Copeza mendimesh...

Status
Not open for further replies.

Blendi

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Je akoma aq e bukur sa te mbaj mend une?
Pertej fytyres simpatike, je aq e bukur sa te mbaj mend une?
Ke akoma letra te gjata per mua?
Apo durim te lexosh te miat?
E kam vrare mendjen mbi "fenomenin" ne fjale, por nuk arrij te prek thelbin rreshqites. Cili ishte qellimi? Cfare shtynte? Perpos deshires per t'i jetuar/ndare momentet ne te shkruar dhe te lexuar njesoj. Korrespondence me endrrat. Dhe ndoshta etja per t'u kuptuar.
Deshira per te ti zhveshur cilesite me qellimin egoist per t'ia veshur nje femre tjeter. Nuk i rrinin mire asnjera prej tyre. Stonature komplet!
Letra te denja per t'u ruajtur, ku here une dhe ti i shkruam dashurive me histerizmin qe karakterizon te dashuruarit. Letra te denja per t'u lexuar nga te trete edhe pse nuk kishim qellim te shkruanim romanca, sepse treguam te vertetat jo trillimet...dhe sepse te dy ishim personazhet e historive.

Qe nuk u takuan kurre, sigurisht!

Ti e di kush je (dhe une, me duket /pf/images/graemlins/smile.gif ). Kam thene shume tashme.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

Moskokeçarja e plote per gjithçka e gjithkend,ndonjehere krijon probleme,por sot me duket e dobishme...e dua indiferencen!Me pelqen ana tjeter e imja.
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

Me ke munguar shume.Te kam kujtuar jo pak.Mu duk shume i bukur ai rikthim por kuptova qe ishte i gjithi nje iluzion ndoshta per te na bere te ndihemi me mire.Se di si do vej halli yne.Ndoshta ka per te perfunduar shume qetesisht me nje damke fallciteti siper.Dihet qe per njeri tjetrin sdo jemi kurre fallco,edhe pse kurre sduhet thene me kaq siguri asnjehere.Kam bindjen se jam akoma ne ty.Kam bindjen se ti me vezhgon dhe i kupton mire levizjet e mia.Keto dite do kesh vuajtur dhe ti,keto dite qe per fat te keq sme ke lexuar sepse skam qene.Kush e di cke menduar dhe ndoshta ben mire qe e mendon.Ti e the me bindje se e di mire se cfare kerkon,une mendoj qe ti asnjehere ske per ta ditur mire ate qe kerkon,pasi po ta dije do kishe luftuar me thonj per ta patur.Ti je zemerleshuar tani,une jo.Po vendos te heq dore nga zemerleshimet dhe teprimet.Tashme hoqa dore nga lodhja.Stermundimi eshte gjeja e fundit qe kerkoj ,dhe ti me ke stermunduar pa merituar.Nje dite do ta kuptojme te dy.Ndoshta ja vlente,kete gje veshtire se do e marrim vesh ndonjehere.Mua sme ke me.E hedh ketu plot dhimbje rrefimin tim..Une ste kerkoj me ,me vjen keq!
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

c'me ka zene nje mall i papare, as i degjuar dhe as i ndjere...
nje etje qe i ngjan zhuritjes se nje shkretetire...
pse disa gjera e vende me kujtojne dicka qe ka ndodhur diku tjeter gjithesesi...

who do you need
who do you love
when you come
undone...
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

sec me zu nje melankoni e keqe tani qe te lexova Alinos....
pse gjithnje kur jam i mbingarkuar me marrezira te vogla me kujtohen miqte e vjeter qe jane larg, pse me vjen tja fus vrapit e te fshihem ne nje skute pa drite vetem une dhe vetmia ime...
Nje dite do te behet me mire
Do te kete me shume drite ...
Ndoshta....
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

Love is a word with subjective ideas attached to it, like "Chocolate is delicious." It could mean everything in the world and nothing at all depending on the individual. It is a first-person experience , so I never attempt to explain it, otherwise it will sound like non-sense or madness /pf/images/graemlins/laugh.gif
Baby, I know I am a chocolate for you, have you ever asked yourself what kind of dessert u’re for me ? /pf/images/graemlins/laugh.gif
P.S Sheqerpare /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

irene

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

gjithe ajo energji e shpenzuar vetem per pak vemendje, e ke vrare ndonjehere mendjen sa qesharake duket e gjithe kjo gje ???
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

ne fundin e nje gote te mire vere gjen pergjigjen e plot pyetjeve filozofike, problemi eshte se ajo nuk pi alkool, pra nuk ka per te mesuar kurre pergjigjet e disa prej pyetjeve filozofike.

