Më merr të shkojmë në teatër, pastaj te pimë verë të kuqe në një bar të vjetër ku luhet jaz. Më merr në periferi të vendit, të ulemi përtokë e të shohim yjet, më bind të mos kem frikë nga yjet.
Më mbaj dorën teksa unë luftoj me frikërat e mia.
Pastaj shkojmë në një lokal të drunjtë me drita të zbehta, nga ato që kanë pak njerëz, kryesisht ata që udhëtojnë natën e ndalojnë aty për tu qetësuar e për të pirë ndonjë got. Ndalojmë aty e pimë cigare, ndërkohë që magnetofoni I vjetër luan një këngë të cilës nuk ja di titullin.
Ikim pastaj në liqen. Hëna është një hap shumë I madh, sonte pashë yjet, mos më detyro të shoh dhe hënën, por për ty do shoh reflektimin e saj në ujë. Nxjerrim radion dhe dëgjojmë muzikë të vjetër dhe flasim për ëndrra, për gjëra të pakuptimta, për ç'të duash ti.
Ikim pastaj në një ndërtesë të vjetër ku nuk banon askush prej kohësh. Hyjmë ndezim një qiri. Disa libra të vjetër në një raft të pluhurosur. Merr një dhe ma lexo, s'ka rëndësi për çfarë flet. Dua të dëgjoj zërin tënd.
Libri mbaroi. Jashtë agoi. Le të kthehemi në qytet dhe të shtiremi si të huaj...