Re: Bisede me ateistet!
Gysi, mora guximin ta marr kete shkrimin e Dostojevskit dhe ta citoj paragraf per paragraf jo se kam une nivelin e tij, por sepse kam nje sy kritik per te pakten sepse kam lindur nje shekull me vone vezhgimit te Dostojevskit.
Ja c'mendoj une:
Njeriu me ideale të larta, sikur të qe bindur që perëndia nuk ekziston do të bëhej pamëdyshje socialist. Sepse socializmi nuk është vetëm aspiratë e punëtorëve, apo të ashtuquajturaës shtresë e kaltër, por mbi të gjitha është cështje ateizmi, cështje e mishërimit të sotëm, ateizmit, cështje e kullës së Babelit, pa ndihmën e Zotit, jo për të shkuar nga toka tek qiejt, por për të zbritur qiejt në tokë. ….
Nuk ma merr mendja qe te gjithe njrezit qe ekzistojne ne kete bote dhe posedojne ideale te larta te jene fetare, sikur edhe nje i vetem prej tyre te ishte jofetar (them nje sa per te rrezuar aksiomen se sigurisht qe eshte ndryshe nga ana statistikore) rrezon faktin qe njerezit e virtutshem besojne ne zot. Ka plot te tille qe besojne ne vlerat njerezore te cilat te kultivuara si ne aplikim ashtu edhe ne trashegimi, sjellin permiresim te karakterit njerezor.Ti dhe te gjithe ne e dime qe socializmi eshte nje teori shume e mire, por qe fatkeqesisht edhe ajo e embrionizuar nga Marksi pati shancin e keq te inkubohej ne menyre te shemtuar, sepse ishin masat ato qe ne emer te "idealizmit" u shfrytezuan ne emer te idealit (ideali nuk ushqen apo jo!! ne shqiptaret e dime me mire kete gje) dhe mbeten me barkun bosh. Plus, ne kemi edhe nje ekuivok logjike mes socializmit dhe komunizmit si teori dhe atij te aplikuarit qe sipas te gjitha gjasave eshte edhe i deshtuar (vej re vendet lindore).
Nëse mbi tokë ka patur dhe ka ende dashuri, ajo nuk është rrjedhojë e ndonjë ligji të natyrës, por vetëm se njerëzit kanë besuar në pavdekësinë e tyre. Po t’ia hiqni njerëzimit besimin në pavdekësinë e vet, menjëherë do të shterojë edhe dashuria, si edhe cdo forcë e gjallë për t’a jetuar jetën. Për më tepër, atëherë gjthcka do të ishte e lejueshme madje edhe antropofagia (njeringrënia).
Jo, njerezit nuk kane besuar ne pavdekesine e tyre, njerezit kane besuar ne VAZHDIMESINE e tyre nepermjet brezave, ti harron shume perrralla kur beson kete kallepin e mesiperm, dhe me e thjeshta qe po te sjell si shembull eshte ajo e babait qe iu lut djemve te vet pertace e lakmitare te punonin aren se do gjenin thesarin, ata s'e gjeten thesarin, por ama e mbollen aren sepse e kuptuan qe ai ishte testamenti qe i ati u la: Te donin jeten dhe ta kultivonin ate (shiko ketu simboliken "are" dhe "mbjellje" meqe e kishin leruar)
Te gjithe e dime qe nga mungesa e cilesise qe proklamojne, gjerat zveniten. Ideja te mos hame njeri tjetrin eshte me shume simbolike sesa konkrete, mos harro se ne gjithe deshirat e shkruara per te dashur njeri tjetrin, nenkuptohet "Te mos hame njeri tjetrin", dmth t'i japim nje dore. Te lutem dallo simboliken nga kanibalizmi, ky ketu eshte njrezor. E cili njeri me vlera te mira do "hante" tjetrin?! Nuk ka nevoje te jesh fetar per te qene parimor. Keto jane parimet baze te logjikes se Aristotetlit qe e di qe eshte perdorur shume nga librat fetare, por ai fliste per logjike e logjika eshte atribut njerezor. Duke u nisur nga kjo fare mire mund te shemtohemi me klishe duke thene : "Mos i bej tjetrit ate qe s'do doje te ta benin ty". Asgje hyjnore s'ka ne kete shprehje, perkundrazi e gjitha eshte njrezore: Te duam e ndihmojme njeri tjetrin.
