Duhani! Si ta heq qafe ?

Djep

Forumium maestatis
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

More po c'benet keshtu ketu ne albforum? Na dolen te gjithe grate duhanthithese ketu a derebardhe.

Pale, po na dolli edhe "sekkkkssssiiiii" duhani tani, merrni vesh juve. Bishti cigares me te kuq buzesh qenka "sekkkkssssiiiii"... Femra me cingar neper gishta... eee... feminilitet i madh, nuk e sheh...? Uobobobobobo.....plasi seksi ketejaaa, me duhan!! Pikaaaaaaa!!
Aaaaaah iu shplafte e mira juve thuaaaaaaj! Se s'kam c'them tjeter!

Ore se harrova, ka ndonje nga juve cupat ketu qe e dredhin mo, nga ato te dredhurat pa filter, si qemoti? Apo smogoni keshtu me paqeta "light" juve... nga ato cigaret e holla, seksiiii posiiii ... po helbeteh... helbeteh...

U pika juveee.... duhanit tuaj e, te kuqit tuaj e, seksit tuaj e, "light"-it e..!!

Ore po pse s'thoni juve. Seksi qenka duhanxhi i madh.... Pssssssssssssss..........
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

Meqe u nxef muhabeti ateher po shtoj se ashtu sic eshte normale te mendosh qe cigarja dhe alkoli i heq feminitetin femres, e ben te duket burre, po ashtu eshte normale te mendosh qe keto paragjykime jan idjotlliqe.

Per mendimin tim cigarja dhe alkoli nuk kan te bejn aspak me fiminitetin sepse ai lidhet me edukaten dhe xhestet e femres dhe me jo se cfare mban ne dore dhe cfare pin. Biles do shtoja qe nganjeher i jep femres me shume klas. Ne eopken Holliwoodjane te duhanit cigarja perdorej per te shtuar sharming e starve qofshin meshkuj ose femra.

Tani mendimi im per duhanin eshte i thjesht, eshte nje e keqe e nevojshme per ata qe e pin. Jam kundra pirjes se duhanit jo per aspektin ose per eren dhe shqetsimet qe i sjell njerezve reth e rrotull por sepse eshte dicka qe demton jeten dhe kuleten.

Duahni eshte drog por nuk njihet si i till sepse qeverit fitojn miliarda nga taksat. Ateher nuk i behet vone politikanve sesa veta vret duhani ne dit. Dhe ironia e paturpsia me e madhe eshte qe si mjet per ndalimin e pirjes se duhanit perdoren ngritjet e taksave. Ne te njejten kohe canabisi, qe njihet per disa veti kuruse, eshte cilsuar si drog dhe ndalohet perdorimi i tij me ligj....
 

arbi

Primus registratum
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

Fillimisht postuar nga TEA:
[qb] ah i shkreti duhan ..mrom kam pa nje emision "Smetto quando voglio io " e tregoi ca t'forta mbi cinaren :lol: kush e pa ?ju qe jeni ne Talje them tek italia uno . [/qb]
si ishte ajo "il fumo puzza e uccide una scorregia puzza soltanto" :lol: :lol: oliviero toscani eshte fantastik
ne lidhje me temen mendoj se Lr i ka rene pikes.
material mbi temen
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

Fillimisht postuar nga LR:
[qb]
Ne te njejten kohe canabisi, qe njihet per disa veti kuruse, eshte cilsuar si drog dhe ndalohet perdorimi i tij me ligj.... [/qb]
LR, nuk i heq asnje presje kesaj ne lidhje me canabis :thumbsup:
 

Guest
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

Duhani si hiqet qafe ? duke u zene /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

bona

Primus registratum
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

pse ta heqesh qafe?

si shpirt eshte nje Marlboro Ultra light 100's

me nje snifter of chamboard

duke degjuar music.

so mos e hiq.

