BSH bashkefajtore per mjerimin e shqiptareve

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

Fillimisht postuar nga Sintetiku:
[qb] Ti qenke trap, kalamo
Cmund te presesh nga femiu i LeKEs s Pare [/qb]
preferoj te jem "femiu i LeKEs s Pare " sesa femiu i te Degjeneruarve te tipit Cim Cami qe na lane per trashgimi nje sistem bankar me 14 banka te huaja nga 16 banka ne total.

Trapat qe simpatizojne per Cim Camet nuk kane brire , por kuptohen nga ato qe shkruajne.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

Pse eshte pergjegjese per BSH per gjendjen e mjeruar te shqiptarve.

1- bejme pergjegjese BSH sepse lejon dhenien i kredise ne valute ne masen 80 % te totalit te kredive(shume e rrezikshme kjo lloj kredie)

2- bejme pergjegjese BSH sepse ka bere blerje valute /dollar ne treg me cmim 130 lek kur sot e kemi me 97 lek

3- bejme pergjegjese BSH sepse niveli i repove eshte i papershtatshem me nivelin e inflacionit

4- bejme pergjegjese BSH sepse ne drejtimin e BSH kane qene politikan dikur (si shkelqim cani zv/kryeminister) e sot kemi governator bizesmen(lidhje me revisten monitor) e shume afer politikes ( shoku i tij nano e propozoj edhe per minister finance)por ka edhe antar te bordit- antar partie e kandidat per deputet (harasani)

5- bejme pergjegjese BSH sepse trasparenca e bankes se shqiperise eshte e pamjaftushme.

6- bejme pergjegjese BSH sepse ka hyre ne debate me shtresat e persekutuara duke mos pranuar demshperblimin e tyre legjitim , duke e bere kete insituzion me CREDIBILITET te ulet qe merret me konflikte politike, kur duhet te rrije jashte tyre.

7- bejme pergjegjese BSH sepse menyre e prezantimit ne public e pjestarve te bordit eshte e PAPERSHTATSHEM per detyren qe u eshte besuar nga kuvendi i republikes.

8- bejme pergjegjese BSH sepse ne banken e shqiperise ka patur persona te akuzuar(edhe denuar besoj sot e kesaj dite) per vjedhje (600.000 $) ne nivele te larta drejtuse(si zv-governatori) .

9- bejme pergjegjese BSH sepse ndjek ne menyre te verber politiken e FMN-se kur ne kushtetuten e RSH eshte shprehur qarte se ky insituzion eshte i PAVARUR (qe kuptohet edhe nga ata te jashtmit).shpesh here politica e FMN-se ka deshtuar ne vende te tjera te botes keshtu qe….

10- bejme pergjegjese BSH per mungese vigjilence per falimentimin e pronarit te bankes se dyte per nga madhesia ne shqiperi (kent bank –BKT)

11- bejme pergjegjese BSH per mos krijim te nje tregu valutor te pershtatshem per vitin 2005(jemi akoma me kembim me canta)

12- bejme pergjegjese BSH per mos HOMOGJENIZIMIN e te gjitha llogarive bankare ne RSH(shikon llogari me 4,5,6……10 shifra ne banka te ndryshme)

13- bejme pergjegjese BSH per mos REAGIM ndaj deficitit tregtar gjithmone ne rritje (12-15% te PBB) ku ne amerike po alarmohen me nje deficit tregtar prej 5 % su PBB.

14- bejme pergjegjese BSH sepse nuk i ka dhene te njeten mundesi te gjithe shqiptarve per te marre pjese ne ankandin e bonove te thesarit per vet faktin se ne V-L e J-P te shqiperise qindra mijra njerez nuk kane nje dege te bankes se shqiperise ne qarqet e tyre .

