionuese". </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="blue"> Ekleston, pasaniku i 243-te boteror!

Revista amerikane "Forbes", cdo vit ben klasifikimin e njerezve me te pasur ne bote. Ne kete renditje gjenden perhere edhe disa personalitete nga bota e Formula 1 dhe e sportit ne pergjithesi. Kreu i Formula 1, Berni Ekleston zoteron te ardhura qe vleresohen me shifren e 2,7 miliarde eurove. Me kete shume ai ndodhet ne pozicionin e 243-te, para Diter Mateshitcit, pronarit te Toro Roso dhe te "Red Bull", qe zoterorn 2,3 miliarde euro dhe pozicionohet ne vendin e 287-te. Por, personi me i pasur ne vote eshte edhe kete vit, krijuesi i Mikrosoftit, supermiliarderi amerikan, Bill Geits. </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="blue">
Barrikelo: Ferrari, mbi te gjithe!

Ferrari hyn ne sezonin 2007 te Formula 1 favorite per fitimin e titujve boterore, sipas Rubens Barrikelos. Ferrari dominoi dy javet e fundit te testimeve parasezonale ne Bahrein, me Felipe Masen qe theu rekordin e pistes ne diten e fundit te provave. Dhe, edhe pse Barrikelo pranon se paraqitjet e ekipeve gjate testimeve nuk duhet te merren shume per baze ne parashikimin e sezonit, ai mendon se Ferrari eshte e avantazhuar ne prag te sezonit te ri. “Netestime pilote te ndrryshem provojne me nivele te ndrryshme benzine gjate dites, prandaj eshte e veshtire te kuptosh se cili eshte i shpejte dhe cili jo”, u shpreh braziliani i Hondes. “Disa skuadra garojne ende me krahet aerodinamike te 2006&amp;#64979;s, fakt qe tregon se ato nuk kane treguar ende maksimumin, prandaj nuk mund te marresh per baze testimet per te parashikuar sezonin. Por nje gje eshte e sigurt: Ferrari eshte perpara te gjitheve, sepse eshte e shpejte me cdo lloj konfigurimi. Shume prane saj eshte MekLareni dhe BMV&amp;#64979;ja, teksa Renoja ndonjehere ka qene e shpejte, e ndonjehere jo, por kjo them se vjen per shkak te nivelit te ndryshem te benzines”. Ndersa per Honden, Barrikelo pranon se ai dhe shoku i tij i skuadres, Xhenson Baton jane te pakten “ne 10 me te miret” per kete sezon. Gjithsesi, Barrikelo shprehet se Honda duhet te beje permiresime me te medha nese do te luftoje per fitoret kete vit. “Ne kete cast, kemi dicka qe nuk e kemi zbuluar ende”, vazhdoi Rubens. “Kemi nje problem te vogel me qendrueshmerine ne frenim qe nuk eshte zgjidhur. Pra kemi nje zone ne te cilen duhet te permiresohemi per ta bere makinen sa me kompetitive. Ku jemi? Mendoj se ne kualifikuese nga te gjashtet deri ne te dhjetet, ndersa per garat nuk e di, por te pakten dime se jemi permiresuar shume nga ana mekanike dhe kjo na kenaq”. </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="red"> Ralf: Jam nder tre pilotet me te mire ne Formula 1!

Fakti qe ne Formula 1 makina ka marre nje rendesi me te madhe se sa vete piloti, nuk eshte me nje sekret. Ketij rregulli i jane nenshtruar te gjithe, madje edhe ata qe pilotimin e kane "ne gjak". Kjo ka bere qe ne nje menyre apo ne nje tjeter te kaloje ne plan te dyte talenti i piloteve. Ralf Shumaker e sheh veten si "viktime" te ketij fakti. "Ti si pilot je gjithnje i varur nga makina jote", ka thene ai per gazeten "Bild". "Tek Minardi per shembull, as vellai im nuk do te kishte fituar asnje titull. Pa dyshim qe e konsideroj veten si nje nga pilotet me te mire. Natyrisht, Alosno dhe Raikonen jane shume te shpejte, por une nuk kam pse te fshihem para askujt. Po te isha i bindur per aftesite e mia, nuk do te kisha ardhur fare ne Formula 1", shtoi ai me tej. Edhe ne vitin e tij te trete tek Tojota, ai duket se nuk do te kete asnje shans ne garen per titull. Shumakeri skuadren e tij aktuale e quan "skuadra e se ardhmes". Tek fabrikat e saj, te gjithe kane nje qellim: Ta cojme Tojoten ne krye". "Ne shume sektore ne i'a kemi dale mbane dhe kam pershtypjen se jemi ne rrugen e duhur", tha ai. Megjithate, sipas Shumakerit, ka ende shume per te bere. "Ne duhet te punojme me shume, te permiresohemi. E di se kemi gjetur rrugen e duhur dhe do te vije momenti qe te korrim rezultatin pozitiv. Shpresoj qe kete gje ta arrijme qe ne vitin 2007. Une dua qe garat e para t'i fitoj per Tojoten, por, Ferrari, MekLareni, Renoja dhe BMV-ja jane ne nje forme shume te mire. Prandaj, duke u treguar realist mund te themi se sezoni "i vertete" per ne nis ne Europe". tha nder te tjera per "Bild", Ralf Shumakeri. </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="red"> Shumaker: Ferrari do te triumfoje!

