Re: cmendoni per bashkejetesen
Mozi, ke te drejte ne ca ane (po vetem ne ca ama). Kur njeriu martohet i thote mendjes mblidhu sepse eshte hap shume i rendesishem. Shumica e njerezve nuk martohen me idene hajde se po e provoj nje here, po s'eci s'eci. Eshte commitment si i thone ketu, me nje njeri per te ndare jeten. Kur bashkejeton nuk i ben keto llogari dhe nisesh me idene qe po eci do martohemi, po s'eci ndahemi, pune e madhe. Ka ndryshim nga ana psikologjike nga te dyja situatat dhe e kam vene re me njerez qe po kalojne te tilla situata. Ne fund te fundit, jetes nuk i dihet dhe mund te bashkejetosh shume e qete per vite me rradhe me dike dhe pastaj njerit apo te dyve ju teket te ndahen. Kur ke ligjin ne mes, ndarja nuk eshte aq kollaj dhe i shtyn njerezit te mendohen pakez me teper. SItuata komplikohet me shume kur ke femije ne mes dhe nuk je i martuar. Si ndahet pasuria, cfare obligimesh kane prinderit per femijet nga ana financiare etj.
Sa per ate qe nuk ka gallate me ne martese, vetem pune, ne krahasim me bashkejetesen, nuk eshte e vertete. Marredheniet kalojne ne faza te ndryshme dhe marredheniet e gjata kane ciklin e tyre, pavaresisht ne je i martuar apo jo. Nje marredhenie e shendoshe eshte e tille sepse te dyja palet jane committed dhe e duan njeri tjetrin. Ndryshimet ndermjet bashkejeteses dhe marteses bien ne sy kur marredheniet marrin tatepjeten.