Copëza shkrimesh.

Hektor12

Locus omnem
Mos dysho në çiltërsinë e asaj që ndiej për ty!
Dhe as mos kërko siguri të paqenë në lajthitjen klasike që të nxit të pandehësh se edhe më shumë duhet të bindesh për dashurinë time, sepse kështu vetëm sa do të më mundosh kot.
Nuk di se çfarë mund të bëj tjetër pos që, sa herë që ty të dridhet zemra, të të përqafoj fort dhe të ta them të vetmen fjalë që ka kuptim në të gjitha gjuhët e botës.
Të dua!
Për ty, në zemrën time, nuk ka asgjë më shume se kaq dhe, për aq sa do të di për veten, kurrë as nuk do të ketë diçka më pak.
(A.R)
 

Hope

dans ton coeur
eja ikim e dashtun
atje ku njerzit s'na shofin me fjal as me sy,
eja ikim zemer n'boten ton pa njerz, pa fund
e t'jetojm me frymen tande te dy...
 

Hope

dans ton coeur
.....dua të pi.......

Sonte kam dalë të bredh nëpër shi.....
dua të lagem.....
ty dua të të pi,
jam i dehur nga fjalët e tua,
i etur jam për ty....tënden dashuri,
kaq pranë e larg.....,
imazhi yt më rrëmben ....
dua ta shqyej kraharrorin e dy fjalë ti nxjerr...,
ne dritën pa kandil,
timen natë e tëndin qiell plot lagështi...,
të prek ëndrrën e pagjumë,
mes mijëra fijeve endesh në mëndjen time......
jam i etur...por jo i shuar,
jam i djegur ....jo i zhuritur,
jam i vdekur....por jo tretur,
jam i gjallë por jo i vetem…..
të kam Trojë pa Helenë
të kam gjak pa damar…pa venë
të kam ajër mushkëri pambushur……
jam i etur……
dua të pi
jam i dehur……..
e dehja ime...
JE TI !
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Ti je e cuditshme. Ti je kaq e cuditshme. Une nuk te kuptoj dot ty. Eshte e kote. Ama une dua qe pavaresisht te shkuares, te ardhmes, te tashmes, ti te ndalesh kohen dhe te kujtosh kete : Ti je e cmendur. Ti je e cuditshme dhe pak e pasigurt. Ti je e bute dhe ekstremisht e eger. Ti je e zgjuar dhe me ambicie. Ti je nje lemsh i pakuptueshem. Ti je anormale. Por atje jashte eshte dikush qe do te te doje per anormalitetin tend. Ti je nje shpirt i pazberthyeshem. E bukura eshte se ty nuk duhet te te zberthesh. Ty duhet thjesht te te duash.

|Fyodor Dostojevsky|
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Ti je e cuditshme. Ti je kaq e cuditshme. Une nuk te kuptoj dot ty. Eshte e kote. Ama une dua qe pavaresisht te shkuares, te ardhmes, te tashmes, ti te ndalesh kohen dhe te kujtosh kete : Ti je e cmendur. Ti je e cuditshme dhe pak e pasigurt. Ti je e bute dhe ekstremisht e eger. Ti je e zgjuar dhe me ambicie. Ti je nje lemsh i pakuptueshem. Ti je anormale. Por atje jashte eshte dikush qe do te te doje per anormalitetin tend. Ti je nje shpirt i pazberthyeshem. E bukura eshte se ty nuk duhet te te zberthesh. Ty duhet thjesht te te duash.

|Fyodor Dostojevsky|
E dashur dikur me ka dedikur DIKUSH kete shkrim....
me pelqen shumeeee..
Flm qe e ke ri sjelle ketu :)
 

joetisti_

Locus omnem
S'eshte e vertete qe heshtja eshte e te dashuruarve,
te dashuruarit kane nje muzike brenda qe shperndahet per t'u kujtuar
atyre qe kane harruar se c'eshte jeta.
 

joetisti_

Locus omnem
Ti je e cuditshme. Ti je kaq e cuditshme. Une nuk te kuptoj dot ty. Eshte e kote. Ama une dua qe pavaresisht te shkuares, te ardhmes, te tashmes, ti te ndalesh kohen dhe te kujtosh kete : Ti je e cmendur. Ti je e cuditshme dhe pak e pasigurt. Ti je e bute dhe ekstremisht e eger. Ti je e zgjuar dhe me ambicie. Ti je nje lemsh i pakuptueshem. Ti je anormale. Por atje jashte eshte dikush qe do te te doje per anormalitetin tend. Ti je nje shpirt i pazberthyeshem. E bukura eshte se ty nuk duhet te te zberthesh. Ty duhet thjesht te te duash.

|Fyodor Dostojevsky|
sa e kendshme!
 

Hektor12

Locus omnem
Mjaftoi ta veshtroja vetem pak ne sy, qe te kuptoja se ajo vajze ishte ndryshe. Ishte nga ato femra te cilat ta bejne te pamundur te mos i duash fort.
 