Ps: zysha ime tha me statistica numri i atyre qe vdesi nga lung cancer qe nuk pijne cigare eshte njesoj si ai qe pijne.
 

Triumfi

Primus registratum
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

- Një nga metodat,që cigarja t`ju duket shumë e hidhur,provone këtë mënyrë:

Të mirret pjesa e bardhë nga shalqini,të prehet në disa pjesë të vogla,dhe mbi ato copëza të lyhet me mjalt,dhe futeni në një vend të ngrohtë 12 orë,pastaj çdo mëngjezë nga një lugë.

'..sikur çdo kokë shqiptari do kontribonte për ndërtimin e shtetit Shqiptarë nga vlera e një kutie cigaresh çdo ditë,do ishim më të mirët për veten tonë dhe për pasardhësit tanë ..'

... suksese /pf/images/graemlins/smile.gif
 

dd84

Primus registratum
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

nuk e di c'me shtyu qe te filloj duhanin.eshte nje gje e pashpjegueshme..
por perseri i them vetes lere..por perseri dicka brenda meje me thote te kunderten.eshte nje gje me e forte se mua..
 

bengu

Primus registratum
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

une zdu me lon. :cool:

po te mos e kisha ndez nje mbrom nuk me kishte marre gjumi deri tani... :smash:
 

DEVIL-girl

Primus registratum
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

Duhani vepron ne tru si te gjitha ilaqet qe veprojne ne mushkeri apo gjak. Por jo si te gjitha organet e tjera truri eshte qendra e mendimeve dhe emocioneve tona, kur dikush merr droge (e cdo lloji qofte ajo) nderhyn ne qarkullimin e nervave te trurit duke percare mesazhet qe qarkullojne ne te. Problemi kryesor qendron se ne behemi te varur nga ky ves. Trupi jone zhvillohet dhe deshperimisht ka nevoje per nikotine e si pasoje nuk eshte ne gjendje te funksionoje normal pa te. Duhanxhijte kane nevoje per duhan ashtu si ata qe nuk pijne duhan kane nevoje per ushqim.

It's no longer up to us
 

bengu

Primus registratum
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

Fillimisht postuar nga DEVIL-girl:
[qb] Duhanxhijte kane nevoje per duhan ashtu si ata qe nuk pijne duhan kane nevoje per ushqim.
[/qb]
pse duhanxhinjte nuk kane nevoje per ushqim ?! :shrug:
 

DEVIL-girl

Primus registratum
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

Fillimisht postuar nga BENG:
[qb]
Fillimisht postuar nga DEVIL-girl:
[qb] Duhanxhijte kane nevoje per duhan ashtu si ata qe nuk pijne duhan kane nevoje per ushqim.
[/qb]
pse duhanxhinjte nuk kane nevoje per ushqim ?! :shrug: [/qb]
Une per vete pi 2 paketa ne dite dhe per buke s'me bie mendja :cry:
 

Princesha

Primus registratum
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

Fillimisht postuar nga Djep:
[qb] More po c'benet keshtu ketu ne albforum? Na dolen te gjithe grate duhanthithese ketu a derebardhe.

Pale, po na dolli edhe "sekkkkssssiiiii" duhani tani, merrni vesh juve. Bishti cigares me te kuq buzesh qenka "sekkkkssssiiiii"... Femra me cingar neper gishta... eee... feminilitet i madh, nuk e sheh...? Uobobobobobo.....plasi seksi ketejaaa, me duhan!! Pikaaaaaaa!!
Aaaaaah iu shplafte e mira juve thuaaaaaaj! Se s'kam c'them tjeter!

Ore se harrova, ka ndonje nga juve cupat ketu qe e dredhin mo, nga ato te dredhurat pa filter, si qemoti? Apo smogoni keshtu me paqeta "light" juve... nga ato cigaret e holla, seksiiii posiiii ... po helbeteh... helbeteh...

