Copëza shkrimesh.

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
"Ju, o te ditur, qe keni njohuri te gjera e te thella, qe nepermjet nje meditimi te gjate dini ku, kur dhe si gjithcka ciftohet ne natyre, dini pse-ne e gjithe ketyre dashurive, te gjithe ketyre bashkimeve; ju o te urte te shquar, mos ma fshihni, ju lutem! Hetoni ne mendjen tuaj te mprehte dhe thomeni ku, kur dhe si me ndodhi te dashuroj, pse dashurova?"-BURGER

-E pra ne fund gjithcka eshte fare e thjeshte, eshte vetem ceshtja qe cdo Gigino te gjeje Gigetten e vet.
marre nga Metafizika e Dashurise, Shopenhauer.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Te verteten e kerkojne vetem vetmitaret, vetem keta jane te zotet t'i presin lidhjet me njerezit qe s'e duan mjaftueshem te verteten. Pse a ka ne bote te tilla shenjteri, qe e meritojne besnikerine? Une them se i duhet qendruar besnik pavdekesise. - Boris Pasternak, Doc.Zhivago
 

joetisti_

Locus omnem
"Sa do t'doja, e ndiej në kte çast, me qenë nji person i aftë me e pa' krejt ktë si të mos të kisha me të raport tjetër përpos atij të mosshikimit: me i soditë gjanat si t'isha un udhtari i rritun ardhë sot në sipërfaqen e jetës! Mos të kisha msue prej lindjes me iu mveshë kuptime të përdoruna ktyne gjanavet; me mujtë me e nda imazhin që gjanat kanë në vetvete nga ai imazh që iu asht mbivendosë."
Sa te bukur e paske gegerishten!!
(tema)
Une te jetoja do te doja i fjetur
brenda zhurmes se embel te jetes.
 

Hektor12

Locus omnem
MJELMA E LËNDUAR

Një ditë Princi Sidarta dhe kushëriri i tij Devadata ndërsa po ecnin në pyll, panë një mjelmë. Devadata sapo e pa, nxorri harkun e vet dhe e qëlloi.Sidarta vrapoi drejt mjelmës së lënduar dhe e nxorri shigjetën nga trupi i saj. E mori shpendin në krahë dhe filloi ta përkëdhelte. Devadata i nevrikosur i bërtet Princit: “Ma jep mjelmën. Unë e gjuajta. Më takon mua! Nuk do të ta jap kurrë . Ti do e vrisje. – Thotë Princi i vendosur- . Le të pyesim ministrat e gjykatës dhe të jenë ata që vendosin.”Ministrat të gjithë kishin këndvështrime të ndryshme mbi çështjen:Disa thonin: “Mjelma t’i jepet Devatadatës”. Të tjerë thonin se i takonte Sidartës.

Një ministër i mençur çohet dhe thotë: “Një jetë i takon atij që e shpëton, jo atij që e shkatërron.”

Princi Sidarta u kujdes për mjelmën derisa ajo mund të fluturonte sërish. Më pas e liroi që të mund të jetonte e lirë mes llojit të saj

 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
MJELMA E LËNDUAR

Një ditë Princi Sidarta dhe kushëriri i tij Devadata ndërsa po ecnin në pyll, panë një mjelmë. Devadata sapo e pa, nxorri harkun e vet dhe e qëlloi.Sidarta vrapoi drejt mjelmës së lënduar dhe e nxorri shigjetën nga trupi i saj. E mori shpendin në krahë dhe filloi ta përkëdhelte. Devadata i nevrikosur i bërtet Princit: “Ma jep mjelmën. Unë e gjuajta. Më takon mua! Nuk do të ta jap kurrë . Ti do e vrisje. – Thotë Princi i vendosur- . Le të pyesim ministrat e gjykatës dhe të jenë ata që vendosin.”Ministrat të gjithë kishin këndvështrime të ndryshme mbi çështjen:Disa thonin: “Mjelma t’i jepet Devatadatës”. Të tjerë thonin se i takonte Sidartës.