Hope

dans ton coeur



M'ka marrë malli për nji kohë kur jena veshë gati tan njisoj..e s'kena pasë ksi firmatosh...që për palc dikuj-dikuj i fusin pak ajër e e fryjnë si bushiqin...e hajde kape.
M'ka marrë malli për nji puthje tan shpirt që m'jepte nanadaje jeme...kur njashtu kur me puthte m'u dukte se gjysen e faqes ma hante...
M'ka marrë malli për ata fmitë e katundit...kur u ulshim nen nji ulli...tu fol e tu qesh...njashtu thjesht...e kamsh tu u gri kur vraposhim nëpër arat ku gruni sapo ishte korrë...
M'ka marrë malli edhe për at ecjen majë kanalit tuj përshndet tan katundin njoft e pa njoft...
M'ka marrë malli për diten e dile kur isha fmi...e oborri u mbushte me fmitë e hallave që vishin me pa nanababen e gjyshin...
Pemët n'vend t'gjetheve kishin fmi...
M'ka marrë malli me e ndi at zhurmen e dashnisë...
M'ka marrë malli për batutat e shkollës...kur nuk dishim gja ça u bante...patme mbetë t'mbërthym mes censurës e thyrjes së tabuve...
M'ka marrë malli për kohen kur m'xete gjumi mbi libra tuj msu...e kur natën batanija levizte shifsha baben tem tu ma goditë...se nana ishte e lodhun prej punës.
M'ka marrë malli për bisedat nanë-vajzë tu shkëmby kshilla si dy shoqe...se tesh punët e hallet bahen si puna e vrapit me pengesa.
M'ka marrë malli me u kthy kur lujsha me bebet e mija...me i ushqy me gji e dashni...
M'ka marrë malli për ty babë...e për ty vlla...
Nuk mbetet veç me ju lut imagjinatës me ma hek mallin e njerzve e të gjanave...e me ec para..
Se ky kenka ligji i jetës...e lum ai që ka memorien e fortë...megjithse edhe ky fakt duhet rishiku...se duhet kujtu ça bani ndryshim për mirë.
 

Hektor12

Locus omnem
Kisha nje deshire te madhe per te perqafuar, te shtrengoja koken tende ne kraharor e ta mbaja fort per shume gjate. Por krahet e mi nuk jane aq te gjate sa per te pershkruar largesine, te marrin e te sjellin prane meje, as kembet nuk i kam aq te shpejta. Keshtuqe mbylla syte dhe te perqafova me shpirt, mendova se sa shume te dua, se je e imja, se me do dhe se une te perkas ty. Ky ishte perqafimi me i bukur qe kisha ndjere ndonjehere, me krahet bosh por me shpirtin plot me ty.
 

Jamie

Forumium maestatis
... të gjithë ne presim të ndodhë dicka e pazakontë. Dicka shpërthyese, që do të na sjellë magjishëm dritë edhe shpresë..Nuk e dimë cfarë është dhe as duam ta dimë: por na emocionon me misterin e saj;… na mjafton ndjesia profetike që kjo gjë ndoshta ekziston dhe një ditë mund të vijë.. Është si të shpresosh të bjerë shi nën qiellin pa re dhe përvëlues të një shkretërtire; Ja një postulat i përzotshëm: Shpresat lindin prej dëshirave më të zjarrta dhe nevojave tona më të mëdha- prandaj janë të pamposhtura!...
Nuk ka rëndësi nëse ndodh, sepse zakonisht nuk ndodh; rëndësi ka që ne i japim frymë iluzionit dhe presim; në cdo kohë ne presim të shpërthejë një furtunë, shkulm e flakë, që do të ndryshojë jetën tonë; në mos të ndryshojë jetën tonë, të shuajë e fshijë dhe marë me vete të paktën cdo kujtim e mbeturinë që nxin, të së shkuarës…
-Artan Mullaj
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
James G. Ballard
(shkrimtar anglez, Shanghai 15.11.1930 – London 19.04.2009)


