Re: banka e SHQIPERISE bashke-fajtore per gjendjen e mjeruar te shqiptarve -3
Bonot e thesarit: Në 3 muaj, shteti humbi 6 milionë dollarë
16 Tetor Nga Broker
Situatë monopol në tregun e bonove. 60% e tyre blihen nga Raifessen. Pasoja, rriten interesat e kredive në të gjithë sistemin e bankave të nivelit të dytë.
Në intervistën që Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dha për Zërin e Amerikës para tri javësh, pyetjes së gazetares që shtypi shqiptar ditët e fundit ka botuar shkrime skeptike për nivelin e lartë të normave të interesit të bonove të thesarit, ai i përgjigjej:
“Mesazhi që ne japim, dhe kjo u duk qartë në deklaratën e Bankës së Shqipërisë ditë më parë, është që duhet të kuptojmë të gjithë që tashmë kemi një treg privat, se atë që kemi shpresuar me kohë, tashmë e kemi. E kam thënë që në ditët e para të ardhjes sime si guvernator se 2005-a dhe më tej do të jetë ndryshe nga 2004-a, sepse kemi një treg ndryshe. Kemi të paktën 60 për qind të një tregu shtetëror, siç ishte Banka e Kursimeve, tashmë të privatizuar. Kemi një bankë me një sjellje private, e cila, mbi të gjitha, ka parimet e saj të konsolidimit dhe të arritjes së rezultateve sa më të mira financiare”.
Pak kohë më parë, Banka e Shqipërisë i “shpjegoj“ të gjithë shqiptarëve me një deklaratë për shtyp më 21 shtator se nuk ka pse të skandalizohemi për nivelin e lartë të interesit të bonove, sepse kjo rritje është si rezultat i “tregut të lirë” që aplikohet në këto ankande.
Eshtë e qartë se “tregu privat“ që përmend guvernatori në intervistë nuk ka të njëjtin kuptim e ”tregut të lirë” që na përmend në deklaratën e saj Banka e Shqipërisë.
Një treg mund të jetë privat, por nuk mund të jetë në mënyrë të domosdoshme edhe “i lirë“ edhe shembuj kemi plot në Shqipëri, ku ka tregje private që në të njëjtën kohë nuk janë të lira.
Shtrohet pyetja: si mund të jetë “i lirë“ tregu i bonove të thesarit, ashtu si pretendon të na mbushi mendjen Banka e Shqipërisë, kur 60% të këtij tregu e zotëron vetëm Banka Raifessen?
Duke lexuar fjalët e Guvernatorit, kuptuam më në fund se kush është shkaktari i këtyre rritjeve kaq të larta e të pajustifikuara të interesave të bonove të thesarit këto muajt e fundit.
Gjithashtu, të gjithë ne jemi shumë të pakënaqur për „sjelljen private„ të kësaj banke që për „konsolidimin dhe të arritjes së rezultateve sa më të mira financiare“ të saja, të zgjedhi metodën e ngritjes së interesave të bonove të thesarit të një shteti sovran me 35% brenda 3 muajsh (për bonot 12 mujore interesi nga 6,78% në ankandin n.1030 e datës 21.06.2005 të shkojë në 9,14% në ankandin n.1058 të 27.09.2005, ku gjatë gjithë kesaj periudhe interesi i repove që percaktohet nga Banka e Shqipërise ka qenë konstant në shifrën e 5%) .
Në të njëjtën kohë banka Raiffessen të gjithë klientëve që depozitojnë në sportelet e saj i jep vetëm 3,25% në vit interes edhe në periudhën në fjalë u kishte ofruar edhe shifrën simbolike të 2,85% në vit që nuk arrin të mbulojë dhe inflacionin.
“Sjellja private” e bankës që mbulon 60% të tregut shqiptar ka bërë të mundur që edhe interesi i kredive që ofrohen në lekë nga i gjithë sektori bankar në Shqipëri të ketë një rritje, sepse interesi i tyre është i lidhur direkt me interesin e bonove të thesarit, duke i shtuar një përqindje shtese që varion nga 3-5% sipas klientit e bankës së nivelit të dytë.
Pra, përveç këtij efekti që po ndihet e do të ndihet në të ardhmen në ekonominë shqiptare të kreditdhënies, duke vënë në vështirësi realizimi e premtimit elektoral të ekzekutivit të ardhur në pushtet mbas zgjedhjeve të 3 korrikut për një 4-fishim të kredisë në ekonominë shqiptare (është shumë më e vështirë për të gjithë shqiptarët të marrësh kredi në këto nivele kaq të larta interesi sesa më parë), “sjellja private” e bankës më të madhe në vend solli një kosto direkte e të menjëhershme për financat e shtetit shqiptar, sepse tashmë po paguhen interesa deri në 35% më të larta nga muajt e fundit të qeverisjes së mëparshme socialiste.