U pika juveee.... duhanit tuaj e, te kuqit tuaj e, seksit tuaj e, "light"-it e..!!

Ore po pse s'thoni juve. Seksi qenka duhanxhi i madh.... Pssssssssssssss.......... [/qb]
:lol: Djepi plotesisht dakort :thumbsup: .

As un se pi duhanin, me duket ves i keq, plus qe te ben keq per shendetin po ashtu dhe eren e ka te shpifur.

Un them qe lerja e duhanit ka lidhje direkt me trunin, nqs bjen dakort me vedin qe do ta lesh dhe nqs mendon vetem anet negative te saj besoj se mund ta lesh, esht thjesht zgjedhje e juaja, ashtu sic zgjodhet ta fillonit, ndoshta duket e thjesht, por mund te jete nqs nuk e beni dicka te pamundur.
 

bebivogel

Forumium maestatis
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

Ju ka mbetur vetem kapja per flokesh ... :devil: Nice scene do ishte ... mu me bot me fryke me shkrujt na i gjo ... se kom hall mos me kapi Djepi me shpulla /pf/images/graemlins/tongue.gif ... Kjo teme ska vend per AF ...thjesht acaron nervat ... te dyja paleve ... masnej u goca ( seksi chicas) qe pini duhon ( bashke me mu ktu /pf/images/graemlins/tongue.gif ) pse e vrisni menien ?... le te thone e paragjykojne sa te duan ... I smoke sepse ma ka qejfi ... e per ta lene me qejf kjo ... nese s'ju pelqen feel FREE not to talk to me ... hajt me kaq se ju te beni copash pa dale mire nga forumi /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

Disa shifra ne lidhje me duhanin qe mund te bejne te mendosh sadopak (te marra nga nje teme tjeter)...

Ka afersisht 1.1 miliard duhanxhinj ne bote,nga te cilet 200 milion jane femra dhe femije.
Jane 4 milion njerez qe vdesin çdo vit nga duhani ne bote(nji ne çdo 10 sek.),nder keta 500 mije jane femra.Ne vitin 2025 kjo shifer do te jete 10 milion te vdekur çdo vit nga duhani(bazuar ne tendencat aktuale).
Ne France ka 70 000 te vdekur çdo vit si pasoje e pirjes se duhanit.
Tymosja ne moshat 12-19 vjeç eshte preukupuese.Afersisht 28.8 % e tyre pine duhanin dhe kjo perqindje rritet me rritjen e moshes.

Pirja e duhanit ne perqindje ne baze te moshave.
12 ans 3%
13 ans 6.1%
14 ans 14.8%
15 ans 25.9%
16 ans 35.7%
17 ans 42.5%
18 ans 46.3%
19 ans 51.4%
 

Dua

Primus registratum
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

Une pi duhan. Pervec duhanit bej edhe shume gjera tjera qe jane shume me te demshme per mua sesa ky ves. Me qellim o pa qellim cdo dite bej te tilla gjera.

Personalisht, nuk e shikoj jeten neper kanalet e statistikave sepse deri tani do me kishte fluturuar mendja. Ne bote ka aq shume rreziqe sa qe eshte e pamundur t'i ruhemi te gjithave. Ndonjehere koka te zien aq shume, sa qe nje cigare (mos qofte ajo :smash: aman jarebi) te duket gjeja me e mire ne bote ato momente. Ka kohe te caktuara kur nese nuk kam nje cigare une i lidh e ngateroj floket e mi aq profesionalisht :mad: sa qe nuk mund t'i gjej fillin askush pervec gershereve. Keshtu qe pazari im thote me lire do me kushtoje nje cigare sesa floket. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Edhe nje gje. Une ndihem seksi kur thith. Cigaren.
Kete punen e thithjes e kane spjeguar edhe te tjere, njerez te mencur, shume kohe para se te lindim ne.

DUHANI DEMTON SERIOZISHT SHENDETIN

D.
 