15-bejme pergjegjese BSH sepse ne drejtimin e saj jane vene persona te PAPERSHTATSHEM , qe kane zene keto vende jo nga meritat e tyre akademike por nga lidhjet me politiken .
te gjithe antaret e bordit drejtues behen Prof.dott. kur fillojne pune ne kete institut.(si per cudi)

16- bejme pergjegjese BSH sepse si konsulente e qeverise ,duhet te kishte ndryshuar ligjin per banken e shqiperise sepse ky ligj nuk i jep pavarsine e plote ketij instituzioni duke e bere BASHK-FAJTORE per gjendjen e mjeruar te shqiptarve.(menyren e zgjedhjes e shkarkimit te governatorit e bordit , etj etj)

17- bejme pergjegjese BSH sepse ka lincezuar nje sistem bankar sa unik aq edhe i dobet pa asnje precedent ne evrope , edhe pasajot e kesaj politike i paguajm te gjithe shqiptaret me mungese sherbimesh e ne ato raste kur keto sherbime ekzistojne ,jane me nje kosto te madhe.

18- bejme pergjegjese BSH sepse lejon qe ne sistemin bankar shqiptar afersisht 1/3 e depozitave eshte ne valute te huaj edhe jo ne monedhen tone kombetare.per kete instituzion kjo gje i duket mese normale.

19- bejme pergjegjese BSH sepse miliarda dollar (ne formen e lekut e te valutes ) gjendet jashte bankave. Rruga e zgjedhur per ta futur kete para ne sistemin bankar eshte e PAMJAFTUSHME (me vite qe po punohet me metoden e BSH por duke pare statistikat asgje nuk ka ndryshuar).

20- bejme pergjegjese BSH sepse financon deficitin e buxhetit te shtetit kur ne europe as nje banke qendrore e ben nje gje te tille (kuptohet se kujt i behet favor me kete financim )

21. bejme pergjegjese BSH sepse Investimi i Rezerves valutore te Bankes se Shqiperise eshte sa SKANDALOZ aq edhe JO-fritimprures.

22- bejme pergjegjese BSH sepse cdo vit derdh ne arkat e shtetit nje DIVIDENT shume te madh(50 MILION dollar) , kur ka lene mbas dore shume investime qe i takojne asaj ti bej me keto para.

23- bejme pergjegjese BSH sepse edhe sot e kesaj dite (2005) detyron bankat e nivelit te dyte te kene te njejten nivel rezerve te detyrushme (10%) sa ishte ne vitet ‘90 , ndersa ne evrope ky nivel eshte 3 % duke mbajtur miliona dollar te ngrira , qe mund te shkonin per aq shume investime qe ka nevoje shqiperia sot.

24- bejme pergjegjese BSH sepse ka lejuar qe normat e interesit te bonove te thesarit te jene shume here me te larta sesa duhet te jene ne te vertet(kemi anomali SKANDALOZE: repo=5,25% interessi i bonove 3- mujore 6,50% , depozitat
3-mujore e qytetarve ne bankat me te medha VETEM 4,40% )

25- bejme pergjegjese BSH sepse akoma nuk ka krijuar nje BANKE te DHENASH(banca-dati) ku te shenohen te gjithe emrat e atyre qytetarve qe kane patur probleme me bankat , si psh:
mos kthyerje kredie , pagesa ceqesh te pa mbuluara ,vonesa ne pagesa


26- bejme Pergjegjese BSH sepse nuk po ben asgje per konvertimin te monedhes tone Lek edhe jashte kufijve te Shqiperise.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

27- Banka e Shqiperise eshte bashkefajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve sepse:

akoma nuk ka Detyruar bankat e nivelit te dyte qe te Publikojne ne te gjitha ambientet e tyre te hapura per publikun reklamime me titull :
" Normat e Trasparences " ku te vihen ne dukje :

- Baza e interessit qe aplikohet nga banka ndaj klientit ,cmimet qe do te paguaj klienti per sherbimet qe i ofron banka, shpenzimet e dukeshme e ato te padukshme qe aplikon banka ndaj klientit, e te gjitha kushtet e kontrates ne menyre te sintetizuar ne termat kryesor si per nje llogari rrjedhese , si per nje llogari kursimi, kredi etj etj .

