Re: E verteta
Fillimisht postuar nga Logos:
[qb]Ku qendroni?
Pro...
- Jetes apo Vdekjes
- Shkaterrimit apo Ndertimit
- Qarjes apo Qeshjes
- Zgjedhjes apo Kundershtimit
- Shkyerjes apo Qepjes
- Zotit apo asgjeje
- Kerkimit apo Humbjes
- Kujteses apo Harreses
- Dashurise apo Urrejtjes
- Luftes apo Paqes
[/qb]
---------------------------
Degjo, per keto te mesipermet do ishte shume komode qe te te jepnim variantin "poztiv", ate "negativ" apo edhe nje alternative te ndermjetme ashtu kot sa per te thene dicka, ai kush thote se kesht apo ashtu zgjodhi disa prej tyre duhet te parashtroje edhe argumenta pse.Ajo qe une nuk kuptoj ne kete mes, dhe besoj jo vetem une, eshte se c'lidhje kane keto qendrime, te cilat nuk mund te absolutizohen pasi c'do gje gjykohet ne rrethana te caktuara (pra agje nuk mund te pritet me thike), me TE VERTETEN.
Une fare thjesht mund te pohoj:
-Jam pro
jetes kur ajo eshte e vlere, kur semundja kerkon te ta rrembeje padrejtesisht, ose kur dikush kerkon te ta rrembeje padrejtesisht.Jam kundra saj kur nuk eshte e merituar ose kur eshte e sforcuar.
-Jam pro
vdekjes kur ti e ke bere hak ate, ke kryer nje krim per te cilin mund te paguash vecse me jeten tende.Jam kundra saj kur eshte e parakohshme.
-Jam pro
shkaterrimit te dickaje me rrezik publik, jam pro per "shkaterrimin" e se jetres, rrenimin e tabuve.Jam kundra kur ai vertet shkaterron.
-Jam pro
nderitimit kur ai sjell dicka te mire, jam kundra tij kur "nderton" duke shkaterruar.
-Jam pro
Zotit kur ai meshiron dhe ndihmon gjithe te mjeruarit dhe ata qe kerkojne ndihmen e tij, jam kundra tij kur ai nuk ve dore mbi "bijte" e vet tek i sheh qe theren e mjerojne.
-Jam pro
asgjese kur eshte me mire nje zero se nje numer i panumerueshem, jam kunder kur sjell apati.
-Jam pro
kerkimit kur sjell dicka te mire per njerezin, jam kunder kur mendja e djallezuar njerezore shpik skaterrimin e vet.
-Jam pro
humbjes kur ia vlen t'ia lesh trofene atij qe ka me teper nevoje se ty, qofte edhe pse mund te jete rasti im i fundit, jam kundra saj humbjes se dinjitetit, krenarise, etikes.
-Jam pro
kujteses se embel dhe asaj mesonjese, kuruese, jam kundra asaj qe te kujton vuajtjen
-Jam pro
harreses kur shpreh falje, jam kundra saj kur sjell deshperim.
-Jam pro
dashurise se qenesishme, e gjere, jam kundra asaj te shtire, te varfer me ndjenja.
-Jam pro
urrejtjes njerezore, jam kundra asaj abuzive.
-Jam pro
luftes per jeten, asaj qe do te shpetoje luften nga lufterat e tjera, jam kundra lufterave lakmitare, shkaterruese.
-Jam pro
paqes se perjetshme, jam kundra asaj qe fsheh kurthin.
Sic mund ta shohesh s'munde te jem e prere edhe pse dua te jem parimore dhe te sjell shpirtin tim te paster pa mekate ketu ne AF, por s'mund te genjej as ju dhe as veten, tek them qe e tille eshte jeta, duhet pare e gjykuar urtesisht.
Me ndje, e bera te gjithe kete shtjellim duke menduar se do te arrij te afrohem me konceptin e
TE VERTETES , te cilen po perpiqemi ta gjejme nese eshte
nje apo
me shume se nje e tille, me beso, nuk me nxorri kurrkund.