C'ESHTE KOZMETIKA PER JU?

Dolores

Primus registratum
Re: Kozmetika

Mendoj se ty te duhet nji krem qe kontrollon yndyren e lekure meqe ty plus yndyres natyrale te shtohet edhe nga efekti i punes....gjithashtu edhe dicka qe te te minimizoj poret qe jan gjith kohes te hapur nga avulli edhe nxehtesia edhe leshojne yndyre....Une kam lekure komplekse per vete edhe vuaj gjithashtu ne nji pjese te fytyres te kontrolloj yndyren edhe perdor dicka qe nuk eshte shume i pasur por hydrant....do sygjeroja linjen e vichy normaderm per rikuperim
 

Dotesa

Primus registratum
Re: Kozmetika

Per mendimin tim te duhet 2 here ne jave nje pastrim i lekures me nje maske purifikuese. Kam perdorur
02523080501.jpg
deep cleansing mask (elizabeth arden)
nje here ne jave perdor
3760.jpg
peel& reveal ( elizabeth arden)

Mos te te duket cmimi i shtrejt pasi mjafton pak produkt gje qe ben qe produkti te te zgjasi ca kohe.
Te duhet nje detergent (qumesht + tonik) Une per vete po perdor
Airspray_Guerlain_200hoch.jpg
eshte ne forme foaming...e fresket dhe shume delikate.
Ndersa si tonik "super aqua lotion" guerlain
shuuume rinfreskues.

Pastaj trajtimi yt per fytyren do ishte mire qe ne rradhe te pare te kontaktoje dermatologun per te percaktuar mire mire llojin e lekures tende (kjo keshille vlen edhe para atyre 2 produkteve qe te rekomandova me pare)
Pervec kremit antirrudh ti ke nevoje per edhe nje krem ushqyes per lekuren mundohu te preferosh kremin ne forme gel.

Ama mbi te gjitha ka rendesi pastertia e fytyres dhe jo kremi. nje fytyre e paster eshte mjaft e shendetshme.

ps. sduhet te harrosh edhe kremin per rreth syrit...eshte lekure mjaft delikate dhe ka nevoje per kujdes.
 

deatruk

Primus registratum
Re: Kozmetika

e kerkova kete dove ne farmaci dhe se kishin,as ne drag store ,do provoj nje here ne boots,ndoshta ,pastaj mund dhe ta porosis ne internet.
ne fakt me pelqen te perdor si sapunin deri tek kremi te njetes marke.
po ndonje crem per under eye,te dove-s ose lorealit ke me rekomandoni.
 

Dotesa

Primus registratum
Re: Kozmetika

e para punes dove nuk eshte produkt farmaceutik qe te blihet ne farmaci ...blihet ne supermarket.
 

deatruk

Primus registratum
Re: Kozmetika

ne supermarket as behet fjale me e gjet ,pasi ndoshta nuk eshte farmaceutik,por as produkt supermarketi nuk eshte, ne internet vetem ne drugstore ma jem te mundshme ,dhe u.s.a jo ne uk, ku jetoj un, dhe thashe se mos e gjej ne farmaci ,ne me thane qe po ta porosisim ,vetem ne pako te madhja vjen ,pra 6-10 kutia.me gjith qejf do ti kisha marre por nuk e di nese do jem e kenaqur me kete krem.nejse ty te flm,kam pare qe ke shije pak te shtrenjte,gjithsesi me jem nje emer per crem rreth syve,produkt te dovs ose lorealit,per moshen triletetre:)
 

Dotesa

Primus registratum
Re: Kozmetika

tani e pashe postimin tend...me thene te drejten per lekuren time preferoj nje produkt te mire...kursej ne veshje jo ne ushqim dhe produkte qe kane te bejne me shendetin.

kEshilla e pare eshte te shkosh tek dermatologu dhe ai do te perqaktoj gjendjen e lekures tende. Dhe atyre do shikosh per llojin e kremit.
PO te zgjidhja mes te dyjave qe ke vene ti do preferoja loreal pasi eshte e specializuar edhe ne fushen e kerkimit. Dhe merr nje krem gel qe te jete shume hidratues dhe pak ushqyes.
Kryesorja eshte pastrimi i fytyres dhe per kete nuk mjafton sapuni dh euji. te duhet patjeter edhe toniku qe do e hidratoj akoma me shume lekuren dhe do mbylli poret qe hapen nga sapuni. Pastaj do vendosesh kremin. Rreth syve nuk duhet ta vesh afer qerpikeve dhe masazhi duhet ne forme rrumbullake.
Detergjentin tonik zgjidhe me perqndje te vogel fare alkoli ose pa alkol.
 