Sot nje jave Shumakeri do te qendroje ne shtepine e tij ne Zvicer e do ta ndjeke me ane te televizorit garen e pare te sezonit, por te gjithe ata qe besojne se Shumakeri ne rolin e keshilltarit do te "dredhe zinxhirin", gabohen rende. Gjate kesaj jave ai udhetoi drejt Maranelos per te bere disa takime te fundit para fillimit te sezonit me pjesetaret e tjere te skuadres. Ne fund te vizites se tij, ai i uroi gjithe te mirat pasuesit te tij dhe pjeses tjeter te skuadres. "Une kam pershtypjen se jemi te pergatitur shume mire per garen e pare dhe se do ta mbyllim ate me sukses", tha shtate here kampioni. "Mezi e pres fillimin e sezonit, sepse jam i sigurt se do te jete nje vit interesant. Tani, ajo qe mund te bej eshte vetem t'i uroj Ferrarit gjithe te mirat", eshte shprehur ai me tej. Per kapitullin e ri ne historine e jashtezakonshme te Ferrarit, foli edhe kreu i skuadres, Zhan Todt: "Pas 11 vitesh nuk ka me asnje Mikael Shumaker ne timon. Tani eshte detyra e Felipe Mases dhe e Kimi Raikonen per te pilotuar per ne. Gjate muajve te kaluar ne kemi punuar shume, por se sa ne forme jemi, kete do ta tregojme te shtunen, pas kualifikueses se pare per kete sezon", tha francezi me tej. Parimisht, "Kokekuqja" nuk ka arsye per t'u shqetesuar, sepse sipas te dhenave nga provat dimerore, makina e re F2007 eshte nje nder me te shpejtat, madje ajo e ka permiresuar shpejtesine e saj ne krahasim me diten e pare te provave. Duket qarte se makina e re e Ferrarit funksionon mire me te gjitha pjeset e saj te aerodinamikes, madje, ne skuader ka zera se fale bashkepunimit shume vjecar me Brixhstonin, Skuderia e Maranelos eshte me e favorizuar ne krahasim me konkurentet e saj MekLaren dhe Reno. </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="blue">
diapo_405.jpg


Australi Grand Prix
1-4.jpg


Provat zyrtare Shtune 17 mars

05:00-06:00

Gara Diel 18 mars

05:00-07:00 </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="blue"> Provat zyrtare </font>

1.jpg


<font color="red"> Gara Diel 18 mars

05:00-07:00 </font>
 

zoulou

ElB@S@N
Re: Formula 1 2007

Formula 1 me duket kot fare pa Shumin /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="red">
Kimi triumfon ne debutimin e kuq!

Nje debutim thjesht perfekt. Kimi Raikonen dominoi Cmimin e Madh te Australise, garen e pare te 2007-es. Finlandezi i Ferrarit fitoi ne garen e tij te pare me Ferrarin, duke dominuar te gjithe fundjaven edhe me pole positionin dhe xhiron e shpejte ne gare. Ne fakt, Kimi kishte frike kthesen e pare. Por per te gjithcka shkoi me se miri. Pasi mori komanden ne start ai nuk pati asnje problem. Perfekte Ferrari F2007, perfekte strategjia qe e lejoi te fitonte rreth 10", vendimtare per te fituar garen pas dy ndalesave. Dhe me kete fitore ai hyn ne klubin prestigjioz te piloteve qe kane fituar ne garen e tyre te pare me Ferrarin: Fanxhio, Muso, Bageti, Andreti e Mansell. Jo keq per fillimin e epokes post Shumaker. MekLareni i frikshem nuk mundi te bente asgje. Kampioni i botes, Fernando Alonso u lodh shume per te kaluar shokun e tij te skuadres Luis Hemilton, qe e kaloi spanjollin ne start, ashtu si edhe Nik Haidfeldi me BMV-ne e pare. Anglezi i ri, ne debutimin ne Formula 1, garoi shkelqyeshem, sigurisht u detyrua t’i dorezohej Alonsos pas ndaleses se dyte, por per te podiumi ishte nje kenaqesi e pabesueshme. Haidfeld u rendit i katerti, por ndoshta duhet te ishte renditur i pesti pas shokut te skuadres, Robert Kubika, gjithnje e me bindes. Polaku u terhoq ne xhiron e 38-te i tradhetuar nga kutia e nderrimit te marsheve pas nje gare shume te mire. Po Felipe Masa? Braziliani, i nisur nga vendi i fundit pas nderrimit te motorit, dha shpirtin ne piste me strategjine me nje ndalese, duke rikuperuar plot 16 pozitcione dhe duke u ngjitur deri ne vendin e gjashte. Pune e mire edhe nga ana e Fizikeles, i cili me nje Reno me pak te forte se rivalet, mbajti pas Masen ne xhirot e fundit, duke ruajtur vendin e peste. Por zhgenjimi i dites ishte Heiki Kovalainen, finlandezi debutues i Renose, i cili beri shume gabime, duke marre edhe kritikat e medha te Flavio Briatores pas gares. Ne vendin e shtate Niko Rosberg me Uilliams, ndersa ne te tetin Ralf Shumaker me Tojota. </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="blue"> Alonso e Hemilton i dhurojne nje podium te dyfishte MekLarenit!

