Dita qe une i dhashe fund jetes time!

kaprollja

Primus registratum
Re: Dita qe une i dhashe fund jetes time!

Fatkeqesisht patetizmi nuk ka asnje vlere ne momente te tilla..
Amper te uroj qetesi shpirterore kudo qe te jesh.
 

receli

Primus registratum
Re: Dita qe une i dhashe fund jetes time!

Kaprolle dashur !

Ne kushtet virtuale do bertasim per rastet si AMPERI sepse mundesi tjeter nuk kemi.
Komshive te deshpruar u shkojme ne shpi dhe ja heqim koburen nga dora ose litarin.
Ketu mbetemi patetike sepse jemi duarlidhur. Kjo eshte shume e tmershme.

Keshtu Kaprollja.
Amperi kerkon ndoshta te prehe Shpirtin e tije por 100 shpirtra te tjere i vret pabesisht.
Cdo individ vertet komandon kembet e tije por jo jeten sepse jeten ja kane dhuruar dy prinder dhe ka detyrime te mos i plagose dhuruesit e sidomos Ate qe naten ka shkuar ne maternitet dhe mes atyre dhimbjeve te tmershme e ka nxjerre nji njeri ne drite.
Sa kollaj e kan disa......jo mole se nuk eshte ashtu.
kadal beg se ka hendeg, thot populli.
 

Futbollisti

Forumium maestatis
Re: Dita qe une i dhashe fund jetes time!

Amper te lutem na i thuaj nje fjale. Po bej te pamunduren te te kontaktoj po nuk po arrij dot gje. Te lutem nqs po e lexon kete postim, te lutem na thuaj nje fjale .....
 

receli

Primus registratum
Re: Dita qe une i dhashe fund jetes time!

Per ata qe i marrin me shaka fjalet.
Ja nje rast tragjik.

"JANINE (27 Nëntor)

- Një 26-vjeçar nga Berati është gjetur i pajetë 5 ditë më parë në një lagje të qytetit të Janinës (Greqi). Burime zyrtare nga Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Janinë, thanë se, "dy ditë më parë autoritetet greke të rendit kanë njoftuar Konsullatën se më 22 nëntor kishin gjetur në një shtëpi të braktisur në lagjen "Kast Lapista" trupin e pajetë të një personi, që nga dokumentet që mbante u identifikua si Luan Todi, 26 vjeç nga Berati, i biri i Jorgos dhe Varvarës, 180 cm i gjatë". Sipas burimeve të mësipërme, menjëherë është njoftuar Ministria shqiptare e Rendit Publik, sipas të gjitha procedurave ndërkombëtare, për të përcjellë këtë lajm të dhimbshëm tek prindërit e 26-vjeçarit. Por, burimet shtuan se, deri sot asnjë nga të afërmit e 26-vjeçarit nuk është paraqitur për të marrë trupin e pajetë të tij për në vendlindje. "

dxh/ko (BalkanWeb)

Tjetra.

"30-vjeçarja u gjet e dekompozuar në landin e Bavarisë

Interpoli sjell në Tiranë fotot e shqiptares së vrarë

TIRANË- Një grua rreth të 30-tave është ekzekutuar në krahinën e Bavarisë, në Gjermani. Trupi i shformuar i gruas së vrarë, është gjetur nga policia gjermane, e cila ka marrë në dorë hetimin e kësaj çështjeje dhe zbardhjen e plotë të saj. Por ajo çka e lidh këtë vrasje të ndodhur në krahinën e Bavarisë me kronikën e zezë shqiptare, është pikërisht origjina e së vrarës. Policia gjermane dyshon se gruaja e vrarë mund të jetë shqiptare, e cila ka emigruar vite më parë në Gjermani. Vrasja e së paidentifikuarës mbetet ende mister për policinë gjermane, e cila nuk ka zbuluar motivin e kësaj vrasjeje si dhe identitetin e kufomës së gjetur. Por agjentët gjermanë kanë kontaktuar me zyrën e Interpol Tiranës, për të siguruar nga këta të fundit të dhëna për identitetin e gruas së masakruar, në Bavari. Sipas burimeve në Interpol Tirana mësohet se rreth dy ditë më parë, kanë mbërritur dokumentet si dhe të dhënat për të vrarën e paidentifikuar. Në këtë zyrë ka mbërritur një foto e saj si dhe rrobat e bizhuteritë që mbante ditën e vrasjes. Fotografija e së vrarës , e rregulluar në kompjuter në bazë të përshkrimeve por edhe rrobat që ajo mbante veshur si dhe një palë vathë floriri, bizhuteritë e vetme të saj pritet të bëjnë të mundur identifikimin. Publikimi i kësaj fotoje në media është menduar si një ndër mundësitë e identifikimit të trupit pa jetë të gjetur në Bavari, nga agjentët gjermane. Ndërsa pritet që Interpol Tirana t'i shpërndajë këto të dhëna nëpër 12 drejtoritë e Policisë në vend, ku do të grumbullohen informacione në rrugë operative. Ndërkohë, rezultatet e para të këtyre kërkimeve do t'i transmetohen policisë gjermane, e cila po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, nga burimet policore mësohet se deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk është siguruar asnjë informacion, që mund të bëjë të mundur identifikimin e trupit pa jetë, të gjetur në Bavari të Gjermanisë. Ndërsa identifikimi i kufomës së gjetur do t'i shërbejë policisë gjermane për të zbardhur motivet e kësaj vrasjejeje si dhe zbulimin e autorëve të saj.

