Duhani! Si ta heq qafe ?

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

ajo qe thua eshte e vertete.gjithsesi ne shume raste fillohet qe "te mos mbetesh pas ne shoqeri"...ulesh ne nje tavoline ku pjesa me e madhe pi duhan,dhe te duket vetja sikur nuk i pershtatesh asaj shoqerije edhe fillon dhe e pi.
halli eshte qe kur fillohet nuk arrihet me ta ndalesh...shume thone he se do e le dhe kur vjen puna,nuk e lene!gjeja e cuditshme pastaj eshte qe kur eshte mjeku ai qe ja thote ta lere,atehere e lene.
nikotina me te vertete qe shkakton nje dipendence por nuk eshte aq e fuqishme sa mund te jete me drogerat e tjera...gjithsesi kerkohet qe personi vete te kete vullnetin ta beje...mos te mbetet puna qe te jete teper vone per ta ndalur...
 
S

Scorpion

Guest
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

Duke fillu hashashin, me lene hashashin fillo mallin ,po le mallin fillo alkolin po le alkolin fillo bixhozin.

PS: Do pyesni po e le bixhozin me pas ?Se kam idene hic.
Pse ca jeni ju shqiponja, te jetoni me shume se 100 vjet /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

TEDI

Valoris scriptorum
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
cdesha mer qe i lexova kto se po me pihet i cinare vdiqaaaa

[/ QUOTE ]



E Do NJi ...
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

uaaa Ted uaaaaaaaaa /pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/eek.gif ku e ke arushin mreeeeeeeeeeeeee!!!! je bo pirat tani eee? te rre menja se i ngjan Xhonit eeee? /pf/images/graemlins/grin.gif /pf/images/graemlins/grin.gif /pf/images/graemlins/grin.gif
 

moonlight

Primus registratum
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

Kam tre jave e gjys pa cigare!!! Vetem me vullnet te forte e koke derri hiqet ky ves. Te shoh sa do shkoj pa tymos ket her se nga te dyja, vetem per koke derri shquem.
 

KoDoShi

Primus registratum
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

Ti mund t'rrish edhe 2 muaj pa fut cigare n'goje, dhe kur vjen 1 cast, e ulur diku, t'vjen nje tym i embel cigarje dhe te heq mendjen fare...dhe e mbaron per 3 min cigaren, ne nje kohe rekord!

Un e shumta 1 muaj e kam lene, me shume jo. Do ulesh diku...apo do pish dicka, thjesht behesh nervoz dhe e ndez nje per t'u qetsuar.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

Mbase e shihni si opsion per te lene duhanin kete qe ka ndodh ne Belgjike /pf/images/graemlins/laugh.gif

Fotot "horror" në paketat e duhanit

Belgjika shokon konsumatorët me pamje tronditëse e masa drastike


Paralajmërimet me shkrim që të bëjnë me dije se "pirja e duhanit shkakton kancer", duket se nuk do të mjaftojnë më vendin simbol të BE-së: foto drastike mbi paketat e cigareve në të ardhmen e afërt do t‘i bëjnë konsumatorët e nikotinës të mendohen mirë para se të vendosin të pinë qoftë edhe një cigare të vetme në ditë. Masat e Komisionit Evropian kanë hyrë ndërkohë në fuqi, ka konfirmuar për agjencitë perëndimore të lajmeve Philip Tod, zëdhënësi i seksionit të shëndetësisë dhe mbrojtjes së konsumatorit. Duke ia nisur nga kjo javë, koncernet e duhanit do të lejohen të shesin vetëm paketa, që veç ngjyrave e shiritave të kuq e gjithfarë ngjyrash të ndezura, të pajisen edhe me foto realisht të tmerrshme, të cilat, në shumicën e tyre, në fakt nuk përbëjnë aspak montazhe e manipulime grafike. Ata do kujdesen që klientët të tronditen, ndërsa shohin nëpër kioska, vitrina e tregje.


Tregtarët me pakicë duhet që brenda një afati prej gjashtë muajsh të zëvendësojnë e rinovojnë plotësisht mallin në magazinat e tyre me paketa që nuk do mjaftohen vetëm me paralajmërimet për dëmet që sjell duhani, por të jenë të pajisur me fotot e tmerrit. Motivet që përshkruhen në to, pjesërisht janë të padëmshme, si ajo e një burri, që rri i dëshpëruar pas hekurave të burgut, që në foto (në këtë rast të manipuluar artistikisht), janë veçse cigare në shtrirje vertikale, të cilat e thonë qartë simbolikën e tyre; apo të një gruaje, e cila mban në fytyrë një maskë kremi. Shokuese janë edhe pamjet e qarta të një vatre kancerogjene në rritje poshtë gushës së një njeriu, si dhe ajo e një operacioni në zemër, apo dhe dhëmbë të prishur e të rënë, që të ngjallin tmerr e pështirosje.