- banka e nivelit te dyte duhet te DETYROHET qe perpara firmosjes te cdo kontrate, te beje te mundur qe klienti duhet te jete njohur me shkrim me te gjithe termat e kontrates qe kerkon te nenshkruaj me banken ku eshte klient.

- Gjithashtu duhet qe te detyrohen bankat e nivelit te dyte qe ne menyre periodike ti Komunikojne klientit te gjitha Ndryshimet kur termat e kontrates se lidhur midis tij e bankes kane ndryshuar,kur normat e interessit si per kursimet por edhe per kredite me interess variabel kane ndryshuar , gjithmone kur jane ne disfavor per te.

- Bankat e nivelit te dyte duhet qe ne periudha 3 mujore te Informoj klientin e saj me SHKRIM , ne adressen e tij te fundit, per te gjitha levizjet qe jane bere ne llogarine e tij , ku ai te njihet per cdo eventualitet .

- Bankat e nivelit te dyte duhet te detyrohen qe te ngrejne nje zyre per te gjitha ankimet qe kane Klientet ndaj Bankes.

Banka e Shqiperise duhet te Detyroje , te kontrolloj , te kryej ispezione ne raste se Bankat e nivelit te dyte nuk zbatojne “Normat e Trasparences " , e te penalizoje administratoret e drejtusit e ketyre bankave kur evindentohet se jane shkelur rregullat.

Banka e Shqiperise :smash: ne frymen e mbrojtjes se “kontraktusit me te dobet” midis bankes e klientit (eshte gjithmone ky i fundit me i dobeti) duhet te levizi e ti futet punes :shrug: :shrug: .
 

Admirald_81

Primus registratum
Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

Per sa i perket çeshtjes se gjendjeve te bankave tona ne shqiperi zoti Leopardii ka te drejte qe po e qorton governatorin dhe te gjithe ekipin qe merret me kete çeshtje shume te rendesishme te shqiperise.Ne dime se gjithmone rritja ekonomike e nje vendi perçohet gjithmone nga investimet e shendosha qe mund te behen.Por nqs se interesi qe Bakna Kombetare Shqiptare jep, eshte ne nje lartesi me teper se sa do te bjere fitimi i nje investimi, atehere investitori nuk do te kete leverdi qe te investoj por do te kete me teper leverdi qe kete para ta perdor per marrjen e bonove te thesarit.Pra une jam i mendimit qe Governatori ose njesite perkatese qe merren me keto pune, ta analizojne me mire kete çeshtje dhe ti japin nje zgjidhje ketij problemi qe eshte duke e shtyre Shqiperine ne skamje.Per sa i perket bankave qe jane pothuajse plotesisht ne doren e te huajve duhet te merrej parasysh nag shteti kjo gje e cila eshte direkt ne lidhje me pavarsine ekonomike te vendit tone.Pra siç i thone asaj fjales se urte popullore "Me Mire Vone Se Sa Kurre" na duhet te bejme diçka me sa na vjen ne dore per ta çuar Shqiperine tone te dashur ne ate shkalle qe e meriton.

Pershendetje te gjitheve.......
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

Pse eshte pergjegjese per BSH per gjendjen e mjeruar te shqiptarve.

1- bejme pergjegjese BSH sepse lejon dhenien i kredise ne valute ne masen 80 % te totalit te kredive(shume e rrezikshme kjo lloj kredie)

2- bejme pergjegjese BSH sepse ka bere blerje valute /dollar ne treg me cmim 130 lek kur sot e kemi me 97 lek

3- bejme pergjegjese BSH sepse niveli i repove eshte i papershtatshem me nivelin e inflacionit

4- bejme pergjegjese BSH sepse ne drejtimin e BSH kane qene politikan dikur (si shkelqim cani zv/kryeminister) e sot kemi governator bizesmen(lidhje me revisten monitor) e shume afer politikes ( shoku i tij nano e propozoj edhe per minister finance)por ka edhe antar te bordit- antar partie e kandidat per deputet (harasani)

5- bejme pergjegjese BSH sepse trasparenca e bankes se shqiperise eshte e pamjaftushme.

