copeza reflektimesh dikur kam shkruar...dhe e cuditshme kur keto copeza te hedhura diku , dikush ti perdor pa asnje te drejte !...gjithsesi
Para disa kohesh kam lexuar nje liber ku jeta krahasohej me nje udhetim ne tren
Nje shkrim shume interesant
Jeta eshte si nje udhetim me tren:
Shpesh hypet e zbritet, ndodhin aksidente…ne disa ndalesa ndodhin surpriza te kendshme ne disa te tjera disa te pakendshme
Kur lindim dhe hypim ne tren takojme njerez ne cilet besojme
qe na shoqerojne pergjate gjithe udhetimit

rinderit Tane
Por fatkeqesisht e verteta eshte komplet ndryshe:
Ata zbresin ne nje stacion dhe na lene pa dashurine dhe afeksionin e tyre, pa shoqerine e tyre
Edhe pse shume te tjere hypin ne kete tren dhe behen shume te rendesishem per ne: Jane motrat vellezerit, miqte tane dhe gjithe persona shume te dashur per ne
Disa nga keta qe hipin e konsiderojne kete udhetim si nje shetitje
Disa te tjere gjejne nga ky udhetim vetem trishtim
Ka nga ata qe hipin ne kete tren me deshiren e madhe per te ndihmuar ata qe kane nevoje
Dikush le nje shije te hidhur kur zbret
Dikush hipen dhe zbret aq shpejt saqe veshtire te veme re prezencen e tij
Dikush na ben te habitemi kur zbret dhe na le te bejme kete udhtim vetem
Ka nga ata qe do deshironim te udhetonim por qe vendi prane tyre eshte i zene
Por nuk duhet te shqetesohemi keshtu eshte udhetimi..plot me sfida, endrra,fantazi,shpresa…por pa kthim mbrapa
Kerkojme te bejme kete udhetim ne menyren me te mire te mundshme.
Kerkojme te shkojme mire me te gjithe ata qe bejne pjese ne kete udhetim dhe kerkojme me te miren nga ta
Kujtojme qe ne kete udhetim ka nga ata qe do kene nevoje per ne
sikunder edhe ne per ata, qofte edhe per nje fjale te mire..udhetimi eshte i gjate
Misteri i gjithe ketij udhetimi eshte se asnjehere nuk e dime se kur do zbresim perfundimisht dhe gjithashtu se kur personat qe na shoqerojne do duhet ta bejne, sikunder edhe personi qe do kemi prane nuk dime se kur do ti duhet te zbresi
Une mendoj se do me vi shume keq kur te vi momenti qe do me duhet te zbres nga treni…jam e bindur
Ndarja me miqte qe kam takuar gjate ketij udhetimi do jete e dhimbshme
Ndarja me njerzit me te dashur do jete shume e trishte
Por shpresoj qe heret a vone te gjithe do zbresim ne stacionin qendror me nje valixhe qe para se te niseshim nuk e kishim
Dhe ajo qe me ben te ndihem mire eshte fakti qe kam kontribuar sadopak per te mbushur bagazhin e secilit
Ju..miqte e mi mundohemi te bejme te pamunduren qe te jete nje udhetim qe tia vlej…Te mundohemi qe kur te na duhet te zbresim te kemi lene nje vend bosh qe do te kujtohet gjithmone me nostalgji dhe me kujtime te bukura per ata qe do duhet te vazhdojne udhetimin pas nesh
TE GJITHE ATYRE QE BEJNE PJESE NE TRENIN TIM I UROJ UDHETIM TE MBARE!!