Fernando Alonso: “Nje fillim fantastik i sezonit dhe karrieres sime me MekLaren Mercedesin. Sigurisht, eshte gjithnje me mire ta nisesh me nje fitore, por Kimi ishte pak me i shpejte se ne sot. Gjithsesi ne shenuam maksimumin e mundshem te pikeve, prandaj jam shume i kenaqur. Starti im ishte pak i cuditshem, pasi te dyja BMV-te ishin shume te shpejta, dhe une po mundohesha te mbrohesha nga Haidfeld, por nuk arrita ta mbaj pas. Por edhe Luisi me kaloi dhe per shume kohe qendrova pas tij, ndonjehere edhe duke ulur pak ritmin, sepse doja qe makina te ftohej sic duhej. Mora vendin e dyte pas ndaleses se dyte, pasi arrita te qendroj disa xhiro me shume se Luisi ne piste. Ne fillim ishim menduar qe ndalesa ime e dyte te behej vetem nje xhiro pas asaj te Luisit, por duke qendruar pas tij arrita te kursej pak benzine per nje xhiro me teper. Te dy tipet e gomave Brixhston ishin mjaft te mire, por tani duhet te punojme shume mire per te pasur nje shans per ta thyer Ferrarin ne garen e Malajzise”.

Luis Hemilton: “Jam absolutisht i emocionuar, sepse rezultati i sotem eshte me i mire sec kisha enderruar ndonjehere per garen time te pare ne Formula 1. Dua t’i jap nje falenderim te madh skuadres qe punoi kaq shume gjate dimrit per t’u siguruar qe une te isha gati per kete debutim. Bera nje start te mire, por BMV-te ishin shume te shpejta ne nisje dhe Kubika arriti te me kalonte. Keshtu, ne pjesen e brendshme nuk kishte hapesire, prandaj mendova te dal nga ana e jashtme, duke lene pas edhe Kubikan edhe Fernandon nen frenim, per vendin e trete. Gara ishte intensive dhe une po punoja shume fort. Bera edhe disa gabime te vogla, por u kenaqa pa mase. Ishte nje kenaqesi e vecante te udhehiqja garen per disa xhiro, para ndaleses se pare, por e dija se kjo ishte vetem dicka e perkoheshme. Fernando me kaloi pas ndaleses se dyte, sepse arriti te qendronte dy xhiro me shume se une ne piste dhe une humba pak kohe pas piloteve te dubluar. Tani kemi shume pune per te bere per garen e Malajzise dhe per pjesen tjeter te sezonit, por nuk ka asnje dyshim se mund te ndertojme mbi rezultatin qe morem sot”.

Ron Denis: “Sigurisht ne vijme gjithnje ne Australi per te fituar, por strategjia disi e cuditshme e aplikuar nga BMV&amp;#64979;ja na e prishi disi garen. Pas ndaleses se pare te Haidfeld disavantazhi me Kimin ishte shume i madh per t’u rikuperuar, prandaj strategjia jone nuk bente me pune. Sidoqofte, te dy pilotet tane zhvilluan nje gare te shkelyer, duke na dhene nje avantazh te lehte ne kampionatin e konstruktoreve. Dua te falenderoj vecanerisht skuadren e testimeve dhe pjesetaret tane ne Qendren Teknologjike te MekLarenit, qe kane punuar kaq shume gjate dimrit, duke kontribuar ne ate besueshmeri qe pame sot ne gare. Testimet e ardhshme ne Malajzi duhet te na japin nje mundesi te mire per ta permiresuar edhe me shume makinen, ne menyre qe te jemi te afte te luftojme me Ferrarin per fitoret”.

