C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

saimir08

Primus registratum
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

te jesh nje njeri i lire nuk eshte gjee lehte
ne radhe te pare ate nuk e gjen tek te mirat materiale as ne sukseset as ne gjerat e pereditshme jetesore
ajo gjendet
tek njerez si
qe nuk besojne ne perendi d.m.th. qe besojne ne nje gjendje naturale te njeriut pa u brymosur me liturgjira.
qe nuk kane tabu gjdo gje eshte dhe duhet te jete e drejte ne nje progres logjik te formimit social.

Kta jane dy faktore qe njeriun e kane kufizuar
DHE PO VAZHDOJNE AKOMA TA KUFIZOJNE

pastaj persa i perket lirise shpirtrore ate mund ta gjesh vetem ne qofte se ploteson kto dy kushte
dhe vetem atehere do te kesh nje mendje dhe shpirt te lire
 

nike palkola

Primus registratum
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

keep_away_...
Nuk kam ironizuar, as nuk jam ndier i fyer. Liria ekziston, por pak kush e njeh dhe e jeton. Kam edhe përvoja jetësore, por më shumë kam lexuar, pasi më se një dekadë jam kërkues shpirtnor dhe nxënës i mistikëve. Nuk është robëri, nëse edhe *marrëzisht* je e/i dashuruar. Vetem jep, përhapë dashuri, pa egoizem, posesion, gjelozi etj. nuk dmth. se nuk ke liri. Edhe ndarja, apo kalimi i dashurisë së partnerit tënd në urrejtje ndaj teje, duhet me e përcjellë me urime e dashuri në jetën e mëtejme, dhe me vazhduar me dashuruar çdogjë. Ajo është dashuri e vërtetë. Jo, ajo sipas opinionit, zakoneve etj. Edhe një person në burg, e ka të robëruar trupin, shpirti edhe mund ti vuaj, por nuk e ka (shpirtin) të robëruar, nëse nuk e robëron vetë!
Besoj në Liri. Ajo ekziston, por duhet me e fituar dhe me e jetuar!
 

Anteria

Primus registratum
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

Liri egziston por njeriu duhet te marre pak momente per te reflektuar mbi te dhe per te kuptuar qe ajo te shoqeron.

Megjithate cdo njeri e precepton ate ne menry te ndryshme .
Po ju shkruaj nje veshtrim timin te liris: Vendi im i preferuar eshte nje shkemb prane bregdetit te Jonit, ku deti nuk mbaron as ne horizot. Ketu thyhen valet mbi shkemb dhe perendimi i diellit te mahnite . Eshte per mua vendi perfekt per te enderruar , per te menduar, per te thurur plane , gjithmone pa limit. Sepse ketu gjerat qe me ngushtojne, pse jo edhe frika , qe eshte kudo prezente ne jeten e perditshme , me duket se nuk egzistojne. Mundesite e mija shkojne edhe pertej horizontit. E gjithe kjo e ben kete vend magjik.Ketu arrij te stakoj edhe mendjen,te mos mendoj per asgje, gje tjterkund nuk e mund ta perjetoj si ketu.Per nje njeri, qe i duhet te jete gjate gjithe kohes aktiv, kjo eshte nje nder lirit me qetsiprurese.
 

bona

Primus registratum
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

liria esthe shume e lidhur fatekeqesisht me llogarine bankare.

po te kisha liri nuk do punoja nga data 20 dhjetor deri ne 20 janar.

dhe po te kisha liri financiare prape s'kam liri ti marr pushimet kur te dua se do humbja punen.

e vetjma liri qe kam eshte ne imagjinaten time kur mbyll syte dhe enderroj e lire si ky parafolesi me siper qe esthe i lire vetem kur esthe vetem ne maje te shkembit.

ndjehem e lire kur shikoj vendet qe me plqejne, kur takoj miqte e familjen qe e dua, kur lexoj librat qe adhuroj , kur shikoj shfaqjet e filmat qe me pelqejne qe te mos humb mendjen qe te shikoj realitetin sa e