6- bejme pergjegjese BSH sepse ka hyre ne debate me shtresat e persekutuara duke mos pranuar demshperblimin e tyre legjitim , duke e bere kete insituzion me CREDIBILITET te ulet qe merret me konflikte politike, kur duhet te rrije jashte tyre.

7- bejme pergjegjese BSH sepse menyre e prezantimit ne public e pjestarve te bordit eshte e PAPERSHTATSHEM per detyren qe u eshte besuar nga kuvendi i republikes.

8- bejme pergjegjese BSH sepse ne banken e shqiperise ka patur persona te akuzuar(edhe denuar besoj sot e kesaj dite) per vjedhje (600.000 $) ne nivele te larta drejtuse(si zv-governatori) .

9- bejme pergjegjese BSH sepse ndjek ne menyre te verber politiken e FMN-se kur ne kushtetuten e RSH eshte shprehur qarte se ky insituzion eshte i PAVARUR (qe kuptohet edhe nga ata te jashtmit).shpesh here politica e FMN-se ka deshtuar ne vende te tjera te botes keshtu qe….

10- bejme pergjegjese BSH per mungese Vigjilence per falimentimin e pronarit te bankes se dyte per nga madhesia ne shqiperi (kent bank –BKT)

11- bejme pergjegjese BSH per mos krijim te nje tregu valutor te pershtatshem per vitin 2005(jemi akoma me kembim me canta)

12- bejme pergjegjese BSH per mos HOMOGJENIZIMIN e te gjitha llogarive bankare ne RSH(shikon llogari me 4,5,6……10 shifra ne banka te ndryshme)

13- bejme pergjegjese BSH per mos REAGIM ndaj deficitit tregtar gjithmone ne rritje (12-15% te PBB) ku ne amerike po alarmohen me nje deficit tregtar prej 5 % su PBB.

14- bejme pergjegjese BSH sepse nuk i ka dhene te njeten mundesi te gjithe shqiptarve per te marre pjese ne ankandin e bonove te thesarit per vet faktin se ne V-L e J-P te shqiperise qindra mijra njerez nuk kane nje dege te bankes se shqiperise ne qarqet e tyre .

15-bejme pergjegjese BSH sepse ne drejtimin e saj jane vene persona te PAPERSHTATSHEM , qe kane zene keto vende jo nga meritat e tyre akademike por nga lidhjet me politiken .
te gjithe antaret e bordit drejtues behen Prof.dott. kur fillojne pune ne kete institut.(si per cudi)

16- bejme pergjegjese BSH sepse si konsulente e qeverise ,duhet te kishte ndryshuar ligjin per banken e shqiperise sepse ky ligj nuk i jep pavarsine e plote ketij instituzioni duke e bere BASHK-FAJTORE per gjendjen e mjeruar te shqiptarve.(menyren e zgjedhjes e shkarkimit te governatorit e bordit , etj etj)

17- bejme pergjegjese BSH sepse ka lincezuar nje sistem bankar sa unik aq edhe i dobet pa asnje precedent ne evrope , edhe pasajot e kesaj politike i paguajm te gjithe shqiptaret me mungese sherbimesh e ne ato raste kur keto sherbime ekzistojne ,jane me nje kosto te madhe.

18- bejme pergjegjese BSH sepse lejon qe ne sistemin bankar shqiptar afersisht 1/3 e depozitave eshte ne valute te huaj edhe jo ne monedhen tone kombetare.per kete instituzion kjo gje i duket mese normale.