AJO ÇKA BESOJ
(London, 1984)
Besoj në fuqinë e imagjinatës me e rikrijue botën, me lirue të vërtetën brenda nesh, me e zmbrapsë natën, me e tejkalue vdekjen, me magjepsë autostradat, me na stolisë neve me zogj, me fitue rrëfimet e të lafitunve.
Besoj në fiksimet e mia, në bukurinë e nji aksidenti automobilash, në paqen e nji pylli të fundosun, në ngazëllimin e plazhit të shkretuem për pushime, n'elegancën e vorrezave të makinave, në misterin e parkingjeve shumkatshe, në poezinë e hoteleve të braktisuna.
Besoj në skelat e harrueme të Wake Island, që shenjojnë përpjetë kah Paqësorët e imagjinatës sonë.
Besoj në bukurinë e mistershme të Margaret Thatcher, në harkun e flegrave të saj dhe në shndritjen e buzës së saj të poshtme; në melankolinë e rezervistave t'Argjentinës së plagosun; në buzëqeshjet e trembuna të personelit të pikës së karburantit; në andrrën teme për Margaret Thatcher të përkëdhelun nga ai ushtar i ri argjentinas në një motel të harruem vëzhgue prej një punëtori pike karburanti veremli.
Besoj në bukurinë e tana grave, në tradhtinë e imagjinatave të tyne, aq pranë zemrës sime; në mpleksjen e trupave të tyne të zgjandërrt me hekrat e magjepsuna prej kromi të banakëve të supermarketeve; në tolerancën e tyne të ngrohtë të perversiteteve të mia.
Besoj në vdekjen e të nesërmes, në shterrjen e kohës, në kërkimin tonë për një kohë të re brenda buzëqeshjeve të kameriereve t'autostradave dhe në sytë e lodhun të kontrolluesve të trafikut ajror n'aeroportet jashtë-stine.
Besoj në organet gjenitale të burrave e grave të mëdha, në qëndrimet trupore të Ronald Reagan, Margaret Thatcher dhe Princeshës D, n'erëkandet e amla që lëshojnë buzët e tyne teksa shohin kamerat e tanë botës.
Besoj në çmenduninë, në vërtetësinë e të pashpjegueshmes, në gjykimin e shëndoshë të gurëve, në përhanien e luleve, në sëmundjen e mbartun për racën njerëzore nga astronautët e Apollo's.
Besoj n'asgja.
Besoj në Max Ernst, Delvaux, Dali, Tiziano, Goya, Leonardo, Vermeer, de Chirico, Magritte, Redon, Dürer, Tanguy, Facteur Cheval, Kullat e Watts, Böcklin, Francis Bacon, dhe në tanë artistët e padukshëm brenda institucioneve psikiatrike të planetit.
Besoj në pamundësinë e ekzistencës, në humorin e maleve, në absurditetin e elektromagnetizmit, në farsën e gjeometrisë, në mizorinë e aritmetikës, në qëllimet vrastare të logjikës.
Besoj në gratë adoleshente, në korruptimin prej vetëvendosjes së kambëve të tyne, në dlirësinë e trupave të tyne të ngatërruem, në gjurmat e pudentave të tyne të lana në banjot e moteleve të dala boje.
Besoj në fluturimin, në bukurinë e flatrës, dhe në bukurinë e gjithçkaje që ka fluturue ndojherë, në gurin e hedhun prej një fëmije të vogël që mban me veti urtinë e burrave të shtetit dhe të mëndeshave.
Besoj në xhentilesën e bisturisë së nji kirurgu, në gjeometrinë pacak të ekranit të kinemasë, në universin e fshehun brenda supermarketeve, në vetminë e diellit, në llomotitjet e planeteve, në përsëritjen tonë, në mosekzistencën e universit dhe mërzinë e atomit.
Besoj në dritën që falin video-regjistruesit në dritoret e qendrave tregtare, në intuitën mesianike të grilave të radiatorëve në showroom-et e makinave, në elegancën e njollave të vajit në dhomën e motorit të 747s të parkuem në pistat prej katrani t'aeroportit.
Besoj në mosekzistencën e të shkuemes, në vdekjen e t'ardhmes, dhe në mundësitë e pafundme të së tashmes.
Besoj në çrregullimin e shqisave: në Rimbaud, William Burroughs, Huysmans, Genet, Celine, Swift, Defoe, Carroll, Coleridge, Kafka.
Besoj në projektuesit e Piramidave, të Empire State Building, bunkerit të Führer-it në Berlin, skelat e hedhjes në Wake Island.
Besoj në erën e kurmit të Princeshës D.
Besoj në pesë minutat e ardhshme.
Besoj në historinë e shputave të kambëve të mia.
Besoj në migrenat, në mërzinë e mbasditeve, në frikën prej kalendarëve, në tradhtinë e sahatëve.
Besoj në ankth, psikozë e dëshpërim.
Besoj në perversitetet, në dashurimin me pemët, princeshat, kryeministrat, karakatinat e pikave të karburantit (edhe ma të bukura se Taxh Mahal), rêtë e zogjtë.
Besoj në vdekjen e emocioneve dhe në triumfin e imagjinatës.
Besoj në Tokjo, Benidorm, La Grande Motte, Wake Island, Eniwetok, Dealey Plaza.
Besoj n'alkolizmin, në sëmundjet seksuale, n'ethet dhe kapitjen.
Besoj në dhimbjen.
Besoj në dëshpërimin.
Besoj në fëmijët.
Besoj në hartat, diagramet, kodet, lojnat e shahut, në puzzle, në tabelat e orareve të linjave ajrore, në shenjat udhëzuese të aeroporteve.
I besoj tana justifikimet.
I besoj tana arsyet.
I besoj tana haluçinacionet.
I besoj tana zemërimet.
I besoj tana mitologjitë, kujtimet, rrenat, fantazitë, arratisjet.
Unë besoj misterin e melankolinë e nji dore, mirësinë e pemëve, urtinë e dritës.
 
Top