Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3
Orjeta Zhupa, Klodian Tomorri :thumbsup: :thumbsup: - 09/09/2005
Raiffaisen, normat më të ulëta në treg për depozitat në lekë
Banka më e madhe në vend i ka ulur së fundi normat e interesit në 2,8%, duke shkuar më tej se norma-bazë e interesit të vendosur nga ana e autoritetit qendror monetar. Drejtuesit e bankës bëjnë të ditur se politika e interesave minimale për lekun është e lidhur ngushtë me normat e interesit të bonove të thesarit
Banka më e madhe në Shqipëri i ka ulur vazhdimisht normat e interesit për lekun, ndërkohë që normat e interesit në valutë i ka konkurruese me bankat e tjera. Të ndikuar drejtpërdrejt nga kjo ulje janë të gjithë ata që kanë depozitat e tyre në lekë pranë kësaj banke. Pesha e madhe që kanë depozitat e kësaj banke në totalin e sistemit ka bërë që kthimi real i depozitave në lekë të shkojë në rreth 0,9%. Banka më e madhe në vend e ka rritur edhe kufirin e shumës për të hapur një depozitë me afat në monedhën vendëse. Për të hapur një depozitë me afat në monedhën vendëse në këtë bankë duhen 300 mijë lekë, shumë e lartë për vetë karakteristikat që kanë pjesa dërrmuese e klientëve të kësaj banke. Raiffaisen Bank ka mbi 60% të depozitave të shqiptarëve, dhe pjesa më e madhe e këtyre depozitave janë në lekë.
Robert Wright, drejtor i operacioneve në Bankën Raiffaisen, i shpjegon arsyet e uljes të interesave në lekë në 2,8% pranë kësaj banke. “Normat e interesit në lekë janë ulur si pasojë e uljes së normave të interesit të bonove të thesarit që ndodhën një vit më parë :tipsy: . Banka Raiffaisen depozitat në lekë i investon për të blerë bono thesari, por ndryshimi i interesit nuk reflektohet menjëherë në treg :smash: ”. Sipas Wright, bankat e tjera nuk e kanë ndjekur politikën e uljes së normave të interesit në lekë, për faktin se ato nuk kanë kaq shumë depozita në monedhën vendëse, siç i ka Raiffaisen Bank.
Por megjithëse normat e interesit janë ulur, përsëri nuk është ndier ndonjë tërheqje e depozitave për t’i kaluar në një bankë tjetër. Njerëzit i kanë investuar përsëri paratë e tyre pranë Raiffaisen, por në një monedhë tjetër, pasi normat e interesit në euro dhe dollarë janë konkurruese me bankat e tjera.
Norma e interesit të depozitave në lekë pranë Raiffaisen Bank është 2,8 për qind, ndërkohë që në bankat e tjera interesi arrin deri në nivelin 6,5%. Bankat e vogla dhe ato të rejat kanë interesin më të lartë të depozitave në lekë, pasi ato kanë si synim të tërheqin depozita, qoftë edhe duke fituar më pak.
per me shume
http://www.biznesi.com.al/index.php?language=&page=shownews&newsID=34126