19- bejme pergjegjese BSH sepse miliarda dollar (ne formen e lekut e te valutes ) gjendet jashte bankave. Rruga e zgjedhur per ta futur kete para ne sistemin bankar eshte e PAMJAFTUSHME (me vite qe po punohet me metoden qesharake te BSH por duke pare statistikat asgje nuk ka ndryshuar).

20- bejme pergjegjese BSH sepse financon deficitin e buxhetit te shtetit kur ne europe as nje banke qendrore e ben nje gje te tille (kuptohet se kujt i behet favor me kete financim )

21. bejme pergjegjese BSH sepse Investimi i Rezerves valutore te Bankes se Shqiperise eshte sa SKANDALOZ aq edhe JO-fritimprures por do te shtoja edhe Misterioz.

22- bejme pergjegjese BSH sepse cdo vit derdh ne arkat e shtetit nje DIVIDENT shume te madh(50 MILION dollar) , kur ka lene mbas dore shume investime qe i takojne asaj ti bej me keto para.

23- bejme pergjegjese BSH sepse edhe sot e kesaj dite (2005) detyron bankat e nivelit te dyte te kene te njejten nivel rezerve te detyrushme (10%) sa ishte ne vitet ‘90 , ndersa ne evrope ky nivel eshte 3 % duke mbajtur miliona dollar te ngrira , qe mund te shkonin per aq shume investime qe ka nevoje shqiperia sot.

24- bejme pergjegjese BSH sepse ka lejuar qe normat e interesit te bonove te thesarit te jene shume here me te larta sesa duhet te jene ne te vertet(kemi anomali SKANDALOZE: repo=5,25% interessi i bonove 3- mujore 6,50% , depozitat
3-mujore e qytetarve ne bankat me te medha VETEM 4,40% )

25- bejme pergjegjese BSH sepse akoma nuk ka krijuar nje BANKE te DHENASH(banca-dati) ku te shenohen te gjithe emrat e atyre qytetarve qe kane patur probleme me bankat , si psh:
mos kthyerje kredie , pagesa ceqesh te pa mbuluara ,vonesa ne pagesa e do te ndihmonte keshtu bankat ne rritjen e kredise per ekonomine.


26- bejme Pergjegjese BSH sepse nuk po ben asgje per konvertimin te monedhes tone Lek edhe jashte kufijve te Shqiperise.


27- bejme Pergjegjese BSH sepse akoma nuk ka Detyruar bankat e nivelit te dyte qe te Publikojne " Normat e Trasparences " per klientet e tyre.
------------------------


vazhdojme me Banken e SHqiperise.

28- bejme Pergjegjese BSH sepse se bashku me shoqaten e bankave akoma nuk kane krijuar OMBUDSMAN-in Bankar.

si gjithnje jemi ne pritje nga zoterinjt qe "punojne" ne sheshin Skenderbej 1.
nuk rreagojne mgjs kane shume per te bere , per ta cuar sistemin tone bankar ne nivelet e duhura .
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

Me paskan genjyer perseri kjo eshte e tmerrshme...
Nejse kjo sdo do te ndodhe lehte heren tjeter. Cimi duhet ti mase mire fjalet
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

1- BONO THESARI -Ankandi i Fundit http://www.bankofalbania.org/

Dt. e ankandit: 16.08.2005
Dt. e maturimit: 17.08.2006
Nr. i muajve: 12
Yield-i mesatar i ponderuar 7.81% :eek:


2- Banka Raiffeisen http://www.raiffeisen.al/

interessi i depozitave 12 mujore 2,80% :smash:


nje diference prej 5,01% ose 200% me shume sesa i jep nje kliente te saj kjo banke.

nga mungesa e konkurrences ne nje pjese te madhe te shqiperise por edhe nga inaktiviteti i Bankes se Shqiperise ,Austriaket po abuzojne me interessat qe ju japin Kursimeve te shqiptarve.