A.Bogdani (shekulli)
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Dita qe une i dhashe fund jetes time!

/pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif I pushofte shpirti rehat /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
 

gjekec

Primus registratum
Re: Dita qe une i dhashe fund jetes time!

nuk e mora mesazhin tend drejtuar meje personalisht por s'besoj se shkroi njeri me cinizem.

Juve qe lexuat Amperin dhe me cinizem hodhet fjal tallse tju vij turp.
Qenkeni kafshe.
Cinike si Fatos Klosi qe e dinte qe 100 bandite ishin pregatit te vrisnin Azemin dhe nuk u tund ti thoshte dy fjale Atij te cilit i pergatitej VARRI por iku me ate mutin tjeter Mejdanin per te luajtur Pilatin.
Rrac e poshter.
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Dita qe une i dhashe fund jetes time!

Asnje lajm prej Amperit?????????
Kjo eshte cmenduri, common thuaj dy fjale
se na le me zemer ne dore.

Dashuria, kenaqesia e te qenit 2, frika se mos behesh 3, tmerri se mos ngelesh 1....
 

edda

Primus registratum
Re: Dita qe une i dhashe fund jetes time!

Fillimisht postuar nga Petroninsja:
[QB]Asnje lajm prej Amperit?????????
Kjo eshte cmenduri, common thuaj dy fjale
se na le me zemer ne dore.

Kam frike se mos ato çka thoshte ishin te verteta. Po a ka ndonje ktu ne af qe e di nga eshte dhe ku jeton? Kur e lexova ne fillim mu duk si nje shaka, por tashti po ndjehem me te vertete keq..shpresoj qe te mos jete e vertete. Te lutem amper behu i gjalle! Te lutem!
 

renea

Primus registratum
Re: Dita qe une i dhashe fund jetes time!

Me c'ka lexova me lart kuptova se brezi yne, vuan nga mos njohja e realietit.
Ne fillim Amperi u tall, u ironuzua, u quajt i semure nga njerez qe nuk i'a kane idene kesaj jete, dhe te qenurit ne nevoje.
Te kryqezosh ate shkrim dhe c'ka Amperi tha, nuk ka vend edhe sikur ai te tallej.
Vetem njerez fodulle, qe jetojne ne enderra mund te shprehem si jane shprehur ca, me pseudo keshillat e tyre pa vlere dhe karagjozlleqet e zakonshme plot bajge.
Nese Amperi do ta kishte shkruar ate shkrim per te rene ne sy apo per vemendje, prape duhet te ishim shprehur me merak, me dashuri, ai vuan per miq, e nese shkrimi eshte serioz (si edhe duket) ju keni nevoje per nje doze realiteti ne jete.
Edicionet e lajmeve me rubrikat e AIDS jane te verteta, dhe te qenurit antar i AF nuk te ben te paprekshem. Pozita juaj, idete tuaj u duken ketu, ne shkrimet tuaja hipokritke, para se te jepni keshilla psikollogjike, mjeksore, apo hipokrizira si keto, veshtroni jeten tuaj, nevojat tuaja, dobesite tuaja, ju mund (edhe une) jeni Amperi i dites se neserme, dhe data 5 Nentor mund te fiksohet frikshem ne profilin tuaj, ne shkrimet tuaja, edhe pse virtualisht eshte tmerresisht makabre.

Cdo qen ka diten e tij...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Dita qe une i dhashe fund jetes time!

Renea, sa te drejte te jap.....

Eshte nje ndjesi shume e cuditsme kjo qe kam patur une per te gjithe keto dite, ne fakt konflikti tek data me la te dyshoj.....dhe uroja me gjithe shpirt qe te mos ishte e vertete.Me pas lexova retrospektivist edhe shkrimet e tij gjate asaj dite ne AF, dhe mu duk gazmor, desha me gjithe shpirt te mos e besoja.

Jam shume trishte tani, neser do blej disa lule nga ato qe shiten ne Tirane per t'u ardhur ne ndihme te prekurve......

O ZOT na ndje nese kemi gabuar dhe paragjykuar nga padija!
 

Eri

Primus registratum
Re: Dita qe une i dhashe fund jetes time!

Zoti te meshirofte o lale nqs me gjith mend paske shku ne jeten tjeter.Zgjedhja qe ke bo i dhene fund kesaj jete mu duk si shume abstrakte aq sa edhe reale.Vertete barre te madhe kishe mbi krahe dhe barre te madhe more...

Shpresoj qe te gjesh meshiren e Zotit tat
 

Eri

Primus registratum
Re: Dita qe une i dhashe fund jetes time!