Një ministër i mençur çohet dhe thotë: “Një jetë i takon atij që e shpëton, jo atij që e shkatërron.”

Princi Sidarta u kujdes për mjelmën derisa ajo mund të fluturonte sërish. Më pas e liroi që të mund të jetonte e lirë mes llojit të saj


Siddhartha shkruar nga Herman Hesse.
Eshtë një kryeveper e jashtëzakonshme me plot bindje! Lexojeni librin nëse nuk e keni bëre , do mrekulloheni.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Charles Baudelaire
Vetmia

Një gazetar filantrop më thotë se vetmia është e keqe për njeriun; dhe, për të mbështetur tezën e tij, ai citon, ashtu si gjithë ata që nuk besojnë lehtë, fjalë të Etërve të Kishës.Unë e di që Demoni i frekuenton me dëshirë vendet e shkreta, dhe që fryma e vrasjes dhe shthurjes përflaket mrekullisht te vetmit. Por, do t’ishte e mundur që kjo vetmi të qe e rrezikshme vetëm për shpirtin e ngeshëm e të përçartur që e mbush me pasionet dhe kimerat e tij.Sigurisht që një llafazan, kënaqësia më e madhe të cilit qëndron tek e folura nga maja e një katedre apo tribune, do rrezikonte shumë të bëhej një i marrë i tërbuar në ishullin e Robinsonit. Nuk kërkoj nga gazetari im virtytet kurajëplota të Kruzoes, por kërkoj që ai të mos i mbulojë me akuza dashnorët e vetmisë dhe të misterit.Në racat tona dërdëllitëse, ka individë që do pranonin me mosdashjen më të vogël dënimin me vdekje, nëse do t’u lejohej të mbanin nga maja e gijotinës një fjalim të buhishëm, pa u trembur se daullet e Santerre-it do t’u prisnin befasisht fjalën.
Nuk ua qaj hallin, sepse zbuloj se derdhjet e tyre gojëtare u sigurojnë kënaqësi të njëjta me ato që të tjerët i marrin nga heshtja dhe prehja shpirtërore; por i përçmoj.Unë dua, mbi të gjitha, që gazetari im i mallkuar të më lejë të zbavitem pas qejfit tim. “Ju, pra, nuk provoni kurrë- më thotë ai, me një ton hundor tepër apostolik,- nevojën për të ndarë me dikë tjetër kënaqësitë tuaja?”. Shikojeni ziliqarin e hollë! Ai e di që unë i përbuz kënaqësitë e tij dhe vjen të futet më marifet te të miat, ky ters i urryer!
“Kjo fatkeqësi e madhe që s’mund të jesh i vetëm!…”, thotë diku La Bruyere-i, si për t’i bërë me turp të gjithë ata që ngarendin të përhumben mes turmës, duke pasur frikë se s’do mund ta duronin veten.“Pothuajse gjithë fatkeqësitë na vijnë ngaqë s’kemi ditur të rrimë në dhomën tonë”, thotë, më duket, një tjetër urtan. Pascal-i, duke thirrur kështu në qelizën e prehjes shpirtërore gjithë ata mendjehumbur që e kërkojnë lumturinë te lëvizja dhe te një prostitucion që do mund ta quaja vëllazërues, po qe se do flisja gjuhën e bukur të shekullit tim.
 

Hektor12

Locus omnem
E quajme Baba...

