Re: C'ESHTE KOZMETIKA PER JU?
Uje e sapun. Pike muhabeti.
Puna eshte se cilin sapun te zgjedhesh. Ne USA tani nuk gjen dot me sapun te mirefillte. Sapuni prej verteti eshte yndyre + NaOH, dmth sapuni prej verteti perbehet prej kriperash te thjeshta te acideve yndyrore. Sapuni i mirefillte ka veti detergjente te dobeta dhe nuk ia heq krejt yndyren lekures. Lekura e shendetshme ka nevoje per yndyre qe te kryeje funksionin e saj dhe qe te duket e lemuar dhe e shendetshme.
Sapune te mirefillte nuk ka me ne Amerike. I fundit sapun prej verteti ishte Dove, por edhe ata tani bejne sapune prej sulfonati te acidit yndyror. Sulfonati i zakonshem eshte SDS (sodium dodecyl sulfate, njihet edhe si sodium laureth sulfate). SDS tani perdoret ne te gjitha sapunet dhe ne te gjitha shampot (si dhe ne te gjitha solucionet e larjes te cimentove ne oficinat e afutomobilave).
Sulfonatet kane veti detergjente shume me te forta se sapuni i vertete, dhe prodhojne shume shkume dhe jane shume me te forte se sapunet e mirefillte. Kur lahesh me detergjent arrin t'ia heqesh krejt yndyren lekures; lekura pastaj ngopet me uje deri ne shtresat e thella, dhe me pas, kur avullon uji, lekura thahet dhe formon luspa dhe nuk e kreyn mire funksionin e izolimit, bakteret hyjne me kollaj ne lekure, etj, etj.
Nqs rroni ne vende ku shiten akoma sapune prej verteti, bleni sapune prej verteti. Menyra se si ta dallosh sapunin prej verteti eshte kjo: lexo etiketen dhe sigurohu qe fjalet 'sulfate' ose 'sulfonate' ose 'SDS' ose 'sodium dodecyl sulfate' ose 'sodium laureth sulfate' nuk gjenden midis perberesve.
Tani qe po shkruaj keto fjale, dikush qe lexon prapa kraheve te mia po me thote se ne fakt egziston nje sapun i vertete edhe ne Amerike, dhe se shitet nga Walgreens, pa ndonje marke te vecante. Mua nuk me besohet, por do shkoj te kontrolloj dhe do t'ju shkruaj prape.