Norbert Haug: “Sezoni nisi mire me Fernandon dhe Luisin qe fituan 14 nga 18 piket e mundshme ne garen e tyre te pare me MekLaren&amp;#64979;Mercedesin. Fernando vertetoi serish pse eshte dy here kampion bote ne fuqi, ndersa Luisi realizoi nje start perfekt te karrieres se tij ne Formula 1, duke vertetuar se besimi yne i madh tek ai per plot dhjete vjet nuk ka qene i kote. Dhe pse kemi ende pune per te bere per t’u permiresuar nga ana teknologjike, sot treguam se gjate ketij dimri kemi bere shume perparime. Tani do te perqendrohemi ne testimet e Malajzise, duke u bere gati per garen e ardhshme. Dua te falenderoj edhe nje here te gjithe pjesetaret e skuadres sone, nga Anglia deri ne Gjermani, pasi kane bere nje pune te shkelqyer”.

Haidfeld shperblen BMV-ne

Nik Haidfeld: “U nisa mjaft mire, ndoshta me mire edhe se Kimi, duke parakaluar Fernandon. Sigurisht, shpresoja te qendroja para tij, por ne e dinim qe MekLareni ishte pak me e shpejte se ne. Jam shume i lumtur me formen e skuadres, por nuk duhet harruar se vjet ishim te tetet ne renditjen e konstruktoreve, prandaj duhet te jemi me kembe ne toke, megjithe kete vend te katert fantastik. Me vjen keq per terheqjen e Kubikas, sepse edhe ai ishte mjaft i shpejte. Strategjia ime e gomave, per te montuar ne fillim gomat e buta ishte me rrezik, sepse mund te mbesja ne trafik, dhe vertet keshtu ndodhi. Gara ishte argetuese, por ne xhirot e fundit mbeta vetem, duke menduar vetem per perfundimin, megjithate jam shume i lumtur”.

Rosberg, pike Uilliamsit

Niko Rosberg: “Nuk prisja qe sot te dilja kaq mire, por ne garen e vjetshme ketu ne Melburn isha nisur i 12-ti, duke u renditur i shtati, prandaj mendova qe mund ta perserisja ate paraqitje, duke pare vendin tim te nisjes. Mora maksimumin e makines time sot dhe jam shume i kenaqur qe parakalimi ndaj Ralfit ishte i suksesshem, sepse rrezikova pak, por po nuk e bere kete nuk mund te ngjitesh ne renditje. Sipas rregullores se re duhet t’i perdorim te dy tipet e gomave Brixhston ne gare, por kjo nuk e influencoi fare garen time sot, sepse ne fund nuk kisha asnje pilot prane meje, prandaj gomat e buta nuk me sollen probleme. Tani duhet te permiresohemi edhe me shume ne testimet e Malajzise, sepse duhet te ngjitemi me shume”.

Ralfi ngushellon Tojoten

Ralf Shumaker: “Nga gara e sotme prisnim nje perfundim ne dhjete vendet e para, por vendi im i tete dhe i nenti i Jarnos jane pak me mire sec prisnim. Kushtet ne gare ishin shume te mira, por makina ndonjehere ishte pak e veshtire per t’u pilotuar. Rreth fundit te gares patem nje problem me presionin e nje gome, por arritem ta perfundonim garen dhe une jam i kenaqur qe fitova nje pike sot. U beme me te shpejte ne fundin e gares dhe strategjia jone ishte e goditur, por tani duhet te shtojme patjeter shpejtesine tone. Kemi ende pune per te bere per te kapur rivalet qe mi perpara nesh, por une jam optimist, sepse i kemi te gjitha mundesite per te bere permiresime te metejshme, per te ecur me mire ne garat e tjera”. </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="red"> Ferrari niset me kemben e mbare!

Kimi Raikonen: “Nje fitore fantastike! Jam shume i lumtur qe fitova serish, aq me teper me skuadren e re, te cilen dua ta falenderoj per makinen magjike. Gara nuk ishte aq e lehte sa dukej nga jashte, sidomos sepse pak pas startit, m’u prish radioja, prandaj e kisha thuajse te pamundur te komunikoja me bokset. Ishim pergatitur mire per garen dhe une e dija se c’duhet te beja, por patem serish disa caste te veshtira. Nuk pilotova ne maksimum gjate gjithe kohes, duke ia pershtatur ritmin tim ecurise se gares. Ishte e kendshme qe degjova serish himnin tim kombetar ne podium, pasi kishte kohe qe nuk e degjoja. Kjo eshte menyra me e mire per te nisur kampionatin. E dime se kemi nje pakete shume kompetitive, por duhet te punojme akoma me shume per ta bere ate sa me te besueshme ne cdo detaj”.