Ate mashkull qe nuk e shohim pothuajse kurre ne shtepi nga punet e teperta!
Ate mashkull qe na thote gjithmone "Po"!
Ate mashkull qe te ben te qash, por qe pas pak minutash te ben te qeshesh!
Ate mashkull qe eshte tmerresisht xheloz per " vogelushen e tij " !
Ate mashkull qe po te kishte ne xhep nje milione euro, do ti harxhonte per ne!
Ate mashkull qe vjen te perqafon, te puth dhe mjafton ta shohesh ne sy per te kuptuar se sa shume na do !
Qe cdo perqafim i yni, cdo buzeqeshje e jona, e ben ti kaloje cdo zemerim qe ka perbrenda!
Ne jete shume do te behen "baba" por shume pak do dine te jene te tille !
Do ta lendojme...
Do ta lendojme kur te na thote te bejme dicka dhe ne nuk do ta bejme, do ta lendojme per fjalet qe do ti themi ne preh te zemerimit, pa i menduar vertet, do e lendojme edhe pse nuk duam!
Por ai do jete gjithmone afer nesh dhe nuk do te na i ktheje kurre shpinen!
Nuk do te eci para nesh , as mbrapa , por do eci perhere me ne per te na udhezuar, per te na drejtuar ne rrugen e duhur, per te na mbrojtur, per te na dashur!
Babi do te na doje gjithmone!
 

Hektor12

Locus omnem
11909898_891099930925548_2010425861_n.jpg
 

Hektor12

Locus omnem
Sot te pash.... Pas kaq shume kohesh te pash..sa me kishte mar malli, te pash dhe syte mu mbushen me lot. Zemra ishte ajo qe te pa me pare se syte dhe ndjeu nje rrahje te shpejte sikur donte te me paralajmeronte pranine tende. Te thirri...e degjove? Syte nderruan drejtim nga frika se mos hasnin shikimin e syve te tu. Por zemra vazhdoi akoma te te shihte....te pyeti...si je?...dhe ti e degjove...ktheve koken...por une u largova,vrapova...u zhduka nga peisazhi... Por nga vrapi me ra dicka, zemra ime e cila vazhdonte te pyeste... Si je, si je pa mua...a te mungoj ndopak...? Sepse mua me mungon tmerresisht shum..:((
 

Hektor12

Locus omnem
MARREZIA

Marrezia vendosi ti therriste te gjithe miqte per nje kafe.
Pasi pine kafen, Marrezia propozoi: ”A luajme kukafshehti?”
-Kukafshehti? E cfare eshte?- pyeti Kurioziteti.
-Kukafshehti eshte nje loje. Une numeroj deri ne 100 dhe ju fshiheni.
Kur te mbaroj numerimin,do ju kerkoj dhe i pari qe do te gjej do te jete ai i rradhes per te numeruar.
Te gjithe pranuan pervec Frikes dhe Dembelizmit.
-1,2,3.., dhe Marrezia filloi te numeronte.
Nxitimi, u fsheh i pari , ku mundi te gjente.
Turpi, si gjithmone tere turp, u fsheh mes pemeve.
Gezimi, vrapoi ne mes te kopshtit.
Trishtimi, filloi te qante sepse nuk po gjente nje vend te pershtatshem per tu fshehur.
Zilia iu bashkua Triumfit dhe u fsheh prane tij pas nje shkembi.
Marrezia vazhdonte te numeronte ndersa miqte e saj po fshiheshin.
Deshperimi ishte e deshperuar duke pare se Marrezia ishte tashme tek 99 -100-bertiti Marrezia-dhe filloi te kerkonte.
I pari qe u zbulua ishte Kurioziteti, pasi nuk mund ta frenonte veten nga ankthi se kush do zbulohej i pari. Marrezia shikoi Dyshimin siper nje gardhi i cili nuk po dinte se nga cila ane e gardhit te shkonte.
Dhe keshtu me rradhe zbuloi Gezimin, Trishtimin, Turpin. Kur te gjithe ishin mbledhur, Kurioziteti pyeti:
-Ku eshte Dashuria? Askush nuk e kishte pare.Marrezia vazhdoi ta kerkonte, u ngjit dhe maje malit, prane lumenjve, pas shkembinjve. Por nuk e gjeti Dashurine.
Duke e kerkuar gjitheandej Marrezia pa nje grumbull shkurresh, mori nje shkop dhe filloi te hapte deget e shkurreve.Ne nje moment u degjua nje e bertitur. Ishte Dashuria qe bertiste, pasi shkopi i kishte hyre ne sy. Marrezia nuk dinte cfare te bente. Kerkoi falje, iu lut Dashurise qe ta falte , madje i premtoi dhe se do ta shoqeronte gjithmone. Ne fund Dashuria e fali. Sot, Dashuria eshte e verber dhe Marrezia e shoqeron ngado...
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Viktor Hygo për Adele Fourcher 1821.