ti japesh nje Shqiptari 2,80% interes e me parate e tij te blesh bono thesari te qeverise(qe eshte po e atij)me nje interess 7,81% per mua kjo quhet VJEDHJE.

nuk ka asnje shoqate konsumatoresh, gazetar, Governator :smash: te bankes qendrore qe te reagojne,.......... eshte me te vertet per te ardhur keq.
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

O lEO, ska mundesi 2.8 do kete ndonje gabim, interesohu icik se si pak qeka
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

sipas http://www.raiffeisen.al/ te 29/08-9:53

eshte 2,80% interessi 12 mujor.
bonot 12 mujore ne ankandin e fundit ishin 7,81%
ti qe jeton ne tirane mund te shkosh te pytesh ne sportelet e bankes austriake
 

Adriatik

Primus registratum
Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

Bankat në Shqipëri mund të jenë bankat e vetme ne europë me nivelin maksimal të fitimit dhe të sigurisë. Investimi në bono thesari (BTH), forma më e sigurtë e investimit në një treg financiar, dhe përfitimi i një marzhi mbi 100 për qind, është ajo çka bie në sy dukshëm në tregun bankar.
Kështu psh. norma për depozitat njëvjeçare të interesit tek Raiffeisen Bank (RZB), banka që ka mbi 50% të depozitave të shqiptarëve, është 2.8 për qind. Ndërkohë që sipas ankandit të fundit të Bankës së Shqipërisë noma mesatare e ponderuar për bonot me afat 12 muaj është 7.81 për qind. Por nuk mund të themi se fitimi i bankës është thjesht 7.81% - 2.8% = 5 %. Kjo është ajo çka humb një individ që investon në një depozitë një vjeçare në vend të blerejs direkt të një bonoje thesari. Kjo sepse paratë që banka ka investuar në BTH nuk janë mbledhur të gjitha me depozita një vjeçare por me forma te ndryshme depozitimi ku hyjnë edhe depozitat e lira dhe llogaritë rrjellëse nëpërmjet të cilave banka mbledh para pa paguar thuajse asgjë (norma është e papërfillshme aq sa mbulohet nga komisionet). Dhe nëse do të bënim llogaritjet atëherë kostoja mesatare e ponderuar e interesit për një lek kësaj banke do t’i dilte më pak se 2 për qind (ndoshta edhe më e vogël). Pra fitimi real që siguron kjo bankë dhe banka të tjera thjesht nga ndërmjetësimi për financimin e Buxhetit të shtetit është shumë i madh (në fund të fundit publiku është ai që realisht financon qeverinë).
Siç e kam permendur edhe me pare ky problem mendoj se mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet libralizimit real te tregut te Bonove. Kalimi i tregëtimit pa komisione i Bonove të Thesarit në bankat e nivelit të dytë do të ishte një zgjidhje që fillimisht do të bëjë që të zbutet derisa të zhduket diferenca mes normave të depozitave dhe të bonove. Pra duhet që klientit në banke përveç formave të ndryshme të depozitimit të parave t’i jepet mundesia që direkt nga sporteli i bankës të porosisë pjesëmarrjen në një ankand bonosh thesari. Pra bankat duhet që të kryejne shërbimin agjentit për klientin pa mbajtur komisione. Kjo sigurisht që do t’i bënte që shumë individë të zgjedhin të investojnë paratë në bono me 7.8 % se sa në depozita me normë 2.8 % (pa llogaritur këtu që teorikisht siguria që ofron qeveria është më e lartë se sa ajo që ofron një biznes privat siç është banka). Kjo konkurencë e drejtpërdrejtë mes depozitave dhe bonove do të ulë normat e interesit për bonot derisa ato të barazojnë ose ndoshtë të bien poshtë normës së interesit të depozitave. Gjatë këtij procesi investimi në bono nga ana e bankave do të bëhej gjithnjë e më pak i leverdisshmë derisa këto të shohin kreditimin si formë për të pasur një fitim real dhe të qëndrueshem. Dhe natyrisht nëse ndodh kjo mund të flasim për një treg kredie ku konkurenca e bankave për të dhënë kredi me norma sa më të ulëta do të jetë e lartë.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

qe Raiffeisen Bank po abuzon me rrolin e saj Dominant e ne shume rrethe te vendit edhe me rrolin e saj Monopol(e vetmja banke ne ate zone )besoj qe eshte e qarte te gjitheve.

