C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

E fuqishme kjo!

(ne kllapa, po tek emri virtual pse merr me shume nga sa ke nevoje ti?...ha-ha)
 

Admir

Forumium maestatis
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

Liria eshte e drejta e individeve per te marre vendime. Katalizatori i shpirtit triumfues! :thumbsup:
 
  • Like
Reactions: abs

Ramses

Forumium praecox
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

Nqs ketu ekziston ndonje i marre qe mendon se Liria ekziston atehere me vjen keq ta zhgenjej.Liria nuk ka per te ekzistuar perderisa ne kete bote do kete rregulla,ligje,mendime,moral,zot dhe njerez etjetj.Te gjitha keto kufizojne njeriun por keto siper jane teper te domosdoshme per nje jete ne komunitet.Liria o te marre nuk ekziston eshte thjesht nje iluzion qe ne njerezit kemi shume qejf te krijojme.Lirine nuk e solli as Skenderbeu,nuk e solli as Sali Berisha,dhe as keni per ta gjetur midis jush sepse ajo thjesht nuk ekziston.Nje njeri mund te quhet i lire vetem kur te jete i vetem ne kete bote dhe mos kete as ndjenja as mendime, me nje fjale"BUDALLA I VETMUAR".Hahahahahahahahahaha.Por mos kini merak ju qe besoni tek Liria sepse iluzionet jane te bukura:p
 

nike palkola

Primus registratum
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

Kep-away... Liria ekziston , por pak kush din me e jetuar dhe me e çmuar... Nëse jeton në principet e Dashurisë së Vërtetë, ajo është liri, dhe nuk mund të helmohet me ligje, moral, urrejtje, gjelozi etj.
 

Ramses

Forumium praecox
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

O Mistiku je shume romantik per gustot e mia por me sa shoh une nuk ke kuptuar asgje.Nqs ti dashuron mo lal edhe sikur te gjesh nje dashuri te paster te kulluar prape je i roberuar ne ndjenjat e tua ne ate dashuri te paster.Je skllav i atij njeriu qe dashuron.Kjo ishte arsyeja qe thashe se vetem nje budalla pa ndjenja dhe i vetem ne bote mund te quhej i Lire.Liria lal eshte vetem nje iluzion.Njeriu ne fillimet e tij shpiku fjalen roberi dhe si per lehetsim gjuhesor dhe stilistikor i gjeti nje antonim dmth "Lirine" /pf/images/graemlins/smile.gif
 

nike palkola

Primus registratum
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

As nuk pretendoj se kuptoj e di shumë. Në qoftë se Ti bëhej rob i personit që dashuron, punë për Ty, dhe për ata që mendojn ashtu, por ajo është dashuri e ashtuquajtur, ose pseudodashuri. Kam dashuruar dhe dashuroj, por nuk jam bërë rob.
Dashuria e vërtetë që quhet edhe hyjnore, çmon lirinë e vetes dhe të partnerit, të njerëzëve që duan, dhe nuk është e helmuar me urrejtje, gjelozi, egoizem, zili, smirë etj.
Më vjen shumë mirë që Ti kupton e di shumë.
 

zog

Primus registratum
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

Qe te mos vargezoj si te tjeret shume paragjykime te mijat mbi lirine, do te desha ta fusja ne drejtim kret tjeter ket fjale dhe çfare percakton ajo.

I LIR eshte koncept i kundert nga I LIDH. Pra do te thote person i pa lidh nga agje, i pa varur, i pa kufi, i pa ane.
A s'eshte Zoti ky. Po! do te pergjigjeshim, megjithese egzistencen e Zotit nuk e dime, per rrjedhoje as egzistencen e lirise nuk mund ta dime.