E dashur!

“Kur dy shpirtra që kanë kërkuar njëri-tjetrin, sado gjatë të kenë ndenjur me turmën, e gjejnë më në fund njëri-tjetrin… Një bashkim i flaktë dhe i pastër, i tyre nis në tokë dhe vazhdon përgjithmonë në Parajsë. Ky bashkim është dashuri, dashuri e vërtetë, një fe që sfidon të dashuruarin, jeta e të cilit vjen nga përkushtimi dhe pasioni, për të cilat sakrificat më të mëdha janë kënaqësitë më të ëmbla. Kjo është dashuria që ti frymëzon brenda meje… Shpirti yt është bërë për t’u dashur me pastërtinë dhe pasionin e engjëjve, por ndoshta ai mund të dashurojë veç një engjëll tjetër e në këtë rast duhet të dridhem me mirëkuptim…”

I yti përgjithmonë.
V.H
 

Djali Adoloshent

Forumium maestatis
Kujtohu per Mua. . .

Nuk te kerkoj te me telefonosh, te me shkruash apo te me urosh per ditelindje.
Te kerkoj vetem te me kujtosh...
Te me kujtosh ashtu si mund te kujtosh nje shoqe qe ke nje jete qe e njeh...
Te me kujtosh ashtu sic te kujtohet teksti i nje kenge...

Kujtohu per Ne...

Kujtohu se sa te lumtur ishim...
Kujtohu se sa bukur ja kaluam...
Kujtohu se ne ato vite qe ishim treguam se ishim perfekt per njeri-tjetrin...

Kujtohu per Mua...
Kujtohu per Ne.....
 

