nuk keni pse kerkoni falje per nderhyrje, forumi eshte per te diskutuar....
Problemi eshte se drejtuesit e fese gjithmone kane qen dhe jane shenjester e udheheqesve te shteteve ku ende ka dikatture. Keshtuqe dijetaret fetare ne shume raste ose i nenshtrohen kercenimeve te diktatoreve, i shtremberojne, interpretojne me ndryshe ligjet fetare, ose heshtin. Ata pak dijetare qe kundershtojne, perfundojne neper burgje ose malltretohen dhe vriten. Shembuj ka sa te duash.
Sa i perket shembullit te "konvertimit te dhunshem" te shqiptaret. Nuk e mohoj qe ka pase edhe konvertime te dhunshme, mirepo jo ne ate menyre sic eshte propaganduar vite me rradhe nga komunistet. Perandoria osmane perbeheshte nga shume shtete dhe interesi primar i tyre ishte zgjerimi i pushtimit dhe jo i fese. Feja pranoheshte ne te shumten e rasteve jo me dhune. Perndryshe si da ta shpjegoni se edhe shume shtete tjera sikur Serbia, Mali Zi, Bullgaria, Greqia, Hungaria, Kroacia, Rumania......edhepse te pushtuar me qindra vite nga kjo perandori, kurre nuk kane patur shumicen muslimane. Nese kjo perandori (qe asokohe ishte superfuqi) do ta kishte qellimin kryesor t'a perhapte fene me dhune, atehere te gjitha keto shtete nuk do te ishin me shumice katolike ose ortodokse.
Pastaj, si eshte e mundur qe Perandoria Osmane e vendoi Vaso Pashen si guvernator te Libanonit dhe nuk kerkoi qy ky ta nderroj fene? Pra nje i krishter ishte venduar nga perandoria osmane si guvernator i nje shteti me shumice muslimane!!!!! Si mund te kete qene e mundur nje gje e tille?