Neqofte se pranojme egzistencen e Zotit, duhet te pranojme dhe egzistencen e Lirise, te pakten tek ky.
Por! a eshte Zoti i LIRE, i pa LIDH, i pa VAR, i pa ANE?
Po te qe i TILLE, pse duhej ta krijonte Boten dhe Njeriun. Ç'fare e lidhi pra ate, pse ai ju vu punes per kete, kur mund te shihte punen e vet; PAANESINE.
Neqofte se nje person (Zoti ne ket rast) ka nje deshire, nje pasion, nje ideal, nje qellim (krijimin e botes), a ka mundesi ky PERSON te jete i LIRE. A nuk eshte ky rob i pasionit te tij, te pakten.

Tani pak gojedhane; te vjetrit mendonin se vetem YLLI eshte i lire, ngaqe vetem tek ai shihnin levizje. Keta njerez parahistorike duke e ditur veten te vetem mbi dhe, mbi gur (toke) ata vet theriteshin PJELLE E GURIT, PJELLE E ZGAVRES, e shpelles, PELLAZGE, vizitoret e rinj i menduan qe vinin nga YLLI, prandaj ata i quajten I YLLIT, ose ILLYRIT (Iliret) prandaj dhe liria si koncept lidhet me keta te fundit, nga keta doli emri I LIRE, LIRI. latinisht LIBERTAS.

DEVOS; DIES; DIE; DIO; DIELL; DRIT-YLL. pra I LIRE. Ec aty!
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

Liria ne kuptimin e plote te saj mund te ekzistoje ne endrra, imagjinate dhe ne mendime, vetem ketu e ka te mundur gjeresine dhe mungesen e kufijve, perndryshe ne veprime eshte gjithnje e kufizuar.
Une shoh edhe nje percaktim tjeter te saj qe ka te beje me mjaftueshmerine, ajo qe eshte liri e mjaftueshme (sigurisht qe ka edhe kjo caqet e saj), per dike tjeter eshte shume e kufizuar.Pra eshte edhe ceshtje kendveshtrimi ose pershtatshmerie vetjake.
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

zog

Primus registratum
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

Gabim Kordelja, Pse? nuk e dashurojme nje njeri te shemtuar edhe sikur te ndodhemi ne nje ishull te vetmuar fare vetem me te. Sepse ne PARAGJYKOJME edhe ne enderrat tona, pra cilesojme, ZGJEDHIM, SELEKSIONOJME ne te mire dhe te keqe, ne te bukur dhe te shemtuar.
Kjo tregon mungesen e lirise (bile dhe te asaj personale).

Pjesa dyte tendja qendron, secili nga ne kushtezohet nga limitet e tij. Ndryshe s'thonim "eshte e bukur ajo qe na pelqen ne".

Sidoqofte tema ketu ben fjale per LIRINE, pare si koncept UNIVERSAL dhe jo PERSONAL. Te pakten keshtu e kuptoj une, per te dyten s'ja vlen fare me diskutu, sepse secili ka shijet e veta.
 

durrsakja

Primus registratum
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

Ne nje bisede me nje te moshuar, e pyeta se cfare ishte pioritet ne jeten e saj ne kete moment.
Parashikova pergjigjen; shendeti
Por me ton te vendosur tha; liria
Me tej ngacmova duke e pyetur se c'ishte liria.
"te dij me shume gjuhe te huaja, e te mos kem frike" Kjo eshte liria e saj, molle e ndaluar ne muzgun e 8 dekadave e ne botkuptimin qe une s'mund te komentoj pa e njohur.

Mos ndoshta e shohim lirine si iluzion sepse e fusim ne kornizen e gdhendur nga ajo qe nuk arrijme?
Me lodh kur e coj nepermend....
 

