Filmat me te fundit qe keni pare (84)

Airbourne

Papirus rex
Polica te korruptuar.
SHEFJA e banditeve ishte ruse.
Ne fund fituan te miret.
Filmi mbaroi.....tipik made in hollywood.
images.jpg
 

Aki

Paint It Black
War dogs, i bukur shume, bazuar ne ngjarje mbi Efraim Diveroli, yep ai i Gerdecit, yep ka ca skena te filmuara ne Shqiperi :p
 

katsune

cherry blossom
sonte do shkoj te shoh filmin "The girl on the train". jam shume kurioze. :) pervec historise qe duket terheqese me pelqen shume edhe Emily Blunt.

 

Al-Punk

Still here
sonte do shkoj te shoh filmin "The girl on the train". jam shume kurioze. :) pervec historise qe duket terheqese me pelqen shume edhe Emily Blunt.

Po shpresoja të kishe një kritikë për këtë film. Po e shoh në reklama dhe pashë që kishte dhe një libër me të njëjtin titull. Ia vlejti? Të ngjalli ndonjë ndjenjë?
 

katsune

cherry blossom
Po shpresoja të kishe një kritikë për këtë film. Po e shoh në reklama dhe pashë që kishte dhe një libër me të njëjtin titull. Ia vlejti? Të ngjalli ndonjë ndjenjë?

mua me pelqeu. shumica e kritikave profesionale me sa lexova nuk jane dhe aq pozitive, e pershkruajne si nje film monoton, te merzitshem, te rremujshem ne sekuencen e ngjarjeve, artificial ne drejtimin e aktoreve, jo koherent, etj...boh une nuk i shoh keto aspekte negative, pashe nje film te realizuar mire, me nje ide dhe mesazh te qarte ne fund, me personazhe te nderlidhur bukur sidomos 3 figurat femerore qe mund te konsiderohen si 3 aspektet kryesore qe karakterizojne portretin e femres, domethene trupi, shpirti dhe amesia, te cilat ne fund metaforikisht "shkrihen" ne nje te vetme. por nuk dua te tregoj me shume, me mire shikoje vete :)

eshte edhe nje skene e fuqishme, e llahtarshme qe mua me tronditi shume kur e pashe. nuk kisha pare asgje te ngjashme te prezantuar ne kete menyre ne filma te tjere. Emily Blunt thjesht fantastike!
 
Top