Felipe Masa: “Pas asaj qe ndodhi ne kualifikuese do te kishte qene e veshtire te arrija nje rezultat me te mire se vendi i gjashte ne gare. Arrita te xhiroja me nje ritem te mire dhe pse kisha shume benzine ne srebator, duke u perballur me nje gare ne malore, per te rikuperuar sa me shume vende te ishte e mundur. Makina jone F2007 ishte shume kompetitive, prandaj jam optimist per garat e ardhshme. Por nuk mund ta harroj zhgenjimin per defektin ne kualifikuese, qe me detyroi te nisesha nga vendi i fundit. Nese nuk do te kishte ndodhur kjo, do te kisha luftuar me siguri per fitoren. Megjithate, jam serish i kenaqur per rezultatin e pergjithshem, sepse ai eshte shume i rendesishem per skuadren dhe per Kimin ne debutimin me ne”. Luka Baldiseri: “Ky eshte nje rezultat shume i rendesishem per te gjithe skuadren, sepse eshte fryti i punes se palodhur qe kane bere te gjithe gjate dimrit. Ne kemi bere nje ristrukturim themelor ne skuadren tone dhe duke pare frytet e tij frymezohemi edhe me shume per te vazhduar ne kete rruge. Fituam 13 pike fale paraqitjeve shume te mira te piloteve tane. Kimi, duke u nisur nga pole, arriti ta kontrollonte garen pa proleme, ndersa Felipe, duke u nisur nga vendi i fundit, arriti te ngjitej plot 16 vende, duke shkuar deri ne vendin e gjashte. Makinat tona F2007 ishin shume kompetitive dhe problemi i vetem erdhi me radion e Kimit, qe u prish pas nisjes. Tani duhet te punojme edhe me fort per t’u permiresuar me shume si dhe per te fituar ate besueshmeri maksimale, qe ende na mungon”.

Zhan Todt: “Ishte nje gare mjaft emocionuese! Pilotet tane u nisen nga vendi i pare dhe i fundit, por te dy dhuruan paraqitje magjike. Kimi e ruajti vendin e pare pas startit dhe me pas e kontrolloi shume mire garen, ndersa Felipe realizoi nje rikuperim madheshtor,duke u ngjitur deri ne vendin e gjashte. Pra, mund te themi me plot gojen se nje kapitull i ri ne historine e Ferrarit ka nisur me se miri. Paketa jone ishte shume kompetitive, skuadra punoi me shume profesionalizem dhe pilotet ishin teper te sakte. E gjitha kjo do te thote se mund te shohim nga pjesa tjeter e kampionatit me nje optimizem, por edhe me kujdes, sepse konkurrenca nuk rri duke na pare ne, por punon po aq shume sa ne per te na u afruar dhe per te na mundur. Jemi te gjithe shume te lumtur per kete rezultat, qe shpresojme se do te jete paranteza e nje sezoni te suksesshem”.

Shumi, pergezime me telefon Kimit

Skena, e kapur nga kamerat televizive, kishte ngjallur kureshtje: menjehere pas perfundimit te gares, teksa Kimi, Alonso e Hemilton pergatiteshin per ceremonine e cmimeve, Zhan Todt, administratori i deleguar i Ferrarit, iu afrua finlandezit duke i kaluar telefonin e tij. Kimi e ngriti degjoi per disa sekonda, foli per pak sekonda, e me pas ia ktheu Todtit me nje gjest elokuent: “Degjohej dobet”. Kureshtja ishte natyrisht per identitetin e personit ne anen tjeter te telefonit: kush deshi t’i bente komplimentat Kimit me ane te telefonit te Todtit? Me siguri ndonje “peshe e rende”, por kush? Dhe pergjigjen e rebusit e solli vete Kimi, pas ore me vone: behej fjale per Mikael Shumakerin. “Mikaeli me telefonoi per te me bere komplimentat”, u shpreh Raikonen. “Todti me kaloi telefonin, por linja nuk ishte shume e mire dhe nuk kuptova shume se cfare u tha, megjithate jam shume i kenaqur per kete gjest nga ana e tij”.

Kampionia Reno nuk mban ritmin e rivaleve

Xhankarlo Fizikela: “Gara ishte me e veshtire sec e prisnim. E dinim mire se nuk kishim ritmin e kryesuesve, por shpresonim te fitonim pak terren. Tani e kuptuam shume mire se kemi shume per te bere per te qene prane tyre. Nga pikepamja personale une mora me te miren e paketes sime sot, por pata veshtiresi me kapjen me asfaltin qe ne fillim. Makina ishte e manovrueshme dhe besueshmeria ishte ajo e perhereshmja, por po keshtu ishin edhe makint qe kishim para nesh, prandaj kjo nuk na avantazhoi. Shpresojme vetem qe te bejme permiresime te metejshme per t’u afruar me kreun ne garen tjeter”.