Hektor12

Locus omnem
I varnim prej oresh kembet poshte taraces se nje prej pallateve te vjeter te ndertuar nga Italianet, nuk ishte me teper se 5 kate, megjithate nga aty dukej teper i larte.
Xixellonjat sapo kishin filluar te mbushnin qoshkat e errta te lagjeve. Anes mureve rrethues te shtepive gjeje me shume prej tyre, te cilat qe nga atje lart, te jepnin pershtypjen sikur qendroje mbi yje.
Floket e saj jo teper te gjate perkedheleshin embelsisht nga ajo pulize e lehte ere, qe frynte me dashje per ta perkedhelur per inatin tim, dukej sikur era me thoshte "Une mund ta perkedhel, ndersa ti jo sepse je teper frikacak".
Nga inati, jo rastesisht vendosa doren mbi doren e saj te bute, me gishta te holle, thonje te prere e te bardhe te pa lyer, dore e ftohte. Ktheu koken nga une dhe hena ja ndricoi pakez fytyren sa per t'i dalluar buzeqeshjen qe i kish pushtuar fytyren. Ndersa une, teksa shikoja syte e saj ne te cilet zbukurohej vezullimi i henes, lutesha qe rrahjet e forta te zemres te mos degjoheshin deri te ajo.
"Ke ftohte?" me pyet me zerin qe i dridhej!
"Pak" pergjigjem teksa e shoh qe ferkonte krahet me duar. "Merre xhaketen time" shtova bderkohe qe hiqja xhaketen. E vendosa ne supet e saj dhe ajo nuk voni te buzeqeshte serish dhe serish hena nuk e humbi mundesine te perlyente driten e saj me ate buzeqeshje.
"Mund te mbeshtetem te ti?" me thote si e pergjumur. Nuk priti sa te pergjigjesha une dhe u ngjesh ne supin tim.
"Gjithe jeten" thashe neper dhembe.
"Cfare the?"
"Thashe qe mund te mbeshtesh" shtova nxitimthi. Ajo qeshi dhe me pas hodhi syte per nga qielli.
"Ej Çarl, si quhet ai grumbuj yjesh atje tej" me pyet teksa mbante gishtin ne drejtim nga qielli.
"Ajo eshte Yjesia e Kasiopeas, te kam treguar per te nuk mban mend?"
"Po, tani m'u kujtua. Po ajo atjesi quhet?"
"Ajo eshte arusha e madhe, atje tej eshte e vogla, ndersa ajo eshte yjesia e Dragoit" fola teksa drejtoja gishtin ne secilen prej tyre, ndersa ajo nuk e di sa kohe kishte qe me shikonte mua dhe sa ktheva koken, shekputi shikimin dhe e hodhi poshte pingul fundit te pallatit!
"Qenka Zonja Sofi me Zotin Andre, shikoi ato dy pleq te lezetshem Çarl!" Foli duke e finalizuar fjalen e fundit me nje te qeshur. "I dua ato dy pleq Çarl, jane shembulli i dashurise" Shtoi dhe ne cdo fjale qe thoshte behej edhe me serioze.
I adhuroja buzet e saj si perpeliteshin me njera-tjetren, me jepnin nje deshire te pamase per ta puthur, ndonjehere mbushesha plot guxim sa ta kapja nga floket e ta ngjeshja fort ne buzet e mia, me pas gjithe guximi pluskonte si nje flluske sapuni kur me shikonte drejt e ne sy.
"Jane vertete te lezetshem" shtova duke vene buzen ne gaz.
Ne ate moment nje fantazi me pushtoi mendjen dhe ndjeva nje deshire te madhe ta merrja nga dora, te zbrisnim shkallet me shpejtesi dhe te derdheshim poshte ne rruge plot vrull, me pas te iknim per nga deti e te lagnim kembet bregut, aty te putheshim e te perkedheleshim per shume gjate.
"Ej Çarl pergjigju!" therret ajo duke qeshur.