Deri më tani, Belgjika është i vetmi vend brenda Bashkimit Evropian që do të nxjerrë në treg paketa me fotot "horror". Për sa u përket vendeve të tjera anëtare të BE-së, kjo do të mbesë në vullnetin e qeverive e parlamenteve të secilit prej tyre, nëse do të duan të bëjnë të tyren ndonjë element apo të gjithë galerinë prej 42 fotosh me motive shokuese. Komisioni i BE-së i kishte bërë gati këto foto në fakt, e prezantuar qysh para dy vjetësh dhe i kishte hedhur si projektpilot në Kanada, ku paralajmërimet drastike kishin hyrë në fuqi prej shumë vitesh e nuk kishin sjellë shumë rezultate.

Iniciator i këtij aksioni është ish-komisari për shëndetësinë në BE, David Byrne. Ai ua kishte dërguar paraprakisht fotot në tetor 2004 të gjithë qeverive të 25 anëtarëve të BE-së, menjëherë pas zgjerimit të saj në Lindje. Sipas Komisionit të BE-së në fjalë, çdo vit vdesin më shumë se 500000 duhanpirës nga pasojat direkte e indirekte të "vesit" të tyre. "Mesazhet që përcjellin fotot "horror", besohet se janë shumë më të kuptueshme e mbresëlënëse në memorien e një konsumatori, se sa paralajmërimet thjesht me germa, të cilat shpesh duket se më tepër e zbukurojnë një paketë cigaresh, se sa e përçojnë vërtet mesazhin e pritshëm", thuhej asokohe në arsyetimin mbi këtë çështje.

Kostot e përvitshme nga sëmundjet e shkaktuara prej duhanpirjes, Bashkimi Evropian i kishte përllogaritur në shifrën e 100 miliardë eurove para rreth një viti, e të ardhurat nga taksat për duhanin në vitin 2003, me rreth 14 miliardë euro.

Edhe në Shqipëri, para më shumë se një muaji, pati një debat në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë për kalimin e një ligji antiduhan, pasojat e të cilit lidheshin kryesisht me ndalimin e pirjes së tij në vendet publike, gjë e cila u miratua e hyn në fuqi pas gjashtë muajsh, ndërsa propozimi për ndalimin e reklamave të mëdha në qytet me motiv duhanin, hyrja në fuqi e tij u shty për pas dy vjetësh, gjë e cila pati vetëm pak reagime politike e ku u aludua se me këtë shtyrje lidheshin mbrojtja e monopolistëve të duhanit në vend. Edhe shqiptarët renditen ndër duhanpirësit e mëdhenj në kontinent e në sy bie numri në rritje i femrave konsumatore, sidomos gjatë 6 viteve të fundit. Përderisa Komisioni përkatës i BE-së, i cili ka hartuar tashmë draftin mbi përdorimin e fotove shokuese mbi paketat e duhanit, e ka lënë në dorë të qeverive të 25-shes për ta aplikuar apo jo këtë vendim, nuk dihet nëse Shqipëria, e cila për kësi gjërash i paraprin gjithmonë edhe vetë BE-së, do të jetë e gatshme të aplikojë në një të ardhme të afërt një masë të tillë.
 

DANNI_Kapedani

Primus registratum
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

Mos e le mer pse po e len kot tashi ky po se pime ne kush do e pije mer ahahah une mundesisht kur dikush me thot leje cigaren pi me shume nga fiksimi se mos me taman duhet me lan kam rastis me dal ne 2-3 te nates nga shpi me marr cigare se mu hargjoshin kshu qe mo mire mos e le /pf/images/graemlins/tonguee.gif:p
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Duhani! Si ta heq qafe ?

Mund ta heqesh qafe si te gjitha drogat e tjera, me ndihme mjeksore! /pf/images/graemlins/laugh.gif

Ps. Xhan-xhan mo u nxefni shume eee. /pf/images/graemlins/laugh.gif Nuk osht e lehte me nigju ca gjona qe nuk do ti nigjosh. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top