Një mëkatar plak ka thënë: “Edhe po të mos ketë Zot, ai duhet shpikur”. Habia apo mrekullia nuk qëndron në faktin që Zoti vërtet ekziston, por që ky mendim, mendimi në domosdoshmërinë e Zotit I vajti në kokë një kafhse të egër e të ligë si njeriu. Aq I shenjtë është ky mendim, qa prekës aq I mencur, aq shumë e nderon njeriun. …
Njeriu kafshe e eger?!
Sic e sheh dhe vete Dostojevski na ben kafshe madje edhe te egra, por mbi te gjitha te ligj dhe ai vete me gojen e tij pohon qe DOMOSDOSHMERIA E ZOTIT NA VAJTI NDER MEND
A s'te duket se ai na shan deri diku per mungese fantazie?! ...dhe me pas na levdon qe shyqyr qe na vajti neper mend?! Une kete gje lexva ne keto rreshtat me lart.
Njeriu rebel do të shembë tempujt dhe do të mbulojë tokën me gjak. Por do ta marrin vesh budallenjtë se janë rebelë të dobët, aq sa edhe rebelimin e vet s’mund t’a durojnë. Duke derdhur lot budallai ata do ta pranojnë më në fund se, kur I krijuan me shpirt rebeli, deshën të talleshin me ta. ….
Kush jane rebelet dhe budallenjte me te cilet abuzojne rebelet?! Pa referoju pakez fakteve te fundme se cilet jane ata qe "shkojne mish per top", nenkupuar ketu budallenjte e shfrytezuar nga rebelet?! Referoju fakteve dhe do shohesh qe te abuzuarit jane injorantet, shpesh edhe fetare (s'kam asgje kundra fese por as abuzimet me te s'i honepes dot).
Vetmia mbretëron kudo, por është ende herët. Tani gjithkush kërkon të vecojë veten sa më mirë, por në vend të jetës së plotë gjen vetëvrasjen e plotë. Kështu edhe vetë largohet nga njerëzit, edhe njerëzit I largon nga vetja, grumbullon pasuri dhe bën hesapet e veta: jam aq e kaq I fuqishëm, I kamur. Por nuk e di I marri se sa më shumë grumbullon, aq më shumë zhytet në pafuqi vetëvrasëse. sepse është mësuar të shpresojë vetëm tek e vetja, është ndarë nga e tëra dhe e ka mësuar shpirtin të mos besojë tek ndihma dhe përkrahja e njerëzve, tek njerëzit, tek njerëzimi dhe druan vetëm të mos humbasë paratë dhe të drejtat e fituara.
Cfare lidhje ka kjo me siper me atesitin, edhe ai (atesiti) posedon nje shtepi ne kohet e sotme, edhe ai ka komshinj, edhe ai punon se s'ka nevoje qe te kete ne CV nje status besimtari te konfirmuar zyrtarisht qe te filloje nje pune, edhe ai ka nje status nje shoqeri, nje familje, miq...ra cdo gje qe CDO QENIE TJETER NJEREZORE KA me ose pa nje besim te ngulitur.
Pa u bërë secili vëlla për të tjerët, s’ka si të arrihet vllazërimi. Njerëzit kurrë nuk do të arrijnë të ndajnë pa dhimbje të mirat e kësaj bote. Atyre gjithmonë do t’u duket e vogël pjesa që do t’u takojë, prandaj do të grinden, do të luftojnë në mes tyre.
Njerezit nuk jane kafshe ne kopeshtin zoologjik qe te presin per kafshiten qe do u hedhin vizitoret e radhes, per te pasur dicka s'rrihet me syte nga qielli, por luftohet (jo fjale per fjale luftohet me arme).
Bota ka shpalluar lirinë, vecanërisht këto kohët e fundit. Po cfarë shohim në këtë lirinë e tyre? Vetëm skllavëri e vetëvrasje. Cfarë fitohet nga e drejta për të shumuar nevojat?
Të pasurit kanë vetminë dhe vetëvrasjen shpirtërore, kurse të varfërit – zilinë dhe vrasjen, sepse të drejtat ua kanë dhënë, por jo mjetet për të kënaqur nevojat e tyre.