BURGOSUR qe jam.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

Liria eshte abstrakte mer njerez.Si e tille secili ka mund te jape nje version te vetin te lirise. Per lirine eshte shprehur shume qarte Gandi. "Liria eshte gjendje mendore".
Psh dikush e quan punen roberi dikush lumturi, njeri e quan pasurine si etalon te lirise tjetri si "zinxhire te praruar", njeri e quan Zotin si etalon te lirise tjetri e quan si roberues qe tallet me ne (duke marre versionin qe Zoti ekziston). Ose psh dikush quan mund te vere barazimin "Liria = Fuqia", por ne nje legjende te lashte indiane (ose aty rrotull) nje i ditur pasi u be hero lufte, pasi u be kreu i administrates (qe ne ate kohe perfshinte edhe gjyqesorin bashke me policine etj), pasi u be eremit me ne fund e gjeti Lirine si stallier i mbretit. Pak a shume ky ishte edhe mendimi i Saadiut apo Khajamit qe e vleresonin njesoj te roberuar si skllavin ashtu edhe pronarin e tij.
Ose edhe ne kuptimin me te gjere ate politiko-shoqeror dikush (ose me sakte shumica) e quan komunizmin si diktature...por pa pyesni komunistat. (El-Paisin psh /pf/images/graemlins/laugh.gif ) tjetri ndjehet i lire ne nazizem, tjetri ne sistemin kapitalist.
Pse? Sepse ne aspektin politik ne "vetquhemi" te lire ne ate lloj sistemi qe neve na pelqen. Pra eshte me shume psikologjike, sepse ne fakt njeriu ka vertetuar qe eshte qenia me pershatshmerine me te madhe. Prandaj ka te drejte Gandi. Liria eshte me shume nje ceshtje psikologjike sesa nje ceshtje e reale e drejtperdrejte.
 

abs

nuk e di...
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

Qe eshte abstracte vej vulen! /pf/images/graemlins/cooli.gif

Por qe liria eshte e lidhur me llogarine bankare, ktu s ‘jam i ketij mendimi, ose me sakte kam kohe qe s’ jam i ketij mendimi.
Simbas meje llogaria bankare te pozicionon ne hapsiren personale kundrejt vehtes dhe shoqerise.

Gjej qe liria qendron tek filozofia personale e individit.
Per mua liri quhet koha qe investoj simbas deshires time.

---------------

Zhvillimi & Evolimi lumturon njeriun njelloj si primitiviteti, ndryshimin ne mes tyre e shoh tek mundesia qe te japin te paret te ’shohish’ ne kendveshtrime te ndryshme…
 

MLK

Primus registratum
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

E then ndryshe, Liria = koha e harxhuar para pasqyres + koha e harxhuar ne shoping - koha per larjen e tenxhereve /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

zog

Primus registratum
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

asnjera nga ato qe thua zotrote. perkundrazi duke jetuar keshtu ti behesh rob i gjerave te vogla (te gjitha ketyre veprimtarive qe rreshtove) e qe ne fund te fundit vetem TY te rrejne me nocionin e lirise. dmth vetem se te duket vetja sikur je e lire ngaqe kujton se shumica qe te rrethon nuk i kane mundesite per gjera te tilla.

por imagjino sikur TE GJITHE te tjeret ti benin keto gjera (udhetimet, leximet, shetitjet, takimet e ngrohta me njerezit e shtrenjte etj, etj) a do te dukej perseri vetja AQ e lire sa sot ?

ps: sot e gjeta me duket perkufizimin e lirise, po nuk ju a them pernjeheresh, pa u velur pak me te. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

antip

Primus registratum
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

Liria ishte nje grua e ndershme.
Banonte ne apartamentin siper meje.
Kur kam qene i vogel me mesonte shume lojra te bukura.
Tani ajo ka ikur...
 

cacol

Forumium maestatis
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

Une do thoja : Sala ua ka marre Lirinë shqiptareve!
 

bona

Primus registratum
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

jam dacord me zogun.

edhe une ate thashe lexojme libra, e udhetojme, e shyqyr qe kemi familje e miq qe te harrojme sa te burgosur jemi.
 

zog

Primus registratum
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

bona, nuk me ke kuptuar aspak !
per faktin qe njeriu lirine e ka njoh perpara se te dije shkrim e kendim, dmth perpara se libri ose kendimi tij te jete bere nje veprimtari normale, siç konsiderohet sot, AI nuk mund te ndihet i lire duke lexuar. perkundrazi keshtu ne behemi "skllever" te librave qe lexojme.

tashti po jap perkufizimin tim "shkencor" ne lidhje me lirine:

liria eshte hapesira midis vendimit dhe perfundimit te nje aksioni.
dhe kjo eshte e vlefshme per çdo njeri mbi dhe.
 

abs

nuk e di...
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

ma shpjego pak ma detaliert kete hapsiren please...

...s'me delka llogaria taman /pf/images/graemlins/laugh.gif

---------------

doktori mamajaaaa
permbi kok me rriiiiiiiiin'
te me mbushin mendjeeeen
qe ta le ...'
 

zog

Primus registratum
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
ma shpjego pak ma detaliert kete hapsiren please...


