Copeza mendimesh...

Status
Not open for further replies.

Danae

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

biseda me con te krijoj fjale midis gjuheve,funny...
kafete nuk zgjidhin me asgje...duhet dicka me e forte.
mes foljes kalimtare dhe asaj jokalimtare ka ndryshim.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Copeza mendimesh....

Fantazi ..shoqeri e kendshme e vetmise sime.....
Ti me mbulon me ndjenja fantastike....shtrengoj fort ne gji imazhet e tua..te embla dhe qetesuese....

pS: Adhuroj te dielen /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Eni_883

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

There is such a big hole in my stomach and yet I dont seem to be able to fill it up. I feel so tired today, but then again I feel tired all the time lately. I want to stay away and I can't...hell when will it ever stop???????????
 

Dua

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Me frikeson mendimi per princin me kali te bardhe. Po sikur te jete rrezuar princi gjate rruges, sepse une po shoh vetem kalin nga larg. Eshte e verteta, prandaj edhe me frikeson ky mendim.

D.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Copeza mendimesh....

bridges fall apart and we lose, we lose part of the people, we lose part of our life, we lose part of our selves, we lose the bridge...
 

edda

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

x gjyshin tim qe sot ka pervjetorin

Ndodh qe kur shkoj nga "nadamasi" gjej ate geometrin etiopian qe te ngjason shume. Edhe ai eshte si ty nuk duron dot kravaten ose kapistrin siç e quaje ti sa here qe nana ta nxirrte nga dollapi kur kishit ndonje "qoke" per te bere. "Ky kapister me merr frymen"- thoje gati me deshperim por i vetedijshem qe duhej ta vishje per ti bere qejfin nanes. Kujtoj gjithmone ato netet verore kur sapo vije nga puna merrje nje pjate me meze, magnetofonin me kenget e Isuf Myzyrit dhe dilje ne ballkon. Ishin 2 oret e tua te relaxit ato, por qe une dhe nana t'i prishnim ndonjehere, ajo me ato tekat e veta per ushqimet ndersa une me ato batutat e mija per Fidel Castron. E ti degjoje degjoje e nuk nevrikoseshe kurre. Tip i çuditshem ishe dhe ti! Ndryshe nga im ate, ti nuk nevrikoseshe as kur une filloja te tregoja per simpatite e mija te para. Me mbroje sa here im ate shkarkonte tek une stresin, merzine qe akumulonte Atje. Nuk e ke idene sa gezohesha cdo mengjes kur gjija 1.000 lekeshin poshte jastekut, qe ti ma lije per simite e bugace. I ruaja ne portofolin e kuq ato para dhe betohesha qe s'do ti prishja por sapo kaloja afer dyqanit me ngacmonte ajo era e bugaces dhe harroja bene qe kisha bere. "Gjak e dhjame! Te jep baba ty pare sa here t'dush". Minifundet i kishe zet, merrje nje shami te madhe dhe mbuloje shalet e mia, te time eme dhe te gjitha grave qe vishin per vizite. Po ç'ke o babagjysh"- thoshja une "keshtu me pelqen, keshtu eshte dhe moda". "epo une s'i shof dot shalet e juja"- ia ktheje ti. Me kalimin e viteve fillova te admiroj kete gjestin tend ashtu sic admirova konceptin tend per punen. Nana ta hante shpirtin cdo darke kur ktheheshe nga puna. "na felliqe… te vjen era bageti…" degjoheshin britmat e saj deri tek R.. "Po cke oj loke" - ia ktheje ti urte e bute "une s'rri dot pa pune" dhe hyje me vrap ne banje per te pastruar cizmet. Nuk e di sa njerez do ta kishin bere kete zgjedhjen tende – te dilshin ne pension per tu bere bari – Me mungon shume babagjysh, por i mungon edhe nanes qe tashti mezi pret te vije nata per te te pare ne enderr. Enderron oren 8.00 kur ti ktheheshe dhe nxirrje nga xhepi ndonje frut dhe thoje me perkedheli "kjo eshte per loken time" (se mora vesh kurre pse i therrisje keshtu!). Ndjehem me fat qe kam njohur nje njeri si ty, gjyshi im
 

Diddy19

Su@mi
Re: Copeza mendimesh....

Asnjehere s'kam pranu te baj kompromise ,as me veten e as me te tjeret.Kesaj rradhe ndryshon puna..S'quhet kompromis ky i jemi?? 'La coppia aperta' s'ka qene asnjehere pjese e parimeve t' mia,perkundrazi.U largove vete,vete u ktheve prape...Dhe kjo nuk asht 'asgja',e di.Prania jeme ne jeten tande ishte vetem nje hije;edhe pse shkelje mbi te nuk te pengonte udhen.Jeta jote ka ndryshu shume pak qe kur une jam pjese e saj...edhe une s'du me ta ndryshu,s'du as qe ti te ndryshosh timen.Eshte perfekte kshu siç eshte...Ti je 'la ciliegina sulla torta.'.Po une ,une kush jam ?? Une jam la piccolina alla quale devi sempre dimostrare affetto /pf/images/graemlins/smile.gif



:wub:
 

Danae

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

vullneti shuhet dalengadale...
shume pasive per te qene une.
kam gjume...atehere do flej...
dua te kujtoj enderren time qe ne frenezine e dites me humbet mes rreshtave
 

altin1974

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Disa vargje te Lasgush Poradecit nga "Zemra":

Bëj e ri mendohem
Të mos t'afëohem,
Bën e ri mendohesh
Të mos m'afërohesh.
 