Duke pranuar lirinë si mundësi për të kënaqur dëshirat dhe nevojat e tyre, njerëzit shtrembërojnë natyrën e vet, sepse zënë e pjellin gjthfarë dëshirash e zakonesh pa kuptim, gjithfarë tekash absurde, bëhen ziliqarë, servilë e makutër.
A s'te duket se ka perenduar koha e skllavopronarise, para 100 vjetesh bota ishte me gri, mos beni krahasime te tilla. Per pak kete shkrimin po e hyjnizoni, mos harroni qe Dostojevski ishte i epokes kur shoqeria civile as kishte gjalluar as imagjinohej, jetonte akoma kur te drejten e jetes se oborrtarit e citonte Cari i Rusises,kur nuk ishte nenshkruar Karta e te drejtave te njeieru, dhe ku akoma s'ishin vendosur as kufijte polotike as ato ekonomike. Nuk jemi ne te njejtat kushte sot.
Të kesh mundësi për të shtruar gostira, për të patur karroca luksoze, grada, shërbëtorë, skllevër… kjo quhet nevojë. Edhe të varfërit këto synime kanë, vecse dëshpërimin për mosplotësimin e tyre ata e mbysin me vodkë. Por së shpejti në vend të dehjes me vodkë, ata do të dehen me gjak. A mund të quhet I lirë një njeri I tillë?
Në botë po shuhet dëshira për t’I shërbyer njerëzimit, për vllazërim e unitet, madje virtyte të tilla mundohen t’I vënë në lojë. E si të bëjë njeriu I skllav I mjerë, që synon të mbledhë vetëm mall e fare pak gëzim? …
Njeriu sot punon, ushqehet, shetit, shumohet, madje ben edhe pushime, ky mi kishe keto gjera ti para 100 vjetesh. Para 100 vjetesh ishte koha e avullores, sot ecim me Boing neve mbi oqean.Asgje per tu krahasuar, dhe mbi te gjitha te gjitha keto te mira i beri NJIERU dhe deshira e tij per ME MIRE, nuk na rane "nga qielli".
uke u mbështetur vetëm tek shkenca, shtresat e larta kërkojnë të rregullojnë gjithcka sipas mendimit të vet, pa ndihmën e Zotit, ata predikojnë se s’ka më krim, s’ka mëkat. Dhe mirë e kanë me të vetën. Po s’pati Zot s’ka as krim.
Kujtojnë se do të vënë drejtësi, por duke mohuar Zotin, ata do ta mbysin tokën me gjak, sepse gjaku ndjell gjakun, kush ngre shpatën, nga shpata do të vdesë. …
?!
Duajini kafshët; Zoti u ka falë atyre fillimin e të menduarit dhe gëzimin e qetë. Njeri, mos e vër veten mbi kafshët! ato s’kanë gjynahe, kurse ti me të ardhur në tokë, e ndyve atë, e qelbe! Ti lë pas vetes gjurmë të ndyra. …
Cdo filizë bari, cdo buburrec, mizë, bletë… të gjithë e dinë rrugën e vet. ato nuk ndjejnë nevojën e arsyes… cka dëshmon për të fshehtën e Zotit; ato e bëjnë vetë këtë të fshehtë.
Pa shikoni përreth c’na ka falë Zoti: qiellin blu ajrin e pastër, barin e njomë, natyrën e mrekullueshme e të pamëkatë… vetëm ne jemi të pafe e injorantë, nuk duam t’a kuptojmë që jeta është parajsë; mjafton të duam t’a kuptojmë dhe ajo në cast do të vijë e bukur, e ndritur…
Thelbësorja e gjërave nuk mund të arrihet në tokë. Zoti mori farë nga botë të tjera, I mbolli në tokën tonë dhe ato që mbinë mbijetojnë vetëm në saj të takimit me botët e tjera, të panjohura për ne. nëse kjo ndjenjë dobësohet ose zbutet tek ti, atëherë vdes gjithcka që ka mbirë në shpirtin tënd: atëherë bëhesh moskokëcarës ndaj jetës, madje mund edhe ta urresh atë.
Dostojevski vete po te mos kish arsyen s'do na kish nderuar me referimin e mesiperm e per pasoje as ne nuk do ishim te gjendje t'ja lexonim sot mrekullite letrare. Sa per Essete e tij patetike, ne rastin e mesiperm duke na quajtur si ne si veten kafshe, me vjen keq por ishte nje lexim qe edhe mund ta kishim evituar.