deatruk

Primus registratum
Re: Kozmetika

pershendetje goca.
nuk e di se kush mund te me ndihmoje nga ju ,doja te dija ndonje floktore apo sallon ne tirane ,dhe sa jane perafersisht cmimet e prerjes dhe lyrjes se flokeve .po ta dine dhe nr e tel do ishte shum me mire ,pasi nisem javen tjeter ,dhe po ta mbyll qe tani nje takim do me shpetonte kohe.
ju flm
 

shkupjanja

Primus registratum
Re: C'ESHTE KOZMETIKA PER JU?

kam lekure pak te thate por fale kremeve te ndrydhme cdo gje eshte ne rregull por sdi ca te bej se ajo eshte shum e ndjeshme dhe me mbeten gjurme kudo qe ta prek?me ndihmoni
 

deatruk

Primus registratum
Re: C'ESHTE KOZMETIKA PER JU?

kisha nje pytje per floket ,por meqe ajo teme eshte mbyllur thashe po e shkruaj ketu.
heee eshte veshtire te pershkruaj llojin e flokut tim,por... le te themi si puna e katunareve(yshhhh)te ashper, me onde,ne te fryme,ky i emi m`thote kai here kur dal ka dushi je bo si tina terner.
tani kuptohet i drejtoj duke perdorur shampo,condicionera apo seruma,por hic ,ato mbajne vetem 24ore ,te nesermen duhet me i la prap e me i hekuros prap,gje te cilen e urrej ,plus skam as kohe perdit ,por akoma dhe me ,nuk eshte e rekomandushme drejtimi me nxetesi per dit,pasi demton flokun.
kam nja 3vjte qe i bej permanent dhe jam mire ,cdo 6 muaj duhet me shku me i bo,por sa here qe shkoj mundohem te shikoj se cfar perdor ajo qe ta bej vete ne shtepi se eshte dhe pak shtrenjte, dhe e vetmja qe mund te dalloj nga larg jane ,dy tip shishe plasitike te markes wella dhe ajo hedh ne nje tas pak nga te dyja dhe i fut i t`lume flokeve te mi ,dhe jom per bukuri 5muaj.
me e pyt nuk behet fjale ,por nese ndonjera nga ju mund te me sygjyroj ndonje formule qe perdoret per permanent ( floke te drejte)
gjithsesi do t`ju isha mirnjohese nese do te me ndhimoni me ndonje pergjigje.
hyra dhe ne faqene e wellas por eshte veshtire te percaktoj se kush eshte pikerisht ajo qe me ben pune (duken kai here t`gjith nesoj)
ju faleminderit.
 

ina72

Primus registratum
Re: C'ESHTE KOZMETIKA PER JU?

mirembrema!
Nuk jam shum e dhene mbas kozmetikes,por... me duhet nje sugjerim .Dua te blej crem per fetyren dhe per pjesen e syve,por nuk di se cfar te zgjedh.Pasi nuk e di kush eshte per moshen time.Jam 36.Me pelqen loreali olay (per xhepin tim) por ... nuk kam rrudha te theksuara ,tani me ka filluar pak ne pjesen e syve .
Cfar do te me sugjeronit ju ,nga firma e -lorealit- ose e -olay.
 

mitka

Primus registratum
Re: C'ESHTE KOZMETIKA PER JU?

ina vaji i ullirit i le mbrapa lorin e lein...mos e vri shum mendjen se demton melcine
 

ina72

Primus registratum
Re: C'ESHTE KOZMETIKA PER JU?

te falemindrit per pegjigjen ,jam dakort per vajin e ullirit(sikurse kam degjuar per shum te tjera qe hyjne ne ate qe ne e quajme ,trjatim ne shtepi ,popullore) por si ta perdor,menyren e perdorimit te trajnimit me vaj ulliri.
 
Top