"Cfare?"
"Te pyeta nese ke ftohte dhe ti rrije si matuf me shikimin nga erresira dhe kishe marre nje ngerdheshje qesharake ne fytyre"
"Ah, jo jo nuk kam ftohte" Pergjigjem, por ne fakt me ishte bere lekura si lekure korkodili.
"Cfare po mendoje?"
"Gjera qe nuk arrihen"
"Pse thua keshtu? Asgje nuk eshte e pa'arritshme Çarl"
"Eshte aq e pa'arritshme sa yjet"
"Atehere ti bej keshtu, syno yjet, qe te pakten te kesh Henen" me thote e ne fund me kapi doren si per te me dhene shprese.
Ne ate moment, nga fjalet qe me tha, nga menyra si u ndjeva nga ato fjale, plot vetbesim dhe me nje adrenaline te madhe qe me pushtoi, e kapa nga floket dhe i dhashe nje te puthur sa ja mora frymen. Ne nje moment ndesha shtytjen e duarve te saj ne kraharor, por mbasi e mbeshtolla me krahe, u dorzua e tera ne puthje.
"Te dua" i thashe me nje fryme sa c'me kishte mbetur!
Nje shuplake me erdhi ne faqen e djathte, aq e forte sa yjet me shfaqeshin kudo.
"Idiot" me tha plot inat teksa ngrihej te largohej.
"E shikon qe nuk eshte e vertete qe mund te fitosh henen nese nuk arrin yjet! Vetem nje shuplake qe jep nje djegie te keqe" thashe nderkohe qe ferkoja faqen me dore, ndersa ajo largohej me nxitim.
"Dhe xhaketen ta harrosh. Shkerdhate, me vodhe puthjen e pare" u degjua zeri i saj qe kumbonte qe nga brenda korridorit te katit te fundit.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Pas meje nuk do të jetë e njëjta gjë, me beso... Unë nuk kam asnjë gjë të veçantë. Sytë i kam ngjyrë kafe, asnjëherë nuk kam përgjigjen e duhur në kohën e duhur, flokët e mi janë të çrregullt. Megjithatë, pas meje ,nuk do të jetë kurrë e njëjta gjë për ty. Si mund të jem kaq e sigurt? Ke parë rreth e rrotull? Njerëzit që dashurojnë si unë kanë mbetur pak dhe për këtë jam e sigurt. Nuk dashuroj duke gjuajtur mbrëmjeve alkoolike të së shtunave. Nuk dashurohem kurrë, me përjashtim të një here të vetme. Të flas, të flas shumë. Të dëgjoj, të dëgjoj shumë. Bëj dashuri duke qarë e duke qeshur njëkohësisht... Mendoj për një mbrëmje që është e gjitha e jona dhe më kaplon ajo ndjenja lumturisë që nuk më takoja prej shumë vitesh, që kur isha e vogël dhe babai e nëna ime putheshin përballë meje.
Përpiqem të të kuptoj. ... Të bëj të çmendesh. Ndoshta nuk më do por e di që të kam bërë të çmendesh. Me të gjitha tekat e mia, ndjenjat e mia të fajit, dëshirat e mia, shqetësimet e mia. Sytë e mi ngjajnë shumë me të të tjerëve, por shpesh janë aq indiferent sa mund të notosh brenda tyre.
Ti je i marrosur pas meje.
Tani, edhe mund të shkosh, dhe e di se do ta bësh, ... sepse e di se ato si unë të friksojnë ...
Ik, gjithsesi e di se do të më ëndërrosh. Pas njëzet vitesh, një mbrëmje, do të ekzaltohesh duke mendaur shpinën time të zhveshur. Për ty nuk do të jetë më kurrë e njëjta gjë, pas meje. ...
Më gjej një që të shikon në sy ashtu siç të shoh unë. Dhe nëse e gjen, largoje sepse nuk jam unë. Pendohu pas disa muajsh dhe mësoje se ato si unë dashurojnë aq shumë sa që nuk janë në gjendje të falin.