Guest
Re: Copeza mendimesh....

cila qe e verteta valle? nuk e di ne dua ta di te verteten e tere atij teatri. ama nuk dua qe dikush pa me kerkuar akoma falje fillon dhe gjykon dhe mendon gjera qe si kam thene as i kam menduar.
e gjithe "loja" kishte zene nje pjese te kujteses time dhe nuk doja ta rikujtoja.... ama dje kishit pyetur...se kuptoj ckuptim ka? pse nuk merrni guximin dhe te vini te me pyesni mua....edhe te me thoni mjaft se ajo cka ti ben na ben te ndihemi keq. Nuk dua as te me kerkoni falje pasi sjam e zonja tu fal.Brenda meje ekziston akoma inati dhe deshira per tu pergjigjur me te njejten monedhe.deri diku ja arrita.Nuk dua dhe nuk me pelqen te shkoj me tutje me lojra sidomos per nje premtim te bere.Nje premtim qe per mua ka shume rendesi me shume se raporti me ju.
Ama arrini te me prishni diten akoma.te rikujtoj nje periudhe qe keto dite skam kohe te humbas duke e kujtuar. po perjetoj momente kaq sweet sa kur me vini ne mendje ju dhe lojrat e juaja prej femijesh te djallezuar me prishin diten dhe gezimin qe ndjej.
taman femije te djallezuar!
Ndjej qe sme interesoni me...sepse dikush qe tallet me shoqerine dhe besimin e dikujt eshte njeri pa karakter,i dobet...taman si ju.
Uroj qe tja kaloni mire kudo qe jeni...pasi per mua do mbeteni thjesht kujtimi i nje periudhe
 

abs

nuk e di...
Re: Copeza mendimesh....

Fillimisht postuar nga Dott.essa:

...Nuk dua dhe nuk me pelqen te shkoj me tutje me lojra sidomos per nje premtim te bere.(nje hap me e rritur,nje kufi mepertej?!)

Nje premtim qe per mua ka shume rendesi me shume se raporti me ju. /pf/images/graemlins/wink.gif


Ndjej qe sme interesoni me......pasi per mua do mbeteni thjesht kujtimi i nje periudhe. :thumbsup:

u rrita …
kerkoja…
vrapoja…
u rrezova, u ngrita, u lodha…ika…vazhdova...ne rrugen time…
duke e ngjyrosur ate, me ngjyrat e ndijimeve...
...,ne ikje...u rrita?! :wub:
:angel:


----------------------

... a nuk eshte ashtu jeta, e perbere nga pjese pranverash, sezone lulesh, e copza dimrash?


----------------------
Premtimet? ah deklarata zhgenjimesh, ndrydhje ndienjash/evolimi, pengeskapercim `kufijsh`... kto ja bej vehtes her pas here(flexibel)
...ndersa nga `ty` vec kerkoj...

----------------------
perzgjedhje...
 

Joy

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Sa here prisja lindjen e diellit ne mbreterine e nates e henes me yjet, atje prane dritares ne dhomen time, e rrethuar nga mendimet e perrallave te 1001 neteve....
Te gjitha ishin aty duke me bere shoqeri deri ne agim...
Valet perplaseshin madherishem buze detit dhe i peshperisnin fjale magjike tokes meme...
Era e jodit depertonte ne brendesi te shpirtit tim dhe jeta merrte kuptim te ri...ylberi i agimit te diellit u shfaq bashke me te...
Embelsi, qetesi, realitet...
 

qeshem

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

ty te pelqejne kodet e di, por une s kam qef ti perdor, te pakten jo me ty
heshtjen mos ma merr si mungese fjalesh... eshte thjesht se nuk e kam zakon ti hedh poshte njerezit qe e i kam pasur per zemer, qofte edhe kur me zhgenjejne...
don't, evitoje "legenin" pls
vetes tende jepi cfare do forme te duash, por me mua me mire HESHT...
 

qeshem

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

ops se harrova "hesht" nuk ishte urdher as keshille, thjesht lutje qe te mos te te shihja me te shemtuar se kaq ...

hv fun hun (ti dhe klika jote)
 

Danae

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

differences...
me ka bere shume pershtypje me ka lene shume shije.
si kryefjale perdore peremrin Ti;Ajo,jo une jo mua...ajo eshte ne gjendje te beje;jo une jam ne gjendje te me bejne...distancat e largeta,vendi mes malit e fushes...jo nuk e dua largesine,por toleranca ne ndryshime mes nesh eshte shume e theksuar.Te thane be careful she is going to change you,and you saw tolerance... you made a research,you asked for knowing...

nje vezhgim i holle analizimi nuk ishte vecse replika,you're right Pike pike Pike...
 

Danae

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

e di se une e njoh e ai eshte nje nga njerezit me interesante e njekohesisht me i thjeshte qe mund te hasesh rruges.O Zot faleminderit,po vertet faleminderit shume.
 

Danae

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

emri yt ne syte e mi mban nje vello misteri,sa e sa here me kujton dicka te bukur,prandaj vetem shoqerimi i mendimit mjafton.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Copeza mendimesh....

Po mendoja :rolleyes:
te flesh per vite me rradhe ne te njejtin krevat qe te percjell ngrohtesine e te qenurit 'i joti' eshte nje dhurate e bukur qe vetem kur nuk e ke e kupton.
 
Status
Not open for further replies.
Top