Heiki Kovalainen: “Kjo ishte gara ime e pare ne Formula 1 por, per te qene i sinqerte, kam shume pak per te kujtuar dhe shume per te harruar nga ajo. Nuk zhvillova nje gare te mire, me shume gabime, dhe paraqitja ime nuk ishte aq e kontrolluar sa duhej. Shpresoja te ngjitesha nga vendi i nisjes, duke fituar disa pozicione, por menjehere pas startit kisha probleme edhe per te mbajtur pas vete makinat qe kisha pas. Jam i zhgenjyer per garen e sotme, aq sa mendoj se ne garen e ardhshme gjerat nuk kane se si te shkojne me keq se kaq. Por une do te ruaj optimizmin, do te punoj fort dhe do te perpiqem qe ne Malajzi te kaloj nje fundjave me te mire se kjo. Tani do te zhvillojme nje testim ne Sepang, qe do te me ndihmoje per te mesuar me mire pisten dhe do te me jape nje pikenisje te mire per fundjaven. Me pas, objektivi im do te jete permiresimi ne cdo detaj per garen e dyte. Sot pasdite kuptuam se jemi ende shume larg nivelit tone me te mire, sepse e gjithe skuadra pati probleme. Xhankarlo pilotoi shume fort per te mbrojtur pozicionin e tij ne fund, por te pakten ai fitoi disa pike te rendesishme per ekipin”.

Flavio Briatore: “Kovalainen zhvilloi nje gare shume te keqe, per t’u hedhur ne plehra. Ndoshta sot nuk pilotonte ai, mbase ne makine ishte vellai i tij. Nese do te thoja se eci mire, do te isha nje idiot i vertete. Por te pakten, nese nisesh keshtu i ke te gjitha mundesite per t’u permiresuar. Ne e njohim mire Heikin dhe dime se ai eshte nje pilot shuume i shpejte. Por sot nuk e di se cfare i ndodhi. Ndersa Xhankarlo zhvilloi nje gare te mire, duke mbrojtur me fanatizem vendin e gjashte ne tre&amp;#64979;kater xhirot e fundit ndaj Felipe Mases, qe kishte dukshem nje makine me te shpejte se ne”.

Pat Simonds: “Gara e sotme reflekton “trendin” qe kemi pare ne testimet dimerore por, ndryshe nga parashikimet tona, paraqitja jone ishte edhe me e dobet. Si skuader, duket qarte qe kemi shume pune per te bere para se te luftojme me kryesueset per fitoret. Gara e Xhankarlos ishte mjaft e mire dhe ai i rezistoi shume mire betejes me Masen ne fund. Ndersa Heiki kaloi shumicen e gares se tij ne trafik, por ai shtyu fort gjate gjithe kohes, dhe pse beri disa gabime qe ndoshta erdhen edhe prej presionit te gares se pare ne Formula 1. Tani kemi ide te qarta per paraqitjen e makines sone dhe tre ditet e testimeve ne Malajzi duhet te na sherbejne per ta permiresuar ate ne prag te gares se ardhshme. Por ne kemi besim ne potencialin e skuadres sone dhe jemi te bindur se shume shpejt do te kthehemi ne nivelet tone me te mira, duke luftuar per kreun”. </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="red"> Masa: Do kisha luftuar me Kimin!

“Nese do isha nisur nga vendet e para, jam i bindur se Raikonen nuk do ta kishte pasur aq te lehte fitoren, sepse une isha i shpejte”



Per Felipe Masen sezoni i ri i Formula 1 nuk nisi sipas deshires se tij. Braziliani pati probleme ne makine gjate kualifikueses dhe garen e se dieles e nisi nga vendi i fundit, por e perfundoi i gjashti. “Gara ne vetvete ishte e mire, edhe pse une nuk jam shume i kenaqur me te”, tha Masa. Por, perfundimisht mund te thuhet se ai “e shijoi” garen ne Albert Park te Melburnit, pavaresisht nga problemet qe pati. “Ishte pa dyshim nje gare e mire. Nuk ka asnje dyshim ne lidhje me faktin se te premten une isha nje konkurent i forte. Te gjitha te dhenat e mia tregonin se une isha kisha shume premisa per te patur sukses. Tani, nuk me mbetet gje tjeter vetem te shpresoj per me shume shanse ne Sepang per te siguruar nje pozicion me te mire”, tha nder te tjera braziliani.