(Susanna Casciani)
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Kjo është një ditë ku më rëndon, si një hyrje në burg, monotonia e së tërës. Por monotonia e së tërës s’është gjë tjetër veçse monotonia e vetes sime. Cilado fytyrë, edhe ajo që pamë dje, sot është një tjetër, sepse sot nuk është dje. Çdo ditë është ajo që është dhe kurrë s’ ka patur një të barabartë në botë. Identiteti është veçse në shpirtin tonë (identiteti i ndier më vehte, anipse fallco), përmes të cilit gjithçka ngjan dhe thjeshtohet. Bota është gjëra të shkëputura dhe kënde të shqueme; por nëse jemi miopë është një mjegull e pamjaftueshme dhe e vazhdueshme.
Dëshira ime është me u arratisë. Me u arratisë nga çka njoh, nga çka është imja, nga çka dua. Dëshiroj me u nisë: jo drejt Indive të pamundura a drejt ujdhesave të mëdha në Jug të së gjithës, por drejt një vendi çfarëdo, katund a vakuf, që të ketë virtytin mos me qenë ky vend. Nuk dua me i pa më këto fytyra, këto zakone e këto ditë. Dua me pushue, si i huaj, në simulimin tim organik. Dua me e ndie gjumin që vjen si jetë e jo si pushim. Një kasolle në breg të detit, der’ edhe një guvë në brinjën e rrudhur të një mali, mund të ma japë këtë. Për fat të keq veç vullneti im nuk mund të më japi.
Skllavëria është ligji i jetës, dhe nuk ka ligj tjetër sepse kjo duhet të bëhet, pa revoltë a strehë të mundshëm me u gjetë. Disa lindin skllevër, të tjerë bëhen skllevër, dhe të tjerëve u imponohet skllavëria. Dashuria burracake që të gjithë ne provojmë për lirinë (liri e cila, po ta njihnim, do na dukej e çuditshme prejse e re, dhe do e refuzonim) është gjurma e vërtetë e peshës së skllavërisë sonë. Unë vetë, që sapo thashë se do të dëshiroja një kasolle a një guvë për me u lirue nga mërzia e së tërës, që mandej është mërzia që ndiej për veten, a do guxoja vallë të shkoja te ajo kasolle a guvë i vetëdijshëm se, meqenëse mërzia më përket ajo do ishte gjithnjë e pranishme? Unë vetë, që mbytem ku jam dhe prejse jam, ku vallë do frymëmerrja më mirë kur sëmundja është në mushkjëritë e mia dhe jo te gjërat që më rrethojnë? Unë vetë, që me zjarr ëndërroj diellin e pastër dhe fushat e shlirta, detin e rrokshëm me sy dhe horizontin e gjerë, kushedi a do përshtatesha me ushqimin apo me moszbritjen e tetë kambëve shkallë për të mbërritë në rrugë apo mos me hy në duahantoren e cepit apo mos me shkëmbye mirëditën me berberin dembel.
Ajo çka na rrethon bëhet pjesë e vetes sonë, na filtrohet brenda në ndjesinë e mishit dhe të jetës dhe, si jargë e Marimangës së madhe, na bashkon në mënyrë të hollë me gjithë ç’është e afërt, duke na burgosur në një shtrat vdekje të butë ku koloviemi në erë. E gjitha është ne dhe ne jemi e gjitha; po sa pare bën kur gjithçka është hiç? Një rreze dielli, një rè kalimi i së cilës zbulohet nga një hije e befasishme, një puhi që çohet, heshtja që pason kur ajo pushon, ndonjë fytyrë, ndonjë zë, e qeshura e rastësishme ndër zërat që flasin: dhe mandej nata ku shfaqen pa kuptim hieroglifet e thyera të yjeve.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Egzistoj pa e ditur këtë gjë dhe do vdes pa e dashur. Jam intervali mes asaj çka jam dhe asaj çka nuk jam, mes sa ëndërroj me qenë dhe sa jeta më ka bërë me qenë, mesatarja abstrakte e mishnore mes gjërash që s’ janë asgjë, plus asgjënë e vetes sime. Re... Çfarë shqetësimi po të ndjej, ç’ trazim po të mendoj, ç’ padobi po të dua! Re... Vazhdojnë me kalue, disa aq të pamata (prejse shtëpitë s’ lenë me e matë madhësinë e tyre të saktë) që duket se mësynë krejt qiellin; të tjera me madhësi të pasigurta, thua se janë dy që janë çiftuar apo një e vetme që po çahet dysh. Tutje-tëhu, në ajrin e lartë karshi qiellit të lodhur; të tjetra akoma të vogla, të ngjashme me lodra me forma të bëshme, topa të parregullt të një loje absurde, mënjanë, në një izolim të madh, të ftohta.
Pyes veten dhe shnjihem...