ODISEA

Primus registratum
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

Pershendetje dynjaja :wave:
Cigarja, kjo semundje pa temperature dhe qe s'zhduket nga aspirina...
Pune e keqe...
Une personalisht, e kam pire duhanin per gati 6 vjet rresht.
Gjithmone kam dashur t'a le, por shume-shume, 2 muaj maksimumi kam arritur t'a le.
Une e lija, ajo s'me linte :cry:
Me kapte ne ndonje party a ndonje lokal prej hunde dhe hajt t'i ikje prape. :shrug:
Ne 24 dhjetor 1996, kur kthehem ne shtepi, nuk gjej askend.
Im ate dhe ime eme normalisht duhej te ishin aty.
Dal ne lagje dhe nje komshije me thote qe kane dy ore qe kane ikur urgjent ne spital dhe me e bukura ishte se ajo s'e dinte se tek cili... :confused:
Pas shume peripecish, me ne fund i gjeta (duke i pershkruar, se duke dhene emrin ishte e kote, sa per te shkruajtur emrat e pacienteve as qe behej fjale aty, stilolapsi ishte "molle e ndaluar")
Qe t'i bie shkurt, im ate ishte bere dylle i verdhe.
I kishte rene tromboze (mpiksja apo koagulimi i gjakut qe pengon ose ndalon qarkullimin ne vena e arterje)ne kemben e majte dhe ia kishte bllokuar fare.
3 ore kohe i kishin dhene, ndryshe do ia prisnin.
Kishin 2 ore e 1/2 qe prisnin mjekun dhe pergjigjet e inFERRmiereve ishin:
-Po vjen.
Dola vete dhe me njohje(se ndryshe ne shqiperi vdes) i shkuam mjekut dhe e morem ne shtepi me makine.
Vetem t'a shikonit se si i zbriste shkallet?!!!
1 e nga 1 a thua se kishte frike se mos thyente vezet... :sleep:
Nejse, im ate arriti t'a shpetonte kemben dhe une aty u betova qe pas ores 12 te nates (se ishin krishtlindjet) nuk do ndizja me cigare.
Koincidenca, fiks ne 12 kam mbaruar cigaren e fundit te paketes dhe kam mbyllur ciklin e vetevrasjes me duhan.
Ajo qe une desha te them, BUSTER, KORDELE e te tere ju qe doni vertete t'a lini, eshte qe askush s'do ju dale me formulen shpetimtare.
Menyren dhe vullnetin per t'a lene, do e gjeni brenda vetes.
SUKSESE :thumbsup:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

Ti 6 vjet une do bej nje dekade pas pak vitesh /pf/images/graemlins/frown.gif

Une e kam thene dhe me pare, kurre nuk me eshte bere problem cigarja, e kam pire per shtate pale qejfe si mund ta them /pf/images/graemlins/laugh.gif , eshte hera e pare ne jeten time qe po mendoj ta le dhe nismetarja nuk jam vete, por mirekuptoj kedo qe kujdeset per mua /pf/images/graemlins/smile.gif .Une e di fare mire qe eshte vetem dhe vetem ceshtje VULLNETI, e te tille une kam me bollek /pf/images/graemlins/wink.gif mjafton te ndaj mendjen /pf/images/graemlins/wink.gif ku i dihet mbase ngrysem edhe une ndonje dite e ne te gdhire e URREJ duhanin ne vend qe ta dua sic e dua ende /pf/images/graemlins/laugh.gif

Po vjen dita, e ndiej :smash:
 

qeshem

Primus registratum
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

une preferoj t jua a heq qafe te tjereve cigaret, duk humbur paketat , duke iu a shpifur per cigaret , duke i pire cigaren e fundit etj etj

dhe alla fine kush hiqet qafe jam una ... :lol: :lol: :lol:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

Mos mu afro mo /pf/images/graemlins/laugh.gif se te bona kauze per ceshten... :lol:
 
Top