Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?
Toleranca fetare e muslimaneve mund te gjendet ne keto vargje.
Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson tagutët , e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm. (Kur'an 2:256)
Ata, të cilët vetëm pse thanë: “All-llahu është Zoti ynë!” u dëbuan pa kurfarë të drejte. E sikur All-llahu të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastirët, kisha, havrat e edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i All-llahut. E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues.(Kuran 22:40)
Gjithqysh ti do të vëresh se jehuditë dhe ata që i përshkruan Zotit shok (idhujtarët) janë njerëzit me armiqësi të fortë kundër kundër besimtarëve (kundër muslimanëve). Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët thanë: “Ne jemi nesara-krishterë”. Këtë ngase prej tyre (të krishtrëve) ka dijetarë (ulema) dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryeneçë.(Kur'an 5:82)
Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therrurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therrurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar). Gratë e ndershme besimtare, dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush, kur atyre u jepni pjesën e caktuar të kurorës, por duke pasur për qëllim martesën, jo imoralitetin dhe jo si dashnore ilegale. E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve.(Kur'an 5:5)
Thuaju (o i dërguar): “‘O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut!” E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)!” (Kur'an 3:64)
Natyrisht Muslimanet jane te vetmit jo-krishtere qe besojne ne Jezu Krishtin. Besojne ne lindjen pa baba te tij qe shume Krishtere moderne si edhe bishope te kishes Anglikane nuk besojne. Besojne ne mrekullite qe sheroi edhe solli nga jeta ne vdekje njerez nepermjet Allahut. Besojne se eshte Krishti (Kristos - Greqisht, Mesiah - Lideri, i caktuari i Zotit).
E gjithe polemika eshte se Muslimanet nuk besojne se Zoti eshte trini, se Zoti nuk ka djale, dhe Zoti nuk inkarnohet ne njeri. Kjo eshte ku ndahemi. Nga ana morale e tjera jemi shume afer me njerezit e librit. 10 Urdherat e Zotit qe gjenden ne Bibel, gjenden edhe ne Kur'an.
Gjithe te mirat.