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Papritmas sot kam brenda një ndjesi absurde dhe të drejtë. Kuptova, me një ndriçim të fshehtë, se jam askushi. Askush, absolutisht kurrkush. Në shkreptimat e llampës ai që pandehja ish një qyetet na qenkesh një djerrinë e shkretë; dhe drita sinistre që më zbuloi vetveten nuk më zbuloi asnjë qiell mbi të. Më kanë vjedhur të egzistuarët para se të egzistonte bota. Nëse kam qenë i detyruar të rimishërohem, jam rimishëruar pa veten me vete, pa u rimishëruar. Unë jam rrethina e një qyteti inegzistent, parathënia e stërzgjatur e një libri të pashkruar. Jam askush, askush. Nuk di me ndie, nuk di me mendue, nuk di me dashtë. Jam një figurë e një romani ende për m’ u shkrue, që kalon ajrore dhe e fletëzuar pa pasë patur një realitet, mes ëndrrave të dikujt që s’ ka ditur me më plotësue.
Mendoj vazhdimisht, ndjej vazhdimisht; por mendimi im është i pa gjykim, emocioni im i pa emocion! Nga një e çarë atje lart, po bie hapësirës së pafund, në një rënie pa drejtim, të pambarimtë dhe boshe. Shpirti im është një maëlstrom i zi, një marramendje e zgjeruar përreth boshllëkut, lëvizje e një oqeani pa kufij përreth një vrime në hiç, dhe në ujrat, që më shumë se ujra janë turbina, vozisin imazhet e asaj çka kam pa e ndie në botë: vorbullisen shtëpi, fytyra, libra, arka, jehona muzikash dhe copa zërash në një turbinë sinistre e pa fund.
Dhe unë, tamam unë, jam qendra që egsiston vetëm prej një gjeometrie të abisit; jam hiçi përreth të cilit kjo lëvizje rrotullohet, si e qëllimshme në vetvete, me atë qendër që egziston vetëm se çdo rreth duhet të ketë një qendër. Unë, bash unë, jam pusi pa parete por me rezistencën e pareteve, qendra e gjithshkahes me hiçin përreth.
Dhe brenda meje duket se ferri qesh, pa të paktën njerëzishmërinë e djajve që qeshin, marrëzinë e shpupëluar të universit të vdekur, kufomën rrotulluese të hapësirës fizike, fundi i të gjithë botëve që pluskon errësisht në erë, patrajtë, jashta kohe, pa një Zot që ta ketë krijuar, pa as edhe vetveten që po sillet nëpër hijet e hijeve, e pamundur, unike, gjithshkahe.
Me dijtë me mendue! Me dijtë me ndie!
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Kam zbuluar se mendoj gjithmonë dhe pres gjithmonë dy gjëra njëherësh. Ma merr mendja se si unë janë pak a shumë të gjithë. Ekzistojnë disa mbresa aq të vagta sa veçse më vonë, kur kujtohemi për to, bëhemi me dijë se i paskemi pasë; nga këto mbresa, besoj, është formuar një pjesë (krejt pjesa, ndoshta) e kësaj vëmendje të dyfishtë të çdo njeriu. Në rastin tim dy realitetet që pres kanë rëndësi të njëjtë. Këtu konsiston origjinaliteti im. Këtu qëndron, me shumë gjasa, tragjedia ime, dhe komedia e saj.
I kërrusur mbi librin ku përvijoj me anë bilancesh historinë e kotë të një ndërmarrjeje të errët, rri gjith’ duke shkruar me zell; dhe njëherësh mendimi im ndjek, me vëmendje të veçantë, drejtimin e një tansatlantiku inegzistent përmes peizazheve të një Orienti që nuk egziston. Të dyja gjërat janë njësoj të kthjellëta, njëlloj të dukshme përpara meje: fleta mbi rreshtat e së cilës shkruaj me kujdes, vargjet e epopesë trtegtare të Vasques & Company; dhe ura ku shoh qartësisht, përpara lidhjeve të kallafatura të boshllëqeve të tavolinave, shezlongjet e vëna rresht dhe këmbët e pasagjerëve që pushojnë.
(Sikur të më shkilte biçikleta e një fëmije, ajo biçikletë do bëhej pjesë e historisë sime.)
Në prespektivën time ndodhet këndi i smoking room; prandej shihen vetëm këmbët.
Zgjas penën nga kallamari dhe nga porta e smoking room [...] mu pranë vendit ku ndjej se jam, del silueta e një të panjohuri. Më kthen shpinën dhe bën para drejt të tjerëve. Mënyra e tij e ecjes është e avashtë dhe ijet e tij s’ thonë shumëçka [...]. Filloj një tjëtër shënim kontabliteti. Rrekem me kuptue ku pata gabuar. Gabimi qe në debitin dhe jo në kreditin e Marques (e shoh, të bëshëm, të këndshëm, plot me batuta, dhe në çast, transatlantiku zhbëhet).
 
Top