Kështu po të shikojme me vëmendje statistikat e Bankës së Shqipërisë, në muajin maj interesat e bonove 12-mujore ishin në nivelin 6,80%, ndërsa në muajin qershor, interesi ishte 6,77% e 6,78% (21 qershor 2005) .
Duke marrë për bazë nivelin e interesave në ankandin e fundit përpara zgjedhjeve të 3 korrikut (6,78%) e duke bërë diferencen e interesave të reja në ankandet në vijim me këtë nivel të mësipërm, del akoma më qartë rritja e pajustifikuar e interesave në këto 3 muajit e fundit.
Duke e shumëzuar këtë diferencë me shumën e pranuar të parasë të kërkuar nga qeveria shqiptare në këto ankande na del ky rezultat: 624.140.834 lekë të reja.
05.07.2005 Nr. i ankandit 1034 10501740000 * (6,83-6,78=0,05 %) = 5250870 lekë
19.07.2005 Nr. i ankandit 1038 10458600000 * (6,96-6,78=0,18%) = 18825480 lekë
02.08.2005 Nr. i ankandit 1042 10382660000 * (7,26-6,78=0,48%) = 49836768 lekë
16.08.2005 Nr. i ankandit 1046 4898240000 * (7,81-6,78=1,03%) = 50451872 lekë
30.08.2005 Nr. i ankandit 1050 8994910000 * (8,41-6,78=1,63%) = 146617033 lekë
13.09.2005 Nr. i ankandit 1054 6724130000 * (8,93-6,78= 2,15%) = 144568795 lekë
27.09.2005 Nr. i ankandit 1058 8838560000 * (9,14-6,78= 2,36%) = 208590016 lekë
Tot = 624.140.834 lekë të reja
Me kursin lekë-dollar të kësaj periudhe janë plot 6 milion dollar pagesa më tepër interesa nga buxheti i shtetit vetëm në 3 muaj e vetëm për bonot me maturim 12 mujor.
Është një shumë e konsiderushme për buxhetin e shtetit, duke e krahasuar edhe me vlerën e përgjysmimit të tatimit për biznesin e vogël që po bën kaq jehonë në mediat shqiptare.
Duhej të kishte vëmëndje më të madhe për këtë fakt që përkeqësohet akoma më shumë nëse do të marrim parasysh që në këto 3 muajt e mbas zgjedhjeve janë kryer edhe 7 ankande të tjera për bonot me maturim 6-mujor, por edhe çdo javë ankande për bonot me maturim 3-mujor që të gjitha me interesa në rritje në krahasim me interesat stabile të muajve përpara zgjedhjeve të 3 korrikut.
Këto llogaritje shtesë janë të lehta për t’u bërë nga çdo kush nga ne, por një gjë nuk është e qartë: pse banka Raifessen me pozicionin dominant që ka u kujtua vetëm pas 3 korrikut të kondiciononte tregun shqiptar me “sjelljen private” të saj duke bërë të mundur një rritje prej 35% të interesave?
Gjithashtu, pse Banka e Shqipërisë me instrumentet e saj direkt e indirekt nuk ndërhyn në mënyrë që interesat të kthehen në nivelin e tyre të ekuilibrit?
Çfarë po bëhet nga qeveria që financat e një shteti sovran mos të jenë kaq të ekspozuara nga “sjellja private” e një banke e nivelit të dytë?
Pse nuk po liberalizohet në mënyrë masive tregu i bonove të thesarit që të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në to nga sportelet e bankave të nivelit të dytë duke paguar një komision të arsyetueshëm ashtu siç ndodhë rëndomë në Europë.
Pse nuk i jepet licenca Alba-postës sh.a. që ne 530 sportelet e saj të shtrirë në të gjithë vendin të bëjë të mundur shqiptarëve të marrin pjesë në keto ankande, ku interesi është 2,5 herë më i madhe sesa 3,25% i bankës Raiffesen?
Pse nuk merren masat ndaj shoqërive që me “sjelljen private” të tyre cënojne rëndë financat e indikatoret makro-ekonomik të një shteti?
Kam besim në fjalet e fundit të Guvernatorit në intervistën e tij për Zërin e Amerikës kur flet për rolin “vigjilent” të Bankës së Shqipërisë në raste “distortions” të yield-eve të bonove të thesarit, e për shikimin me mjaft kujdes e ndjekjen nga ana e këtij institucioni në qoftë se ka “shpërpjestime për sa i përket rolit monopol ose konkurrencës” të operatorëve që operojnë në këtë treg e që për mendimin tim janë mëse evidente.
6 milionë dollarët e humbur në këto 3 muaj vetëm nga bonot e thesarit 12-mujore duhet të na bëjnë të gjithëve të reflektojmë.
http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=17957