Po shpresoja të kishe një kritikë për këtë film. Po e shoh në reklama dhe pashë që kishte dhe një libër me të njëjtin titull. Ia vlejti? Të ngjalli ndonjë ndjenjë?
mua me pelqeu. shumica e kritikave profesionale me sa lexova nuk jane dhe aq pozitive, e pershkruajne si nje film monoton, te merzitshem, te rremujshem ne sekuencen e ngjarjeve, artificial ne drejtimin e aktoreve, jo koherent, etj...boh une nuk i shoh keto aspekte negative, pashe nje film te realizuar mire, me nje ide dhe mesazh te qarte ne fund, me personazhe te nderlidhur bukur sidomos 3 figurat femerore qe mund te konsiderohen si 3 aspektet kryesore qe karakterizojne portretin e femres, domethene trupi, shpirti dhe amesia, te cilat ne fund metaforikisht "shkrihen" ne nje te vetme. por nuk dua te tregoj me shume, me mire shikoje vete
eshte edhe nje skene e fuqishme, e llahtarshme qe mua me tronditi shume kur e pashe. nuk kisha pare asgje te ngjashme te prezantuar ne kete menyre ne filma te tjere. Emily Blunt thjesht fantastike!