“Makina e sigurise,

do te me ndihmonte”

Gara e pare e sezonit te ri i ka bere pershtypje Mases ne dy aspekte: “Se pari me habiti fakti se nje pjese e madhe e piloteve e perfunduan garen, e them kete duke pasur parasysh se kjo ishte hera e pare. Se dyti nuk pati asnje faze per makinen e sigurise, gje qe eshte disi tipike per kete piste. Nje e tille do te kishte qene me siguri shume pozitive, jo per ata qe kryesonin, por per mua”! Fakti qe ai u nis nga vendi i fundit e kushtezoi mjaft Masen qe ne fillim te gares. “Nese do te isha nisur nga vendet e para, atehere do te ishte krijuar pa dyshim nje gare mes meje dhe Kimit, ku une do te kisha shume shanse. Une jam i sigurt se kjo do te ishte bere nje gare shume e mire per mua. Por nga ana tjeter une mendoj edhe per shfaqjet e nje sezoni me pare, ku ne shume gara jane falur shume pike. Por kete here, edhe sikur te kishim dale keq ne kualifikuese, do te ishin gjithsesi ne gjendje per te arritur qellimin tone e per te grumbulluar pike. Fakti qe i’a dolem mbane besoj se eshte me pozitivi i kesaj fundjave, duke lene menjane edhe fitoren e Kimit edhe disfaten time”, tha nder te tjera Masa duke pershkruar ecurine dhe rendesine e gares se pare te sezonit.

“Me benzine te plote

nuk pilotohej kollaj”

Makina e 25-vjecarit gjate gares, ishte e veshtire nga te gjitha anet per t’u drejtuar. “Kjo vjen sepse ne te gjitha testet para fillimit te sezonit, pra gjate dimrit, ne nuk kemi perdorur asnjehere shume benzine per distanca te gjata, si ne rastin e gares ne Melburn. Kjo mua ma veshtiresoi edhe me shume paraqitjen”, pohoi 25?vjecari me tej. Analiza e fundjaves se pare te ketij sezoni ka dale pikerisht ashtu sic parashikohej qe nga testet dimerore. “MekLareni eshte pak me mire se te tjerat, or njekohesisht pas Ferrarit. Radhen e pason BMV-ja. Te pakten une keshtu e shoh renditjen. Une shpresoj qe ajo te qendroje keshtu edhe ne javet ne vazhdim”, ka thene nder te tjera Masa. Ne javet e ardhshme, Ferrari do te kryeje tre dite prova ne pisten e Sepangut, ku dhe do te zhvillohte gara e dyte e sezonit, ajo e Malajzise. Ne keto teste, Raikonen do te pilotoje per dy dite, ndersa Masa vetem per nje dite. “Nese ne do te shkojme me vone ne Barcelone, atehere une do te testoj dy dite dhe Kimi nje”, tha ai. Per momentin Masa ndodhet ne Brazil, por jo ne shtepine e tij ne Sao Paolo, por ne nje ferme te nje shokut te tij ne fshat. “Atje eshte shume nxehte, dhe mua me intereson te ambjentohem me kushtet e nje temperature te larte, pasi keshtu parashikohet te jete gara e Malajzise. Trajneri im eshte me mua dhe po pergatit nje program me te cilin une duhet te mesohem me nxehtesine. Prej ketej do te largohem te dielen, me pas do te qendroj nje dite te vetme ne Europe dhe me tej do te nisem drejt Kuala Lumpurit per tu pergatitur per testet, te cilat besoj se do t’i mbyllim me sukses”, perfundoi Masa, duke shpresuar per nje tjeter fundjave pozitive te Ferrarit ne kete sezon. </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<font color="blue"> Kimi: Per pak desh me zuri gjumi!

Tre dite kane kaluar qe nga fitorja e Kimi Raikonenit ne Melburn, finlandezi edhe tani i gezohet emocioneve qe perjetoi kur ishte ne krye te podiumit. “Qe nga dita e pare qe kam ardhur ne Maranelo une nuk e kam fshehur asnjehere gezimin tim”, u shpreh filandezi. “Pas suksesit ne garen e pare me skuadren e Ferrarit, jam akoma dhe me i kenaqur se me pare. Kur nenshkrova kontraten, mendova se do te ishte shume bukur sikur te fitoja sa me shpejt te ishte e mundur, por ne Melburn fitorja ne fakt erdhi me shpejt nga c’e prisja. Ishte fitorja ime e pare per “Kokekuqen”, shtoi ai duke qeshur.

Premiere dyfishe per finlandezin

“Ne gjithe karrieren time nuk e kisha fituar asnjehere garen e pare te sezonit dhe kjo arritje ishte dicka qe me solli nje gezim shume me te madh ne krahasim me fitoret e tjera. Kur nis te pilotosh per nje skuader te re, atehere perpiqesh te gjesh suksesin sa me shpejt te jete e mundur. Por t’ia dalesh mbane per te gjitha keto qe ne diten e pare te debutimin, kjo eshte fantastike”, tha 27-vjecari me tej. “Ne nje fare menyre eshte bere realitet endrra e dimrit te kaluar. Une dhe Ferrari dhame maksimumin tone ne fillim te sezonit, kete gje e tregon edhe bilanci, fitorja, pole positioni dhe xhiroja me shpejte”, pohoi Raikonen, teper i kenaqur me rezultatin ne total te fundjaves se pare te ketij sezoni. Fitorja e tij e fundit daton ne 9 tetor 2005, ne Japoni, kur pilotonte per MekLaren Mercedesin.

