Copëza shkrimesh.

Hektor12

Locus omnem
Si e shpreh ti ndjenjën që nuk mund ta thuash me fjalë?
Atë që rrëmbyeshëm të mblidhet e të shtrëngon fort në gjoks, aq sa të duket se po ta ndal frymën dhe po ta zhvlerëson vullnetin për të jetuar.
A di vallë ndonjë fjalë që, në një frymë të vetme, e përmbledh pafuqinë e njeriut përballë trishtimit të vet?
Atë që, sa herë që i ndien çizmet e vrazhdësisë së të gjithë botës duke të rënduar si gur mbi zemër, të shtyp nga brenda dhe nuk të lë të ngrihesh në këmbë.
Ndihmomë, sepse më asgjë nuk po arrij të kuptoj.
Kam hequr dorë nga përpjekja për ta kuptuar këtë botë tonën dhe arrogantët shpirtvegjël që mendojnë se mund ta matin e përkufizojnë vuajtjen njerëzore,
ata që, atëherë kur më së shumti të duhet afërsia dhe kujdesi, e kanë kaq të lehtë e të natyrshme të të kritikojnë.
(A.R)
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
E qarte...
Po largohem une ,po heq dore..
Po te lejoj ty te jetosh ne ate boten tende shume te vogel...
Po te jap cdo gje qe kemi kaluar bashke ..vertet mbaji ti kujtimet 'tona' sepse nese do imbaja une pervese trishtim sdo me falnin asgje tjeter...ndryshe nga ty..!!Ty ste lendojn ste prekin madje mendoj qe kane filluar te re bezdisin qe tani...
Po te them SHKO ama jo kesaj rradhe vertet largohu e mos u kthe ,merr egon tende e ik tutje ...tutje aq sa as enderrimet e nje nate vere me freskin e mbremjes me perendimin edielliet mos te kete fuqine te te kujtoj Ty...
Tashme JETO...dhe me ler Edhe mua te bej te njejten gje....!!
 

Jamie

Forumium maestatis
Shpesh here merzitesh.. Pikerisht si sot, si tani.. Merzitesh pa arsye.. Ose ose, thelle thelle ka shume arsye.. Aq shume sa grumbullohen e thjesht nuk ke force t'i mbash me perbrenda..Trishtim.. Thua: 'Jam mire', por brenda teje mbizoteron vetem trishtim, lodhje.. Per nje moment pyet veten: merzitesh? Mendo qe ka njerez qe nuk kane as cerekun e atyre qe ke ti..Aty fillon e reflekton disi.. Por jo, merzitja akoma vazhdon.. Vazhdon e nuk ndalon.. Fillon e kujton persona, ngjarje, te lumtura e te trishtuara, te ndjera dikur, por jo me.. Ngaterrim ndjenjash e mendimesh..Deshira per te ikur larg behet me e forte.. Sikur edhe per disa dite.. Per sado pak dite...
 

ShKoDRaN_PuRo

Papirus rex
11403364_10155694394570198_2348593373230656523_n.jpg
 

Jamie

Forumium maestatis
Vetem se jane te sinqerte..jane te ndershem, dhe kur duan te thone dicka, e thone ne menyren me te vertete qe njohin..por e verteta per shume njerez eshte e pakendshme, dhe me mire preferojne te ndegjojne e thone dengla...
Kush nuk e deshiron nje njeri te persosur ta kete ne krah te tij..por ata e duan ndryshe..e duan sipas imazhit e ngjashmerise se tyre..si nje kukull.............
 

Hope

dans ton coeur
Tash e sa kusur fjalë,
Në frymarrje t'zbrasta mbledhun sa nji grusht,
Tash ....e sa të dridhuna t'shpirtit,
Në jetët e g'jata, zgidhun për dy gram frymë...

Në gurët e vorrit skam rehati
Tretun mes ernash t'blineve
Thahem në etjen e dheut t'vjetër
Me lag buzët...ujnave t'burimit Dashni

Hejjjj....! Ti kanga e pa knume
Ndalu pak, nji fije me t'ni
Masanej, bjerr e klith...
Hirin tem...djeg e përzhij.
 

Dreamer

Under the Dome
Tash e sa kusur fjalë,
Në frymarrje t'zbrasta mbledhun sa nji grusht,
Tash ....e sa të dridhuna t'shpirtit,
Në jetët e g'jata, zgidhun për dy gram frymë...

Në gurët e vorrit skam rehati
Tretun mes ernash t'blineve
Thahem në etjen e dheut t'vjetër
Me lag buzët...ujnave t'burimit Dashni

Hejjjj....! Ti kanga e pa knume
Ndalu pak, nji fije me t'ni
Masanej, bjerr e klith...
Hirin tem...djeg e përzhij.

