Re: Domosdoshmenia e kthimit te gegnishtes?
Nuk kuptoj, vertete...
Dua te marr ne konsiderate Italine: ky shtet ka 20 krahina dhe te gjitha keto kane dialektin e tyre. Duke patur parasysh qe ne cdo krahine, dialekti flitet ne te pakten 3 menyra te ndryshme, i bie qe ne Itali te kemi 60 dialekte. Ju siguroj qe ka miliona njerez qe nuk kuptojne dialekt tjeter pervec dialektit te tyre. Gjuha letrare eshte 1 ama, 1 e vetme. Baza e gjuhes letrare italiane, eshte dialekti Toskan, pra qe flitet ne krahinen Toscana, me kryeqender Firenze-n ( edhe pse dialekti me i perafert me italishten zyrtare, eshte ai i Siena-s ). Une nuk kam pare a degjuar ndonjehere, qe nje siçilian ta zeme, te kete kerkuar qe gjuha letraro-zyrtare italiane, te bazohet ne dialektin e Siçilise... dhe kjo vlen per cdo banor te cdo krahine. Ne fjalorin e kesaj gjuhe, shtohen maksimumi 2 fjale gjate cdo viti...
Kalojme tek Shqiperia tani: Gjuha zyrtare shqiptare, u aprovua ne 1972. Fjalori i gjuhes shqipe, eshte 1 i vetem, ai i vitit 1972, dhe pervec ribotimeve, nuk ka patur ASNJE shtese fjalesh ne keto 34 vite qe kane kaluar.
Askujt nuk i imponohet dot qe te perdore ne jeten e perditshme, nje dialekt ndryshe nga ai i veti, por ama gjuha zyrtare, eshte baza e cdo aktiviteti te shoqerise sone.
Nqs keta geget ( une jam gjysme Zadrimor ) pretendojne qe gegnishtja te behet gjuhe me vete, ne menyre qe pastaj keta ti kene me te qarta gjerat qe nuk kuptojne ne shqipen zyrtare, atehere ky eshte vecse problem i tyre ( e di qe ka shume pak budallenj te ngjashem me hapesin e kesaj teme ). Mua me duket sikur keta nuk duan ndryshim te gjuhes zyrtare, por duan qe kudo ne trojet shqiptare te flitet ne gegerisht /pf/images/graemlins/shrug.gif