TheLaw

Primus registratum
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

Kur mbusha 18 vjec i kerkova prinderve te me trajtoni si te rritur. Me fjale te tjera kerkova me teper liri. Im ate me tha: Per cdo gje qe paguan ti vendos vete, per cdo gje qe paguaj une dhe mami vendosim ne.
Kjo ndodhi e thjeshte mu kujtua kur lexoja shkrimet tuaja. Per mendimin tim liri do te thote zgjedhje. Sa me teper zgjedhje te kesh aq me i lire je. Nga ana tjeter varet nga secili sa i lire do te jete, sa liri do. Dikush e sheh si liri faktin qe punon 40 ore ne jave per dike dhe ushqehet me idene 40 ore ne jave per 40 vite do arrish dicka. Per mua kjo eshte roberi psh. Nuk dua te tregohem materialist por per mua liria eshte e lidhur ngushte me lirine financiare. Sa i lire je ti kur ne te ardhurat e tua vendos shteti apo pronori per te cilin punon? Nese ata te ndalin rrogen sa kohe mund te jetosh ne te njejten gjendje si me pare?

Prap e perseris dhe them sa me teper fuqi te kesh te te ardhurat aq me i lire je. Dhe per ta mbyllur do thoja: NESE NJEREZIT E MIRE DO KISHIN ME SHUME PARA DO BENIN ME TEPER VEPRA TE MIRA.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

E ahoh te drejte opinionin tend qe liri do te thote edhe liri zgjedhjeje, por aspak te drejte fakitn qe paraja eshte liri.Paraja eshte zgjedhe, eshte e domosdoshme por nuk perfaqeson lirine, perkundrazi paraja abuzon me lirine e te tjereve.
 

zog

Primus registratum
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

TheLaw shum diskutim i zgjuar joti, ky lloj diskutimi e avancon temen.

Une them nuk eshte ZGJEDHJA sinonim i lirise, sepse ti vete e the, qe ajo varet nga parate qe disponon, pra ti zgjedh ne varesi te portofolit tend, mami dhe babi yt zgjedhin ne varesi te portofolit te tyre. (Ne fakt nuk ka qenje me te lira se femijet, qe s'kane portofol fare).

Mirepo a eshte paraja LIRI? Kordelja ka te drejte; JO! Sepse jo çdo gje blehet e shitet. Per me teper paraja te kushtezon akoma me keq, duke tu kthyer ne LLOGARITES te fuqise se vetes dhe asaj te te tjereve.
A eshte Bill Gates njeri i lire, megjithese miliarder, JO! Une them ai eshte skllavi me i madh, skllavi pasurise tij.

Them qe Liria varet nga FUQIA. Sa me i fuqishem aq me i lire je, pra veç FUQIA e jep si dhe e percakton Lirine.
 

Kanarina

Primus registratum
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

Nuk e percaktoj dot lirine ne kuptimin fizik, por di qe liria e mendimit tim nuk ka kufij.
 

mostro

Putraku
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

Fillimisht postuar nga ^SHIU^:
[qb] liria nuk ekziston eshte vetem nje iluzion i krijuar nga njerezit.sorry per ata qe besojne ne liri dhe u zhgenjyen [/qb]
Mos shiu cer na bone!!!e pse e the kshu cop tina?

Liria eshte gjithshka,vetem nqs interpretohet ne menyren e duhur dhe pa egzagjeruar.
Jo gjithmon duhet te bejme ate qe na pelen dhe qe na terheq me teper duke e perkufizuar me fjalen "liri" /pf/images/graemlins/laugh.gif


liria eshte si shiu te lag en thahet prap. /pf/images/graemlins/laugh.gif apo jo o shiu /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

TheLaw

Primus registratum
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

Te jesh i lire per mua eshte te kesh para te kesh dhe kohe. (se e paskam nis keq me paret me duket) /pf/images/graemlins/laugh.gif Dikush permendi Bill Gate. Une i pergjigjem: Kur te provoj ate qe provon Bill do te te kthej pergjigje a jam i lire apo skllav. Te qenurit ideal ne nje bote jo ideale stonon pak. Rruga e mesme eshte gjithnje me e mira. Provoni te pasuroheni nese vertet doni te shijoni lirine. (ne pasuri nuk hyn vetem portofoli)
 

Zgalemi

Primus registratum
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

Liria eshte gjeja me e shtrenjte qe egziston ne kete bote, e kish thene dhe dikush me siper.
Ku gjendet? Askush nuk e di, por une di te them ku mund ta shohesh ama. Liria shihet c'fytyre ka vec ne roberi.
 