[/ QUOTE ]

patjeter oj çik ! apo mrik /pf/images/graemlins/laugh.gif

qe thu ti, njeriu nuk eshte lind te jet i lire. prej vete natyres se tija pasionante e aventuriere, njeriu kerkon roberine. dmth nje dashnor kerkon dashurine (ose roberine e ndenjave), nje ushtar kerkon luften (ose roberine e urdherit ose detyres), nje hajdut kerkon burgun (ose roberine e ligjit), nje pijanec rakine (ose roberine e mendjes), nje shkencetar kerkon shkencat (ose roberine e numrit) etj, etj, etj.
duke qene pra te pasionuar ne shpirt ne (ose te pakten shumica tone) kerkojme me ngulm nje pasion te ri, pas te cilit te kapemi fort per ti dhene jetes tone sociale nje kuptim, ose per me qene te nevojshem kundrejt dikujt.

per rrjedhoje hapesira midis marrjes se nje vendimi (te dashuroj ate çiken, te kryej shkolle, te kap peshk, te vjedh banken, etj, etj) dhe realizimit te kesaj, eshte ose e kemi SHUME TE VOGEL.

pra te jesh i lire mbetet te mos besh as gje, te shkeputesh prej shoqerise qe te rrethon, e te mbyllesh ne vetvete. vetem keshtu ne kerkojme (ose mund) te RISIM (zmadhojme) hapesiren midis vendimit marres, e realizimit te diçkaje (ato e te tjera qe permenda me lart).

kjo (pseudo)teori i jep kuptim edhe shprehjes se gandit qe dikush citoi me lart.

njishtu /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

abs

nuk e di...
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

t'paska rrUshqit nje info n' malokshe /pf/images/graemlins/laugh.gif
cik=gjinia, mrik=emer

me marq t'keqen /pf/images/graemlins/devil.gif
se emrin e kam Hyll!
/pf/images/graemlins/grin.gif





tjetra:

me shpjego pak please lidhjen ne mes:

a) ...'passionin te ri per vehte'
b) shprehjen: 'per me qene te nevojshem kundrejt dikujt'


thanks si motivacion /pf/images/graemlins/laugh.gif


ps: prap s'me del llogaria,
ose me sakt me del qe tjeri qe s'ban asgja asht = vdek!
?



-----------------

doktori mamajaaaa
permbi kok me rriiiiiiiiin'
te me mbushin mendjeeeen
qe ta le rakiiiiin' /pf/images/graemlins/wub.gif
 

zog

Primus registratum
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

per ti dhene nje kuptim jetes = per te qene i nevojshem ose per te luajtur nje rol.

jane pra shprehje te barazvlefshme. ajo qe na ben te vuajme me shume eshte mungesa e nje roli sidhe (kryesorja kjo) TE NJOHUR e TE APROVUAR (kjo e dyta me pak kryesore) prej te tjereve.

ps; ne lagje time dikur femije, me respektonin shoket per "dokrat" qe tregoja. kete e kerkoj edhe ktu ne forum si duket, ndryshe prania ime s'do te kishte kuptim.
 

zog

Primus registratum
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

sidhe emrin MRIK e perdora me qellim. mrik = heroine e kisha si kuptim. ngaqe femres (ose femrave) sot nuk i mjafton vetem roli i femres ose nenes por duan te jene edhe heroina. si duket e kerkon koha ngaqe bur(r)at po pefundojn pede /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

cacol

Forumium maestatis
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

I lire eshte nje femije i vockel, qe pjerdh kur te doje, ben cicin kur dhe ku te doje, dhjet kur dhe ku te doje. Ha kur i teket, pi kur i teket.

Eksperienca e "vret" lirine, le te themi. Liri universale nuk ka, as liri te mirefillte. Historia, vete jeta, ndodhite dhe ngjarjet e kujtdo prej nesh, ne bejne rober te dickaje, dhe te lire ne lidhje me shume gjera te tjera. Pra, ne pamundesine e te qenurit 100% i lire, ne lidhje me gjithecka ( utopi e gjalle ) njeriu zgjedh liri te ndryshme ne lidhje me gjera te ndryshme /pf/images/graemlins/smile.gif
 

abs

nuk e di...
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

kuptimi jetes tone m'varet nga ne vete apo nga dikush tjater?
ai dikush tjatri asht i lidhun me vehten tone?




-----------------

doktori mamajaaaa
permbi kok me rriiiiiiiiin'
te me mbushin mendjeeeen
qe ta le...
 
Top