Re: Dita qe une i dhashe fund jetes time!
Per ata qe i marrin me shaka fjalet.
Ja nje rast tragjik.
"JANINE (27 Nëntor)
- Një 26-vjeçar nga Berati është gjetur i pajetë 5 ditë më parë në një lagje të qytetit të Janinës (Greqi). Burime zyrtare nga Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Janinë, thanë se, "dy ditë më parë autoritetet greke të rendit kanë njoftuar Konsullatën se më 22 nëntor kishin gjetur në një shtëpi të braktisur në lagjen "Kast Lapista" trupin e pajetë të një personi, që nga dokumentet që mbante u identifikua si Luan Todi, 26 vjeç nga Berati, i biri i Jorgos dhe Varvarës, 180 cm i gjatë". Sipas burimeve të mësipërme, menjëherë është njoftuar Ministria shqiptare e Rendit Publik, sipas të gjitha procedurave ndërkombëtare, për të përcjellë këtë lajm të dhimbshëm tek prindërit e 26-vjeçarit. Por, burimet shtuan se, deri sot asnjë nga të afërmit e 26-vjeçarit nuk është paraqitur për të marrë trupin e pajetë të tij për në vendlindje. "
dxh/ko (BalkanWeb)
Tjetra.
"30-vjeçarja u gjet e dekompozuar në landin e Bavarisë
Interpoli sjell në Tiranë fotot e shqiptares së vrarë
TIRANË- Një grua rreth të 30-tave është ekzekutuar në krahinën e Bavarisë, në Gjermani. Trupi i shformuar i gruas së vrarë, është gjetur nga policia gjermane, e cila ka marrë në dorë hetimin e kësaj çështjeje dhe zbardhjen e plotë të saj. Por ajo çka e lidh këtë vrasje të ndodhur në krahinën e Bavarisë me kronikën e zezë shqiptare, është pikërisht origjina e së vrarës. Policia gjermane dyshon se gruaja e vrarë mund të jetë shqiptare, e cila ka emigruar vite më parë në Gjermani. Vrasja e së paidentifikuarës mbetet ende mister për policinë gjermane, e cila nuk ka zbuluar motivin e kësaj vrasjeje si dhe identitetin e kufomës së gjetur. Por agjentët gjermanë kanë kontaktuar me zyrën e Interpol Tiranës, për të siguruar nga këta të fundit të dhëna për identitetin e gruas së masakruar, në Bavari. Sipas burimeve në Interpol Tirana mësohet se rreth dy ditë më parë, kanë mbërritur dokumentet si dhe të dhënat për të vrarën e paidentifikuar. Në këtë zyrë ka mbërritur një foto e saj si dhe rrobat e bizhuteritë që mbante ditën e vrasjes. Fotografija e së vrarës , e rregulluar në kompjuter në bazë të përshkrimeve por edhe rrobat që ajo mbante veshur si dhe një palë vathë floriri, bizhuteritë e vetme të saj pritet të bëjnë të mundur identifikimin. Publikimi i kësaj fotoje në media është menduar si një ndër mundësitë e identifikimit të trupit pa jetë të gjetur në Bavari, nga agjentët gjermane. Ndërsa pritet që Interpol Tirana t'i shpërndajë këto të dhëna nëpër 12 drejtoritë e Policisë në vend, ku do të grumbullohen informacione në rrugë operative. Ndërkohë, rezultatet e para të këtyre kërkimeve do t'i transmetohen policisë gjermane, e cila po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, nga burimet policore mësohet se deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk është siguruar asnjë informacion, që mund të bëjë të mundur identifikimin e trupit pa jetë, të gjetur në Bavari të Gjermanisë. Ndërsa identifikimi i kufomës së gjetur do t'i shërbejë policisë gjermane për të zbardhur motivet e kësaj vrasjejeje si dhe zbulimin e autorëve të saj.
A.Bogdani (shekulli)