Ramses

Forumium praecox
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

Ah o njerez qe jeni bere skllever te mendimeve:pMistiku qe une di shume apo qe kuptoj shume ja leme relativitetit dhe me fal nqs pa dashje me te folur time te paskam ofenduar sepse ajo ironia jote teper e "ulet"me prishi humorin sot.Nqs ti mo lal beson te dashuria hyjnore me behet shume qejfi sepse eshte gje e bukur po ketu nuk po flasim as per hyjnite as per parajse dhe as per endrra(me fal qe po ta quaj enderr apo iluzion ate te ashtuquajturen "dashuri hyjnore")ketu po flitet per Lirine per lirine ne toke dhe tek njerezit e thjeshte.Atje ku e cove veten ti eshte thjesht nje iluzion se ne vetem "engjej"nuk jemi.Liria time mbaron atje ku fillon liria tende(eshte nje fraze e kopjuar por qe i pergjigjet shume mire problemit tone)Edhe njehere po e them per ju o njerez liria nuk ekziston e nuk ka per te ekzistuar deri sa te ekzistoje mendimi,rregullat,ndjenjat,frika,zoti,pushteti,paraja,njerezit,dashuria etj etj se lista eshte shume e gjate.Ndoshta do jemi te lire vetem kur te perfundojme ne ndonje mauzole dhe 2m nen dhe(ndoshta vetem atehere)CIAO;)
 

emssnc@libero.it

Primus registratum
Re: C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

Fillimisht postuar nga keep_away_from_children:
[qb] Ah o njerez qe jeni bere skllever te mendimeve:pMistiku qe une di shume apo qe kuptoj shume ja leme relativitetit dhe me fal nqs pa dashje me te folur time te paskam ofenduar sepse ajo ironia jote teper e "ulet"me prishi humorin sot.Nqs ti mo lal beson te dashuria hyjnore me behet shume qejfi sepse eshte gje e bukur po ketu nuk po flasim as per hyjnite as per parajse dhe as per endrra(me fal qe po ta quaj enderr apo iluzion ate te ashtuquajturen "dashuri hyjnore")ketu po flitet per Lirine per lirine ne toke dhe tek njerezit e thjeshte.Atje ku e cove veten ti eshte thjesht nje iluzion se ne vetem "engjej"nuk jemi.Liria time mbaron atje ku fillon liria tende(eshte nje fraze e kopjuar por qe i pergjigjet shume mire problemit tone)Edhe njehere po e them per ju o njerez liria nuk ekziston e nuk ka per te ekzistuar deri sa te ekzistoje mendimi,rregullat,ndjenjat,frika,zoti,pushteti,paraja,njerezit,dashuria etj etj se lista eshte shume e gjate.Ndoshta do jemi te lire vetem kur te perfundojme ne ndonje mauzole dhe 2m nen dhe(ndoshta vetem atehere)CIAO;) [/qb]
do te isha dakort me ty ne qofte se do tireferoheshe lirise ne ndonjeren pej formave te saj ne veçanti por ne qoftese mund ta ndje veten te lire dhe nje i burgosur ne ndonje moment atehere pse mos ta ndjeje dikush qe eshte "i lire"?!meqenese une mendoj qe liria eshte nje gjendje shpirterore apo mendore dhe asnjera prej ketyre te dyjave nuk eshte e kontrolluar prej asnjererit prej institucioneve/kufizimeve qe elenkoje me pare rrjedh qe vetem ne i heqim kete privilegj vetes!
 
Top