Woow
 

Jamie

Forumium maestatis
Më merr të shkojmë në teatër, pastaj te pimë verë të kuqe në një bar të vjetër ku luhet jaz. Më merr në periferi të vendit, të ulemi përtokë e të shohim yjet, më bind të mos kem frikë nga yjet.
Më mbaj dorën teksa unë luftoj me frikërat e mia.
Pastaj shkojmë në një lokal të drunjtë me drita të zbehta, nga ato që kanë pak njerëz, kryesisht ata që udhëtojnë natën e ndalojnë aty për tu qetësuar e për të pirë ndonjë got. Ndalojmë aty e pimë cigare, ndërkohë që magnetofoni I vjetër luan një këngë të cilës nuk ja di titullin.
Ikim pastaj në liqen. Hëna është një hap shumë I madh, sonte pashë yjet, mos më detyro të shoh dhe hënën, por për ty do shoh reflektimin e saj në ujë. Nxjerrim radion dhe dëgjojmë muzikë të vjetër dhe flasim për ëndrra, për gjëra të pakuptimta, për ç'të duash ti.
Ikim pastaj në një ndërtesë të vjetër ku nuk banon askush prej kohësh. Hyjmë ndezim një qiri. Disa libra të vjetër në një raft të pluhurosur. Merr një dhe ma lexo, s'ka rëndësi për çfarë flet. Dua të dëgjoj zërin tënd.
Libri mbaroi. Jashtë agoi. Le të kthehemi në qytet dhe të shtiremi si të huaj...
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Disa dashuri kanë lindur bashkë me krijimin e botës.
Shpirtrat më të vjetër. Të bekuar me dhuratën më të madhe. Ta njohin dashurinë, ashtu siç nuk mund ta njeh askush.
Disa dashuri kanë lindur që në fillim, atëherë kur Toka ishte ende foshnje e palindur.
Të lidhur për njëri tjetrin, edhe para fillimit të kohës. Dy fytyra, të së njëjtës. Dy të kundërta, që e plotësojnë njëra tjetrën.
Disa dashuri kanë lindur atëherë kur fundi ishte fillim. Kur drita e mposhti errësirën.
Të hedhur në botë, që pafundësisht ta kërkojnë njëri tjetrin. Përherë në kërkim. Përgjithnjë të etur për gjysmën tjetër.
Të vetmit që e ndiejnë dhimbjen e botës.
Të vetmit që e dinë se atje diku fshihet diçka më shumë
.............................
 

joetisti_

Locus omnem
Disa dashuri kanë lindur bashkë me krijimin e botës.
Shpirtrat më të vjetër. Të bekuar me dhuratën më të madhe. Ta njohin dashurinë, ashtu siç nuk mund ta njeh askush.
Disa dashuri kanë lindur që në fillim, atëherë kur Toka ishte ende foshnje e palindur.
Të lidhur për njëri tjetrin, edhe para fillimit të kohës. Dy fytyra, të së njëjtës. Dy të kundërta, që e plotësojnë njëra tjetrën.
Disa dashuri kanë lindur atëherë kur fundi ishte fillim. Kur drita e mposhti errësirën.
Të hedhur në botë, që pafundësisht ta kërkojnë njëri tjetrin. Përherë në kërkim. Përgjithnjë të etur për gjysmën tjetër.
Të vetmit që e ndiejnë dhimbjen e botës.
Të vetmit që e dinë se atje diku fshihet diçka më shumë
.............................
fantastike...
 

joetisti_

Locus omnem
Me lidh me nje fill, ne eren e furishme
qe luan me zemrat e njeriut
shpupurishi ne ajer floket
e zinj si kjo nate
dhe me puth perseri.
Mos shko ne kohen e kujtimeve,
qendro ne te tashmen qe kalon
dhe qe vjen.
Me lidh me nje fill ne flladin
e liqenit qe luan me lulet
e humbura, ne breg te nje zemre.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
"Xhon u sëmur, ndërsa unë iu luta zotave ta merrnin. Doja që ai të vdiste, sepse ishte provë e gjallë e tradhtisë së tim shoqi. Në atë moment u ndjeva gruaja më e ligë në botë. Një vrasëse. Isha gati të dënoja me vdekje atë fëmijë të gjorë thjesht se isha xheloze për nënën e tij. Atëherë u luta që Xhoni të shërohej, duke u betuar se nëse zotat do ta pranon lutjen time, do ta doja atë fëmijë sikur të ishte i imi... Djali u shërua, por unë nuk munda ta mbaja premtimin. Dhe gjithçka që ka ndodhur që atëherë, gjithë fatkeqësitë që kanë rënë mbi këtë familje... kanë ndodhur sepse unë nuk isha në gjendje të doja një fëmijë jetim".

"Gjueti fronesh"
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Në këtë botë nuk as lumturi, as fatkeqësi, por vetëm një krahasim të të dy gjendjeve. Vetëm ai që ka kaluar fatkeqësinë e madhe është në gjendje të ndiejë kënaqësinë më të madhe. Për të kuptuar sesa e bukur është jeta, duhet t'i jesh lutur vdekjes.
Jetoni pra! Dhe mos harroni se ditën kur Zoti do t'i zbulojë njeriut të ardhmen, e gjithë urtësia njerëzore do të përmblidhet në dy fjalë: Prisni dhe shpresoni!

"Konti i Monte Kristos"
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
"Çdo libër që sheh këtu ka shpirt. Ka shpirtin e atij që e ka shkruar dhe të atyre që e kanë lexuar, e kanë jetuar dhe me të cilin kanë ëndërruar. Sa herë një libër kalon dorë më dorë dhe dikush i kundron faqet, shpirti i tij rritet dhe forcohet".

"Hija e erës" - Carlos Ruiz Zafón
 
Top