Fillimisht postuar nga Static - Y:
[qb]Zoti te meshirofte o lale nqs me gjith mend paske shku ne jeten tjeter.Zgjedhja qe ke bo me i dhene fund kesaj jete mu duk si shume abstrakte aq sa edhe reale.Vertete barre te madhe kishe mbi krahe dhe barre te madhe more...

Shpresoj qe te gjesh meshiren e Zotit tat[/qb]
 

TEO

Primus registratum
Re: Dita qe une i dhashe fund jetes time!

Fillimisht postuar nga Lok Babloku:
[qb]Amper
kam shkruar dhe diku tjeter per vetevrasjen
i ke bo paret e varrimit lal ??
hajd se ska faj Nona e Baba jot te pagujne per gjona te paparashikume.
Edhe mo na bo si cool ktu.[/qb]
Shume shume dakort me Lokun. Njeriu nqs vendos ti japi fund jetes se vet duhet te mendoje se c'pasoja do kete tek te familja, shoket, miqte etj. Nuk mund te jesh aq egoist sa te mendosh vetem per veten....sidoqofte historia e Amper s'mbyllet ketu do zbulohet se shpejti c'i ka ndodhur dhe nqs ka vendosur te tallet do haje cik dru apo jo Loko?
 

olti

Neo
Re: Dita qe une i dhashe fund jetes time!

Me shume se nje teme filozofike kjo teme eshte shoqerore si dhe ne forumin e "diskutimeve shoqerore" besoj se ka nje "trafik" me te gjere: Temen po e transferoj atje.
 

olti

Neo
Re: Dita qe une i dhashe fund jetes time!

Ndersa sa per ate qe ka bere apo na ben te mendojme se e ka bere personi ne fjale une vete mendoj se eshte nje gje shume e pamenduar. siperfaqsore. Nuk mund t'i lejoj vetes te gjykoj se cfare eshte 'amper' dhe arsyet qe e kane shtyre ta beje apo te na beje se e ka bere, por per mendimin tim asgje ne kete bote nuk duhet te na coje t'ia "hedhim ne fytyre" jeten Atij qe na e ka dhene. Fjalet e 'amper' jane shume te paqarta dhe duket se dhe ai vete nuk e di se cfare do te beje dhe perse po e ben; aq me shume kur ngaterron dhe fene me ato qe thote, kur ne kete ceshtje vetem feja nuk ka te beje. Sidoqofte une i them vetes dhe kujdo tjetri se duhet te kemi bythe te jetojme, edhe kur jeta na duket e padurueshme dhe e padrejte, pasi ne c'do rasti ia vlen; e per kete te jemi te sigurte.
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Dita qe une i dhashe fund jetes time!

Me la pa fjale ky shkrimi edhe pse nuk e kisha pare me pare. Shpresoj qe te kete qene nje moment i veshtire, e tani te jete duke rishijuar jeten. Nese eshte nje shaka?! eshte pa krip fare dhe nese eshte e vertet do te me vinte me termend keq.
 

XimiTr

Primus registratum
Re: Dita qe une i dhashe fund jetes time!

Une nuk e njoh Amperin , por nuk mu duk shum per te qeshur ajo cka shkroi ai. Dhe nqs ai ka zgjedhur rrugen e vetvrasjes nuk eshte as i pari as i fundit . Ai te pakten pati guximin te shprehej per kete gje dhe per jeten e tij ! . Nje dite te gjithe do vdesim nuk ka rendesi ne cmenyre !

E keqja me e madhe njeriut i ndodh kur jeton per meshire te politikaneve apo te Zotit(Charles Bukovski) , keshtu qe ai nuk e ka zgjedhur dhe aq keq ! gjithsesi une mendoj qe nuk duhet tallur me ate qe ai shkruajti . Ne fund te fundit ai qe nje mesazh le ta quajme lamtumire qe ai e la per te gjithe ne anetaret e forumit.
Me shume rrespekt per te ! Ximi
 

anis

Primus registratum
Re: Dita qe une i dhashe fund jetes time!

:confused:
nese mesazhi eshte /pf/images/graemlins/frown.gif nuk kam c'te them. gjithcka del jasht perfytyrimit dhe perceptimit tim.
nese mesazhi eshte :tipsy: bravo ia dole te na lesh pa gjume.
natyrisht dua te jete kjo e fundit.
help.gif
 

usastudent

Primus registratum
Re: Dita qe une i dhashe fund jetes time!

Megjithese askush nga ne nuk e di te vertetn rreth amperit , kam mendimin qe kjo teme do na vleje te gjitheve .Padyshim qe shumica ketu nuk jane ne kepucet e atij qe ka hallin mbi kurriz dhe na duket e cuditshme per te marre nje vendim te tille por gjithesesi vetevrasja eshte nje akt shume i shemtuar .Ne cfaredo aspeti te flasim , eshte e papranueshme.Njeriu duhet te gjeje force edhe pse ne nje gjendje te veshtire.Nje veprim i tille mbase mund te frymezoje edhe te tjere te bejne te njejten gje .
Ampero , po pate vdek lale me vjen shume keq per dobesine tende.Po nuk pate vdek ,brravo te qofte , ke hap alamet teme ,me verte qe ja vlen per tu diskutu.
 
Top