se kush do te nderhyj apo te sensibilizoj publikun .....tjeter muhabet :shrug:
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

ne sitin :
http://www.bankacredins.com/html/norm.php?ccy=LEK

gjete qe dikush qe ka :

Depozite 1 vjecare = 6% :thumbsup: (per shuma nga 200 mije lek te reja deri ne 1 milion lek te reja )

Depozite 1 vjecare = 6.5% :thumbsup: (per shuma nga 1 milion lek te reja deri ne 8 milion lek te reja )

e per shuma me te larta , interessi eshte akoma me i larte.

ne krahasim me 2,8% :smash: qe u jep ish-Banka e kursimeve-Raiffeisen Bank eshte me te vertet i LARTE.

do te informohem edhe per bankat e tjera shqiptare qe jane ne internet per ti konfrontuar.
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

Sipas kesaj qe thua Leo
Hapu pak: hapu dhe pak:

Pttttuuuuuu Raiffeisenit

Qe tju vije turp, qelbesira
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

Po sipas kesaj qe thua

Hapu prape pak, po leviz pra se me duhet hapesire

Ptttuuuu Popullit katnar

Per injarantet qe i cojne leket akoma te Raiffa
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

Adriatik e kishe menjen ti kur ju thashe te largoheni se do sajdisja Raiffen... apo ngele aty...
 

Adriatik

Primus registratum
Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

Po, patjeter..
Sot me mori ne telefon nje punonjese e RZB dhe me informoi se banka ka filluar qe te jape kredi per shtepi per klientet e saj me norma per lekun qe shkojne nga 12% deri ne 14%.
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

Vallahi me mori dhe mua. Biles, Biles kisha tre 3 missed calls nga numer fiks, e pastaj me moren prape. Me thane ofertat e per te bo gallate i thashe po interesi per 2-3000 dollare kredi sa shkon. Nuk kemi dollare, tha, vetem leke, dhe LEKU eshte me i sigurti :eek: :smash: :cry:
Normal mi harabele i thashe, Kur e merrni me 2.8 dhe e jepni me 18-20 per huate konsumatore, normal qe LEKU eshte me i sigurti... :rockband: :rockband:
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

Orjeta Zhupa, Klodian Tomorri :thumbsup: :thumbsup: - 09/09/2005

Raiffaisen, normat më të ulëta në treg për depozitat në lekë

Banka më e madhe në vend i ka ulur së fundi normat e interesit në 2,8%, duke shkuar më tej se norma-bazë e interesit të vendosur nga ana e autoritetit qendror monetar. Drejtuesit e bankës bëjnë të ditur se politika e interesave minimale për lekun është e lidhur ngushtë me normat e interesit të bonove të thesarit