Ajo e quan veten pragmatike dhe ne kete fryme ka ecur tere jeten e vet. Ajo ma mesoi dhe mua kete fryme, por une prape e desha filozofine, nuk e kam kuptuar ende perse. Kam ende shume rruge per te bere deri tek te kuptuarit e fundme...
 

Danae

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
ne fundin e nje gote te mire vere gjen pergjigjen e plot pyetjeve filozofike.

[/ QUOTE ]
nje here pata kete deshire te forte, nje gote birre qershie,te mbyllesha ne dhome dhe deri te nesermen te zhdukesha nga qarkullimi,si alternative dola per vrap nje miku im shume i merakosur per mungesen totale te pragmatizmit ne nje nate te vetme me ka telefonuar 5 here per kontroll te gjendjes se jashtezakonshme.
jeta nuk qenka shume e ndryshme per askend nga ne, te njejtat emocione te perseritura ne kohe e ne shekuj.
mbaj mend ne nje film tek gruaja pyet te shoqin po ne pse nuk u ndame? ai i pergjigjet pasi dikush zgjedh dashnore, dikush tjeter kultivon pasionin e pianos. zgjedhjet ama duhet te jene te lira, kur kushtezohet liria aty shpirti pereton vdekje, ne perdite veme kufij, pranga.e mgjth asnje zgjedhje nuk eshte me e mire se nje tjeter, jane te gjitha ne nje menyre apo ne nje tjeter te pranueshme.
te perqafoj fort,duke perfshire pjesen e shirtit te pavrare /pf/images/graemlins/kiss.gif
 

Ema

Goddes
Re: Copeza mendimesh....

Grosso merr topin ne dua,e vendos ngadale dhe me rrotullim tek pika e penalltise.Gjuan,topi merr hark,syte e Fabios jane vullkane qe leshojne flake.
-GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL,
-GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL,


ITALIA ESHTE KAMPIONE E BOTES,

Pas 24 vjetesh,pas 24 pritjesh te gjata,jemi KAMPIONE BOTE.
Tunde kupen lart PIrlo,qe vdeksha per ty....


294619-1260342-320-240.jpg



P.s:Jam shume out(na falni).....
 

irene

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

sot ne dreke kur u zgjova nuk ishit, kishit lene cdo gje gati deri ne detajet me te vogla dhe kishit ikur... une s'e di nese do behem ndonjehere si ju, nese do kem te njejten perkujdesje e dashuri per te mite kshu si ju, a te mite do me jene ndonjehere aq borxhlinj sac ju jam une juve, nuk e di a do kem fuqine dhe ngene t'ja bej te mive jeten aq te bukur e te thjeshte sa ma keni bere ju mua, se di fare si do jem dhe a do jem sado pak sa juve, po di qe sa me shume kalon koha aq te cmuar me jeni ...
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

Nuk kthehet e zeza ne te bardhe sado te perpiqesh.Kur jam e ndergjegjshme per kete,pse dreqin perpiqem akoma?
 

Aiola

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Me duket mua, apo eshte e veshtire te bindem se servilizmi i te tjereve bie ne koke, i vetes te le ne balte dhe ndaj vetes eshte vecse mashtrim.
Rrobat nuk rrine fare bukur, floket jane krehur pa shije, biseda eshte e lodhshme, ne fund te dites do te me kerkosh te gjitha raportet e djeshme, te sotme, te neserme dhe te gjithehershme...dhe....meqense nuk te them dot asnjeren nga te mesipermet (por as nuk po i kundershtokam ato), po lutem te mbarosh sa me shpejt...dear boss...
Pavaresisht te gjithave, me duart dhe syte e lodhur nga oret e gjata para tastieres, duhet edhe te therrasim empatine per lodhjen tende...nga te folurit...dhe personalen, duke degjuar ligjeraten qe do te perfundoje ne shperthim...
Sa e veshtire kjo bashkendarje qe zgjat, e zgjat, e zgjat me kot............
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

E nesermja esht dita me impenjative e gjith vitit /pf/images/graemlins/rolleyes.gif !

...and maybe "tomorrow",
I wanna breeze and an open mind
I wanna swim in the ocean
Wanna take my time for me
All me!
 
Status
Not open for further replies.
Top