Melburni nuk ishte nje “shetitje”

Gara ne “Albert Park” te Melburnit, ndryshe nga pamjet televizive, per pilotin nga Espo nuk shkoi gjate gjithe kohes “si ne vaj”, kjo per shkak se radioja e tij nuk funksiononte. “Gjithcka nisi kur une startova garen. Qe nga ai cast nuk mund te komunikoja me skuadren ne bokse. Per fat te mire ne e kishim planifikuar qe me pare garen deri ne detaj dhe kishim folur per cdo minute, keshtu qe une u perqendrova ne 58 xhirot e mia deri sa perfundova programin”, tha Raikonen duke pershkruar defektin, i cili ne kushte te tjera do te ishte nje dem i madh per te dhe skuadren. Ai e dinte se starti ishte vendimtar, prandaj u perqendrua vetem tek mbrojtja e vendit te pare. “Me pas gara per mua u be disi me e lehte, edhe pse nuk munda te komunikoj asnjehere me inxhinierin tim Kris Dajer”, tha me tej Raikoneni.

Mund te kishim qene me te shpejte

“Ne e dinim se me ritmin qe kishim ne gare do te ishim teper te afte perballe konkurences. Nuk m’u desh te shkoja deri ne limite, por, nese radioja do te kishte funksionuar, atehere do te kisha ecur me siguri edhe me shpejt”, shtoi finlandezi. Me pas, Rakonen i tregoi drejtueseve te skuadres dhe tifozeve te Ferrarit per momentin e tmerrit ne kete gare: “Ne nje cast, rreth dhjete xhiro para perfundimit te gares, mua sa s’me zuri gjumi! U trullosa, niveli i perqendrimit ra disi dhe ne kthesen e trete bllokova gomat, aq sa per pak sa nuk dola jashte. Por, edhe pse pa radio, une e di se ata te gjithe me thoshin “Kimi, zgjohu!”...

Emocionet per nje fitore magjike

Meqe radioja e makines se tij nuk funksiononte, skuadra i’u rikthye edhe nje here metodes se vjeter me tabelen ne bokse, e cila gjithsesi i tregohet piloteve ne start dhe ne finish te cdo gare. “Disa here nuk munda t’i shihja ata, sepse eshte e veshtire t’i dallosh nga skuadrat e tjera”, tha Raikonen. Finlandezi ne ato caste e kishte humbur qetesine e tij tipike pasi kaloi i pari vijen e finishit. “Ai ishte me te vertete momenti me emocional i gares dhe ishte fantastike te festoje me te gjithe djemte e tjere ne murin e bokseve. Ishte nje moment, te cilin une nuk do te lejoja te me kalonte kurrsesi”.

Keqardhje per fatin e keq te Mases

Fitorja ne fillim te sezonit eshte shume e rendesishme per ekipin, por: “Problemi qe pati Felipe gjate kualifikueses ishte vertet per te ardhur keq. Keshtu ne nuk mundem te arrinim rezultatin me te mire te mundshem, sic mund te kishte ndodhur nese kualifikuesja per te do te kishte qene e rregullt”. Me tej finalndezi, duke i’u referuar serish gares se pare te sezonit, shtoi: “Shpresoj qe tifozet tane te jene kenaqur dhe ta kene ndare bashke me ne gezimin per fitoren ne Melburn. Kete fitore une dua t’ia dedikoj te gjithe tifozeve te Ferrarit ne te gjithe boten, vecanerisht italianeve dhe atyre ne vendlindjen time, ne Finlande. te shpresojme qe keto emocione do t’i perjetojme perseri”, perfundoi 27-vjecari. </font>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
normal_doga1198.jpg


<font color="blue"> DATE COUNTRY CIRCUIT

08/04/2007 Malaysia Sepang
15/04/2007 Bahrain Sakhir
13/05/2007 Spain Barcelona
27/05/2007 Monaco Monaco
10/06/2007 Canada Montréal
17/06/2007 USA Indianapolis
01/07/2007 France Magny-Cours
08/07/2007 Great-Britain Silverstone
22/07/2007 Germany Nurburgring
05/08/2007 Hungary Hungaroring
26/08/2007 Turkey Istanbul
09/09/2007 Italy Monza
16/09/2007 Belgium Spa-Francorchamps
30/09/2007 Japan Fuji speedway
07/10/2007 China Shanghai
21/10/2007 Brazil Interlagos </font>

[/ QUOTE ]
 
Top