Banka më e madhe në Shqipëri i ka ulur vazhdimisht normat e interesit për lekun, ndërkohë që normat e interesit në valutë i ka konkurruese me bankat e tjera. Të ndikuar drejtpërdrejt nga kjo ulje janë të gjithë ata që kanë depozitat e tyre në lekë pranë kësaj banke. Pesha e madhe që kanë depozitat e kësaj banke në totalin e sistemit ka bërë që kthimi real i depozitave në lekë të shkojë në rreth 0,9%. Banka më e madhe në vend e ka rritur edhe kufirin e shumës për të hapur një depozitë me afat në monedhën vendëse. Për të hapur një depozitë me afat në monedhën vendëse në këtë bankë duhen 300 mijë lekë, shumë e lartë për vetë karakteristikat që kanë pjesa dërrmuese e klientëve të kësaj banke. Raiffaisen Bank ka mbi 60% të depozitave të shqiptarëve, dhe pjesa më e madhe e këtyre depozitave janë në lekë.
Robert Wright, drejtor i operacioneve në Bankën Raiffaisen, i shpjegon arsyet e uljes të interesave në lekë në 2,8% pranë kësaj banke. “Normat e interesit në lekë janë ulur si pasojë e uljes së normave të interesit të bonove të thesarit që ndodhën një vit më parë :tipsy: . Banka Raiffaisen depozitat në lekë i investon për të blerë bono thesari, por ndryshimi i interesit nuk reflektohet menjëherë në treg :smash: ”. Sipas Wright, bankat e tjera nuk e kanë ndjekur politikën e uljes së normave të interesit në lekë, për faktin se ato nuk kanë kaq shumë depozita në monedhën vendëse, siç i ka Raiffaisen Bank.
Por megjithëse normat e interesit janë ulur, përsëri nuk është ndier ndonjë tërheqje e depozitave për t’i kaluar në një bankë tjetër. Njerëzit i kanë investuar përsëri paratë e tyre pranë Raiffaisen, por në një monedhë tjetër, pasi normat e interesit në euro dhe dollarë janë konkurruese me bankat e tjera.
Norma e interesit të depozitave në lekë pranë Raiffaisen Bank është 2,8 për qind, ndërkohë që në bankat e tjera interesi arrin deri në nivelin 6,5%. Bankat e vogla dhe ato të rejat kanë interesin më të lartë të depozitave në lekë, pasi ato kanë si synim të tërheqin depozita, qoftë edhe duke fituar më pak.


per me shume http://www.biznesi.com.al/index.php?language=&page=shownews&newsID=34126
 

Leopardii

Primus registratum
Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

http://www.bkt.com.al

Ndryshimi i fundit:
09:51 09/09/2005

Periudha: 12 Muaj
USD: 3.00%

EURO: 2.10%

GBP: 2.80%

LEK: 4.90% :shrug:


kjo ishte banka kombetare tregtare.
edhe kjo jep 2,1% me shume sesa ish-banka e Kursimeve.


sikur e vetmja gazete ekonomike ne shqiperi te shkruante interessat 12 mujore e te gjitha bankave te nivelit te dyte ne faqen e Pare te saj do ti bente nje nder te madhe atyre qe nuk kane mundesi te informohen edhe zgjedhin Raiffeisen nga padituria por edhe nga pamundesia (ne disa zona te shqiperise).

cte keqe ka qe Shqiptaret te dine sakte sesa ofron interess njera apo tjetra banke edhe te zgjedhin ate qe u jep me shume ??????

sikur te kisha ate pushtet ......do te ndihmoja me shume deshire kunder atyre qe abuzojne me ate popull aq shume te vuajtur.
nejse....... me falni per kete fjaline e fundit.
 

maty

Primus registratum
Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Po, patjeter..
Sot me mori ne telefon nje punonjese e RZB dhe me informoi se banka ka filluar qe te jape kredi per shtepi per klientet e saj me norma per lekun qe shkojne nga 12% deri ne 14%.

[/ QUOTE ]

te gjitha keto qe kam lexuar me tregojne sa mbrapa jemi ne shqipetaret...

une punoj ne nje studio di brooker ku merem me dhenien e kredise per shtepi ... ku ketu taksa arin deri ne 3.80% ne nje takse variabile e 5% nje takse fikse...ka nje diference me te vertete te madhe...

do te doja te dija me shume persa i perket se si impostohet nje praktike per blerjen e shtepise?
Dhe dokumentat qe kerkojne si garanci?
Diferenca AZienda/private?
 
Top